Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hasan Qyqalla:Dy poezi

Shko poshtë

Hasan Qyqalla:Dy poezi Empty Hasan Qyqalla:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 28, 2010 12:38 pm



Hasan Qyqalla:Dy poezi 48962_100000041739191_8074292_n

Hasan Qyqalla:Dy poezi

FERR I DANTES

Vranët është qielli, si ferri i Dantes
Gjumin e parë, ëndërra then prehjen
Shtëllungë terri grimos fijedendur shpresën
Trembur zgërdhihem, shpërthej në dënesë!

I qullur nga djersa e mekur nga nata
I lodhur nga pritja e goditë nga fjala
Pse më shqetëson, herë ëndërr, herë…
Skenar trishtimi, apo skenë me t‘ çala!?

T‘ isha Skifter, të prekë retë qiellore
Apo endacak t‘ udhëtoj, gjer n‘ vdekje
Melodi për flaut, zgjimet mëngjesore,
ah moj Zanë mali, kot mishëroj prekje!

Vranët është qielli, si ferri i Dantes
Kopanis jem n‘ gem Qyqja e natës!

NJË SHEKULL JETDRITE

Thyje shqetësimin, dhëmbjet kafsho fort
Sajdis tok dashurinë, vitet (s’) ikën kot...!

Po të tradhëtoj loti, mos hamend “fund’ i Botës”
Portreti çanë mesnatën, fanit në çelç të gotës!

Po të zë kokëdhëmbja, të lutem për një Ftesë
Urimin ndrydh moti, do të sjell reçetë!

Kur të merr lemza, përmend Emrin në heshtje
Nxjerr kokën n’dritare, falë t’imen buzëqeshje!

Nëse të rrok kollitja, qoftë dhe për shendet
M’fal ca puthje prushi, dolli në “Skënderbeg”!

Dëgjo këmbanat orës, bien sakt njëzetekatër
Dhe një shkull jetdrite, do bëja për tët hatër...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi