Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skandaloze: Leo, pjesëtari i EULEX-it që fyen shqiptarët dhe Kosovën

Shko poshtë

Skandaloze: Leo, pjesëtari i EULEX-it që fyen shqiptarët dhe Kosovën Empty Skandaloze: Leo, pjesëtari i EULEX-it që fyen shqiptarët dhe Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 18, 2011 6:54 pm


Skandaloze: Leo, pjesëtari i EULEX-it që fyen shqiptarët dhe Kosovën

Skandaloze: Leo, pjesëtari i EULEX-it që fyen shqiptarët dhe Kosovën Leo3499211


Stefan Loren, ose shkurt Leo, është emri i pjesëtarit të EULEX-it që për një kohë të gjatë ka terrorizuar stafin vendor të këtij misioni. Mediet që raportuan për ngjarjen, vazhdojnë të japin detajet e sjelljeve të turpshme të këtij individi.

Në raportin e ankesës për të thuhet se Leo ka thënë se “është kënaqësi që me flamurin shqiptar të fshijë prapanicën dhe se Kosova është vend i mirë për ta pshurrur”.

Ai u ka thënë punëtorëve lokalë se “ju shqiptarët jeni të marrë, se nuk keni shtet dhe se Serbia nuk do të lëshojë kurrë Kosovën”, raportojnë mediet.

Ai ka pranuar se ka lidhje nga e kaluara me Serbinë dhe se gjyshi i tij ka luftuar me serbët kundër shqiptarëve, pasi nuk i konsideron si të edukuar. Ai raportohet të ketë abuzuar psikikisht stafin lokal dhe ka përqeshur fenë e shumicës së kosovarëve, Islamin.

Gjithashtu ka kërcënuar punëtorët lokalë me përjashtim nga puna nëse flasin duke përmendur lidhjet e forta që kishte me Brukselin. Rezultatet e hetimit për të do të bëhen publike deri në fund të muajit.

Sipas medieve, Leo është punëtor francez i EULEX-it, i cili më herët kishte shërbyer në forcat e KFOR-it, ndërsa që prej dy vjetësh punon në EULEX.

>> Një punonjës i EULEX-it suspendohet, të tjerë transferohen
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi