PARLAMENTI NË SHKRETËTIRË
Faqja 1 e 1
PARLAMENTI NË SHKRETËTIRË
PARLAMENTI NË SHKRETËTIRË
Parlamenti e ka aprovuar Kushtetutën, ka vënë ligje, Kosova qeveriset me Rregullore të UNMIK-ut. E përse na duhet një Parlament që nuk e mbron Kushtetutën të cilën ai vetë e ka miratuar? Nuk ka fuqi ta mbrojë! Po atëherë ç’na duhet parlamenti? Paj, së paku shkojnë aty e shtrojnë pyetje deputetët: rëndom marrin përgjigje nga ministrat. Pra nuk mbesin pa përgjigje, e marrin përgjigjen… dhe çdo gjë mbaron këtu. Thuajse jo vetëm skenari i sistemit komunist të UNMIK-ut, punë parlamentare shokë, por regjisori është aty, prapa kulisave, me kufje në vesh, nga orienton “politikën” e dilemave që zgjidhen nëpërmjet pyetjeve, përgjigjja e prenë në fyt me thikë dilemën. I nderuari kryeparlamentar, i nderuari kryeministër, ministra dhe të nderuar deputetë… kështu fillon prologu i pyetësorëve, dhe pastaj përsëri “përgjegjësi” që duhet të jetë i gatshëm ta marrë “përgjegjësinë” para vox populit, fillon po ashtu, i nderuari kryeparlamentar, zoti kryeministër, anëtarë të kabinetit dhe ju të gjithë pa përjashtim deputetë të dashur e të paharruar… më lejoni ta pyes ministrin e… Po të kishte mundësi teknike që ta “qesim në gazetë” ndonjë dokumentar (të filmuar) të seancave të parlamentit “gjatë kohës” së sistemit komunist, do të shihej se në këtë përmbajtje esenciale të metodës së punës së parlamentit të sotëm, do të shiheshin vetëm “dallimet” skenografike dhe kostumografike të aktorëve të rinj të vox populit, dhe çdo gjë tjetër do të shihet si “procedurë” (reprizë) identike si dikur me shokët parlamentarë të sistemeve totalitare komuniste. Njëherë shoqëria civile i metaforizoi me pula (duke hedhur “pula” përtej grilave” të çerdhes ku klluqet pa nxjerrë zë (vox) populi ynë i deleguar aty. Athua me ç’merret parlamenti, nëse institucionet tjera deri te ai i EUMIK-ut nuk ia implementon ligjet që ka vënë, duke ia zëvendësuar ato me Rregullore të Shtyllës së Katërt që ende është “funksionale” në punën ilegale të saj (ilegale, sepse nuk e parasheh Kushtetuta, ilegale se deputetët nuk bëzajnë kur shkelet Kushtetuta, të cilën ata e kanë aprovuar me vox populi). P. sh. deputeti i nderuar i monizmit klasik “parlamentar” ulet, ia japin fjalën (veç të pyesë, asgjë më shumë) dhe ai vazhdon me … i nderuari kryeparlamentar, kryeministër, kabinet dhe ju deputetë, e pyes ministrin (akëcilin) pse qe pesë muaj Serbia vazhdon të shesë bërllok në Kosovë në shumën prej 1 miliard e 400 milionë eurosh në vit? Kaq është (mund të jetë se s’është) pyetja e deputetit. Pastaj ministri (akëcili) përgjigjet se jemi në përpjekje e sipër ta zgjidhim këtë çështje dhe po bëhen gati gjashtë muaj. Kaq, as nuk guxon të thotë deputeti po pse EUMIK-u nuk lejon të bllokohet eksporti i Serbisë në Kosovë. Fundja le të rrahë ujë në havan media, shkelja e Kushtetutës nuk është çështje e Parlamentit (që është Sovran i saj), po është çështje e medias. Madje media, e problematizon këtë punë, pastaj nuk mund ta mbajë temë të përditshme kolonizimin e Kosovës nga ana e UNMIK-ut (Serbisë), kështu që edhe media, lodhet dikur, dhe hesht, hesht… e mshelë gojën. Heshtin të gjithë. Sidomos opozita. Opozitës në parlament nuk i bëhet vonë pse Serbia po e kolonizon Kosovën. Duket se qenka e vërtetë se si është mileti, i tillë është deputeti, se lëre UNMIK-un që e kolonizon Kosovën me mallrat e Serbisë (duke shkaktuar papunësinë enorme prej 75% të papunë në Kosovë), po edhe mileti është civilizuar dhe ka hequr dorë nga politika, nga patriotizmi danez që nuk lejon të blesh mallra të shteteve që të okupojnë jo vetëm ushtarakisht ose administrativisht, por edhe materialisht. Shteti pa ekonomi quhet shtet kolonial. I nderuari kryeparlamentar, i nderuari kryeministër, të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar, të dashur deputetë… desha të pyes… pyet… dhe a ka pyetje shtesë? Nuk ka! Marrim pauzë!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Valon Beqiri:Kryengritje n'shkretëtirë
» VISAR ZHITI:SHKRIMI MBI LËKURËN E JETËS-Pasthënie në librin e Ali Podrimjes “Shkretëtirë përpirëse”, botuar në Itali
» Parlamenti i ri , të premten me 18 korrik ?
» PARLAMENTI I NDOTUR - QEVERIA E PISTE
» Shqipëri: Parlamenti rinis punimet pa opozitën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi