Hapja e dosjeve
Faqja 1 e 1
Hapja e dosjeve
Kumtesë - konferenca shkencore, demonstratat e vitit 1968, mbajtur në Prishtinë:24-25 nëntor 2008
Viti 1968, njëri ndër vitet historike të lëvizjeve në shekullin tonë dhe mërgata shqiptare
Shekulli që lamë pas, dhe ky, i cili mjerisht sapo filloi, i ngarkuar me pasojat e mëkateve të shekullit të kaluar,janë dy shekuj me disa vite të njohura si të vecanta në historinë e levizjës tonë kombëtare,ku ndër to është edhe viti 1968,vit ky, i cili bazën e kundërshtimit politik ndaj padrejtësive, çfarë po i bëheshin popullit tonë, e ka pikërisht në fatkeqësinë politike, e cila padrejtësisht goditi NDSH-në dhe organizatat tjera politike pa i rënditur tani të gjitha me emër.
Është e pa mundur që me një kumtesë të tillë, për kaq kohë sa na premton koha në këtë konferencë shkencore t’i pasqyrojmë dhe argumentojmë të gjitha pikat dhe problemet historike, të cilat ne do t’i spikasim këtu,por kjo konferencë është një nismë e mirë,që gradualisht do të duhej ta bëjmë tradicionale në rotacion,kuptohet jo me kaq sasi kumtesash, por me cilësi profesionale, e mbi të gjitha morale, pa dashur ta kritikoj këtë organizim, i cili edhe mund të nxjerr vlera të reja.
Pra, të mbajmë konferenca shkencore në rotacion, duke filluar nga fatet e NDSH-së të fillimviteve 40-ta,pastaj proceset e montuara informbyrosë,t’i zbardhim ngjarjet e vitit 1968,të mos anashkalojmë vitin e suksesit 1974, fryt i po këtyre lëvizjeve edhe përse me fat ndryshe nga vitet e përgjakshme,të vazhdojmë me pasqyrimin e ngjarjeve të vitit 1981,pastaj të atyre në prag të viteve 90-ta,ta bëjmë një përmbledhje apo një kronologji të aktiviteteve, çfarë kanë bërë mërgimtarët tanë në mërgim, dhe kështu t’i përmbyllim këto periudha si një fazë të parë me analizat,me sqarimet dhe konstatimet e ndryshimeve pozitive,ndryshime këto dukshëm nga gjitha vitet tjera e që pa dyshim të gjitha bashkë do të dalin si rezultat, të cilat sollën vitin e mbarë 1997-98-99, apo më mirë të themi, u shpërblyem me daljen e UCK-së, për të fituar aleancat politiko-ushtarake, si dhe kështu kulmon faza e parë me çlirimin e Kosovës,çlirim, ky mjerisht pa trojet tjera shqiptare në ish Jugosllavi, kuptohet edhe kësaj radhe me fajin tonë.
Ngjarjet e vitit 1968 janë dy herë historike,njëherë janë përse ato si të veçanta imponuan fillimin e ndryshimeve pozitive, dhe e dyta përse ato vetvetiu janë mesi i gjitha ngjarjeve,kuptohet në kohë, por jo në numër,ngase dinamika e ngjarjeve dhe ndryshimeve tani pas vitit 1968 po zhvillohej me një shpejtësi për herë e më të madhe. Kjo është ajo pse vitin e këtyre ngjarjeve e bën si ndërlidhës të të gjitha ngjarjeve tjera, ku faktikisht viti 1968 ka marrë nga vitet e mëhershme, kryesisht nga fatet e NDSH-së dhe u ka dhënë viteve apo ngjarjeve të më vonshme frymëzimin dhe nxitjen.
Obligim i yni përmanent mbetet zbardhja e paanshme e këtyre ngjarjeve, si dhe ndriçimi i jo pak sekreteve, të cilat mjerisht janë dhe po vazhdojnë të mbesin pengesë e përshkrimit të historisë tonë reale,pra nga ne kërkohen ndriqime të paanshme,pa improvizime patriotizmi,pa fryrje kontributesh të paqena apo përvetësimi të atyre kontributeve !!!...
Të gjithë veprimtarët dhe organizatorët e ngjarjeve, të ndonjërit nga këto vite të vecanta,të cilët reflektojnë gjelozi apo injorim të kontributit të gjeneratave para apo pas vitit, të cilët i takon ai apo ajo,pa dyshim se ky injorim apo gjelozia e tillë do të shkaktonte ndarje konfliktuoze të veprimtarrëve, dhe mjerisht do të ndihmonte në thurje të historisë me inate, ku me këto dobësi do të humbej morali i vlerësimit objektiv dhe po vetëdegradohemi si popull, pa qenë në gjendje të bëhemi faktorë në trojet tona.Duam ta shikojmë dhe ta pranojmë këtë realitet drejt apo jo ,kjo mjerisht me të madhe po ndodh në mesin tonë.
Një fat i tillë i ka përcjellur gati të gjitha gjeneratat,ku si pasojë ka sjellur heshtjn e përshkrimit të realiteteve, kur them këtë, kryesisht bazohem në faktin se të gjitha fejtonistikat dhe programet televizive, si intervista e reportazhe të ndryshme, çfarë janë bërë mbi ngjarjet e vitit 1981,asnjë prej tyre nuk kanë mundur ta kalojnë vijën e kuqe dhe të dalin përtej kufizimeve çfarë ka në materialet gjyqësore,thënë më shkoqur nuk është pasqyruar asgjë më shumë se sa kanë thën UDB-istët për ne dhe aktivitetin tonë.
Atëherë shtrohet pyetja ku janë kontributet të cilat nuk i pranuam para torturave aq shtazarake ndaj nesh, përse u rezistuam atyre torturave për të mos dekonspiruar aktivitetet e njëri-tjetrit dhe për të mos treguar shoku-shokun.
Është e rëndë për mua që në rrethana të tilla të hulumtoj aktivistë të brezit të vitit 1968,të shkapërderdhur në botën e perëndimit,temë kjo të cilën ma ka përcaktuar organizatori i kësaj konference,pa nëncmuar faktin, se kjo ngarkesë ishte një nder i madh për mua,por e përsëriti se është e rëndë ta bëj këtë në kohën kur këtu në Kosovën e çliruar akoma nuk po vijnë në shprehje aktorët e mirëfilltë të atyre ngjarjeve dhe të tjerave si këto.
Skena politike në Kosovë është e mbushur me statistë të këtyre vlerave, në kohën kur aktorët e mirëfilltë të këtyre ngjarjeve janë shndërruar në audiencë apo shikues të asaj çfarë po bëjnë statistët politikë.
Falë këtij realiteti,këto ditë po rrezikojmë që Kosova e çliruar të rikolonizohet politikisht pa fajin e qytetarëve të saj,shpërdorimi i votës së dhënë qoftë edhe me votues të mashtruar, nuk është fajësi e votuesit,por është fajësi e atyre që shkelin premtimet dhe votën e qytetarit.
Historianët,analistët dhe hulumtuesit shkencorë do të duhej ta pasqyrojnë faktin se politikanët tanë, kanë qëndruar për herë e më keq prapa ngjarjeve të këtyre viteve të mëdha të shekullit tonë si P.sh.
më e ashpër ka qenë politika dhe masat e marra ndaj ngjarjeve të vitit 1981 se sa që ishin në vitin 1968.Prandaj, të krahasosh me kohën dhe vitet që kanë kaluar,mundin dhe sakrificat tona,po të demonstrosh sot fatkeqësisht politikisht dhe shpirtërisht, do të goditesh më keq se në vitet 1968-1981.Kjo tregon sa sa me hapa të shpejtë po ecim drejtë asaj që po i thuhet dhe premtohet popullit.
Pa dashur të rëshqas plotësisht nga tema,më duhet ta them dhe ta pranoj vetëm edhe një fakt, se ne mjerisht patëm disa aktorë të këtyre ngjarjeve historike edhe në skenën politike të para luftës dhe aktualisht tani pas lufte,por le të mbetet në ndërgjegjen e tyre për të vlerësuar,kuptuar dhe pranuar faktin, se deri në çfarë masash i ka vyshkur ata politika burokratike, dhe ajo e statistëve, në shërbim të prapaskenës politike, që i dirigjon ata.
Pikërisht këtu,janë ato sekretet, të cilat i ceka më lartë, e që duhen zbardhur,ngase ato kanë zënë peng historinë tonë reale, dhe jo pak, të quajtur historianë, të cilët jo me paranë e shtetit, por me shuma kolosale parash të kontrabandës politike, ata po thurin histori për kontrabandistë politikë dhe jo të zbardhin historinë e ngjarjeve reale dhe të aktorëve autentikë të tyre. Kështu, historiani i ditëve të sotme, pa i përgjithësuar ata,po humb besimin në vlerësimet historike dhe pastaj me shuma parash, po dalin e po bëjnë histori mahallash,klanesh e të ngjajshme.
Urgjentisht duhet alarmuar faktin se Lëvizja Kombëtare nuk mund të ringjallet për t’u rezistuar kohërave që po vijnë,në rast se ajo nuk përmbyll këto vlerësime objektive, si dhe të zbardhet fakti se Lëvizja Kombëtare kishte rëniet dhe ngritjet e saj, ashtu sic i kishte personazhët dhe ngjarjet, të cilave u prinin ata.
Unë në këtë kumtesë, ndonëse i kufizuar, jo sa dehet në temë,nga fakti se nuk ishte e lehtë kjo,tani nga përvojat që kam do të ndalesha në vetëm disa emra veprimtarësh, për të cilët pa dallim se në çfarë rrethanash kam formuar bindjen se këta janë ndërlidhës të brezit 1968-81,e tutje në vazhdim,e them këtë gjithashtu i vetëdijshëm, se kështu po u hy në hak shumë emrave të tjerë, të cilët mjerisht nuk i njoh në ato përmasa sa të flas me kompetencë për aktivitetet e tyre, e që ata emra do ta bënin të kompletuar këtë temë të mangët. Por, vlen ta theksoj faktin se unë nuk mashtrohem e të mendoj se po bëj konstatime apo vlerësime shkencore,ashtu si mund të mashtrohet ndokush prej nesh pa qenë njeri i shkencës.
Unë, si përjetues i krejt çfarë them me kumtesën time,mendoj se po ndihmoj sadopak vlerësimet dhe konstatimet historiko-shkencore dhe jo se po e bëj atë.
Nisur nga ky fakt po i kthehem temës për aq sa mund të kontribuoj në këtë drejtim. Si të mërguar politik të gjeneratave të vjetra, vlen ta theksoj Emil Fazliun nga Vushtria,i mërguar në Gjermani,e them këtë për faktin, se jo vetëm pse ky atë kohë ishte bërë zë i pandalshëm anti jugosllav anë e kënd Evropës perëndimore,por se edhe vetë ish Jugosllavia, propagandonte duke përpunuar të gjitha të këqijat për Emil Fazlinë.Bënte propagandë ish UDB-ja gjithë andej ish Jugosllavisë, e kryesisht në Kosovë, për ta bërë atë të urryer në mesin e popullit të tij.
E fillova me Emilin për dy arsye : Njëra është fakti se më të kam pasur kontaktet më të rralla,madje shumë të rralla.Nuk kam asfarë afrie me të, madje as lidhje të rregullta çfarë zakonisht mbaj me veprimtarët.E fillova me të, ngase gjithmonë atë e kam takuar në aktivitete.Kam debatuar me të shumë lirshëm.Jam ndier i kënaqur me modestinë që kishte, edhe pse i revoltuar,e kam takuar,dhe i kam incizuar fjalimet e tij, tubimeve dhe protesta të ndryshme gjithandej nëpër Evropë,incizime, të cilat i ruaj në arkivin tim.Kam piketuar revoltën e tij dhe mbi të gjitha mendoj se kam lexuar thjeshtësinë e plisbardhit të revoltuar,thjeshtësi kjo,të cilën ia kanë keqpërdorur jo pak njerëzit me kollare të burokratizuar nën fyt,apo edhe kauboj me gjinsa politikë.
Si emër, edhe pse asnjëherë në kontakt me të,por për aq sa kam hulumtuar,lexuar dhe kuptuar nga aktivistët në Evropën perëndimore,ndonëse me jipet e drejta, ta renditi këtu edhe emrin e dëshmorit Jusuf Gërvalla, gjithashtu nga brezi i vitit 1968, ndonëse jo organizator i demonstratave, por shtytës i tyre, nga fakti se më vonë detyrohet të mërgojë në Evropë, dhe dihet fati i atij treshi deshmorësh. Dalja e Jusufit në Perëndim vlerësohet se ka dhënë gjallëri intelektuale në veprimtarinë e mërgatës politike e pse jo edhe të asaj ekonomike.
Ndër shumë emra të tjerë, të cilët edhe pse shumë vite pas 1968, madje edhe pas vuajtjes së denimit, janë detyruar të mërgojnë dhe në këtë rast të arratiset në Evropën Perëndimore,është edhe Xhafer Shatri,personalitet apo emër, ky, më të cilin kam një veprimtari të ngjeshur dhe bashkëpunim të mirëfillëtë ndër vite,kuptohet fjala është për vitet e mëvonshme, duke filluar nga vitet 90-ta në Perëndim.
Shatri,pa dashur në këtë rast ta privilegjoj,por thjesht dua të zgjerohem pak më shumë vetëm e vetëm për fakti se si vendas, nga e njëjta komunë, di më shumë për të.Ai arrestohet për herë të parë si 16 vjeçar në Istog, në vitin 1965, në vitin 1968 po ashtu është njëri ndër emrat që unë i kam dëgjuar si i ri vetëm 12 vjecar.Për Xhaferin e kisha dëgjuar si emër qëndrese në gjimnazin e Istogut, prej nga kisha dëgjuar se është përjashtuar 2 herë për shka të aktivitetit të tij atdhetar.
Xhaferin, për herë të parë,tani unë si i rritur, madje edhe në këto punë sakrificash, e takoj në burgun hetues të Prshtinës, dhe çfarë është karakteristike e këtij takimi, është fakti se e takoj atë në momentin kur po më transferonin për vuajtje të denimit në Slloveni.Deri në atë moment nuk dija se Shatri mund të ishte nën kulmin e të njëjtit objekt.Atë e kishin sjellur nga burgjet e ish republikave, pasi ishte afruar vuajtja e denimit të tij si gjeneratë e vjetër, ndërsa mua sapo më kishin dënuar dhe tani po më transferonin për vuajtje të denimit në Slloveni.Pra, kjo më përkujton një fakt duke ma sforcuar bindjen, sikur ish burgjet jugosllave kanë qenë të mbushura gjithëherë dhe vetëm janë ndërruar viktimat.
Pas vrasjes se vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, kam dëgjuar se ai, pra Xhaferi, qenka arratisur nga burgu dhe paska ikur jashtë shteti, si dhe më vonë bëhet njëri ndër udhëheqësit e LRSHJ-së. Ndërkohë dëgjoj se po përjetohet një masovizim i kësaj organizate ilegale, dhe kjo përbënte një kënaqësi, për këto informacione, sidomos për ne që tani ishim në vuajtje të denimit,të dëgjosh mirë për organizatat ilegale në perëndim gjitësesi burgu ishte më i lehtë,shpresa dhe vullneti shtoheshin,por dëshpërimet e mëdha, i perjetoj pas daljes sime në Perëndim,dëshpërime këto, të cilat nuk munguan kurrë deri në ditët e sotme, e që të gjitha i kam në arkivin tim.
Emër me aktivitete të ngjeshura në perëndim pas vuajtjes së denimit tij, gjithësesi pjesëtar i ngjarjeve të vitit 1968 në Prishtinë ishte gjithashtu edhe Sami Dërmaku.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hapja e dosjeve
» Hapja e dosjeve
» Besnik Kryeziu: Është e domosdoshme hapja e dosjeve edhe në Kosovë
» Hapja e dosjeve të vrasjeve në Shqipëri, shkakton tërmet politik në trojet shqiptare
» Hapja e arkivave në ish-vendet komuniste

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi