Hapja e dosjeve
Hapja e dosjeve
Ndjesë shqiptarëve për opozitënAstrit Patozi
Nga Astrit PATOZI
Ligji për "hapjen e dosjeve" është i domosdoshëm dhe jetik për vendin, por ai është shumë i vonuar dhe ne besoj duhet t'u kërkojmë ndjesë shqiptarëve për gjithë këtë kohë të humbur. Duhet të kërkojmë ndjesë, megjithëse nuk jemi ne shkaku i kësaj vonese. Njësoj si Helmut Kol, Shredër, Merkel dhe udhëheqës të tjerë gjermanë të pasluftës, të cilët nuk kanë reshtur së kërkuari falje për krimet e nazizmit, ne na duhet ta bëjmë këtë për opozitën tonë, e cila nuk distancohet dot nga krimet e diktaturës së Enver Hoxhës, edhe pse kanë kaluar 18 vjet nga shembja e regjimit. Sepse Partia Socialiste, jo vetëm s'e ka bërë, por me sa duket as që e çon ndër mend ta bëjë një gjest të tillë të qytetëruar.
Jemi vonë, sepse kanë ikur 18 vjet dhe kemi mbetur të fundit, ndërkohë që duhet të ishim të parët dhe më të ashprit, sepse e tillë ka qenë diktatura në këtë vend. Por siç dihet, një proces lustracioni i nisur në vitin 1995, u ndërpre në mes pas rikthimit në pushtet të kundërshtarëve të sotëm të ligjit. Në fakt, ne jemi vonë edhe brenda kësaj legjislature, sepse e kemi miratuar para më shumë se dy vjetësh rezolutën për dënimin e krimeve të regjimit komunist. Por jemi vonë edhe brenda këtij viti, sepse që nga korriku e deri sot teksti i projektligjit ka hyrë e ka dalë nga sirtarët e Komisionit të Ligjeve, pasi ne kemi pritur më kot dhe me shumë durim bashkëpunimin dhe përfshirjen e opozitës.
Po përse e kemi bërë këtë? Është fare e thjeshtë dhe logjike. Kemi shpresuar se 18 vjet pluralizëm dhe reflektim mund të kishin bërë punën e vet edhe tek partia, që i ka rrënjët e zhytura thellë në të shkuarën komuniste të vendit. Sepse kemi pasur bindjen se, një ligj konsensual do t'i jepte zgjidhje në mënyrë shterruese këtij fenomeni dhe se mbështetja e opozitës do të ishte garanci e plotë për zbatimin e plotë, të shpejtë dhe të pakthyeshëm të pastrimit të politikës, institucioneve dhe administratës publike nga mbetjet e diktaturës, nga udhërrëfyesit apo shërbëtorët e armës famëkeqe të Sigurimit të Shtetit.
Fatkeqësisht, Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama, janë ende të mbërthyer në komplekset dhe lidhjet e vjetra që e identifikojnë atë me kamzhikët e ish-regjimit, dhe kjo e bëri të pamundur bashkëpunimin. Personalisht, jam dëshmitari më i madh i mungesës së plotë të vullnetit të Partisë Socialiste për kalimin e këtij ligji. Preteksti i fundit për ta shtyrë në kalenda greke miratimin e tij është më shumë se qesharak. Na thuhet të presim ekspertizën e Këshillit të Europës, kur është pikërisht ky institucion i nderuar që na është drejtuar me rezoluta të njëpasnjëshme, duke na ftuar që të ndahemi me ligje dhe me vepra nga krimet e komunizmit. Dhe ne tamam këtë po bëjmë sot.
Ky ligj nuk kërkon aspak revanshin dhe hakmarrjen, por drejtësinë dhe moralin. Ai është detyrimi ynë i papërmbushur ende për të lënë pas një herë e përgjithmonë kapitullin më të zi të historisë sonë. Është e vërtetë se ky ligj është respekt dhe nderim për ata qindra mijëra shqiptarë, që u goditën dhe u ekzekutuan me gjyq dhe pa gjyq, u burgosën dhe u internuan, u përndoqën dhe u torturuan nga regjimi më barbar i Europës.
Por, ai nuk mbetet këtu. Ky ligj respekton dhe vlerëson njësoj të gjithë ata shqiptarë të lirë sot, që edhe pse nuk u prekën drejtpërdrejtë nga makina e dhunës apo Sigurimi i Shtetit, vuajtën njësoj shtypjen e regjimit, mungesën e lirive dhe të dinjitetit njerëzor. Dhe kjo është shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë, është ajo shumicë që përmbysi diktaturën, kur votoi për herë të parë e lirë, një shumicë që sa më tepër kalon koha, aq më e madhe bëhet.
Por ky ligj është respekt dhe kontribut edhe për ata qindra e mijëra të rinj shqiptarë, të cilët për shkak të moshës së tyre nuk e kanë parë me sytë e tyre mizorinë dhe barbarinë e diktaturës. Megjithë ato që janë shkruar, thënë dhe parë në këto vite, pavarësisht se nganjëherë është e vështirë që këta të rinj ta kuptojnë të gjithë përmasën e vërtetë të asaj që ka ndodhur, ata janë në tërësi shqiptarët që besojnë fort tek demokracia, tek liritë e individit dhe tek shteti ligjor, tek të gjitha ato vlera që në këtë vend mbërritën me vendosjen e pluralizmit politik.
Dhe ky sistem që ne kemi përqafuar dhe po përpiqemi të përsosim, jo pa mundime dhe vështirësi, nuk ka asnjë lidhje me kërbaçët e regjimit të vjetër, me armiqtë e lirisë, me ata që ishin mashat e verbëra të diktatorit, zelli i të cilëve shpesh herë e kalonte edhe linjën zyrtare të kohës, sepse kapërcente mbi kurbën politike të luftës së klasave.
Por është krejtësisht e pafalshme dhe krejtësisht e papranueshme marrja në "besë" e tyre nga forca kryesore e opozitës dhe nga kryetari i saj. Gjatë gjithë këtyre ditëve, Edi Rama dhe partia e tij u ka fryrë borive të rrezikut, që gjoja ky ligj paraqet për disa institucione të vendit.
Këto janë pretendimet më absurde dhe më të ulëta që opozita ka shfaqur në këto tre vjet e gjysmë, që pas humbjes së saj në vitin 2005. Janë akuza që nuk qëndrojnë në asnjë logjikë dhe rrethanë, sepse ky ligj është pak a shumë i njëjti variant që Partia Demokratike e ka paraqitur që para tre vjetësh në Kuvend. Dhe sigurisht, në atë kohë nuk ekzistonte asnjë nga ato çështje për të cilat Partia Socialiste është e interesuar, dhe për të cilat po thotë se ligji kërkon largimin nga detyra të disa prokurorëve apo gjykatësve.
Por të mendosh që ne duhet të ndryshonim vizionin dhe konceptin tonë për pastërtinë e figurave, vetëm për shkak se ai mund të ndikonte në fatin apo karrierën e disa individëve, që sot mund të jenë ngarkuar për të bërë punë speciale apo gjyqe "speciale", kjo është jashtë çdo logjike dhe përfytyrimi. Sepse një ligj që nuk "kursen" Presidentin e Republikës, kryeministrin, Kryetarin e Parlamentit, ministrat, deputetët dhe të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit dhe të administratës publike, as që mendohet se mund të jetë mëshirëplotë me një grusht xhelatësh që janë përdorur dhe vetëpërdorur barbarisht gjatë diktaturës, si kasapë të Sigurimit të Shtetit dhe të gjyqeve në emër të popullit, pavarësisht punës që ata mund të bëjnë sot.
Por këto pretendime janë njëkohësisht një fyerje e rëndë publike që u bëhet shumicës dërrmuese të prokurorëve dhe gjyqtarëve të këtij vendi, që nuk kanë asnjë hije të errët në të kaluarën dhe asnjë papajtueshmëri me këtë ligj. Është e tmershme të mendosh se ju mund të kini fëmijët tuaj, nipërit dhe mbesat tuaja që mund të kenë mbaruar Fakultetin Juridik apo vazhdojnë studimet atje. Çfarë do t'u thoni atyre, që nuk vlejnë një dysh, sepse duhet të kenë zbatuar Kushtetutën e '76-ës dhe të kenë marrë pjesë si prokurorë apo gjykatës në procese politike, që të jenë të vlefshëm? Pavarësisht se për kë votojnë, pavarësisht se çfarë partie parapëlqejnë, ata janë edhe për ne një mijë herë më të denjë e të përkushtuar, se cilido prej fosileve të regjimit të vjetër që na i latë në derë që nga '97 e këtej. Është ogurzi fakti, që Edi Rama dhe partia e tij po përpiqen të bindin shqiptarët se, zyrtarët më të devotshëm dhe më të zotë në institucionet tona të drejtësisë dhe më gjerë, janë pikërisht ata që kanë thyer kocka njerëzish dhe që kanë dhënë vendime monstruoze në dëm të disidentëve të regjimit të Hoxhës edhe në ditët kur diktatura komuniste ishte në grahmat e fundit.
Ky është një ligj i mirë dhe i drejtë. Kur është hartuar ai nuk ka pasur kurrë parasysh emra të përveçëm, por kritere të qarta të aplikuara edhe në vende të tjera ish-komuniste dhe sigurisht një vizion modern në trajtimin e së shkuarës, ku predominon morali dhe drejtësia. Po të kishte intensione qëllimmbrapshta, sigurisht që të parët që do të rrëzoheshin prej tij do të kishin qenë disa politikanë të majtë që edhe pas 18 vjetësh qëndrojnë në llogoren e kundështarëve tanë më të ashpër.
Por ky ligj ka edhe një vlerë tjetër. Për të ndriçuar dhe për të zbardhur një herë e mirë dhe publikisht lidhjet e errëta të klasës politike me diktaturën dhe me Sigurimin e Shtetit. Ky ligj e ndan përgjithmonë të vërtetën nga shpifja dhe spekullimi, armë që janë përdorur rëndom gjatë këtyre viteve për të gjuajtur mbi kundërshtarët politikë, pa marrë asnjë kosto dhe përgjegjësi.
Ku janë sot të gjithë ata "trima" opozitarë, që në kohë dhe mënyra të ndryshme kanë treguar gishtin tek mazhoranca, ata që kanë deklaruar në këtë sallë dhe jashtë saj, se ligji i dosjeve do të rrëzonte qeverinë apo do të shkaktonte tërmet tek Partia Demokratike. Qeveria është këtu më solide se kurrë dhe mazhoranca tërësisht e vendosur për ta votuar pa asnjë mëdyshje ligjin, ndërsa juve ju kanë mbetur në prehër edhe pseudonimet, edhe nofkat.
Ku janë futur sot të gjithë ata rrufjanë politikë apo politikanë të keqpërdorur që i kanë lejuar vetes herë me gjysmë zëri dhe herë, duke vënë në punë ndonjë gazetë apo gazetar të lodhur të akuzojnë zyrtarë të lartë apo kolegë të mazhorancës si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit? Ne jemi këtu të gjithë bashkë të gatshëm që verifikimi të nisë prej nesh, kurse ju jeni të strukur në skutat e errëta të justifikimeve të mjera dhe të zënë me avokatinë e ish-xhelatëve të regjimit. Kjo nuk është sfida jonë, por tani na duhet t'ua themi se është dita që kush të rezultojë i ftohur, të ikë në punë të vet dhe të lirojë rrugën që u ka zënë të tjerëve, por qëndrimi që ju po mbani ndaj ligjit, ju bën që të kolliteni fort të gjithë sot.
Ky jo vetëm është një ligj i mirë, por edhe një mesazh i jashtëzakonshëm dhe i shumëpritur që ne i japim shoqërisë shqiptare. Ne nuk kemi më asnjë minutë për të humbur, me kokë të kthyer prapa në terrin e të kaluarës. Shqipëria, jo vetëm nuk humbet asgjë, duke nxjerrë jashtë institucioneve një grusht individësh me hije të errëta dhe xhelatësh të ish-regjimit, por përkundrazi, ajo fiton në të gjitha dimensionet.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Hapja e dosjeve
Anomalia e dosjeve nuk mbyllet me ridiskutime, por me votim të ligjitGjon Keka
Nga Gjon Keka*
Hapja e dosjeve është një akt i rëndësishëm për shtetin shqiptar për të gjykuar në mënyrë të drejtë të gjitha të bëmat e periudhës më të vështira apo edhe më të errëta të historisë së tij, pra asaj periudhe të shkatërrimit dhe të nënshtrimit të të mëdhenjve ndaj atyre që në mënyrë satanike ishin ngritur në pushtet siç ishte pushteti i ish-kreut komunist Enver Hoxha. Momenti i hapjes së këtyre dosjeve do të thotë edhe moment i rëndësishëm i procesit të demokracisë së shtetit shqiptar drejt mbylljes së asaj kaptine të errët dhe gjykimit të saj të arsyeshëm duke bërë kështu një shpagim ndaj historisë së atyre që përjetuan këtë katrahur si dhe një dalje nga ai prag i paarsyeshëm i harresës dhe i zgjatjes së jetës së kësaj shkretine historike tek kombi shqiptar.
Janë tri arsye pse shtetit shqiptar duhet t’ia hapë derën epokës së re: 1) është cështja e ecjes së tij drejt rrugës së përbashkët të kombeve që dëshirojnë t’ia mbyllin derën së kaluarës duke e gjykuar atë sipas atij morali të pastër njerëzore dhe duke kërkuar më shumë ndërtimin e kësaj rruge të re të quajtur integrim-bashkimnë familjen euroatlantike. 2) është momenti që shteti shqiptar njëherë e mirë t’i thotë lamtumirë mbajtjes së asaj velloje të parasyeshme të mbetjes në kohën e zierjes së atij truri komunsit në të gjitha nivelet e sisitemit, kjo parasëgjithash do të thoshte kapërcim i atij hendeku të madhë që ka përjetuar në qenjen e tij masa më e ngritur e trurit shqiptar pra e të përndjekurve politik të cilët kishin marrë plagët e komunizmit esktrem të periudhës së diktatorit Hoxha; 3) Nuk duhet që pengesat e njërës apo tjetër pol të elitës politike shqiptare të pengojnë apo edhe të zgjatin gjumin komunist, ato duhet në mënyrë të ashpër dhe të drejtë moralisht t’i tregojnë botës demokratike se ata janë për të ndëshkuar të kaluarën dhe bratësit e saj, dhe se ata duan të jetojnë të lirë nga kjo çoroditje e madhe në historinë e shtetit shqiptar.
Koncepti i gabuar i politikës së shtetit shqiptar shihet në netët e gjatë të diskutimeve të pafund në kuvendin e saj për këtë çështje që jo shumë kohë do t’i duhej shtetit shqiptar që ta mbyllë këtë anomali të historisë së saj duke qenë të bashkuar sepse ligji i dosjeve nuk është ligj që merr në pikëshënjestër rivalitetet politike të elitës shqiptare por merr si trajtë dhe si qendër gabimet dhe ndëshkimet e skajshme të punonjësve të errësisë së komunizmit shqiptar në periudhat e viteve 1944-1985. Prandaj unë çuditem shumë nga këto përplasje të gjata dhe këto mendime të zbrazëta të elitës politike shqiptare të cilat ende po ja zgjatin jetën fatit të errët të tyre në histori duke mos menduar se e kaluar është një rëndes e madhe e që cdo herë dhe në çdo kohë mund të i mbetet në ball të problemeve politikës dhe ardhmërisë së shtetit shqiptar. Anshkalimet për të mos hapur të gjitha çështjat e errësirës së historisë së komunizmit do të thotë fshehje e fajit të këtij pylli të padepërtueshëm gabimesh historike edhe në ktë periudhë kur kombet në mënyrë të qartë po ecin drejtë një rrugë që bota ka filluar ta zgjeroj së bashku me idetë e saj të cilat i lirojnë kombet dhe popujt nga ajo barrë duke ia pranuar asaj historinë e re të demokratizimit dhe të progresit në të gjitha fushat. Askush nuk duhet t’i ikë së kaluarës të gjithë duhet të tregojnë pa asnjë paragjykim se kjo periudhë i kushtoj historikisht, politikisht dhe ekonomikisht shumë çështjes së shtetit shqiptar dhe se kjo periudhë mbeti si një pykë e madhe e historisë errët të shtetit shqiptar që nga tragjedia e tij e periudhës kur kombi shqiptar pësoi nga Perandoria Osmane e cila mund të konsiderohet si tragjedi që e çorientoj tërësisht qenjen e kombit shqiptar. Prandaj krejt në fund është koha që shtetit shqiptar të gjykoj këtë periudhë të saj të errët në histori duke i bërë një nder të madhe historisë së re të saj dhe rrugëtimit të saj drejtë vlerave të përbashkëta të kombeve demokratike moderne. Duhet hequr qafe këtë tmerrë dhe mëkat të kombit shqiptar duhet gjykuar njerëzit që kanë persekutuar që kanë terrorizuar, që kanë vrarë në mënyrë satanike të ardhmen e vetë, të historisë së shtetit shqiptar, dhe të atyre që dëshironin një Shqipëri demokratike dhe të orinetuar drejtë rrjedhave të botës moderne…
*Autori është Politolog dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Hapja e dosjeve
Hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit, kërkesë e Këshillit të EvropësZef Bushati
Nga Zef Bushati
Kam drejtuar per 10 vite PDK-në, nje parti politike e cila nuk mbarte asnje mekat nga e kaluara komuniste si dhe nuk mbarti asnje mekat gjate gjithe viteve kur une e kam drejtuar. Gjate 17 viteve te proceseve demokratike nuk kemi reshturi se kerkuari hapjen e dosjeve te sigurimit te shtetit. Ne qe dolem ne dhjetor te vitit 90 per here te pare dhe ne menyre publike hapjen e dosjeve te sigurimit te shtetit e kemi kerkuar ne mitingun madheshtor qe u zhvillua ne sheshin Skenderbej me 14 Shtator 1991. Kete miting e quajtem “Të Çrrënjosim Komunizmin”. Ky ishte nje miting i shumices se popullit shqiptar ne sheshin e kryeqytetit, ku u grumbulluan dhjetra mijera qytetare te Tiranes dhe te rretheve te tjera te vendit, per te marre pjese ne mitingun “Te çrrenjosim komunizmin”. Pjesmarresit ne miting mbanin flamujt kombetar pa yll dhe dhjetra parrulla te ndryshme midis te cilave “Te shkrihet perfundimisht merimanga e zeze Sigurimi i Shtetit”, etj. Kryeqytetasit, anëtarë e simpatizante te PD-se kerkuan heqjen e simboleve komuniste, yllin e kuq ne flamur, draprin dhe cekanin, kuroren me kallinjte e grurit e çdo simbol tjeter qe i perkiste diktatures komuniste. Ishte padyshim nje nga mitingjet me te medha ne sheshin Skenderbej ne qender te Tiranes, i cili nuk shlyhet lehte nga kujtesa jo vetem e dhjetra mijra pjesmarresve ne miting por edhe te gjithe atyre qe ndiqnin me interesim zhvillimin e proceseve demokratike ne Shqiperi. Mitingu hoqi yllin e kuq nga flamuri kombetar dhe simbolet komuniste por per fat te keq nuk arriti te hape dosjet e sigurimit te shtetit. Ky miting zhvillohej dy muaj mbas pritjes madheshtore qe populli i kryeqytetit dhe i gjithe Shqiperise i beri Sekretarit te Shtetit Amerikan James Baker me 22 Qershor 1991 dhe ne kohen kur ndodhej ne Tirane ish-ambasadori amerikan, William Rajerson, ambasadori i pare mbas rivendosjes se mardhenieve diplomatike, ambasadori i demokracise shqiptare, ambasadori qe gezon respektin dhe dashurine time por edhe te mbare popullit shqiptar. Me 22 Mars 1992 erdhi fitorja e demokrasise por perseri nuk erdhi hapja e dosjeve te Sigurimit te Shtetit. PDK ishte nje parti politike e cila e ndalonte me statut anëtarësimin e ish-anëtareve te Partise se Punes si dhe ish-bashkëpunëtoreve te Sigurimit te Shtetit. Ne kete lufte te veshtire per ta mbajtur partine pa ish-bashkëpunëtorë te Sigurimit te Shtetit nuk na ndihmoi asnjehere nje ligj qe hapte dosjet per te bere publike ish-spiunet te cilet me siguri penetruan edhe ne radhet e PDK-se. Ceshtjen e ish-bashkepuntoreve te sigurimit te cilet kane infiltruar ne politike apo ne postet e larta drejtuese e kemi denoncuar e deklaruar me dhjetra here ne shtyp.
Mendoj se kesaj here kane ndryshuar rrethanat. Ne Maj te vitit 2007 Keshilli i Europes ka miratuar nje Rezolute nepermjet se ciles kerkon denimin e krimeve te komunizmit ne shtetet e Europes Lindore, pra aty ku ndodhej blloku komunist. Mjaft prej shteteve ish komuniste e kane ratifikuar kete rezolute dhe nepermjet ligjeve kane denuar krimet komuniste dhe kane pastruar politiken dhe administraten nga ish-komunistët. Ka ndonje prej ketyre shteteve qe spastrimin ne administrate nga ish-komunistet e ka çuar deri tek nivelet e drejtoreve te drejtorive neper ministri dhe institucione te administrates shteterore. Ish-Sigurimi i Shtetit ishte pjesa me e rendesishme e sistemit komunist keshtu qe nuk mund te denosh krimet e sistemit komunist pa denuar dhe pastruar politiken nga ish bashkpuntoret e sigurimit. Ne politike ne nuk kemi ndonje ish-anëtar apo kandidat te byrose politike, ndonje ish-sekretar te pare te partise se x rrethi apo qyteti qe populli te thote se ja ku e keni pse nuk e hiqni. Por keto qe permenda me lart nuk jane naive. Ata jane ne politike dhe pushtet nepermjet veglave te tyre te ish sigurimit. Pse, a mos mendoni ju se keta ish-bashkëpunëtorë te Sigurimit ne politike e pushtet nuk njihen nga persona te tjere ish funksionare ne Ministrine e Brendshme? Sigurisht qe po. Ata i njohin e i dine mire se cilet jane dhe me nje pjese te tyre madje kane edhe lidhje te ngushta. Here pas here ka qarkulluar ne forme presioni edhe nje liste me pseudonime per personazhe te politikes.
Si une, por edhe mjaft te tjere politikane edhe duke qene personazhe publike kemi kerkuar qe kjo pjese e nomeklatures komuniste te largohet nga politika dhe postet drejtuese natyrisht nepermjet ligjit. Gjate ketyre 17 viteve ne politike kam pare e degjuar shume dhe sa me shume qe ka kaluar koha aq me shume me eshte forcuar bindja qe ish bashkpuntoret e sigurimit duhet te dalin jashte politikes. Ndryshe ky vend nuk do te kete te ardhme. E di qe kjo pune eshte shume e veshtire mbasi ky kontigjent eshte shume i forte dhe madje ata kane aq pushtet sa qe nuk e kane te veshtire te me flakin edhe mua dhe te tjere si une jashte politikes. Por, perkohesisht mendoj, mbasi beteja mbetet e hapur dhe jam i sigurte qe ata nuk do te kene me te ardhme. Shqiperia si dhe shtetet e tjera te Europes Lindore po pergatiten te antaresohen ne BE dhe NATO, te cilet se bashku me SHBA nuk ndajne konsiderata pozitive per ish komunistet e lindjes.Kesaj here besoj se do te kaloje dhe nje ligj do te miratohet nga Kuvendi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Hapja e dosjeve
Nostalgjikët e diktaturës kërkuan gishtin, morën krahun
Nga Kostaq Xoxa
Të entuziazmuar nga fitorja zgjedhore plebishitare e vitit 1992, mbase edhe për mungesë përvoje, opozita e asaj kohe u pa me një sy tepër mirëdashës nga Qeveria e demokratëve, e cila mbajti edhe një qëndrim lëshues ndaj pakicës së asaj kohe. Kuptohet se opozita u trajtua pa asnjë ndjenjë hakmarrjeje, por koha tregoi koha se ajo e kishte nën lëkurë prirjen për ta rimarrë pushtetin, qoftë edhe me dhunë. Veçse ishte koha kur doli e telendisur nga ato zgjedhje dhe sfidat i kishte lënë për më vonë, kur t’i vinte ujët në mulli. Fituesit zgjedhorë, nga ana e tyre, nuk kërkonin një opozitë të shpërpjesëtuar; mjaft më me një parti të vetme, kurse tjetra sa për formë, si puna e Frontit Demokratik, që ishte vetëm levë!
Kjo neveri për atë fjalën përbuzëse monizëm, ka gjasa që të ishte njëri nga shkaqet për të pasur një opozitë efektive, konstruktive, jo inekzistente. Natyrisht lëshimet nuk mund të shkonin gjer aty sa të hapej oreksi deri në legalizimin e një partie komuniste. Por prapamendimet e të mirëtrajtuarve e jetësuan edhe këtë qëllim, kur u erdhi vakti, pasi u forcuan hap pas hapi dhe iu përveshën pa pengesa afarizmit të kuq. E, kur gjendeshin edhe në kushte të fuqishme ekonomike, tashmë, provokuan atë gjëmën e 1997-s, duke qenë të implikuar gjer në grykë në firmat huamarrëse, me kryetarë nga të tyret dhe me administratorë majtistë, në shumicën dërrmuese.
Si pasojë, pas këtij viti të mbrapshtë, kur opozita e atëhershme mori fuqinë, - ashtu si e mori, - u miratua, në kundërshtim me kriteret kushtetuese në dispozicion të ministrisë së Drejtësisë për krijimin e partive, jo vetëm PKSH-ja, por u promovua edhe figura mizore dhe antikombëtare e E. Hoxhës, açik - në muret e institucioneve zyrtare (siç ishte M. Jashtme me titullar P. Milon). Kontingjentet e krimit, të ruajtura nga PS-ja emërndërruar, ish-sigurimsat, gjyqtarët që kishin marrë pjesë në tortura gjer në shkallën sa t’u mbeteshin të pandehurit në dorë, prokurorët më të zellshëm për të dënuar të pafajshmit, arritën të krenoheshin ndërmjet shokësh, tani, se kishin ndihmuar diktaturën e proletariatit për të mbjellë terror e fatkeqësi të papara. Madje të marrin edhe dekorime në demokraci, paçka se ç’qëndrim kishin mbajtur në kohën e diktaturës. Harbutëria politike arriti gjer në orgjitë, me të mitur e të mitura, përveç pleqve mëkatarë, në lëndinat e Pezës, nën patronazhin e Edvin Ramës. Ovacionet për të ringritur figurën e Enverit ishin në programin rehabilitues të E. Ramës, duke mos e përfillur aspak Rezolutën e Asamblesë Parlamentare të KE-së të 25 janarit të vitit 2006, për dënimin e krimeve të komunizmit e të nazizmit.
Tani që erdhi koha të hapen dosjet, majtistët tanë po e shkelin sërish me këmbë atë Rezolutë që cekëm pak më sipër. Opozita është vërtet nën kompleksin e trashëgimisë kriminale të PPSH-së: Duhen ruajtur me çdo kusht kontingjentet! Prokurorët, duke filluar nga blofi i aksidentit Trebicka ( që nuk dashka të ishte aksident por vrasje!), gjë që u përgënjeshtrua nga faktet (por jo nga propaganda enveriste “fol, fol se do të mbetet diçka, - por ja që s’mbeti asgjë në këtë rast, kur dëshira për ta quajtur aksidentin vrasje(!) nuk u realizua...), prokurorët, po thoshim, do të ishin ata që po zbulohen si bashkëpunëtorë të ligjshmërisë së Andrei Vishinskit. Dhe po të nxjerrësh një të dhënë në biografinë e tyre, na del se na shkelen parimet kushtetuese! Na thuhet edhe se duam të bëjmë hakmarrje! Dhe këtë e thonë ata që përfituan nga lëshimet, ata që janë personifikimi i hakmarrjes! Mirë që s’na vënë edhe Arianit Çelën, prokuror. Dhe, po të jetë i papranueshëm, do të ankohen sërish pranë faktorit ndërkombëtar se qeverisja e tanishme na qenka hakmarrëse!
Por a e dinë këta të përkëdhelur se ç’është bërë në Darmstadt të Gjermanisë për të zhdukur mendësitë naziste? A mund të imagjinojnë këta se në Gjermani jo vetëm që nuk mund të bëhet kurrsesi ajo që bëri Rama në Pezë, por edhe një shkrim i thjeshtë të ketë vetëm një fjalë pozitive për Hitlerin, shkruesi përballet me ligjin? Vetëm këtu te né dalin në ekrane herë Nexhmija, herë Ramizi për të “përligjur” të mirat e komunizmit! Lexojmë se një analist i majtë paska thënë se hetuesit mund të largohen, por jo në këtë moment! Kjo do të thotë që të dënohen njerëz të pafajshëm, pastaj le të largohen, s’ka rëndësi! Ky dënim njerëzish të pafajshëm iu është futur thellësisht në gene, që në kohën e diktaturës njerëzve shërbestarë të organeve “të drejtësisë” të asaj kohe, që na mbetën edhe neve peshqesh! Janë mësuar me kritere të tilla, që kur paranojaku E. Hoxha vriste edhe pa gjyq; por edhe kur i dënonte me vdekje, u bënte një torturë të fundit, para se viktimat e tij të ekzekutoheshin! Dokumenti me firmën e tij kundër Ll. Fundos është njëra nga provat. Por edhe këpucëve të viktimave u vinin thumba nga brenda, që të dënuarit prej atyre që sot mbrohen me zjarr, të mos kishin forcë të thoshin as “Rroftë Shqipëria” në vakt të xhanit! Këto tmerre të kujtojnë një rast të bujshëm të fundit të shekullit XIX, në Francë. E kemi fjalën për oficerin e forcave franceze, Alfred Dreifysin, që u dënua i pafajshëm. Por u ngrit kundër dënimit Emil Zolai me pamfletin e famshëm ”J’accuse” (unë akuzoj) dhe me prova të njëpasnjëshme dëshmoi pafajësinë e Drejfysit, édhe kur ky kishte kaluar 5 vjet në Ishullin e Djallit në Gyijanën franceze, pas fillimit të kalvarit, më 5 janar 1895. Atëherë dënime të të pafajshmëve ishin të rralla, edhe në një shtet të madh, si Franca. Tani kërkojnë të jetë domosdoshmërisht i cenueshëm Lulzim Basha, pikërisht se është nga ministrat më të suksesshëm të qeverisjes së sotme. Veçse po përsërisin versionin e aksidentit në vend të vrasjes, paçka se mbetën gojëmbyllur tanimë, duke na lënë vetëm shijen e keqe të tendenciozitetit të tyre të pafré! Kështu do të mbeten gojëmbyllur edhe për akuzat që përmëndëm, për të justifikuar prokurorët e tyre, kontingjente të krimet diktatorial, të përlyer në prapësitë enveriste! Nga intervista në “Klan” me Blendi Fevziun, - ndonëse intervistuesi ishte përgatitur thellësisht si një hetues i paanshëm, - i intervistuari nuk mbeti në asnjë çast në pozitë të vështirë, duke i dhënë përgjigjet me argumente të incizuara në kujtesë, me argumente, fakta dhe data. Dhe kjo jo vetëm për hir të elokuencës së ministrit, por edhe falë pafajësisë së tij.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Hapja e dosjeve
E Marte, 16 Dhjetor 2008
Kryeministri Berisha hodhi dje akuza te forta edhe ndaj ish-Presidentit te vendit, Ramiz Alia. Sipas tij, Alia ka qene njeriu pergjegjes per ekzekutimin pa gjyq te 27 intelektualeve ne Tirane. "Nuk po futem une se ka marre pjese ne ekzekutimin e Margarita Tutulanit apo Qemal Stafes apo te tjera, por ka vendosur firmen per ekzekutimin e 27 intelektualeve nje dite para se te behej gjyqi ne Tirane", theksoi Berisha per ish-Presidentin Alia. Ai fshehu krimet me te perbindshme kunder shqiptareve dhe nuk do te mund t`i fshehe me. Po keshtu Berisha e akuzoi Ramiz Aline edhe si organizatorin e masakres se rende te Tivarit. " Alia fsheh masakren e Tivarit, masakren me te rende pas viti 45 ne Evrope, ne te cilin u ekzekutuan, vetem se ishin shqiptare", vijoi kryeministri ne fjalen e tij perpara deputeteve. Sipas tij, Alia sipas urdhrit te PKJ mblodhi djemte nga Shqiperia per t'i ekzekutuar ne Tivar. "E keni degjuar kete kriminel te flase ndonjehere per keto jete shqiptaresh? E keni degjuar ndonjehere korben e zeze, te shqiperoje ndonje fjale per kete qe i bene shqiptareve", theksoi Berisha, duke shtuar se kjo ngjarje eshte e faktuar me dokumente dhe me deshmi. Sipas Berishes, ne vitin 1990 eshte e vertete qe Alia e pranoi pluralizmin, por e pranoi qe te shpetonte lekuren e tij, qe te mos pesonte fatin e Causheskut.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Hapja e dosjeve
Ky mesazh është një ndër sinjalet e shumtë që ka ditë që vjen nga qytetarët dhe vuajtësit e diktaturës. Hapni dosjet të shpëtojmë nga spiunët. Ata, që nuk e dëshirojnë këtë proces mund të pyeten lehtas. Ore zotërinj me kë jeni ju me të pafajshmit apo me spiunët? Çdo llokoçitja nuk është gjë tjetër përvese si i thonë nga anët tona maja për trahana. Dhe sa kohë do t’i kemi nëpër zyra, e nëpër këmbë këta dreq spiunësh? Kaq të fortë paskan qenë këta shejtanë e bijë shejtanë, që kanë marrë në qafë jetë që ikën mjegullisht? Si ka mundësi, që u qahet halli spiunëve dhe kërkosh nuk zë në gojë viktimat e spiunëve. Si do t’i vejë filli kësaj shoqërie që merr në mbrojtje spiunët, merr në mbrojtje të fajshmit dhe duke degdisur të pafajshmin, viktimën. Asnjë ligj në bote dhe aq më pak në fe, nuk lejon që të merret nëpër këmbë i pafajshmi si ka ndodhur dhe po kërkohet t’u jepet edhe dekorata spiunëve, dhe ndërsa kjo shoqëria jonë ecën turbull përkarshi rrjedhës së spiunëve, ndërkaq që viktimat zhyten poshtë e poshtë baltës me mjegull nga kjo koha jonë. Dhe nëse nuk bëhet ligji, ka Perëndi thonë pleqtë që do t’u nxjerre shpirtin me gazep xhelatëve dhe përvoja e kësaj është treguar dhe vijon të tregohet. Por është mirë që ky parlamenti ynë të përkrahë nismën e PD, për të hapur dosjet sepse edhe spiunëve do t’u bëhet mirë: nuk do të jetojnë më me frikën që i ka kapluar.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Hapja e dosjeve
12-01-2009 / Gazeta 55
Presidenti i Republikës, Bamir Topi shprehu sot mbështetjen e plotë institucionale dhe njerëzore për shtresën e ish-të përndjekurve, në drejtim të integrimit të saj në spektrin politik dhe shoqëror të vendit. Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Kreu i shtetit u takua sot me drejtues të Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, kryetarin Adem Allçi, Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Besim Ndregjoni dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shoqatës Antikomuniste të Shqipërisë, Tomor Aliko. Bashkëbiseduesit në këtë takim i paraqitën z. Topi qëndrimin e Shoqatës mbi ligjin "për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë", që është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë. Ata shprehën rezervat e tyre lidhur me nenin 4 të këtij ligji, i cili sipas tyre ka përjashtuar nga papajtueshmëritë e funksioneve publike kategori të tjera funksionarësh të lartë si ministrat, drejtuesit e institucioneve të tjera të larta politike apo shtetërore, sekretarët e partisë, zyrtarët e lartë të aparatit të Komitetit Qendror. Drejtuesit e dy Shoqatave u shprehën për nevojën e zgjerimit të hapësirës së ligjit për pastërtinë e figurës së funksionarëve të administratës publike edhe për bashkëpunëtorët e agjenturave të huaja.
Gur Kepi- Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009
Re: Hapja e dosjeve
Me kalimin e diteve dhe afrimin e afatit ligjor per dekretin per Ligjin e Dosjeve, maxhoranca kryesisht permes mediave proqeveritare, ka shtuar presionin ndaj kreut te shtetit per ta miratuar ate.Te henen, te persekutuarit politike, ndoshta e vetmja shtrese me te drejten morale per te kritikuar autoritetet per kete ligj, jane takuar me kreun e shtetit.
Vete zoti Topi zgjodhi nje shembull tipik, te asaj qe ai e quajti sulm i paprecedent ndaj presidentit te Republikes.
“6 muaj eshte sulmuar presidenti per ceshtjet e nje dekorate qe nuk kishte te bente me vullnetin e presidentit. Nje ceshtje totalisht siperfaqesore. Nje dekorim i kthyer per ceshtjen e moralit te te perndjekurve politike. Tani edhe ndaj kesaj ceshtjeje ne jemi totalisht te paster”, u shpreh Topi.
Kreu i shtetit, e beri kete deklarate ne fakt ne nje tjeter takim, me shoqaten e ish-pronareve. Zoti Topi, vete nga nje familje e vjeter pronare, e ka patur gjithmone perzemer kete teme, duke qene shpesh kritik, edhe ndaj vete ish- partise se tij. Por zgjedhja per te thene kete deklarate per ligjin per dosjet, ne takimin me ish- pronaret, duket nuk ka qene e rastesishme.
“Ceshtja e pronave eshte shume e ngjashme me ate te dosjeve; njerez qe mund te kene qene te lidhur ne shume menyra me komunizmin flasin! Ne kendveshtrimin tim ende abuzohet me pronat, por gjeja me e papranueshme eshte kur deformohet realiteti. Kur ata qe njihen si grabites te pronave, drejtojne gishtin ndaj njerezve plotesisht te ndershem”,u shpreh Topi.
Presidenti i Republikes e ka bere te qarte se gjithsesi per Ligjin e Dosjeve, ai do te flase vetem me dekrete. Nderkohe vazhdojne reagimet nga te dyja pozicionet.
Nje dite me pare nje jurist i njohur amerikan Roxher Sherard ka theksuar se ky ligj eshte i manget dhe bie ne kundershtim me nje sere dispozitash te Kushtetutes se Shqiperise.
Te henen ketij reagimi ju bashkangjit nje tjeter, ai i nje ish-gjykatesi te larte amerikan Robert Ater, i cili pasi ka shqyrtuar ligjin, ka shprehur edhe mendimin e tij kritik. Sipas ish-kryetarit te Gjykates Supreme te Washingtonit, Ligji i Lustracionit, ashtu si eshte miratuar nga kuvendi, demton seriozisht Shqiperine ne aspektin e te drejtave te njeriut, te perkufizuar mjaft mire ne Kushtetuten e Shqiperise.
Lajmi Shqip
Gur Kepi- Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009
Re: Hapja e dosjeve
Edituar për herë të fundit nga LEXUESI në Sat Feb 28, 2009 10:51 pm, edituar 1 herë gjithsej
LEXUESI- Numri i postimeve : 17
Registration date : 13/01/2009
Re: Hapja e dosjeve
Rrebele- Moderator
- Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009
Re: Hapja e dosjeve
Edituar për herë të fundit nga LEXUESI në Sat Feb 28, 2009 10:50 pm, edituar 1 herë gjithsej
LEXUESI- Numri i postimeve : 17
Registration date : 13/01/2009
Re: Hapja e dosjeve
Populli viketim ska ku te anekohet, per vuajtjet qe hoqi nga anemiku okupator sllav dhe velleznit e tyne shipetar komuniset. Ne shqiperi masakroheshte populli prej shqipetarit, ne trojet e robenume, si prej shkaut ashtu edhe prej veglave te shkive. Populli i din te gjitha po ska ku te drejtohet.
Dosjet duhet te hapen qe nga vitet 1940-tat,
Une plaku smuj ta them me mire se qe e keni then ju i nerumi Lexuesi dhe e nerumja Rrebele.
Deshimetar ashete nji Kombe i tane per masakrat qe i perjetoi mbi shpin ,prej shkinis dhe komunisteve shqipetar,
Koha ka me vertetua nese populli shqipetar nxjerre lider qe ju intereson qeshtja kombetare jo ajo karrieriste ideologjike, qe sajojen dosje 500 faqesh.
Gur Kepi- Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009
Re: Hapja e dosjeve
Edituar për herë të fundit nga LEXUESI në Sat Feb 28, 2009 10:49 pm, edituar 1 herë gjithsej
LEXUESI- Numri i postimeve : 17
Registration date : 13/01/2009
Re: Hapja e dosjeve
Edituar për herë të fundit nga LEXUESI në Sat Feb 28, 2009 11:03 pm, edituar 2 herë gjithsej
LEXUESI- Numri i postimeve : 17
Registration date : 13/01/2009
Re: Hapja e dosjeve
do ishte mir q tan ata spijuj t vareshin per koqeve mu n mes
qytetesh shqiptare m qellim q brezave t ardhshum t ktyre far
tradhtarve tu jepet msim.
Lumi- Numri i postimeve : 61
Registration date : 12/12/2008
Re: Hapja e dosjeve
Edituar për herë të fundit nga LEXUESI në Sat Feb 28, 2009 11:04 pm, edituar 1 herë gjithsej
LEXUESI- Numri i postimeve : 17
Registration date : 13/01/2009
Re: Hapja e dosjeve
Edituar për herë të fundit nga LEXUESI në Sat Feb 28, 2009 11:05 pm, edituar 1 herë gjithsej
LEXUESI- Numri i postimeve : 17
Registration date : 13/01/2009
» Hapja e dosjeve
» Besnik Kryeziu: Është e domosdoshme hapja e dosjeve edhe në Kosovë
» Hapja e dosjeve të vrasjeve në Shqipëri, shkakton tërmet politik në trojet shqiptare
» Hapja e arkivave në ish-vendet komuniste
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi