Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurti: Mos votoni politikanët që privatizojnë historinë

Shko poshtë

Kurti: Mos votoni politikanët që privatizojnë historinë Empty Kurti: Mos votoni politikanët që privatizojnë historinë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 08, 2011 6:41 pm

Kurti: Mos votoni politikanët që privatizojnë historinë


Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë përmbyllur fushatën zgjedhore në komunën e Deçanit me thirrjet që mos të votohen politikanët e deritashëm që pushtetin e kanë shfrytëzuar për interesat e tyre personale, ndërsa kanë ripërsëritur se Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e koalicioneve dhe qeverive teknike.

Kurti: Mos votoni politikanët që privatizojnë historinë Vetvendosje-deqan-x
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në tubimin me qytetarët në Deçan i ka ftuar ata që më 9 janar të dalin masovisht në zgjedhje dhe të votojnë për Kosovën, ndërsa kujtoi se maltretimi me rivotim vjen si shkak i vjedhjeve të disa partive më 12 dhjetor.
Kurti: Mos votoni politikanët që privatizojnë historinë DSC018431473865118
Në këtë rast, Kurti i siguroi pjesëmarrësit se Vetëvendosje nuk do të bëhet kurrsesi pjesë e koalicioneve dhe qeverive teknike, duke mos u bërë kështu pjesë e së keqes, por se të keqën do ta luftojë.
"Në Kosovën e pasluftës i kemi provuar të gjitha koalicionet e mundshme njëherë ishin 3 parti bashkë e mandej u bënë 2 nga 2. Në fakt këta politikanë e këto parti kanë qenë gjithmonë bashkë dhe gjithmonë kanë qenë të ndarë nga populli, prandaj mos i votoni këta politikanë të cilët e privatizojnë historinë kombëtare për shkak se duan ta privatizojnë të ardhmen e Kosovës. Mos i votoni këta politikanë, e këto parti të cilat ishin bashkë në qeverisje e do të bëhen prapë bashkë në qeverisjet e ardhshme, sepse këto parti e këta politikanë për ata të cilët nuk e kanë hall ndarjen e Kosovës, por e kanë hall ndarjen e ministrive edhe të posteve të tjera", ka thënë Kurti.
Ndërkaq kandidati tjetër për deputet, Visar Ymeri theksoi se Deçani është ndër komunat më të varfra dhe me numrin më të madh të të papunëve në Kosovë, ndërkohë që po nga kjo komunë vijnë edhe disa prej politikanëve më të pasur në Kosovë.
Ai tha se politika e tashme qeverisëse po e ndihmon Serbinë, duke blerë mallra të saj dhe mos stimuluar sa duhet prodhimet vendore të vendit tonë.
"Ne do ta luftojmë këtë. Lëvizja Vetëvendosje angazhohet për një ekonomi që ndihmohet nga shteti dhe për një ekonomi të lirë nga haraçi. Lëvizja Vetëvendosje angazhohet që politikanëve të pasuruar në kurriz të popullit t'ua kontestojë pasurinë e paligjshme dhe t'ua kthejë atyre prej të cilëve këta e kanë vjedhur, pra popullit të Kosovës. Ne do ta rrisim punësimin për shkak se do ta rrisim prodhimin. Sot Kosova ka pak të punësuar për shkak se ka pak prodhim. Shteti i Kosovës tregun tonë ja ka falur Serbisë ndërkohë që po e ngulfat mundësinë që prodhuesit vendor t'i plasojnë mallrat e tyre ne tregun e Kosovës", ka thënë Ymeri.
Edhe në këtë rast, drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk harruan ta përmendin as prioritetin e tyre për bashkim me Shqipërinë.
Edhe kandidatja për deputete nga kjo komunë, Fitnete Ramosaj, i ftoi qytetarët që më 9 janar ta votojnë Lëvizjen Vetëvendosje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi