Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:TË I THËM SA S`MË KA THËNË! - Vargje zeher, por pa helm!-

Shko poshtë

Mentor Thaqi:TË I THËM SA S`MË KA THËNË! - Vargje zeher, por pa helm!- Empty Mentor Thaqi:TË I THËM SA S`MË KA THËNË! - Vargje zeher, por pa helm!-

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 04, 2011 12:25 am




Mentor Thaqi:TË I THËM SA S`MË KA THËNË! - Vargje zeher, por pa helm!- 161505_100000582437455_3297989_n

Mentor Thaqi:TË I THËM SA S`MË KA THËNË! - Vargje zeher, por pa helm!-

Delja e Dhia, heret në jetë,
kur kanë folur kafshët vetë,
si rivale, konkurente,
kundërshtare, violente!

Cila është më e zellshme,
më e urtë, më e sjellshme,
më pjellore, më qumështore
dhe si kafshë, më popullore?!

Kishin marrë zënkat dynjanë,

krijojnë sherre, bëjnë shamatë,
luftë, n´kurriz për fukaranë,
po e lënë me duar thatë!

Krejt hallall do ishin fjalët,
zënka e sherre kem çdo ditë,
por, me inate s´rrëzohen malet,
as me fjalë s´hiqen marritë!

Më e keqja, ke morali,
akuzuan njëra tjetrën,
u ndez sherri në buzë mali,
keq shau Dhia Delen të shkretën!

- E përdalë, e pamoralshme,
i thot, kur lënte një ujë-nevojë,
ule bishtin, është e pafalshme,
sjellja jote nuk merr bojë!!!

- Ah, u skuq Delja e gjorë,
unë u fsheha, kisha nevojë,
por, ti je kafshë e pa orë,
kërkon sherrin këmbë e dorë!

Fundja, veç një herë në jetë,
më pe keq, s´u bë hataja,
kurse ti gjithnjë bisht-përpjetë,
bythen çdo ditë ta sheh Dynjaja!

Mentor Thaqi Brühl-NRW, 02.01.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi