JU PREZENTOJMË AGIM GJAKOVEN - BIOGRAFIA DHE KRIJIMTARIA
Faqja 1 e 1
JU PREZENTOJMË AGIM GJAKOVEN - BIOGRAFIA DHE KRIJIMTARIA
JU PREZENTOJMË AGIM GJAKOVEN - BIOGRAFIA DHE KRIJIMTARIA
SHËNIME PËR AUTORIN
U lind më 11 korrik 1935. Shkollën fillore dhe të mesme, Normale, i kreu në Gjakovë më 1952. Punoi si mësues (1952-1954). Studioi në Beograd për gjuhë e letërsi frënge dhe letërsi botërore në Fakultetin Filozofik. Gjatë kohës që ishte në Beograd themeloi shoqatën e studentëve shqiptarë “Përpjekja”. U burgos tri herë dhe më në fund, më 1960, u dëbua në Shqipëri si person i padëshirueshëm për pushtetin jugosllav, duke mos i lënë shteg t’i mbaronte studimet..
Punoi si mësues në Kavajë (1960-1962). Më 1966 kreu studimet në Fakultetin Histori-Filologji për degën e anglishtes në Tiranã. U mor si redaktor-përkthyes në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (1966-1970), kaloi në arsim (1970-1978), në Kinostudion “Shqipëria e Re” (1988-1990), si skenarist.
Në vitin 1999 erdhi në Kosovë. Punoi si redaktor për kulturë në gazetën “Bota sot” deri më 2006.
Më 1965 u martua me Naime Dacin (e mbetur jetime në moshën katërvjeçare se i ati i saj, Jahja Daci, u zhduk nga regjimi jugosllav më 1945).
Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri është ndjekur gjatë gjithë kohës nga Sigurimi i Shtetit. Për krijimtarinë e tij me temë nga Kosova dhe për frymën demokratike që e përshkonte ka qenë gjysmë i injoruar dhe gjysmë i izoluar.
Në plenumin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë më 1967, diskutoi për trajtimin në letërsi të subjekteve nga jeta e dhunuar e shqiptarëve të Kosovës. U prit shumë keq nga “elita partiake drejtuese”. U akuzua se po ngrinte çështje në kundërshtim me vijën e Partisë, ose që nuk i kishte ngritur partia. Madje iu përgatit edhe internimi (apo edhe arrestimi), urdhri i të cilit nuk u ekzekutua falë atyre njerëzve objektivë që argumentuan se diskutimi nuk kishte qenë tendencioz.
Pas botimit të romanit “Në Kërkim të së vërtetës”, vepra u akuzua në plenumin e Lidhjes së Shkrimtarëve si ahistorike dhe që nxin realitetin. Në këtë vazhdë për përmbledhjen me poezi “Rrënjët përtërihen” (“I gjuaj ëndrrat me gurë”), së cilës iu ndalua botimi, me porosi të Plenumit të Komitetit të Partisë së Punës të Shqipërisë u akuzua se është kundër: Ideologjisë së Partisë, politikës së Partisë, ndërtimit të socializmit; si edhe për hermetizëm e luftënxitës (se paska dashur që Shqipërinë ta shtinte në sherr me Jugosllavinë).
Që atëherë emri i tij u vu i pari në listën prej shtatë a tetë vetash si “krijues që është i destinuar të gabojë ideologjikisht” dhe, pasi veprat e tij nuk qenë në përputhje me oreksin e regjimit diktatorial, jo vetëm që nuk mundi t’i botonte të gjitha, por edhe u mbajt nën vëzhgim dhe në një formë izolimi e injorimi gjatë gjithë kohës, i mbikëqyrur në mënyrë të egër deri më 1990 nga Sigurimi i Shtetit të Shqipërisë.
Veprat:
Përmbledhjet poetike
1.... Dhe thonë se paqe ka në botë,
2. Kangët e Dinit të Bardhë,
3. Perspektivë,
4. Obelisk,
5. I gjuaj ëndrrat me gurë,
6. Deti,
7. Guxo e vdis,
8. Kufiri imagjinar,
9. Saga flurore.
Proza
1. Dritëhijet e një qyteti (roman),
2. Në kërkim të së vërtetës (roman),
3. Herezi (roman),
4. A ka kund zot (roman),
5. Loja e kafkave (roman),
6. Korridoret e gjelbra (roman),
7. Mëhalla e kolegëve (roman),
8. Rrëfimet... (roman),
9. Nën hijen e pavdekësisë (tregime),
10. Shtëpia në udhëkryq (tregime),
11. Themelet e reja (roman për fëmijë),
12. Vjen përroi (tregime për fëmijë),
13. Përsiatje (ese filozofike-sociologjike), etj..
Drama e skenarë
1. Ishulli i argëtimit (dramë),
2. Nusja (skenari xhiruar).
3. Guri i besës (skenar i xhiruar),
4. Fundi i një gjakmarrjeje (skenar i xhiruar) etj.
Publicistikë
1. Kosova edhe e shkrumueme është e hijshme,
2. Publicistika I dhe II, etj.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: JU PREZENTOJMË AGIM GJAKOVEN - BIOGRAFIA DHE KRIJIMTARIA
KOMPLETI PREJ 17 LIBRASH I AGIM GJAKOVES KUSHTON VETËM 60 euro.
Informatat në tel:
00377-44 189 751
00377-44 164 794
Ose me email adresë:aaggiimm@yahoo.com
Informatat në tel:
00377-44 189 751
00377-44 164 794
Ose me email adresë:aaggiimm@yahoo.com
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AGIM GASHI - E PASKA RROK MARRJA GJAKOVEN
» KRIJIMTARIA E MENTOR THAQIT
» Ju prezentojmë poet të ri-Cikël poetik nga Agim Gashi-Poeti
» Krijimtaria e poetit të njohur Mark Kuzhnini
» Rezultatet paraprake te KQZ-se
» KRIJIMTARIA E MENTOR THAQIT
» Ju prezentojmë poet të ri-Cikël poetik nga Agim Gashi-Poeti
» Krijimtaria e poetit të njohur Mark Kuzhnini
» Rezultatet paraprake te KQZ-se
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi