Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga krijimtaria e Lefter Çipës

Shko poshtë

Nga krijimtaria e Lefter Çipës Empty Nga krijimtaria e Lefter Çipës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 25, 2010 11:29 pm

Nga krijimtaria e Lefter Çipës 74679_174971925870018_100000716346990_428325_7276056_n
Nga krijimtaria e Lefter Çipës
PËR KOSOVËN PRAPË DO NGRIHEM
poemë

KËNGA E DHJETË

Nese unë vërtet për Vlorën
Zemërshkoqur shkruaj, plakem,
Më besoni, për Kosovën
Dhe të vritem do të ngjallem
Dhe në varr i bër baltë
Po qe se thërret Liria,
Për të gjallët ngrihem prapë,
Të këndojë këngët e mia.
Sepse kënga qenka shpirti
Shpirt i bukur përmbi penë,
Gjaku është shqiptarizmi
Që në zemër ka folenë,
Kur t`i shoh burrat e Vlorës
Në Deçan e në Drenicë,
Do t`i flas me zë Europës:
Pa shih bijtë e Shqipëtarisë
Se jemi të etur
Merak na ka mbetur
Me buzë të qeshur
Të mbyllet ky shekull.

Dilni ta presim Lirinë!

O SHOKË VDEKSHA NGA KËNGA

O shok vdeksha nga kënga
Në një ditë prilli e maji
Kur ia thot bukur thëllënza
Në këngë të kthehet vaji
Vdeksha edhe prap u ngrefsha
Bilbilat në këngë i gjeça.

Tundu bejkë e bardhë tundu
Natën me hënë duku
Bejkë e bardhë e bor` e malit
Ti je ilaç i çobanit.

Atë natë,natën e Pashkës
I thash: mos u mbaro natës
I thash natës: qofsh e gjatë
Sa netët e vitit bashkë !
Tër engjejt posht zbrisnin
Me gjuhën e tyre flisnin…

Ku peshon më shumë guri?
Ku s`ka të vdekur burri?
Ku e flet gjuhën fëmija?
Atje në vendet e mia
Lule, Naim Shqipëria!

Jam i vrar e jam i shtrirë
Jam i prerë e jam i mpirë
Jam në gjumë egjuhën prerë
Jam pa emër, jamë në erë
Jam i lodhur, jam i shkoqur
Jam i urtë, i pa ngopur
Jam pa këmbë e jam pa duar
Jam i tretur, jam i bluar
Jam i zbuluar në në ëndërr
Jam i ftohtë, gjak i zemrës
Jam i mbetur nënëmjegull
Jam pa hije, nënë pjergull
Unë qaj savani vaj
Dheun tim për sipër mbaj.

Lefter Çipa lindi me 2 maj 1942, në Pilur të Bregut të Detit, shkollën fillore e mbaroi në vendlindje dhe të mesmen në Himarë. Qysh nga viti 1962 e deri më sot, ka punuar në fushën e kulturës, studjues, folklorist, rapsod, poet, organizator e krijues i grupit të pilurit. Realizues i mjaft perlave të polifonisë labe. Pjesëmarrës në katër Festivale Folklorike Kombëtare në Gjirokastër. Është një nga poetet popullor më të shquar, ka botuar librat poetike:
“ Bejkë e bardhë”, “ Shqipëri moj ballëhapur”, “ Bilbilat e vendit tim”, “ Dheun tim përsipër mbaj”, “ Për Kosovën prap do ngrihem”,”Zgjuar është këngëtari” përkthyar në disa gjuhë të huaja ka edhe botime tjera.
Dekoruar me disa urdhëra e medalje, fitues i disa çmimeve në poezi.

Përgatiti për SOFREN POETIKE

Ismet KRASNIQI

Dërgoi:Haxhi Muhaxheri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi