Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi:TË QESHËSH ËSHTË SHËNDET...!

Shko poshtë

Adnan Abrashi:TË QESHËSH ËSHTË SHËNDET...!  Empty Adnan Abrashi:TË QESHËSH ËSHTË SHËNDET...!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 11, 2011 11:39 pm

Adnan Abrashi:TË QESHËSH ËSHTË SHËNDET...!
Adnan Abrashi:TË QESHËSH ËSHTË SHËNDET...!  173178_1566631317_7666230_n

(Më 12 dhjetor, ia zëna shumë për të madhe nënës sime të ndjerë: ajo, atë ditë, ishte zgjuar nga varri për të votuar dhe fare nuk i ka ra ndërmend që të më vizitoj.)


Pas gjithë këtyre mynxyrave që po na ndodhin kohën e fundit në arenën politike kosovare, e veçanërisht ai cirk me zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe pas saj, edhe mua si një qytetar i zakonshëm i këtij shteti, emocionalisht nuk më lënë indiferent. Duke i përcjell me vëmendje lajmet e shumta mediale rreth këtyre ngjarjeve aktuale, në një faqe interneti hasa në një koment të një lexuesi vërtetë politikisht të dëshpëruar, i cili, me këtë rast, ishte shprehur në stilin alla Fishta: “Le ta di gjithë bota e mbarë, se unë ma nuk jam më shqiptar” Me të lexuar këtë koment, seriozisht e përjetova brengën e thellë emocionale të këtij lexuesi të rastit, rreth gjithë këtyre maskarallëqeve të ndodhura me këto zgjedhjet e fundit, por nuk u pajtove aspak me të se, për këtë shkas, as edhe si në ironi, më duhet të konstatoj se unë ma nuk jam shqiptar. Jo, jo! Jam dhe duhet të mbetem shqiptar, sepse, për shkak të disa hajnave, marroqëve, debilëve, matrapazëve dhe mediokërve keqpërdorues politik, as në shaka bile, nuk do ta ndryshoja këtë krenari. Por, përkundrazi, pas të gjitha këtyre marrëzirave të ndodhura, si kontra-efekt më të shëndosh të reagimit, do ta përdori QESHJEN. Bile-bile, qeshjen edhe me zë.
Pse mendoj kështu?!
Sipas mendimit tim të lirë, koshienca dhe prirja për të qeshur, janë dy elemente më esenciale seleksionuese që e dallojnë qenien e përsosur njerëzore nga ajo shtazorja. Le të më thotë dikush, a nuk është kjo e vërtetë? Pa dyshim, vetëm njeriu është ajo krijesë e përsosur e Zotit që ndërtohet nga arsyeja (koshienca) por, edhe, që, në dallim nga shtazët, mundet edhe me qesh. Jam i bindur se në mes të arsyes si vetëdije dhe qeshjes të karakteristikës njerëzore, si parësore, diferenca më e theksuar dalluese duhet të merret qeshja. Pra, prirja për të qeshur. Sepse, ndodh shpesh që tek shumica mund të mungoj arsyeja, ndërsa prirja për të qeshur, kurrë. Mund të gjeni plotë njerëz të paarsyeshëm, por ku keni parë budallenj që nuk dinë të qeshin? Nuk ka! Të gjithë mundemi dhe dimë të qeshim. Të gjithë! Mendimtari i urtë bashkëkohor indian OSHO, gjatë një ligjërate të tij, thoshte: “Qeshja sjell forcë. Tash edhe shkenca mjekësore thotë se qeshja është ilaçi më i mirë të cilën natyra ia ka dhuruar njeriut. Nëse mund të qeshni kur jeni të sëmurë ju do ta ktheni shëndeti tuaj shumë më shpejtë. Nëse ju nuk mund të qeshni, madje edhe nëse jeni të shëndosh, herët a vonë ju do ta humbni shëndetin dhe do të sëmureni”
Qeshja është jetë. Qeshja është ekzistencë dhe forcë hyjnore të cilën askush nuk mund të na merr. Askush nuk mund të na ndaloj, prandaj të qeshim, ooo njerëz.!!
Me zë apo pa zë, kryesorja është se qeshja na qenka ilaç.

Qeshja në ditën e zgjedhjeve...

Pas “vjedhjeve industriale” dhe malverzimeve të konstatuar me votën e lirë të popullit, në zgjedhjet e 12 dhjetor, unë gati sa nuk u brengosa fare. Kuptohet, qesha....vetëm qesha...
Atë ditë, edhe unë shkova për ta kryer obligim tim qytetar dhe kushtetues. Fatmirësisht, për aq sa ishte quar pluhur ne medie, në vendvotimin tim, llambat fluorocente të verifikimit të gjurmëve në gishtërinjtë e dorës punonin dhe “sprei” special për damkosje, duket se ishte në rregull. Por, ajo që më befasoi pa masë atë ditë, ishte, kur rastësisht në listë e emrave të votuesve, vërejta edhe emrin e nënës time të ndjerë.
- Euuu, thash i habitur me zë, poo.... edhe ajo do ta na voton, a?
- Po, po, do të votoj edhe ajo! Nëse e lyp nevoja! - më tha si përnime apo në shaka, komisonerja kompetente që ishte e ngarkuar me listën e votuesve.
Si të reagoj ndryshe në atë moment?! Kuptohet: vetëm qesha! Qesha me zë dhe këtij efekti tim disponues mu bashkëngjitën edhe të tjerët që në atë moment ishin të pranishëm aty.
Pas mbylljes zyrtare të të gjitha vendvotimeve në Kosovë, po atë ditë në mbrëmje, dëgjoja në lajme vizuale se, gjatë gjithë votimit të sotëm, gati në të gjithë vendvotimet anë e këndë Kosove, ishin konstatuar shumë parregullsi dhe manipulime. Si karakteristikë e metodave më të shprehura aplikuese të keqpërdorimeve, ishte votimi edhe i vdekurve që ma nuk janë gjallë dhe në mesin tonë.
“Mu paska qu nëna nga varri me votue, e haj medet”! – mendova.
Si të reagoj ndryshe? Fillova të qeshi, por këtë herë me zë edhe më histerik, veprim ky spontan që shkaktoi edhe habinë e anëtarëve tjerë prezent në dhomë.
- Mos ke luajt mendsh, o burrë!! - ishte reagimi i menjëhershëm verbal dhe i pritur i gruas sime.
- - Jo o grua! – ende duke qeshur ju gjegja asaj.- Nuk jam çmendur, por, merre me mend:!? Sot na koka zgjua prej varrit për të votuar edhe nëna ime e ndjerë, dhe as që i ka ra ndërmend që së paku të na vizitoj edhe neve?!!
Pas kësaj përgjigje time ironike, filluam të qeshim të gjithë në dhomë. Sa mirë ishte kjo situatë hareje dhe gazmoreje. Qeshje! Sa e shëndetshme për të gjithë ne, a po!
Më vonë, këtë shaka e publikove menjëherë në profilin tim të facebook-ut në internet. Merrni me mëndë, menjëherë nga miq të mijë në këtë pasus mora shume “like”. Por, mbi të gjitha, nga shumica si reagim me shkrim aty, dominonte përgjigja e njëjtë: Ha ha ha ha....
A nuk është qeshja ilaçi më i mirë që i bashkon të gjitha njerëzit, pa marr parasysh a janë ata politikan, të ndërgjegjshëm, hajna, kopuk, matrapaz, mediokër, finok....
Vërtetë qeshja është një element shumë i rëndësishëm që e dallon qenien njeri nga shtazët, a po?!

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi