Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakolli:PUSHTETARËT DUHEN TË DIJNË:VULLNETI I POPULLIT DHE RINISË;ËSHTË MBI VULLNETIN E KRYESISË

Shko poshtë

Shaban Cakolli:PUSHTETARËT DUHEN TË DIJNË:VULLNETI I POPULLIT DHE RINISË;ËSHTË MBI VULLNETIN E KRYESISË Empty Shaban Cakolli:PUSHTETARËT DUHEN TË DIJNË:VULLNETI I POPULLIT DHE RINISË;ËSHTË MBI VULLNETIN E KRYESISË

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 27, 2012 9:52 pm

PUSHTETARËT DUHEN TË DIJNË:VULLNETI I POPULLIT DHE RINISË;ËSHTË MBI VULLNETIN E KRYESISË

Shaban Cakolli:PUSHTETARËT DUHEN TË DIJNË:VULLNETI I POPULLIT DHE RINISË;ËSHTË MBI VULLNETIN E KRYESISË 428301_290462807677018_100001399044603_817538_350996508_n

Shkruan:Shaban Cakolli

Çdo shqiptari që i rrahë zemra për atdheun dhe kombin duhet të dijë:Ribashkimi kombëtarë është njëri ndër idealet më të larta të kombit.Kush bie ndesh me këtë do të denohet historikisht

sot dhe nga brezat që do të vijnë.Armiqët më të egër janë sulur mbi këtë popull,për të e zhdukur nga faqja e dheut,për të fshirë Shqipërinë nga harta e botës,vetëm e vetëm shqiptarët të mos bashkohen.Për të penguar bashkimin kombëtar forca të mëdha pushtuese na coptuan,na ndanë mes fqinjëve të saj,sundimtarët e të cilëve ishin agjentura të fuqive të mëdha.

Na shkelën romakët e Cezarit,osmanët,hordhitë serbe nga Stefan Dushani deri te Karagjorgjeviqët e Millosheviqët,austrohungarezet,gjermanët e dreqërit e mallkuar,por në çdo pushtim shqiptarët u gjinden më të bashkuar që treguan trimëri e mençuri,duke mos pushuar armët nga dora,duke derdhur lumenj gjaku për të i thyar gjithë armiqët që lakmojnë të pushtojnë tokat tona.Ideali i tyre ishte për një Shqipëri të bashkuar.Ata nuk i trembi as robëria,as djegëjet,as vrasjet dhe kurrë nuk e ulën kokën as para pushtuesëve dhe as para fuqive të mëdha.Të refuzosh bashkimin kombëtarë do të thotë:Të kërkosh formimin e republikave dhe krahinave shqiptare në Ballkan,të kërkosh autonomi kulturore nën serb,maqedon,malazez,e grek!Të vësh ndërgjegjen kombëtare në sprovë.Ndodhi lufta në Kosovën e ndarë të Shqipërisë.Nuk duhet harruar se qëndrimi heroik,burrëror dhe sfidues i rinisë,populli heroik shqiptar u ballafaqua ballë për ballë me forcat e armatosura deri në dhëmë të pushtuesit,dhe kjo trimëri e tyre e pashoqe jo vetëm që mundi pushtuesit,po ua kthem vemendjen edhe ndërkombëtarëve.Çka pas luftës,me disa marrëveshje të dreqit e të birit mbetëm të copëtuar!

E coptuar mbeti një pjesë e Mitrovicës që vite me radhë nuk guxon të e shkelë këmbë shqiptari.Nën sundimin sërb mbeti Kosova Lindore,e shumë dobësi e ndarje tjera.

Për këtë na duhet bashkimi kombëtar,ai i bashkon shqiptarët,i bënë të fortë dhe të pavarur nga të huajt.Është koha të bëhen hapa drejt integrimit të shteteve të Evropës,por nuk është koha për ndarëje të shqiptarëve,koha është për bashkimin e tyre.Në kohë të hekurta dhe me plot sakrifica janë bashkuar amerikanët dhe gjermanet,pse ne po u dashka për hirrë të Evropës të pranojmë coptëzimet?Nuk është hera e parë që kryeministri Sali Berisha në kuvendet shqiptare flet për bashkimin shqiptar,por sa del nga portat shqiptare është kundër bashkimit të shqiptarëve,madje fyan ata që duan bashkimin duke i quajtur ekstremist.

Sakaq, në lidhje me pyetjen e bashkimit të trojeve shqiptare, Berisha ka thënë se zërat për bashkim janë ekstremistë.Kështu u shpreh Berisha në vizitën e fundit në Mal të Zi:

“Sot unë mendoj se interesi kombëtar i shqiptarëve është integrimi i tyre në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian ka faktuar se është një komunitet apo është një rend, i cili bazohet, para së gjithash dhe mbi të gjitha, në liritë dhe të drejtat e individit, në respektim të të gjitha diversiteteve dhe sensitiviteteve në hapësirën e tij. Në këtë kontekst, gjithnjë e më shumë ideali kombëtar bëhet ose barazohet me idealin evropian. Kështu që zërat e ekstremistëve ngjajnë me klithma të një të shkuare që nuk e do më askush. E vërteta është që popujt tanë dhe vendet tona kanë përkushtimin më të madh për integrimin në Bashkimin Evropian. Le të marrim shembullin e kroatëve. Kombi kroat votoi këto ditë pothuajse me 2/3 për integrimin në Bashkimin Evropian, çka tregon se qytetarët e vendeve tona, thellë në shpirtin e tyre, janë pro evropian dhe dëshirojnë integrimin në Bashkimin Evropian”, tha Berisha.

Harron kryeministri se ideali kombëtarë është i shejtë,nuk barazohet me idealin Evropian,sepse ata nuk na patën lënë të bashkohemi,na patën nda dhe as sot nuk e duan bashkimin tonë.Po jemi proeuropian,por në Europë mund të njihemi qytetar europian me komb shqiptar.Nuk duhet harruar se në korrik të 1913 në prani të gjashtë shteteve të mëdha europiane si:Anglia,Franca,Gjermania,Italia,Rusia dhe austrohungaria vetëm Serbisë iu njoh e drejta e pushtimit të teritoreve të shqiptarëve prej një sipërfaqe 39.000 kilometra katror,7.000 kilometra katror Malit të Zi,po llogaritëm Maqedoninë dhe Greqinë të cilës iu ndanë 51300 kilometra katror,kjo sipërfaqe iu coptua tokave shqiptare,mbi gjysmë milioni shqiptar i likuidoi vetëm Greqia,shumë u dëbuan me dhunë nga vatrat e tyre,sepse Aleanca Ballkanike kishte disa qëllime.zgjerimin teritorial,sigurimin e daljes në detin Adriatik dhe shfarosjen e shqiptarëve.

Kjo do të thotë i nderuari kryeministër,se shqiptarët kanë derdhur shumë gjak për këto troje,andaj duhet bashkuar,nuk jemi ekstremist,por atdhedashës.E dini mirë z.kryeministër se Sërbija i ka pushtuar tokat tona me ndihmën e Fuqive të Mëdha,dhe sot kategorikisht shprehet:Nuk i themi jo hyrëjes në Europë,por nuk heqim dorë nga Kosova,po heqëm dorë nga njëra,i humbim të dyja!Kjo do të thotë serbët duan të grabisin trojet e huaja,kurse ne nuk paskemi të drejtë të bashkojmë trojet tona,kinse për hirrë të hyrejes në Evropë,çka nuk jemi afër këtij qëllimi dhe vështirë të hyjmë kështu të coptuar,por edhe hyrja copa-copa,nuk na duhet gjë.Sikur përfaqësuesit tanë lodrojnë ahengjeve,hanë qëngjat në hell,nga zyrat ballkanike dhe Evropiane,rrudhin kërkesat e popullit deri në minimum,dhe kthehen në gjirin e popullit dhe zbrazin trastat e premtimeve boshe,e populli ka mbetur në varfëri dhe pashpresë.Nëse nuk mundeni të mbroni kërkesat për bashkimin kombëtar,mos e thuani qëndrimin tuaj:Thuajeni z.kryeministër:Ne nuk kemi ndonjë përcaktim për këtë;është një Lëvizje për Bashkim Kombëtar,andaj dëgjoni zërin e tyre.Kryeministrat as nuk mund të bëjnë bashkimin kombëtar,as nuk mund të zhbëjnë këtë,për këtë duhet dëgjuar fjala e popullit:”Duam,apo nuk duam Bashkim Kombëtar”?Nuk mund të themi se të gjithë janë pro bashkimit,por mund të themi se trojet shqiptare nga gjiri i vet çdo ditë po nxjerrin Gjergja,Qemajla,Boletina,Jasharaj,Zahir Pajazita,Edmonda,Hakifa,që kërkojnë deri në fund bashkimin e gjitha tokave të pushtuara të Shqiprisë,për këtë po punojnë me ngulm pa llogaritur çmimet që duhet paguar.Çështja shqiptare nuk zgjidhet nëse dikush ndanë edhe sadopak centimetra nga trojet tona.Është koha e fundit sot për një nismë të zgjedhjes së çështjes tonë në tërësi.Ky është vullneti i popullit,vullnet ky mbi kryesinë,nga i cili muart karriget për të plotësuar vullnetin e tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi