Filluan vrasjet politike, apo lufta civile?
Faqja 1 e 1

Shkruan: Teki Dervishi
E respektoj sinqerisht brengën e disa reaguesve në një shkrim timin për rrezikun e luftës qytetare në Kosovë, sidomos të atyre reaguesve që më kanë qortuar se “po i frikoj”. Ne jemi një komb që posa kemi dalë nga një luftë e tmerrshme me pasoja tragjike historike, ndaj unë e respektoj çdo individ që frikohet nga “përsëritja e historisë”. Por përsëritja e historisë nuk varet nga shkrimet në gazetë, por nga relacionet e fakteve që konverzojnë me situatat krejtësisht të qarta të realitetit të sotëm në Kosovë.
Disfata e Serbisë (dhe e aleatëve të saj në BE) ka ndodhur me qëndrimin zyrtar të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të shpallur më 22 korrik 2010, që konstatoi se Pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare. Pas këtij qëndrimi të GJND-së, Serbia dhe lobi serb në Kosovë, me urgjencë marramendëse organizuan dhe zbatuan grusht shtetin në Kosovë, me qëllim të riinternacionalizimit negativ të statusit juridik të Kosovës dhe relativizimit të vendimit të GJND-së, që të frenohen njohjet e shtetit të Kosovës dhe të organizohen bisedime që me vetë aktin e ndodhjes së tyre do ta relativizojnë statusin politik dhe juridik të Kosovës, të vërtetuar nga GJND-ja. Qëllimi i Serbisë ishte që pas vendimit të GJND-së të inkriminohet lufta çlirimtare e UÇK-së në Kosovë, të dëshmohet se shqiptarët e Kosovës nuk kanë aftësi shtetformuese dhe se shteti i sotëm i Kosovës udhëhiqet nga bandat e krimit të organizuar dhe të trafikantëve me organet njerëzore.
Njohësit eksplicitë të historisë së luftës, fillimin e çdo “lufte civile” e shohin pas çdo akti të grusht shtetit. Kujt i ka konvenuar prishja e koalicionit qeveritar në Kosovë, dhe cili individ “lider” e ka kërkuar publikisht këtë prishje të koalicionit pikërisht në kohën kur vendimi i GJND-së e gjeti Kosovën fare të papërgatitur për ta mbrojtur atë?
Akti i përmbysjes së të gjitha institucioneve të shtetit, quhet – grusht shtet! Kur me kryengritje të armatosur ose me vendime arbitrare “paqësore” (të qeta) “juridike” merret vendim se institucioni i shtetit e ka shkelur Kushtetutën, menjëherë, logjikisht dhe natyrshëm, shkarkohen institucionet e shtetit, dhe kjo quhet dhe konsiderohet – grusht shtet!
Në Kosovë grusht shtetin e 27 shtatorit dhe të 2 nëntorit 2010, të cilin e bëri LDK-ja, “klasa politike” pa përjashtim e ka karakterizuar si “krizë institucionale” (derisa “krizë institucionale” nuk mund të ketë kur nuk ka institucione dhe ato janë të shkarkuara). Është quajtur gabimisht “krizë institucionale” me qëllim që t’i eskivohet karakterit të vërtetë të përmbysjes së institucioneve të shtetit më të ri në botë, Kosovës, pikërisht në kohën e fushatizimit të Serbisë kundër Kosovës pas vendimit të GJND-së.
Pas përmbysjes së institucioneve të shtetit, pason kriza konstitucionale, përpjekja për konstituimin e ri të institucioneve të reja të shtetit. Kësaj faze në historinë e luftës i thonë perioda kalimtare që e karakterizon “anarkia politike” e cila imponohet nga kontradiktat e opozicionuara brenda “klasës politike” në luftë për pushtet, ose për ta marrë mandatin për rikonstituimin e institucioneve të shtetit. Pra: pasojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që janë të paevitueshme pas çdo përmbysjeje të institucioneve të shtetit, dhe që në situatë të anarkisë politike janë vetëm një hedhje benzine në flakën e krizës politike, “vakuumit institucional” (në vështirësinë) për t’i konstitucionuar institucionet e reja të shtetit të përmbysur. Në këso situate anarkie të konstruktuar me marifet, pasojnë përplasjet e rrezikshme ndërmjet opozicioneve të përçara, të cilat, nga epshi për pushtet, verbohen dhe nuk shohin se kundër shtetit po organizohet një fushatë ndërkombëtare që vjen pas vendimit të GJND-së. Pra fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit 2010 ka rrezikuar të shndërrohet në një luftë civile, duke u nisur nga deklarimet antishtetërore të disa oponentëve konkurrentë për pushtet thuaja nga të gjitha paritë opozitare. Këta njihen me emra dhe mbiemra, dhe për shkak të një “qetësie të aktruar” nuk do t’i përmend në këtë trajtesë.
Dhe zgjedhjet kaluan dhe u vlerësuan (nga ndërkombëtarët) si zgjedhje të rregullta. Fushata parazgjedhore e nxitjes së luftës civile do të vazhdojë duke i kontestuar zgjedhjet dhe duke i konsideruar si “të vjedhura”. Derisa gjatë fushatës zgjedhore dëgjonim deklarata, të cilat filluan të cilësohen edhe si fond i mendësisë jugosllave dhe, megjithatë, zgjedhjet përfunduan në paqe, tash kush garanton se vazhdimi i karakterizimeve të tilla në shllagvordet e disa shqiptarëve që ngjajnë me deklarimet zyrtare të Serbisë dhe të Dik Martit, dhe insistimi që të mos njihen dhe pranohen zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe të pamundësohet konstituimi i institucioneve të shtetit, nuk do të kenë pasoja të kobshme për Kosovën?! Mund të llogarisim se na shpëton vetëm disiplina qytetare e shqiptarëve, asgjë tjetër. Shqiptarët nuk e kanë traditë të vriten ndërmjet vete për probleme politike ose fetare. Po shohim një histeri opozitare kundër pushtetit, i cili ende nuk është mandatuar dhe ende pa u mandatuar - shpallet fajtor i situatës së krizës në Kosovë! Është tragjike kur e gjithë kjo bëhet në emër të demokracisë në kohë anarkie, dhe kur këtë e bëjnë ekskluzivisht aktorët që publikisht e shpallin të vdekur demokracinë në Kosovë, hiç më pak sesa po provon Serbia dhe aleatët e saj brenda strukturave të bashkësisë ndërkombëtare.
Kronologjia e ngjarjeve në përmbysjen e institucioneve shtetërore të Kosovës dëshmon fushatën mediale kundër pushtetit “të korruptuar” dhe identifikon personalitetet që kanë revolucionarizuar krizën duke insistuar që të prishet koalicioni PDK-LDK. Është e dobishme që edhe një herë këtu ta bëj vizatimin faktik të grafikonit në rritjen e temperaturës politike në Kosovë, dhe këtë po e bëj për respekt të reaguesve ndaj një shkrimit tim:
1. Më 22 korrik 2010 vjen vendimi i GJND-së që konstaton se pavarësia e Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
2. Gushtin dhe 15 ditë e para të shtatorit 2010 Serbia do t’i shfrytëzojë ta riproblematizojë statusin e Kosovës duke përgatitur (si refuzim ndaj vendimit të GJND-së) një rezolutë kundër këtij vendimi që do të shpallej në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.
3. BE-ja dhe Serbia, Ashton-Tadiq, arrijnë një “kompromis” që rezoluta e Serbisë të zëvendësohet me një rezolutë të re të koprodukcionit BE-Serbi, e cila do të preferonte (në Asamblenë e OKB-së) bisedime të detyrueshme të Serbisë dhe Kosovës, pa përcaktuar as karakterin as përmbajtjen e tyre.
4. Pas paradës cirkusante të delegacionit të lartë shtetëror të Kosovës në Asamblenë e OKB-së, ku Jeremiqi do të deklarojë saktë se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, dhe pas legjitimimit banal e vulgar të delegacionit të lartë të Kosovës në Asamble, rezoluta BE-Serbi do të miratohet.
5. Në të kthyer nga Asambleja e OKB-së, në Aeroportin e Prishtinës, “gazetarët” do ta informojnë Presidentin e shtetit të Kosovës që ai kinse e paska shkelur Kushtetutën, të cilën nuk e njeh as BE-ja as OKB-ja.
6. Pasojnë deklaratat frapante luftënxitëse të një “lideri” opozitar që vjen nga partia e cila ishte ende në pozitë e jo në opozitë, dhe pason fushata mediale kundër institucioneve të shtetit që “shkel” Kushtetutën dhe që udhëhiqet nga bandat e SHIK-ut.
7. Më 27 shtator Presidenti i shtetit jep dorëheqje.
8. Në këtë kohë, baras me deklaratat kërkesë histerike për prishje të koalicionit PDK-LDK do të bëhet komploti nga jashtë LDK-së kundër LDK-së së Sejdiut dhe do të bëhet komploti pikërisht nga pretendentët për kryetar të LDK-së. LDK-ja publikisht do të quhet nga pikërisht këta pretendentë (para kamerave televizive) si parti EsPeEs e Milosheviqit.
9. Edhe pas dorëheqjes së Presidentit do të vazhdojnë insistimet e partisë së quajtur nga vetë partia si EsPeEs, që të prishet koalicioni qeveritar PDK-LDK.
10. Më 2 nëntor, papritmas, do të prishet koalicioni qeveritar, LDK-ja do t’i braktisë institucionet e shtetit dhe me deklarata të saj do të akuzojë PDK-në për keqqeverisje, duke “harruar” se LDK-ja kishte qenë bashkëqeverisëse me PDK-në, madje kishte qeverisur vendin gjithnjë që nga pushteti i parë ose që nga viti 2001.
11. Pason fushata paraelektorale për zgjedhjet e 12 dhjetorit që është një prolog i qartë i akuzave që menjëherë pas zgjedhjeve, Dick Mati do t’i deponojë në Këshillin (rus) të Evropës.
12. Në “Botën sot” do t’u tërhiqet vërejtja disa individëve “liderë” (autsajderë) që të mos nxisin luftë qytetare.
13. Më datën 2 janar 2011 kërset pushka e parë e vrasjeve politike, të cilat do të predimensionohen në tërë hapësirën e Kosovës nëse lobi serb i Kosovës i ka programuar që ato të ndodhin.
Kosova është në rrezik.
P. S.: Kjo më lart këtij teksti ishte kronologjia që pasoi menjëherë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konstatoi zyrtarisht dhe juridikisht që pavarësia e Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare. Pas këtij vendimi të GJND-së, që e tmerroi Serbinë, Serbia me Lobin Serb në Kosovë arriti ta kthejë Kosovën në kohën e vrasjeve të “kundërshtarëve” politikë dhe vrasjes së gazetarëve në fillim dhe mbarim të vitit 1999-2003. Ky është fillimi, fundi varët nga vullneti i qytetarëve të Kosovës që të mos provokohen nga deklaratat e hapura publike të lobistëve shqiptarë të Serbisë në Kosovë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lufta në Lindjen e Mesme-vrasjet
» Shërbyesit civilë, politikë ose punë
» Topi: Udhëheqësit politikë duhet t’i kthehen ndërgjegjjes civile
» Parti politike apo subjekte politike!
» Adelina Ismajli: Të zbardhen të gjitha vrasjet politike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi