Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarëve nga Kosova, 1000 pasaporta serbe

Shko poshtë

Shqiptarëve nga Kosova, 1000 pasaporta serbe Empty Shqiptarëve nga Kosova, 1000 pasaporta serbe

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 16, 2009 12:27 am

Shqiptarëve nga Kosova, 1000 pasaporta serbe


Nga Express më 15.04.2009 në ora 17:44

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic deklaroi se për shqiptarët nga Kosova, MPB deri më tani lëshoi rreth 1000 pasaporta të reja biometrike.

“Serbia kurrsesi s’bënë të thotë se nuk do të lëshojë pasaporta serb për shqiptarët nga Kosova sepse ne duhet të lëshojmë pasaporta për të gjithë qytetarët tanë”, tha Dacic në Qendrën Urgjente, ku ishte për ta vizituar policin e plagosur, Aleksandar Dimitrijevic.

Ai shtoi se momentalisht nuk ka interesim të madh nga ana e shqiptarëve për marrje të pasaportës serbe dhe tha se MPB do të përpiqet që t’i parandalojë keqpërdorimet eventuale gjatë lëshimit të tyre.

“Kjo nënkupton se duhet të punojmë në ndryshimin e ligjit për vendbanime dhe në zgjidhjen e keqpërdorimeve të ndryshme. Për ne është me rëndësi që të parandalohet mundësia që disa kriminelë të kenë pasaporta nga disa shtete”, tha Dacic.

Ministri i Policisë tha se shikuar teorikisht, në bazë të interpretimeve të ndryshme të rregullave shqiptarët mund të posedojnë pasaporta të Serbisë, Maqedonisë, të ashtuquajtur pasaporta të Kosovës, Shqipërisë dhe Greqisë.

Ai tha se Komisioni Evropian nuk kërkoi që Serbia të ndalojë me lëshimin e pasaportave biometrike për shqiptarët por, siç pohon, Komisionit Evropian i interesoi se sa do të jetë numri i shqiptarëve të cilët do të kenë disa pasaporta
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi