LDD-ja "tradhton" LDK-në, në koalicion me AAK-në?
Faqja 1 e 1

Fatbardha Zeka, BOTA SOT
Afrim programesh apo koalicion i detyruar?
Tani LDD-ja është më afër AAK-së sesa LDK-së, prandaj duket se ribashkimi apo afrimi i partive me të njëjtën filozofi, po shmanget gjithnjë e më shumë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD), kohët e fundit kanë krijuar raporte të mira përtej atyre që mund të mendohen korrekte. Kjo sipas deklarimeve duket të ketë ndodhur nga fakti se janë opozitare, por raportet e fundit japin shenja për tejkalim të afërsisë ndërpartiake.
Këto dy parti, tani më nuk përjashtojnë mundësinë që të bashkohen në një koalicion parazgjedhor në zgjedhjet lokale, për të cilat ende nuk është caktuar ndonjë datë.
Dy partitë nuk përjashtojnë mundësinë se mund të ketë një koalicion në mes tyre, por që ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap konkret.
LDD-ja u krijua si pasojë e përplasjeve në zgjedhjet për lider të partisë, kur më 2006 hynë në garë tani presidenti i vendit Fatmir Sejdiu dhe kryetari i tanishëm i LDD-së Nexhat Daci. Mosmarrëveshjet që provokuan dhunë, çuan në ndarjen e partisë, dhe që atëherë vazhdojnë akuzat se kjo apo ajo parti është shkëputur më shumë nga filozofia e Rugovës, themeluesit të LDK-së. Por, duket se tani, ajo filozofi është vetëm një kujtim...
Në AAK thonë se janë të hapur për të gjitha partitë, por në fillim duan të shohin procesin e fushatës. Mirëpo, konsiderojnë se meqë ende nuk është shpallur data e zgjedhjeve, atëherë është ende herët edhe për koalicione.
Ahmet Isufi, anëtar i kryesisë së AAK-së, thotë se do të bëjnë koalicion me të gjitha partitë, me ato të cilat janë më afër AAK-së, kështu që njëra nga to mund të jetë edhe LDD-ja.
“Ne do të shohim procesin në vijim se si do të jetë, por jemi të hapur me të gjitha partitë, të cilat janë më afër AAK-së, prandaj edhe LDD-ja, mund të jetë një nga partnerët që mund të llogaritet për koalicion në zgjedhjet lokale”, thotë Isufi.
Deri më tani, në mes të këtyre dy partive nuk ka ndonjë marrëveshje, por as edhe me ndonjë subjekti tjetër politik.
“Ne jemi parti opozitare dhe është shumë e natyrshme që të kemi bashkëpunim me të gjitha partitë opozitare, për marrje të vendimeve qoftë në Kuvend, qoftë jashtë tij. Jemi të afërt me LDD-në”, thotë Isufi.
Gjithashtu një koalicion i mundshëm ndërmjet dy partive opozitare, LDD-së dhe AAK-së, nuk mohohet as nga anëtarët e LDD-së, ngase këta të fundit thonë se janë më të afërt me subjektin politik, AAK-në.
Naser Rugova, anëtarë i kryesisë së LDD-së, thotë se me AAK-në kanë marrëdhënie të mira dhe korrekte, duke përfshirë ato partiake dhe ndërpartiake.
“Ne si parti opozitare kemi raporte të mira me të gjitha partitë opozitare, dhe në veçanti me AAK-në, dhe tani presim të caktohet data e zgjedhjeve lokale. LDD-ja është duke u përgatitur mirë për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen, por në kontekstin politik, ne nuk përjashtojmë asnjë koalicion të mundshëm dhe jemi të hapur me të gjitha partitë politike që kanë koncept të përafërt programor me ne. Dhe në kuptimin më pozitiv faktikisht jemi më të afërt me subjektin politik opozitarë AAK-në” deklaroi Rugova.
Ai thotë se nuk mund të mohohet afria me AAK-në. “Nuk mund ta mohojmë se me AAK-në kemi marrëdhënie korrekte, madje edhe marrëdhënie të shkëlqyera si parti opozitare, por edhe në aspektin e bashkëpunimit ndërpartiak”, thotë Rugova.
Por, çështja e zyrtarizmit të koalicioneve ende nuk është debatuar për shkak të mos përcaktimit të datës së zgjedhjeve. Rugova thotë se bashkimi për zgjedhje është i mundur jo vetëm më AAK-në, por edhe me parti të tjera.
Ndërsa, bërja e koalicioneve të veçanta nëpër komuna, është edhe më e pamundur. “Sa i takon marrëveshjeve konkrete për koalicione të mundshme nëpër komuna të caktuara, ende nuk ka asgjë zyrtare”, thotë Rugova.
Derisa LDD-ja vazhdon largimin me LDK-në, anëtarët e kryesisë së kësaj të fundit nuk dëshirojnë ta komentojnë shkëputjen dhe largimin e saj. Po ashtu ende asnjë takim zyrtar nuk është bërë ndërmjet këtyre dy partive dhe si duket nuk pritet të ngjajë, për dallim që LDD-ja është takuar me dhjetëra herë me AAK-në.
Fadil Ferati, nënkryetar i LDK-së, thotë se kjo parti koalicione parazgjedhore, nuk do të bëjë. “Ne nuk do të bëjmë koalicione parazgjedhore, LDK-ja do të fitojë dhe besojë se duke u bazuar në fakte, do të jetë partia e parë, dhe vetëm pas zgjedhjeve do të bëjmë llogaritë. Ne do të pretendojmë ta bëjmë qeverinë vet, ose me ndonjë partnerë të vogël politik”, thotë Ferati.
Shkëputjen e këtyre dy partive në vazhdimësi Ferati nuk dëshiron ta komentojë, e as afrimin e LDD-së me AAK-në. “Unë nuk do të flas për ndonjë subjekt tjetër. Por, ne jemi në angazhim dhe kemi mjaftë oferta dhe mjaft ofrime nga ajo siç e kemi quajtur “anëtarësia tradicionale e LDK-së”, dhe unë mendoj që LDK-ja do të dalë e mobilizuar dhe do të jetë fuqishëm partia e parë në Kosovë”, thotë Ferati.
Ndërsa, ndarjet dhe rirreshtimit kanë marrë thuaja se procese të natyrshme, rikthimi në fillim vështirë se mund të jetë i shmangshëm. Humbja e sensit për vlerat duket se ka buruar nga partitë.
Kthehu | 13.03.2009
Rugova: “Faktikisht jemi më të afërt me subjektin politik opozitar, AAK-në”
-------------------------------------------------------------------------
ia shtova do thojza qasi fjales tratheti fatmiri me thaqin a !

Gur Kepi- Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009
Similar topics
» Djali pa emër tek tregimet "Motrat", "Takim" dhe "Arabia"
» Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Ninulla e dashurisë"; Poetry: Title: "Lullaby of Love"
» Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" për invalidët e luftës së Kosovës
» Suzana Zisi: SIRENA... (Marre prej vellimit "E bardha eshte pak", ShB "Albatros", Tirane 2004)
» Ahmet Murati: Poezi: Titull "Urata e vitit të ri!"; Poetry: Title "New Year's Wish"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi