Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqir Cikaqi:HESHTJA E NËNËLOKES

Shko poshtë

Beqir Cikaqi:HESHTJA E NËNËLOKES Empty Beqir Cikaqi:HESHTJA E NËNËLOKES

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 22, 2011 6:30 pm

Beqir Cikaqi:HESHTJA E NËNËLOKES 167051_175646005810526_100000953846376_347098_7511496_n
Beqir Cikaqi:HESHTJA E NËNËLOKES 173900_100000953846376_4783606_n

Beqir Cikaqi

HESHTJA E NËNËLOKES

-një nëne që ka djalin e zhdukur-

Ditët, javët, muajt dhe netët e gjata
Me vite të rënda e të mërzitshme
Ecin... vrapojnë... ndalen,,,
E nënëlokes - shprersat nuk i shuhen

Kujton në heshtje - birin
Shpreson në heshtje - se është gjallë
Jeton në heshtje - se do të vijë
Mendon në heshtje - për dasmen e tij
Ëndrron në heshtje - nipat e mbesat
Që sikur do t'i sillen vërdallë

Herë, herë nënëlokja
Me foton e birit bisedon - e hesht...
Hesht duke e gëlltitur edhe ofshamen
E shikon, e ledhaton, e puth...foton
Tanimë ofshamën nuk mund ta gëlltitë
I mbetet në fyt
Dhe përsëri hesht
Se heshtjet në momentet e duhura
Për nënëloken janë virtyt

Vazhdimisht nënëlokja
Mbyll sytë dhe imagjinon birin
Kur ia vente dy duart në trup
Gjithëherë njëren në krah
E tjetren mbi sup

sofra poetike
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi