Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA ADELINA DARDHA - HASKAJ
Faqja 1 e 1
Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA ADELINA DARDHA - HASKAJ
Me rastin e ditlindjes
POEZI NGA ADELINA DARDHA - HASKAJ
POET MË FAL MUZËN TËNDE SI DASHURI.
Rri e mendoj me një laps në dorë,
portretin tënd të ngjyros në letër,
rimat si vaj do i përdor të bardha,
shkronjat mbi ballin tënd të heshtur.
Poet, ti rrije ashtu shkujdesur,
ulur këmbëkryq nëpër vargjet e lira,
se shpirti yt fluturon si dragua,
atje ku ka shtëpinë poezia.
I rash botës tënde kryq e tërthor,
me penën si velë, në shkrime lodruar,
ngjitur kodrave e maleve me borë,
dhe fushave plot me mall gjelbëruar.
Gjurmët e tua i gjeta të freskëta,
vesa e mëngjezit i lotoi nëpër varg,
dhe era i shpërndau ngadalë si flatra,
me zemër t'i mblodha, t'i bëra dhuratë.
T’u afrova si zana brenda shpirtit,
t'a putha lehtë me zjarr çdo poezi,
t'u luta me vargjet e Shekspirit, poet
më fal muzën tënde si dashuri.
EMIGRIMI
Valixhen e mallit ngarkova në shpinë
fytyrat tuaja i pikturova
në shpirt me lotin e ndarjes
Fluturova nëpër qiellin e hirtë,
me duart e mia i preka retë e bardha
me zemrën që lëngonte, u dhurova
fjalën mirëupafshim si përqafim...
Plot mall u lashë, o njerëzit e mi,
atje në tokë me zemrat e ngrira,
me buzëqeshjet e trishta,
me sytë e përhumbur në hapësirë...
Një çast, që u shua si bulëza e djersës
në duart tuaja të valëvitura,
duke përshëndetur largimin tim...
Fluturoja strukur në gjirin e avionit,
gjumi më ish fikur...
kujtimet më dhimbnin....
Në natën e larë me hënë,
me yjet që shkëlqenin fluturoja
me shpresën e përmalluar të ritakimit…
JETA
Jeta është teatër , një godinë me themele të vjetra,
me dritare ndjenjash ,
ku dritëjeta përthyhet në peshën e syrit.
Aty luhen pjesët e jetës.
Një nga një futen vocërrakët e lindur,
biletat i mbajnë në largësitë që i presin.
Pafajsia u shkruhet në rrudhat e gjyshërve,
që vdesin t'u kenë ngjarë atyre, duke u rikthyer
në skenat e dramave të ndaluara,
brenda mureve të moshës...
Brenda çdo moshe vështroj njerëzimin,
duke brohoritur e menduar pavdekësinë,
fatin që luhet aty lart tek shkallët e tij,
ku heronjët e dramës "Romeo e Zhuljeta" vdesin....
Vdes shpirti i tyre, ashtu sic puthet vdekja me tokën e lagësht,
ndjenjat kanë ftohtë, kokën e këpusin,
trupin ua ngroh dielli me dashuritë e përjetshme
ëndrrat e djegura në lulet sipër tokës mbesin.
Fajtore bëjmë dramat e jetës tonë,
ajri na mbështjell fatet me dëshirat njerëzore.
Të gjithë jemi aktorë që luajmë me jetën
disa lypin me duart nga qielli, vdekjen!
Zot shpëtoi, përsa kohë ndihen vetëm!
POETIT
Sa herë fjalët i shkrove me dhimbje
ashtu na u këndove edhe halleve tona,
e dashuritë na i lave në shumë gezime,
ashtu na i ngrohe edhe vuajtjet e ftohta.
Sa herë ke folë me hënën netëve të zgjuara,
dhe gjumit të trokitur i the të merrte udhë,
Je ti poet, mbrojtës i ëndrrave të harruara,
mëngjezet e pastra për të mos i humb.
Ti do shkosh një ditë në moskthimin tënd
gjethet do të mbulojnë vetëm në sipërfaqe
do treten puthjet që lulet i lanë pa mend
përjetësisht do udhëtojë një manushaqe.
Në brendësinë e librave të tu do rritet
se yje vezullon shpirti yt i mbetur në breza,
aty do jetojnë ëndrrat e tua dhe ngjitjet,
se veten tënde dhe emrin e le në vepra.
Poezia ime.
Më merr mes vargjeve e dhimbjeve të tua,
Si fëmijë të lodroj,
Më lësho nëpër male, ku i këndonte Naimi,
Si bilbili të këndoj,
Të kridhem në vargun e Agollit,
Si hëna të notoj,
Të kaltërohem mes valëve Lasgushiane,
Si pulëbardha të fluturoj,
Ëndërrat me ty do t'i kem gjithmonë,
Jetën me ty do ta ndaj,
Shpirtin me frymën tënde do ta mbajë,
Zemrën me dashurinë tënde do ta mëkoje.
Le të fluturojmë nëpër hapësirat kaltëroshe
Me yjet e qiellit, kurorë vargu mbuluar,
Nëpër natë, shkreptima ndjenjash,
Unë edhe ti poezi si dy të dashuruar!
Tirana ime
Tirana e Atdheut tim,
me shkëlqimin e dritave të mbuluara,
me pëlhurin e rrugëve të stolisur,
Çapitet brenda zemrës time.
Retë e dashurisë fluturojnë
në qiellin e saj,
e zbrazin mallin e lotëve
në zjarrin e dashurisë.
Erdhe kaq shpejt si mimozat
e luleve në stinën e paharruar
të kujtimeve të mia.
Një dëshirë e paskajshme, rritur me ëndje
përmes fëmijërisë time, u rrite Tiranë,
si aromë dëshirash të vjetra,
që të dehin zemrën e përmalluar.
E ngujuar i tretë ankthet, autostratave të perëndimit,
si lindja të buzëqesh me buzët e paqeshura,
të përkëdhel me shikimet e largëta,
të puth me fjalët e pathëna,
të dashuroj me bulëzat e ndjenjave.
Tek ty kam hedhur vuajtjet e gjata,
pagjumësinë e stinëve të tretura nga mendimet,
tek ty kam ndërtuar themelin e të ardhmes,
me gurët e bardhë të vendlindjes time.
Mos më lerë jetime nëpër mall,
por më përqafo me shallin e jetës, në kraharorin tënd.
Si mërgimtare do e vadis shpresën,
se një ditë do t'i çel sytë në agimin e mëngjezit,
e do i hedh hapat me çiltërsi,
nëpër kalldrëmet e tua veshur me dashuri.
Tirana e Atdheut tim,
Gjithë dëshirat dhe ëndrrat e mia,
rrotullohen rreth emrit tënd magjik.
Malli per Shqiperine
Sa shumë malli më ka marr
Për këngë popullore Shqipërie,
Të gjitha viseve me radhe
Muzikë labe e folklor Arbërie.
Sa herë festojmë si shqiptarë
Rreth flamurit tonë kombëtarë,
Bucet kënga dhe vallja shqiptare,
Jemi bijtë e Shqipes krenare.
Jemi larg në dhe të huaj
Traditat e vendit i ruajmë,
Jemi shqiptarë, kemi besë dhe nder,
Atdheun në zemra e kemi përherë.
Sa shumë o zot për ty Shqipëri,
Vallja vallëzon dhe kënga këndohet,
I prekim nga larg flatrat e tua Shqiponjë,
Dhe malli nuk shuhet, por shtohet.
Kerkoj Atdheun!
Atdheun kerkoj permes mallit
i lutem Zotit atje ne qiell
rete si mjegull me rane ballit
e malet me bore m'u bene diell.
Atje qendron mbi bardhesine,
ulur mbi shkemb si nje profet,
Atedheu im, Atedheu yne
Me mallin tone qe po na djeg.
E thirra "Babe"!, nga malli i zemres,
ilacin per dhimbjen ku ta gjeje,
dhe m'u versul n'damare te heshtjes
te shkruaj mallin per cfare ndjej.
Atje larg eshte Shqiperia
si nuse ulur ne lendine,
mbi koke kurora djeg rinia,
kur iken porsi vetetime.
Per nenen,lotet m'i fshin hena,
kur mbulohen prej nje reje
per krahte e tu me digjet zemra
memedhimbje ka vec brenda teje.
Takim pas vitesh
Oqeanin kalove, permes reve plot mjegull,
Lodhjen se ndieve, gjumi te ish fshehur,
Malli te bluante, zemren ta kish tretur,
Ishte enderr e madhe, enderr e prekur.
“Erdhi gjyshi”nga larg, zerat i degjove,
Ishin zogjte e vegjel, niperit e tij,
Me tufa lule embel te priten, u befasove
dhe ti qaje duke i puthur ne sy.
U perkedhelje kokat, faqet e njoma,
Me zerin qe dridhej, me duart qe i preknin,
Ata me krahet e vegjel buzeqeshnin si koha,
E fluturonin si engjej, qe veç rendin e rendin.
Sa dite kaluar, me enderren e prekur,
Camarroket loznin, me gjyshin ne shtepi,
I tregonin shokeve, dhuraten e gjetur,
Me e embla dhurate, dhuruar ne vitin e ri.
Sa shume perralla, me borebardha
Dhe xhuxha, kalonin neteve te gjata,
Me rosat qe lahen, si zogjka te marra
E bashke me to, notojne endrra te zjarrta.
Sa shpejt era muajt i mori fluturim,
I fali edhe gjyshit, krah te fluturonte,
U nis me zemren, mbushur pikellim,
Lotonte per niperit, qe aq shume i donte.
Siper reve te bardha, shkruante amanetin,
Se nuk vinte dot, krahet po e linin,
Eja bir, eja te gezojme bashke me nenen,
U presim ne vatan bir u presim.
Fotografia
Fotografia,
imazh që më zgjon ëndrrat e çelura
e të mbeshtjella nëpër vite, që
buzëqeshin brenda syve vajzëror.
Fytyra e njomë në buzët e moshës
shkëlqen si pranvera e rinisë .
Çiltërsia që shpaloset në rrezen e syrit të diellit,
dashuria që gufon në zemrën e bardhë.
Piedestal ndjenjash thurur mbi imazhe
të ngelura si statuja që heshtin,
mbi mallin e pashuar, përvëluar,
e shkruar me gjak mbi lëkurën e ballit.
Të lodruara si nimfa të gjalla mbeten,
sipër kartonit të zverdhur nga vjeshtat e largëta.
E tres shikimin në pasqyrën e realitet,
gjithçka ka ndryshuar,
ndjenjat kanë ngecur nëpër rrjetat e viteve,
bukuria më përshëndet në hapësirën kohë,
rinia më plaket dhe më gërryen dëshirat e paprekura,
por malli i mbledhur më loton si shiu, e dallgë
shpërthen mbi shpirtin e trazuar.
Plot dhjetë vite rreshtuar me hapa të hedhura,
mbesin kujtime, si yjet në qiellin e paharruar të jetës.
Kjo jetë
Kjo jetë e bukur pse nuk flet,
veç të verbon me ndjenjat e saj,
të lind, të rrit, të ben si ëngjëll,
e zemrën ta bën me krahë.
Kjo jetë sa mirë rrotullohet,
nuk di të ndalet për asnjë çast,
më kot kërkon asaj t'i falësh,
dashurinë që koha të ka marrë..
Kjo jetë e vogël, sa një gogël,
kjo botë që tokë e oqeane mban,
sa ndjenja brenda bën vullkane,
sa brenga rrjedhin në trupin e saj.
Kjo jeta jote me jetën time,
sa mijra dritë afër universit janë,
kjo bota ime me botën tënde,
as galaktikat nuk do e ndajnë.
MIRUPAFSHIM
Mirëupafshim, o ju, rrugicat e mia,
të mbuluara nga hapat
e hedhura në ditët e stinëve,
të freskuar nga shiu,
apo të lara prej diellit,
mbuluar nga dëbora,
a përkundur nga era
aty do ngeleni si statuja të gjalla
të rreshtuara trotuareve,
duke më përshëndetur.....
Lamtumirë o shtëpia ime,
peng i kujtimeve
do ngelesh viteve,
që flenë në trupin tim
të rritur me vuajtjet
e prindërve.
Të gjitha do t'i hedh si ëndrra
mbi shpinë,
nëpër gjumin e ëmbël do t'i mbuloj
me shpresat e ditëve.
Si suferinë krahgoditur,
nga reshjet e kohës,
fluturova nëpër dallgët e jetës,
aroma jote m'i zbuti dhimbjet,
zemrës m'i fali veç dashuri.....
Mirëupafshim o pragu i derës time,
më fal që prej teje
dola për herë
të fundit, pa fustanin e bardhë
e tufën e luleve.
Pelerinën si natën hodha krahëve
nëpër agimin e ri,
dhe fluturova
si zogu shtegtar, për tu kthyer një ditë....
Mirë se t'u gjej o njerëzit e mi,
se urimin e fundit,
ma dhatë përmes lotëve të ndarjes,
mbuluar me petalet
e kuqe të puthjeve
dhuruar si gonxhe,
që sythat i hapën me kripën e lotëve.
Ishte ditëlindja ime e fundit
me ju e festova atë dëshirë,
me yjet fola gjatë,
amanetet i lashë të pashkruara,
dhimbjet të njoma,
e u nisa për në rrugën pa dritë......
Me lot lamtumire u përshëndeta të gjithëve,
Fytyrat tuaja i forcova
me ngjyrën e mallit,
e fluturova me kokën mbrapa,
nëpër acarin e Janarit.
Me duar ua preka shpirtin,
lotët ua nisa si shiu,
ju më përshëndetët
mes buzeqeshjeve të trishta,
me sytë e ngrirë,
në qiellin e mbushur me ndarje......
Shto një përshkrim
MIRUPAFSHIM
Mirëupafshim, o ju, rrugicat e mia,
të mbuluara nga hapat
e hedhura në ditët e stinëve,
të freskuar nga shiu,
apo të lara prej diellit,
mbuluar nga dëbora,
a përkundur nga era
aty do ngeleni si statuja të gjalla
të rreshtuara trotuareve,
duke më përshëndetur.....
Lamtumirë o shtëpia ime,
peng i kujtimeve
do ngelesh viteve,
që flenë në trupin tim
të rritur me vuajtjet
e prindërve.
Të gjitha do t'i hedh si ëndrra
mbi shpinë,
nëpër gjumin e ëmbël do t'i mbuloj
me shpresat e ditëve.
Si suferinë krahgoditur,
nga reshjet e kohës,
fluturova nëpër dallgët e jetës,
aroma jote m'i zbuti dhimbjet,
zemrës m'i fali veç dashuri.....
Mirëupafshim o pragu i derës time,
më fal që prej teje
dola për herë
të fundit, pa fustanin e bardhë
e tufën e luleve.
Pelerinën si natën hodha krahëve
nëpër agimin e ri,
dhe fluturova
si zogu shtegtar, për tu kthyer një ditë....
Mirë se t'u gjej o njerëzit e mi,
se urimin e fundit,
ma dhatë përmes lotëve të ndarjes,
mbuluar me petalet
e kuqe të puthjeve
dhuruar si gonxhe,
që sythat i hapën me kripën e lotëve.
Ishte ditëlindja ime e fundit
me ju e festova atë dëshirë,
me yjet fola gjatë,
amanetet i lashë të pashkruara,
dhimbjet të njoma,
e u nisa për në rrugën pa dritë......
Me lot lamtumire u përshëndeta të gjithëve,
Fytyrat tuaja i forcova
me ngjyrën e mallit,
e fluturova me kokën mbrapa,
nëpër acarin e Janarit.
Me duar ua preka shpirtin,
lotët ua nisa si shiu,
ju më përshëndetët
mes buzeqeshjeve të trishta,
me sytë e ngrirë,
në qiellin e mbushur me ndarje........
__________
Gezuar ditlindja,poetja jone Adelina Dardha - Haskaj!
Edhe 100 vjet tjera te lumtura, te urojne miqte nga SOFRA POETIKE!
H.Muhaxheri
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adelina Dardha: Poezi " Pasioni ''
» POEZI NGA FRAN UKCAMA-Me rastin e ditlindjes
» Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA MYRTEZA MARA
» Me rastin e ditlindjes, me 20.06.2011:POEZI NGA ALI SH. BERISHA
» Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA SILVANA BERKI
» POEZI NGA FRAN UKCAMA-Me rastin e ditlindjes
» Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA MYRTEZA MARA
» Me rastin e ditlindjes, me 20.06.2011:POEZI NGA ALI SH. BERISHA
» Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA SILVANA BERKI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi