Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:NË KOSOVË VETËM TË VDEKURIT JANË TË LIRË

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:NË KOSOVË VETËM TË VDEKURIT JANË TË LIRË Empty Sabit Rrustemi:NË KOSOVË VETËM TË VDEKURIT JANË TË LIRË

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 04, 2011 6:50 pm

Sabit Rrustemi:NË KOSOVË VETËM TË VDEKURIT JANË TË LIRË 49292_1563102666_1656_n

NË KOSOVË VETËM TË VDEKURIT JANË TË LIRË

7 janar 2003 / Shkruan: Sabit Rrustemi / QIK - Opinione

Asnjëherë në trevat shqipare nuk ka ndodhur një vrasje e këtillë e cila aq shumë i ka përgjasuar romanit të Markezit "Kronika e një vrasjeje të paralajmëruar".

Ky shkrimtar kolumbian "lexuesit" më fanatikë të veprës së tij si duket i paska pasur pikërisht vrasësit e të ndjerit kolonel Tahir Zemës.

Dhe,krejt ngjashëm,njësoj siç nuk mundi të parandalohej krimi makabër në romanin e cituar tashmë të Markezit,njejtë nuk mundi të shpëtohej nga vrasja e paralajmëruar edhe Tahir Zema. Atentatorët e ndiqnin këmba-këmbës thuaja qe katër vite.

Vetëm nuk dihej momenti kur do të ndodhë,vendi dhe shoqëruesit që do ta pësonin.

Tashmë edhe kjo u bë e qartë, njësoj siç u bë e qartë edhe pamundësia jonë në mbrojtjen e veprimtarëve të rezistencës kombëtare,në mbrojtjen e lirisë së lëvizjes dhe qarkullimit,në mbrojtjen e asaj që është e drejtë themelore e njeriut - jeta.

Në rastin e kolonel Tahir Zemës, u bë e qartë edhe prova e rëndë e njeriut në mbrojtjen e vlerës institucionale të luftës dhe lirisë për Kosovën,në mbrojtjen e të vërtetës për një luftë sa të drejtë, sublime po edhe për anën e saj tejet të ndytë, e cila siç po shihet, ende nuk ka përfunduar.

Shqiptarët duket se janë të dënuar që nga antikiteti e këndej,që asnjëherë mos ta shijojnë atë për të cilën kanë luftuar e gjakuar me afsh.Vetëm që ende nuk po dihet kush i ka dënuar dhe për ç'faj.

Mbase për krimin që prore e kanë bërë dhe vazhdojnë për ta bërë kundër vetvetes. Kundër njëri-tjetrit, shkaku i një ambicje të sëmurë. Shkaku i një uni të pakuptimtë.Të qenit i pari dhe mbi të gjithë. I mosdurimit të tjetrit që përherë ka qëlluar i gjakut tend.Gjakues si ti,si ai tjetri.

Njëri ndër këta gjakues, sakrifikues dhe tash i flijuar për lirinë,pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, është edhe Tahir Zema,ai që tashmë është i lire vetëm si i vdekur.

Nxitësit si dhe ata që qëlluan mbi të vetëm sa ia vërtetuan epitetin e një heroi të ri për një Kosovë të lire, pa dhunë dhe mbi të gjitha për një Kosovë të pavarur.

Dhe, ajo që është më tragjikja,për mua dhe për shumëkend sot në Kosovë, se, edhe me gjithë këto trupa ushtarake, policore si dhe shërbime të ndryshme inteligjente, nuk po arrijmë ta parandalojmë, dënojmë,denoncojmë,dënojmë
dhe gjykojmë një krim mafioz politik i cili po ndodhë në vazhdimësi. E, kjo flet më së miri se sa jemi të paaftë,sa jemi të papërgatitur dhe të pazotë, në arritjen e asaj për të cilën jemi përcaktuar, pavarësinë e Kosovës.

Kjo,ndodhë për faktin se përherë kërkohen vetëm ekzekutorët e asnjëherë inspiratorët po dhe ideatorët e këtij krimi mafioz politik në Kosovë.

Përderisa nuk izolohen këta inspiratorë dhe ideatorë, nuk do të izolohet e as parandalohet ky krim i cili po i hanë në rend të parë gjakuesit, vepruesit dhe ideatorët e pavarësisë së Kosovës.

Vrasja makabre e Tahir Zemës si dhe e birit të tij Enisit si dhe veprimtarit të dalluar të LDK-së Hasan Zemës, jo vetëm që është vrasje e vijës institucionale dhe pavarsiste të Kosovës, por, edhe vrasje e dinjitetit të shqiptarëve në përgjithësi.

Në veçanti, kjo është vrasje e krahut profesionist të luftës së Kosovës që filloi me të ndjerin kolonel Ahmet Krasniqin dhe që ishalla e ka fundin me kolonel Tahir Zemën.

Tahir Zema edhe do të pranonte të ishte kurban i parandalimit të mëtejmë të vrasjeve të këtilla në Kosovë,sikur kjo të kërkohej prej tij, njësoj që do të pranonte të ishte kurban i përmbylljes së kësaj të keqeje që po e godet Kosovën, akëcili shqiptar që bie dhe zgjohet me një mendim të ndërgjegjshëm po për Kosovën.

Fatmirësisht që Markezi nuk jeton në Kosovë, sepse edhe ai do të denoncohej dhe vritej për leximin paraprak të mbrapshtive njerëzore, projekteve vrasëse për gjithë ata që dijnë dhe kanë guxim të ëndërrojnë bukur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi