PARLAMENTI I NDOTUR - QEVERIA E PISTE
Faqja 1 e 1
PARLAMENTI I NDOTUR - QEVERIA E PISTE
PARLAMENTI I NDOTUR - QEVERIA E PISTE
"Mjafton që njerëzit ta dinë se u mbajtën një palë zgjedhje.
Njerëzit që i hedhin në kuti votat e tyre, nuk vendosin asgjë.
Njerëzit që i numërojnë votat, vendosin gjithçka".
Josif Visarionoviç STALIN
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Janë zënë mat, ose, siç thotë populli, "me pelë për dore" ambasadori Christofer Dell dhe shefi Pieter Feith. Porosia drejtuar Thaçit për një qeveri "me duar te pastra", është "vox clamantis in diserto", një zë në shkretëtirë. Nga kjo porosi asgjë nuk do të dalë. Rrjedhimsht, është një porosi e zgjyrosur, e dalë boje, madje shumë provokative e indinjuese për popullin e Kosovës.
Për të qenë ironia dhe cinizmi edhe fatalisht më i skajshëm, i pari, zoti Dell, thotë se "ka ikur koha e zgjedhjeve në seri", ndërsa i dyti, zoti Feith, thotë se "zgjedhje të reja nuk do të këtë"! Kërthiza u lidh, bebja shtatanike lë të provojë të rrojë.
Kronologjia e zhvillmeve të deritanishme përligjë edhe deklarimet skandaloze të cituara më lart: "zgjedhjet, edhepse me pak difekte, përmbushin standartet"! "Zgjedhje me disa çrregullime, por që nuk prishin standartet e përgjithshme"! Dhe, përralla të tjera. Por, ata që ishin të ngarkuar me mbikëqyrje të drejtpërdrejt, i vlerësojnë si "zgjedhje të manipuluara" dhe se "nuk përmbushin asnjë standart për të qenë të pranueshme".
Përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, kërkon që Thaçi "t`i lërë jashtë qeverisë njerëzit nën hetime." Ndërkohë, zoti Feith me ambasadorin Dell kokëtojnë me Thaçin kafeneve, për të krijuar qeverinë para 17 shkurtit, edhepse e dinë se Thaçi është në hetime! A nuk e demantojnë veten këta zotërinj të nderuar?!
Mandatori për krijimin e qeverisë "me duar të pastra", është nën hetime për krime lufte dhe të pas luftës. Megjithatë, për zotërinjtë Dell dhe Feith është i pranueshëm për krijimin e qeverisë!! Dhe, kjo na kujton shprehjen shqiptare: "Me çfarë kuti matë Dauti"?!
Zoti Jakup Krasniqi, kryetar i Parlamentit; ushtrues i detyrës të Presidentit të Kosovës; sekretar i përgjithshëm i PDK-së, i vlerësoi si "zgjedhje tërësisht të degraduara". Kjo do të ishte një arsye më shumë, se, nëse, qoftë edhe pakëz konsideratë të kishin për institucionet e Kosovës, zoti Dell dhe zoti Feith, nuk duhej të shpreheshin kundër një palë zgjedhjeve të reja brenda këtij viti. Madje, nuk duhej të rrjeshtoheshin në favor të mandatorit të qeverisë, i cili bëri skenarin dhe regjinë për degradimin e këtyre zgjedhjeve.
Në Kosovë kuadri i inkriminuar, të cilët janë edhe njerëz publikë, ende të pandëshkuar për krimet e bëra, komunikojnë shpengueshëm me kuadrin e EULEX-it. Rrjedhimsht, EULEX-i është i bllokuar dhe të gjitha deklarimet pompoze të kuadrit ligjor dhe administrativ, deri më tani, nuk kanë kaluar caqet e fjalamanisë boshe. Andaj edhe juristët e huaj, me pervojë në sistemin e drejtësisë, nuk ia besojnë procesin hetimor EULEX-it.
"Institucionet e reja duhet të punojnë shumë për të përmirësuar imazhin e lënduar të vendit tonë" - deklaron Jakup Krasniqi. Dhe, çfarë mund të bëjnë institucinet e "reja" me njerëz të vjetër, të cilët janë autorë të "imazhit të lënduar të vendit tonë"?!! Broçkulla jakupçe, i cili demanton veten kur thotë se është gadi ta rimandatojë Hashimin për krijimin e qeverisë! Dhe, Hashimin me shokë ai i quan "institucione të reja"! Lojëra fjalësh, por veprime fatale për Kosovën.
Partia fituese e zgjedhjeve mandaton qeverinë. Krejt normale për zgjedhje me standarte dhe të pranueshme. Por, kur zgjedhjet janë të manipuluara, me vota të vjedhura dhe votues të frikësuar, siç vlerëson Lunaçek, rrjedhimisht, jasht çdo standarti dhe të papranueshme nga i gjithë spektri politik opozitar si dhe mbikëqyrësit ndërkombëtar, sa legjimitet ka mandatori "fitues i zgjedhjeve"?! Përgjigja e prerë: zero legjitimitet.
Legjitimiteti i kontestuar i zgjedhjeve të 12 janarit 2010 nis me parafushatën tërësisht antidemokratike e antiligjore të kryeministrit të shkarkuar me votim në Parlament. Premtimi apo mashtrimi i madh për ngritje pagash për 6O mijë punonjës civilë, në prag-zgjedhje, është një e dhënë e mjaftueshme për një manipulim parazgjedhor, me ndikim të drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor, kur kemi parasysh 60 mijë familje, plus agjitimi anësor tek të afërmit se ke duhet votuar. Ndërkohë që Kosova ka vetëm pak qindramijë votues dhe është kaq e vogël, sa brenda orës i bjen kryq e tërthuer. Pra, sikur asnjë manipulim tjetër shtesë të mos kishte gjatë procesit zgjedhor, veç mashtrimit joshës të pagave, këto zgjedhje duhet konsideruar si tërësisht të degraduara, duke menduar për një palë zgjedhje të reja, madje brenda një afati sa më[/size] të shkurtër kohor.
Qoftë edhe në leximin e gjysmës të parë të listës emërore të deputetëve të partive të ekstremit të majtë, do të shohim se cila është përbërja e Parlamentit të ardhshëm të Kosovës. Emra të lakuar në raportet sekrete të shteteve mike dhe çliruese faktike të Kosovës, si: Amerika, Anglia, Gjermania, Austria, Franca, Italia e të tjera, për krimin e organizuar politik, vrasje të rivalëve partiakë, korrupsion dhe trafiqe të të gjitha llojeve.
Dhe, kur të dhënave të këtyre raporteve sekrete u shtohen edhe dëshmitë lëndësore - varret politike gjithandej Kosovës dhe pasuritë marramendëse, të vëna brenda një kohe rekorde, nuk mbetet asnjë hamendje për vërtetësinë e tyre. Për rrjedhojë Kosova do të këtë një parlament kriminal dhe qeveria e aprovuar nga ky parlament i ndotur, do të nxjerrë një qeveri të pistë e kriminale, kaluar të gjitha qeverive defiluese të deritanishme në Kosovë, rajon dhe me gjerë.
Vazhdimësia e pushtetit, madje radikalizimi i këtij pushteti, duke e përforcuar atë me elementin supërkriminal, e shpie Kosovën drejt diktaturës, drejt fashistizimit të shoqërisë, duke përjashtuar tërësisht ëndrrën e bukur të demokracisë. Me keqardhje të madhe duhet pranuar se këtij fataliteti po i kontribuojnë dukshëm, me vetëdije apo vërbërisht, dy nga miqtë tanë të mëdhenj: Christofer Dell dhe Pieter Feith.
PDK-në e Hashim Thaçit e lidhin njëmijë e një fije me Partinë Socialiate të Shqipërisë, sepse Tirana zyrtare e Mejdanit, Gjinushit, Klosit me shokë i ndihmoi dhe i instruktoi krerët aktual të PDK-së për afirmimin artificial, nëpërmjet të një propagande të sforcuar të shëmbullimit gebelsian, për ta marrë pushtetin qoftë edhe me dhunë dhe gjak. Dhe, ky mësim - instruktazh filloi me ekzekutimet në Shqipëri të gazetarit Ali Ukaj, ministrit të mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi, të kuadrit organizativ të luftës Ilir Konushevcit, doktorit të UÇK-së Hazir Mala (shtetas i Shqipërisë), vrasja dhe zhdukja pa gjurmë e kuadrit të LDK-së dhe oficër në shtabin e ministrit Krasniqi - Sadri Ramqaj, vrasja në pritë të kontraktuesit të ushtrimores ushtarake në periferi të Kukësit - Rushit Elezi, eliminimi i përgjakshëm të komandantëve institucional, të cilët kundërshtuan marrjen e dhunshme të kësaj ushtrimoreje, për të vazhduar me vrasjet seriale në Kosovë, për të cilat mendohej se kapnin shifrën 950, por, sipas SHIK-asit të penduar Nazim Bllaca, rezulton në tejkalimin e shifrës të cituar.
Hashim Thaçi anashkaloi kuadrin partiak, të cilët nuk qenë pjesë e intrigimeve në rrethin vicioz me social-komunistët e Tiranës në vitet 1989-99. Dhe, në vend të tyre mobilizoi militantët partiakë, me preferencë kuadrin epror të SHIK-ut, të paktën, 14 sish dihen e, pse jo, mund të jenë edhe 24 deputetë të "zgjedhur"!
Për herë të parë u aplikua metoda sugjeruese e votimit emëror, me listë. Përsëritja e zgjedhjeve në disa komuna, favorizoi përzgjedhjen seleksionuese, nëpërmjet votimit rekomandues. Roli vendimtar e supëraktiv i SHIK-ut u dëshmua bindshëm në këto zgjedhje. 3.000 (tre mijë) Shik-asit fillestar dhe 30.000 (tridhjetë mijë) të shtuar më vonë, ishin në krye të detyrës selektive. Shuarja e SHIK-ut është mashtruese, është fiktive. Deputetë SHIK-as, tashmë, kanë edhe partitë tjera të ekstremit të majtë. Në Parlamentin e Kosovës do të dominojë zëri SHIK-as, tashmë, i identifikuar me krimin e organizuar politik dhe ekonomik.
Shikuesë të seancave parlamentare do të jenë edhe qindra familjarë të viktimave të krimit politik - vrastar. Dhe, paramendojeni, qoftë edhe për një çast, si do të ndjehen ata në përballjen vizive me deputetët e implikuar në këto krime makabre? Shto këtu edhe mijëra familje të tjera, të cilat i lidh gjaku dhe miqësia më këto viktima, duke mos përjashtuar edhe shumë qindra - mijëra të tjerë qytetarë të shqiptarisë të kudondodhur, të cilët nuk pajtohen me krimin e organizuar politik, me gjakun e derdhur shqiptar, në pusira dhe prapa shpine, me qëllimin e vetëm që dikush ta marrë pushtetin dhunshëm dhe të gëzojë privilegjet e këtij pushteti të përgjakur. Vërtet, llahtar e tmerr!
Garda e ish-burgaxhijnëve politikë, brenda PDK-së, e prirë nga Hydajet Hyseni, u la qëllimshëm jashtë Parlamentit. Dhe, këtë e bëri SHIK-u, me metodat sa përfide, aq edhe të njohura nga opinioni. Jakup Krasniqin e shpëtoi Drenasi i tij, i cili denoncoi qëllimin përjashtues të Kupit me mosvotim. Dhe, Kupi reagoi si drenicak, duke shpërfaqur edhe qëllimin që kishte i pari i partisë. Hashimi tha se "zgjedhjet ishin mrekulli, më të arrirat e deritashme"! Jakupi iu përgjigj se "zgjedhjet ishin degradim i demokracisë në dekadën e fundit". Sipas tij, gënjeu Hashimi, gënjejnë edhe disa nga ndërkombëtarët. Dhe, kjo u provua katërcipërisht.
Bajram Kosumi, ish burgaxhi politik, bashkë me të vëllanë, i dëshmuar kombtarisht dikur, por i rrjeshtuar gabimisht më vonë. Paradoksi më i madh me lëvizjet personale e grupore, duke e bërë partinë simpatike Parlamentare bisht e rregzinë të partive të ekstremit të majtë, ku ka vetëm monolog dhe as fije parlamentarizmi.
Ish-burgaxhinjtë politikë të Kosovës, në pjesën më të madhe, dështuan keqas. Djemë që kanë bjerrur një pjesë të rinisë burgjeve jugosllave, në emër të lirisë, të shqiptarizmit dhe të demokracisë, devijojnë nga rrjeshtimi i duhur fillestar djathtas, duke u konvertuar dhe kaluar majtas, në partinë që ka ideologjinë e kuqe, njësoj si pushtuesi, vetëm se janë shqipfolës. Atëherë, rezulton se këta djemë kanë vepruar dhe luftuar "për mustaqet e Stalinit", siç i kanë akuzuar edhe disa kuadro titistë para dhe pas çlirimit të Kosovës.
Ndërkohë, ish-burgaxhinjtë politikë të Shqipërisë, të cilët numerikisht ishin shumë mijëra, kontribuan në fitorën e demokracisë, ruajtën drejtpeshimin, duke u bërë pjesë e të djathtës. Përjashtimet janë simbolike, si rasti i mërcenarëve Kurt Kola e Daut Gumeni, të cilët u bënë paçavure në shërbim të social-komunistëve shqiptarë. Shkelja e parimeve dëmton dhe degradon pariparueshëm njeriun, pavarësisht nga një e kaluar e lavdisë fisnike. Shijen e hidhur të kësaj të keqeje e kanë provuar edhe personalitete, dikur lavdiplotë dhe tani, të përtokur përjetësisht dhe pafundësisht, pavarësisht qejfbërjeve që u reklamon soji i tyre i kuq dhe i huqtë.
Koalicionet e mundshme të një partie, tashmë, keqas të inkriminuar - PDK-së, janë minoritetet, të cilave nuk u prishë aspak punë edhe dështimi i shtetit të Kosovës.
Një parti, e cila, padyshim, i ka duart e pastra deri me tani, AKR-ja, po tërhiqet se prapthi nga presidenti i saj Behxhet Pacolli, i cili plasi për t`u bërë president i Kosovës. Dhe, hyrja në koalicion, me një parti të krimit, apriori bëhesh pjesë e krimit, sepse u jep infuzion dhe hapësirë krimeve seriale. Eshtë për t`u përshëndetur deklarimi publik i zëvendësës të Pacollit, Mimoza Kusari-Lila, femra më e votuar në Kosovë, se nuk do të pranonte të ishte partnere në koalicion me ministra të inkriminuar dhe të korruptuar. Megjithatë, nuk e dijmë sa do ta mbajë fjalën, Por, për hir të parimeve ia vlen të braktiset edhe partia, kur disa janë gadi ta inkriminojnë partinë për interesat e tyre personale karrieriste. Këtë duhet ta mësojnë edhe dy Ibrahimat e nderuar të kësaj partie, të cilët ne i kemi adhuruar për korrektësinë e deritanishme, sepse më shumë se sa të fituar, të humbur do të ishin.
Hashim Thaçi vazhdon ta përsërisë "kontratën katërvjeçare me elektoratin", ose me "popullin", një referencë tipike komuniste. Dhe, kur t`i hypin pushtetit, komunistët ia zënë frymën popullit, duke ia racionuar bukën, ujin, rrugëtimin, lirinë, diellin, ajrin. Autori i këtij shkrimi i ka bartur në kurriz të gjitha këto kufizime, andaj edhe e njeh monstruozitetin komunist. Kësaj kontrate nuk i beson as vet Hashimi, sepse ai i di përmasat e manipulimit, të vjedhjes, të blerjes të votave, të mashtrimit me shtim pagash, të frikësimit me armatën e SHIK-asëve. Por, qëllimi është te joshja e partive për koalicionin e tij jetik. Dhe, mund t`ia arrijë, duke gjetur brumin e vet.
Në këtë krizë të thellë të shoqërisë të paralizuar dhe të pashpresë rrugëdaljeje, mendjet e përgjegjshme në Kosovë duhet të mendojnë për një zgjidhje të mundshme aktuale. Një qeveri teknike apo gjithëpërfshirëse, me një mandator të përkohshëm, me përgatitje dhe reputacion të pranueshëm, qoftë edhe jasht angazhimit partiak, do të arrihej tejkalimi i krizës, tashmë, e skajshme.
Përgjatë kësaj periudhe kohore do të bëheshin ndryshime në sistemin zgjedhor dhe kushtetutar, duke filluar me kandidimin shumëzonal për deputetët, sepse malli i mirë apo i keq njihet e vlerësohet më se miri në mjedisin ku është "prodhuar" e madhuar. Deputeti zonal do të merrte obligime dhe do të jepte llogari para zgjedhësve të tij.
Ndërkohë, LDK-ja, me simotrat e saja, me "duar të pastra" duhet të kërkojë, madje ngulmueshëm, protoktoratin e një shteti të vetëm, të fuqishëm ekonomik e ligjor, në mbojtje të statusit të Kosovës, për të marrë përgjegjësitë e nevojshme, duke e shpëtuar dështimin e shtetit të Kosovës.
UNMIK-u ishte një fatkeqësi për Kosovën, pas pushtetit dhunak të Millosheviçit, duke favorizuar krimin vrastar politik, shfrytëzimin e pasurisë shoqërore nga bandat kriminale e mafioze, korrupsionin dhe reketin- gjobëvjeljen e dhunshme, mosndëshkimin e krimit faktik, duke konzervuar e stivuar dosjet voluminoze kriminale!!! Pse? Madje, njëmijë herë - pse???
EULEX-i dëshmoi se nuk është i aftë për të kryer një mision që sot i duhet Kosovës. Rrjedhimisht, ka dështuar dhe statuquoja e mëtejme do të ishte fatale për Kosovën. Lë të kujtojmë premtimet bombastike të prokurorit Johannes van Vreesvijk kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe ikjen e tij të heshtur, pa realizuar asgjë, veç konstatimit se në Kosovë ka krim të organizuar politik, banda vrastare, krim ekonomik dhe makro korrupsion. Dhe, këto konstatime janë të mirëditura prej kohësh, janë thënë e stërthënë për më shumë se një dekadë radhazi, nga populli i shumëvuajtur të Kosovës, por deri tani nuk është ndërmarrë asgjë ligjore.
E themi se nisma për protektorat të një shteti demokratik e ligjor duhet të jetë e LDK-së, me simotra, sepse partitë e ekstremit të majtë janë të interesuara për këtë gjendje kaotike, ngaqë shpengueshëm sundojnë e begatohen me tendere, vjedhje e rekete kriminale. Jemi ngopur me përrallisje të lirisë, demokracisë dhe të ligjit inekzistent të krerëve aktual pushtetarë. Këta horror liderësh, me demagogji, mashtrim, mitosje, kamxhik e plumb mbi kundërshtarët politikë, kanë arritur të bëjnë gërshëtimin e elementeve komuniste me ato fashiste, duke pamundësuar çfarëdo kundërshtie ndaj prapësive të tyre fatale për Kosovën. Kosova po diktaturizohet heshturazi nga bandat e nëndheshme, por supëraktive.
Të akuzuarit për vrasje faktike në burgun e Llapashticës, të liruar qëllimshëm nga kjo akuzë, sepse të vrarit ishin shqiptarë, por të dënuar për torturë të ndoca serbëve; të dënuar deri në 6 (gjashtë) vjet burg, disa të mbrojtur në liri, ndonjë tjetër i liruar para kohe dhe tani deputet i PDK-së në Parlamentin e Kosovës, duan rigjykim për t´u shfajësuar krejt, që të marrin poste ministrore në qeverinë e "re"! Dhe, diktatura nuk ka brirë. Ky regjim edhepse bën gjithçka të kundërligjshme, megjithatë, e legalizon me "ligj", si diçka të drejtë dhe të ligjshme!
Dhe, e gjithë kjo ndodhë sot në Kosovën tonë, madje në prezencë të KFOR-it, EULEX-it, guvernatorit ndërkombëtar, ambasadorit amerikan dhe të ambasadorëve të Evropës demokratike!!! E tmerrshme, por, mjerisht, krejt e vërtetë.
Shkurt, 2011

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Të martën “rrëzohet” Qeveria e shpërndahet Parlamenti
» Jeton Kelmendi:Qeveria e përrallave dhe parlamenti i kukullave përballë veriut të Kosovës
» PARLAMENTI NË SHKRETËTIRË
» Zogaj: Qeveria do të rrëzohet, por kujdes nga Qeveria e Re
» Elementë të UÇK’së vranë zyrtarë të LDK’së, Williamson po heton edhe këtë pistë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi