Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:NË MASHKULLORE, JEHON PRORE!(Ajo që pat filluar, mbet me kohë pa përfunduar!!!)! Vargje

Shko poshtë

Mentor Thaqi:NË MASHKULLORE, JEHON PRORE!(Ajo që pat filluar, mbet me kohë pa përfunduar!!!)! Vargje Empty Mentor Thaqi:NË MASHKULLORE, JEHON PRORE!(Ajo që pat filluar, mbet me kohë pa përfunduar!!!)! Vargje

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 30, 2010 12:05 am



Mentor Thaqi:NË MASHKULLORE, JEHON PRORE!(Ajo që pat filluar, mbet me kohë pa përfunduar!!!)! Vargje 161505_100000582437455_3297989_n



Mentor Thaqi:NË MASHKULLORE, JEHON PRORE!(Ajo që pat filluar, mbet me kohë pa përfunduar!!!)! Vargje

Në Mashkullore,

atëditë e sot, jehonë,

me bekim prore,

vetë Toka, uron!

Krisma, nisma, çëndisma,

gdhëndje, n´mëndjerënje, ëndërrëndje...

Herë Grameno, herë Gjakova, aty Topulli,

pushka, fjalë e Zotit, populli!

Ah, se ç´rënditje?!

nga shumë mëndjendritje,

me shkronjat plumb,

egërsirën, n´thumb!



Aty, as filloi e as mbaroi,

por,mbarësia, fort jehoi!

Në ikje t´shekujve t´mykur,

me zjarrë pushke, turpit t´ndytur,

mbahet emri, Historia,

dalë nga vendi, nga Arbëria

dhe nuk mund të ishte ndryshe,

se, as fjala s´bëhej dyshe!



Po po, s´pushon dot,

atje në Mashkullore,

jehonë e pushkëve edhe sot,

ndërgjegjen thërret prore.

Trimërinë, Legjenda ngjizi,

dashuri-Atdheu, Çerçizi,

zjarrë e mbajti, vëllëzërve u fali,

me fjalë nderi, ke Mihali,

nga Kosova një pushkë më tepër,

s´e harron koha, jo, atë ëndërr t´vjetër!

Hop! Dhe një hap tjetër prap,

në Janinë e në Filat,

se, zemrat zjarri i mbanë ndezë,

n´atë Tokë Arbëri në Prevezë,

Artë, Margëlliq e Gumenicë,

kanë prush zemrën për sakrificë!



Po po, Legjendat jetojnë prore,

t´gjalla, t´ndritura në Mashkullore,

rron me to dhe vetë Lavdia,

n´shpirtë e zemër të Trojeve t´mia!

Arbëri moj, rreth e rrotull,

n´Histori me Çerçiz Topull,

për Liri me Besë Shqiptari,

gjet frymëzim Adem Jashari,

me trimëri nga ati ke i biri,

TY, t´nderoi si është më së miri!



Aty ka shumëçka të Shënjtë,

Kreshta malesh, ëndërr e shtrenjtë,

gjithë dynjaja duket, matet,

baraspesha, n´sqep luhatet,

s´mund të ketë ndarje, kufi,

jo, s´është jeta veç bardh e zi,

si më heret dhe tevona,

çështje nderi, punë e jona!

Të lexohet drejt vetë nisma,

n´flakë të pushkëve, nëpër krisma,

porosia, heret a vonë,

do kumboj në veshët tonë,

se ajo që pat filluar,

mbet me kohë pa përfunduar!!!



Mentor Thaqi VS., 28.11.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi