Hapja e arkivave në ish-vendet komuniste
Faqja 1 e 1
Hapja e arkivave në ish-vendet komuniste
Hapja e arkivave në ish-vendet komuniste | ||||
Opozita bojkotoi votimin e ligjit duke e quajtur projekt politik të shumicës dhe paralajmëroi se do ta ankimonte atë në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkombëtarët duke shprehur rezerva për të kërkuan më parë shtyrjen e votimit. OSBE tha se ligji ka implikime serioze kushtetuese dhe politike. Këshilli i Evropës, e akuzoi Shqipërinë se është nxituar me ligjin, për të cilin kritikët thonë se pengon hetimet ndaj ish ministrit të Mbrojtjes lidhur me aferën e pretenduar të trafikimit të armëve. Këshilli i Evropës shprehu shqetësimet se ligji do të mund të krijojë më shumë padrejtësi se do t'i ndreqë ato. Ligji prek prokurorët që hetojnë shpërthimin që vrau 26 persona në punishten e çmontinimin e municioneve në Gërdec pranë Tiranës në muajin mars. Më poshtë lexoni disa nga vendimet e rëndësishme që kanë marrë ish vendet komuniste të Evropës Lindore për hapjen e dosjeve të ish policive sekrete. BULLGARIA Në dhjetor 2006, parlamenti i Bullgarisë kaloi një ligj për të hapur arkivat e shërbimeve të saj sekrete dhe për të zbardhur të vërtetën mbi shërbimin tashmë të shpërbërë, Darzhavna Sigurnost, një prej shërbimeve më famëkeqe sekrete të Luftës së Ftohtë. Sipas ligjit, publiku lejohet që të shohë dosjet. Disa dosje mbeten sekrete për publikun, për "arsye të sigurisë kombëtare". ISH ÇEKOSLLAVAKIA Në vitin 2003 Republika Çeke botoi listën e personave që kanë bashkëpnuar me policinë sekrete të kohës së komunizmit, StB. Një listë me emrat e rreth 160 mijë të personave të pretenduar si bashkëpunëtorë, u bënë publike një dekadë përpara nga ish dezidenti Petr Cibulka, që tha atëherë si i kishte marrë informacionet prej një burimi që kishte mundësi të shihte dosjet e StB-së. Sllovakia hapi mijëra dosje sekrete të StB-së në nëntor 2004. Këto dosje përmbanin emrat e më shumë se 21 mijë vetëve, ku përfshihen informatorë dhe dizidentë të pretenduar, datojnë në mesin e viteve 1950. GJERMANIA Pas ribashkimit, Gjermania kaloi një ligj në vitin 1991 për hapjen e arkivave të policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, Stasi. Ligji për Dosjet e Stasi-t, i mbrojti ato nga shkatërrimi dhe mundësoi hapjen e tyre graduale. Çdo shtetas ka të drejtën të inspektojë dosjet personale dhe të gjejë se deri në çfarë mase Stasi ka ndikuar në jetën e tij. Më shumë se dymilion njerëz i kanë inspektuar dosjet e tyre. HUNGARIA Në vitin 2003 një ligj u mundësoi individëve që të shikonin dosjet e tyre të hartuara nga policia sekrete e kohës së komunizmit, për t'u krijuar mundësi viktimave që të shikonin se kush i kishte spiunuar. Vetëm informacionet që vlerësohet se prekin sigurinë kombëtare mbeten sekrete. POLONIA Në nëntor 2006, presidenti Lech Kaczynski firmosi një ligj të ri për hapjen e dosjeve të policisë sekrete që përmbanin informacione për diplomatë aktualë, ministra qeverie dhe anëtarë të parlamentit. Përpara këtij ligji, vetëm historianët dhe gazetarët kishin mundësi t'i shihin këto dosje, të cilat mbahen në Institutin Kombëtar të Përkujtimit (IPN) të ngritur në 1998 për të përndjekur krimet naziste dhe komuniste në Poloni. Dosjet janë bërë publike, por personat që tregohen se kanë bashkëpunuar kanë të drejtë të apelojnë në gjykata për të pastruar emrat e tyre. RUMANIA Në 1999 qeveria ngriti një komision të posaçëm, Këshilli për Studimin e Arkivave të Sigurimit (CNSAS) për të studiuar miliona dokumente të policisë sekrete. Në bazë të ligjit, CNSAS-s i kërkohet që të kërkojë mes dokumentave për shenja bahkëpunëtorësh në mesin e politikanëve dhe figurave të larta publike. Në 2005 të gjitha arkivat e policisë sekrete (Securitate), u hapën për publikun, me përjashtim të atyre të kanë të bëjnë me çështje të sigurisë kombëtare. Mijëra vetë kanë mundur të zbulojnë nëse të afërmit apo fqinjët e tyre kanë qënë apo jo spiunë. ISH BASHKIMI SOVJETIK Në ish Bashkimin Sovjetik, me përjashtim të republikave balltike, tendenca ka qënë për t'i mbajtur të mbyllura këto arkiva të policisë sekrete sovjetike, KGB. Ish oficerë të lartë të KGB-së janë në krye të politikës apo biznesit në Rusi. Nga vendet ballktike, Letonia votoi në mars 2007, për hapjen e arkivave që mbanin emrat e agjentëve të ish KGB-së. Parlamenti i Lituanisë votoi në tetor 2006 për hapjen e arkivave specialë të qeverisë ku mbahen dosjet e KGB-së, që këto dosje të jenë të hapura pa kufizime për publikun. ISH JUGOSLLAVIA Në vitin 2001, shtetasit serbë u lejuan për herë të parë që të shikonin dosjet sekrete të UDBA-s. Por shoqatat për të drejtat e njeriut kundërshtuan ndaj faktit se pasuesit e UDBA-s mund të ruanin kontrollin e dosjeve. Ata gjithashtu ishin dyshues se shumë dosje mund të jenë shkatërruar në ditët dhe javët që pasuan rrëzimin e Sllobodan Millosheviçit. Pjesa më e madhe e publikut në Serbi dhe Kroaci është e interesuar lidhur me dosjet e policisë sekrete në vitet pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Në nëntor 2001, Kroacia hapi dosjet e policisë sekrete të mbajtura nga qeveria e presidentit, Franjo Tudjman. Në prill të vitit 2003, një faqe interneti e pautorizuar afishoi informacione për 1.5 milion individë në Slloveni, të marrë nga arkivat e UDBA-s. Qeveria u përpoq që të bllokonte hyrjen në këtë faqe. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nga: Shahin KOLONJA : Majtas komuniste,"djathtas" komuniste
» INTERVISTA/ Flet Drejtoresha e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë, Nevila Nika
» INTERVISTA/ Flet Drejtoresha e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë, Nevila Nika
» Hapja e dosjeve
» Hapja e dosjeve
» INTERVISTA/ Flet Drejtoresha e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë, Nevila Nika
» INTERVISTA/ Flet Drejtoresha e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë, Nevila Nika
» Hapja e dosjeve
» Hapja e dosjeve
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi