Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi: Ukshin Hoti është gjallë...?!

Shko poshtë

Adnan Abrashi: Ukshin Hoti është gjallë...?! Empty Adnan Abrashi: Ukshin Hoti është gjallë...?!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 12:51 am

Adnan Abrashi: Ukshin Hoti është gjallë...?! U2_Ukshin_hoti

UKSHIN HOTI ËSHTË GJALLË...?!!

(Një vegim mallëngjyes çasti, pranë gërmadhave të shtëpisë ende të djegur nga serbët, të veprimtarit tonë madh dhe të pavdekshëm të çështjes kombëtare, UKSHIN HOTI)

Nga Adnan Abrashi

Një veprim, 10 vite që nga zhdukja pa gjurmë e veprimtarit tonë të madh të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, që nuk e ka bërë asnjë përfaqësues zyrtar i institucioneve tona shtetërore, asnjë parti politike, apo ndonjë subjekt tjetër qeveritar dhe joqeveritar, e bënë djelmoshat e lëvizjes “Vetëvendosje”. Ata, më 28.08.2009, të udhëhequr nga lideri i tyre Albin Kurti, vizituan në Krushë të Madhe, familjen e veprimtarit tonë të madh të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit. Ishte kjo një vizitë tejet emocionuese dhe mbresëlënëse, si për mysafirët e nderit, ashtu edhe për nikoqirët, që pa dyshim mbetën tejet të kënaqur dhe mirënjohës nga ky takim. Këtë vlerësim me përplot ngazëllim dhe dashamirësi, e vërtetuan edhe anëtarët e familjes së ngushtë të Ukshin Hotit të cilën e deklaruan edhe publikisht: “Pas 10 vite sa ende konsiderohet ai i zhdukur, është hera e parë që një autoritet dhe personalitet me bagazh të madh atdhetar sikurse është Albin Kurti, ta vizitoj zyrtarisht këtë familje. Por, sikur kjo vizitë e paralajmëruar disa ditë më parë nga lëvizja “Vetëvendosje”, nuk mbeti pa u hetuar edhe nga qeveritarët tanë në pushtet. Nuk e di se kjo ndodhje në vazhdim, a mund të merret si e qëllimshme, apo koincidencë rasti, por, menjëherë posa përfundoj kjo vizitë nga lëvizja “Vetëvendosje” familjes së Ukshin Hotit, aty arriti një delegacion i komisionit qeveritar për zbardhjen e fatit të të zhdukurve?
“Për të gjithë ne që në njëfarë forme merremi me politikë, Ukshin Hoti dhe filozofia e tij e zgjidhjes së çështjes tonë kombëtare, është si Dielli i cili na ka përcjellë dhe na përcjell kudo. E, Dielli, dihet! Nuk mund të përvesohet dhe as të futet në xhep nga askush. Ai shndrit pandërprerë, dhe pa marrë parasysh se sa dikush e dëshiron apo nuk e dëshiron atë ngrohtësi që flakëron, rrezet e tija depërtuese nguliten thellë në zemrën, mendjen, arsyen dhe ndërgjegjen e çdo veprimtari që sado pak e ndjen veten shqiptar” – tha në mes tjerash Albin Kurti në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve.

Ku është Ukshin Hoti?!

Ajo dilemë që sot e 10 vite e mundon, jo vetëm familjen e ngushtë të tij, por edhe shumë adhuruesit dhe përkrahës të tij shtegtarë që i ndjekin mësimet e filozofisë atdhetare të dhe rrugës së drejtë kombëtare të trasuar nga ky kolos, mysafirit si pyetje nga të pranishmit ju parashtrua edhe në këtë takim: “Ku është Ukshin Hoti dhe
pse aq gjatë nga dikush, sikurse me qëllim, lihet anash dhe margjinalizohet çështja e rastit të zhdukjes pa gjurmë të tij? Përgjigja e Albinit në këtë dilemë ishte e prerë dhe koncize: “Sepse, posa një politikan i yni aktual, ta zëmë, do ta kishte përmendur në ndonjë fjalim emrin e Ukshin Hotit, atëherë, pa dashas dhe intuitivisht, do të na lindte krahasimi: Kush është ky që flet për Ukshinin, e kush është Ukshin Hoti, emrin e të cilit e përmend ai? Kështu, me shfaqjen e një krahasimi të tillë psikologjik, këta si vetvete do të duken shumë të vegjël dhe minorë...”.
Se vërtet kjo përgjigje alegorike e Albinit në këtë pyetje, duhet merret si e saktë, u tregua edhe në flagrancë, kur, të paraprirë nga nikoqirët, delegacioni i lëvizjes Vetëvendosje, vizitoj gërmadhat e shtëpisë personale, në të cilën me vite të tëra ka jetuar dhe vepruar Ukshin Hoti.
Indiciet e theksuara që edhe më tepër e vërtetojnë tendencën e lënies së qëllimshme në harresë nga ana e institucioneve tona të çdo gjëje që ndërlidhet me emrin dhe personalitetin e Ukshin Hotit u bë e dukshme menjëherë: Posa u afruam shtëpisë së tij, merrni me mëndë se çka pamë aty...?!! Rrënime e gërmadha, ku fare as pas 10 vite nuk është prekur nga dora e njeriut...
A thua, kush mundet ta paramendoj këtë?! Në vend se kjo hapësirë me vlerë dhe rëndësi të veçantë kombëtare të jetë një shtëpi muze, fatkeqësisht, edhe pas 10 viteve në liri, ajo ka mbetur gërmadhë që nga shkatërrimi i dhunshëm i saj, me një pamje aq të shëmtuar, në të cilën as macet dhe qentë endacak nuk tentojnë të gjejnë më strehë aty.
A nuk është kjo marrëzi?!
Po, po, marrëzi, kryetar dhe kryeministër! Por turp edhe për ju ministra që më së shumti ju shohim në opinion me lopata në dorë duke vërë gurë-themele dhe me gërshëra në xhep duke prerë shirita promovuese anë e kënd Kosovës ..

Pse shtëpia e rrënuar e Ukshin Hotit të mos shndërrohet në MUZE?

Do ta eliminoj me këtë rast qeverinë dhe politikën në pushtet, por, për idenë e hedhur si të mirëfilltë që shtëpia ende gërmadhë e Ukshin Hotit të shndërrohet në muze, jam më se i bindur se vetëm me një nisëm të sinqertë nga dikush, populli ynë kudo që të jetë, do ta ndihmonte edhe financiarisht me donacione realizimin e saj.
Të mbetemi edhe ca tek vizita e delegacionit të lëvizjes “Vetëvendosje” në familjen e Ukshin Hotit!
“Të gjithë ne, anëtarët e lëvizjes “Vetëvendosje”, me përkushtim të madh i lexojmë dhe i studiojmë veprat e shkruara të Ukshin Hotit, dhe ato si mësime bazë, tentojmë t’i aplikojmë edhe në praktikë. Në bibliotekën e lëvizjes, i kemi të gjitha veprat e Ukshinit, dhe ato konsiderohen si literaturë obliguese për çdo anëtar.. “ – tha në vazhdim të fjalimit të vetë të rastit, Albin Kurti.
Dhe, çka të themi për fund?! Sikur po duket, ideali ynë kombëtar i kristalizuar qartë nga Ukshin Hotit si filozofi, mbetet të realizohet në tërësi, jo nga këta politikan tanë që sot i kemi në pushtet dhe opozitë, por, pikërisht, nga ai brez i ri, të cilin, qysh moti, edhe vetë Ukshini e ka parathanë se do të lindi patjetër dikur.
“Sipas mendimit tim, rrugën e vërtet kombëtare të trasuar nga vëllai im Ukshini, si duket me devotshmëri e vazhdojnë dhe e kultivojnë drejtë vetëm këta djelmosha të lëvizjes “VETËVENDOSJE”, të paraprirë nga lideri i tyre Albin Kurti. Ata, tani e tutje, për këtë veprim, do ta kanë edhe bekimin tim si vëlla ...” – deklaroi me këtë rast, në një prononcim para mediave, vëllai i Ushin Hotit, Afrim Hoti.
Krejt në fund, këtë artikull do ta përfundoj me një përmbyllje që si vegim patetik po më shfaqet reshtur në mua në këto momente: Vallë, le të më thotë dikush: a thua, a mund të vritet pavdekësia? Si mund të vdes ajo? A ka dikush në botë që mund ta bëjë këtë?! Askush, pa dyshim! Andaj, pa marrë parasysh se si do të jetë lajmi për gjetjen e tij gjallë apo të vdekur, falë brezit të rij që veç ka lindur dhe po na vjen, Ukshin Hoti, ka qenë, është, dhe do të mbetet përherë pavdekësi..
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi