Baki Ymeri: Batalioni Atlantiku i miqësisë shqiptaro-amerikane
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Batalioni Atlantiku i miqësisë shqiptaro-amerikane
BATALIONI ATLANTIKU I MIQËSISË SHQIPTARO/AMRIKANE
Nga Baki Ymeri
Para dy vitesh, në pranverë të vitit 2009, në kuadrin e Bibliotekës Epoka të Editurës Koha, e pa dritën e botimit në Prishtinë, libri Shqiptaro-Amerikanët e UÇK-së. Kronikë e batalionit Atlantiku. Sipas Ambasadorit Wiliam Walker, kuptojmë se “që prej takimit të parë me ish-ushtarët e batalionit “Atlantiku” kam pasur rastin t’i njoh mirë një pjesë të madhe të tyre. Ndër ta më së miri njoh Uk Lushin, i cili është miku më i mirë imi. Ndoshta pse ai ka pasur një karrierë të suksesshme dhe ende është i angazhuar në shumë aspekte, për t’ia treguar botës të vërtetën e UÇK-së. Ushtarët e batalionit “Atlantiku” vijnë nga një shumëllojshmëri të kaluarash, nga vende të ndryshme të shoqërisë amerikane ku jetojnë shqiptarët; por jo të gjithë pjesëtarët e “Atlantikut” ishin nga familje me rrënjë stërgjyshore në Kosovë. Shumë nga ata qenë thjesht përfaqësues të diasporës panshqiptare dhe iu bashkuan kauzës pa dallime gjeografike.”
Libri i Uk Lushit strukturohet në 7 kapituj ku defilon historia e Kosovës që nga fillimi i bombardimeve, ku bëhet fjalë për krijimin e batalionit Atlantiku, për ankthin e shqiptarëve të Amerikës si pasojë gjenocidit serb në Kosovë, për nisjen e batalionit nga Amerika, për stërvitjet ushtarake në Burel të Shqipërisë, për ëndërrat e shqiptarizmit për bashkim kombëtar, për fillimin e çlirimit të pjesës së robëruar të atdheut, për thyerjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, për hyrjen në Prishtinë, për ushtarët dhe mbështetësit e UÇK-së dhe batalionit Atlantiku në frontet e luftës së armatosur, për historinë e krimit ndaj vëllezërve Bytyçi, libri respektiv duke qenë i dinamizuar me një shtojcë dokumentesh, artikujsh e shënimesh suplementare, në bazë të të cilave del në pah e vërteta se feja e shqiptarëve është atdhetarizmi, dhe se partia e shqiptarëve të diasporës është atdheu. Autori posedon prirje psikologjike për portretizimin e pjestarëve të komunitetit që gjenden gjithmonë në mbrojtje të atdheut dhe për fshikullimin e maskarenjve “që dinë të shesin demagogji, frikacakë, gënjeshtarë, dezinformues, injorantë dhe mashtrues” që “kanë filluar të inkuadrohen, apo të grupohen, siç thonë ata, politikisht.”
Nga Memëdheu, më 2007 kuptojmë se ish- luftëtarët e Batalionit Atlantiku u deklaruan fuqishëm në mbështetje të Shoqatës se Veteranëve të UÇK-së në Prishtinë dhe proklamatës së tyre për mbrojtjen e pavarësisë dhe lirisë së Kosovës me çdo kusht. Nga Nju Jorku i dërgojmë botës mesazhin se jemi të gatshëm si më 1999 edhe miliona hera tjera të bëjmë të njëjtën sakrificë për të mbrojtur jetën, lirinë dhe demokracinë për të gjithë qytetarët e Kosovës,- tha Frank Idrizi, ish-komandant i Batalionit Atlantiku. Shtetet e Bashkuara dhe UÇK-ja kanë luftuar për të njëjtat vlera dhe principe. Të luftosh për UÇK-në kishte kuptimin e të luftuarit për lirinë e Kosovës, të drejtat njerëzore dhe vlerat amerikane. Ne si qytetarë amerikanë i shijojmë dhe mbajmë gjallë privilegjet e demokracisë amerikane çdo ditë, por poashtu, për asnjë sekondë nuk ndalemi së menduari për përpjekjen e njerëzve tonë të cilët do të duhej të gëzonin privilegjet e demokracisë dhe lirisë, mu sikur amerikanët, - shtoi me tutje ai.
Nga Forumi Shqiptar, më 2009 kuptojmë se Kryeministri Thaçi ka theksuar se „Ardhja e batalionit “Atlantiku” nga SHBA-të për të luftuar në Kosovë - mesazhi më i mirë se lufta e UÇK-së ishte luftë e gjithë shqiptarëve. Ishte kënaqësi e veçantë të takoja ish-bashkëluftëtarët e mi, miqtë e mi, njerëzit e batalionit “Atlantiku”, të një batalioni që ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në luftën e Kosovës, në luftën për liri dhe çlirim, në luftën për shtetin e Kosovës. Ardhja e batalionit “Atlantiku” nga SHBA-ja, e diasporës sonë, për të luftuar në Kosovë, ishte edhe mesazhi për botën demokratike, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Bashkimin Evropian, për NATO-n, për të gjithë, se shqiptarët nuk do të kursejnë asgjë, askush, për të luftuar, larguar Serbinë nga Kosova.
Nga Ismail Kadare, autor i parathënies së librit të Uk Lushit, kuptojmë se lufta e UÇK-ës është dëshmi e identitetit shqiptar, se mund të thuhet pa asnjë droje se ky libër për batalionin “Atlantik”, është një ndër më të veçantit në historinë e shkrimit e të botimit shqiptar. Është i tillë, sepse e veçantë dhe e pakrahasueshme me asnjë tjetër është saga e këtij batalioni në krejt historinë shqiptare. Në një vështrim të parë ky vlerësim mund të duket i tepruar. Historia e botës është e mbushur plot me emra njësish ushtarake, të famshme e të pafamshme, ngadhënjyese e të mundura. Regjimente, brigada, divizione, legjione, armata, trupa sulmi, regjimente të blinduar, brigada internacionale, tabore të vdekjes e kështu me radhë. E po aq i mbushur me to është gadishulli ynë ballkanik, e jo më pak se gadishulli, hapësira shqiptare në Ballkan. Ndër gjithë këto njësi, me emra zakonisht tingëllues e krenarë, batalioni ...( pavarësisht se fjala ngjan tepër e përdorur dhe e rëndomtë ) përbën një farë thelbi, siç e tregon vetë rrënja e emërtimit të tij nga latinishtja e vonshme. Për të respektuar atë thelb, në shqip batalionin mund ta quanim “luftues” ngaqë ndjesia e parë që rrezaton fjala, është pikërisht fjala “luftë”.
Batalioni Atlantiku - gjithmonë në provën e zjarrit
Nga burime tjera, kuptojmë se këto ditë shqetësimin e tyre dhe reagimin e tyre e shprehën në një deklaratë edhe anëtarët e Kryesisë së Shoqatës "Atlantiku", që përfshinë në rradhët e saj ish-ushtarët e Batalionit Atlantik, formacioni me shqiptaro-amerikanë të cilët me 1999 ju bashkangjitën dhe luftuan me UÇK-në në çlirimin e Kosovës nga regjimi fashist i Serbisë. Një një Komunikatë për Media Kryesia e Shoqatës "Atlantiku", thotë se në mbledhjen e mbajtur me 19 dhjetor 2010 në New York Kryesia e Shoqatës Atlantiku, vendosi të dalë me këtë deklaratë lidhur me akuzat e bear nga Z. Dik Marti, raportues per Komisionin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, ne lidhje me perfshirjen ne trafikun ilegal te organeve dhe krimin e organizuar te ish udheheqesve te UÇK-se.
Si ish-luftëtarë të lirisë ne denoncojmë ashpër akuzat e pabaza dhe antishqiptare të z. Marti. UÇK zhvilloi luftë të drejtë për çlirim dhe ju përmbajt të gjitha Konventave ndërkombëtare gjatë luftimeve përkundër shkeljes së Konventave nga ana e ushtrisë dhe regjimit fashist të Jugosllavisë dhe Serbisë si me civilët ashtu dhe me robërit e luftës të UÇK-së të zënë nga forcat serbo-jugosllave. Pyesim ku ishin tipat antishqiptarë si z. Marti në dhjetë vitet e fundit? Pse dalin mu tash me akuza false ndaj mbarë kombit shqiptar pikërisht kur Kosova po ofron dorën e paqes në regjion? UÇK-ja dhe shqiptarët nuk kanë çfarë fshehin, por as nuk do të tolerojnë ndonjëherë që shpifjet ndaj tyre të kalojnë pa u dënuar. Thërrasim shqiptarët dhe qeveritë tona kudo që ka shqiptarë që të ngrisin zërin e protestës dhe të kërkojnë që z. Marti dhe gjithë shpifësit tjerë të ndiqen dhe të mbajnë përgjegjësi nga sistemet legale dhe politike të botës së lirë. Ashtu sikur hebrenjtë që pësuan nga dhuna naziste dhe kurdo që mohuesit e Holokaustit u munduan të falsifikojnë historinë i sollën ata para gjyqeve dhe drejtësisë ashtu duhet të bëjme edhe ne shqiptarët. Shqiptarët kanë paguar mjaft duke u fyer, shkelur dhe me gjak për lirinë e tyre. Askush në botë s'ka të drejtë të mundohet të hedhë baltë mbi lirinë tonë, përndryshe do të përballet me qëndrim të pakompromis dhe gatishmëri të mbrojtjes së shqiptareve në çdo kohë- nga ne ushtaret e Atlantikut dhe gjithë shqiptarët kudo në botë .
Uk Lushi dhe atdheu i tij i dyfishtë
Nga Bota sot kuptojmë se Uk Lushi është i shkolluar në përendim, diplomuar në Columbia Uniniversity, në Nju Jork. Ai bën pjesë, si shumë shqiptarë të tjerë në SHBA, në atë rradhë me shqiptarët, që janë integruar plotësisht, dhe që punojnë sot nëpër zyrat e administratës e instuticioneve amerikane, kompanitë apo bisneset më prestigjoze amerikane. Pra, është aktiv në jetën politike, shoqërore e sociale të shqiptarëve të Amerikës, të cilët, kanë bërë tashmë shumë miq edhe në radhët e politikës amerikane, dhe institucioneve, pjesë e Diasporës e cila e ka ngritur historikisht zërin për çështjen shqiptare, e në veçanti atë të çështjes së Kosovës në dy dekadat e fundit. Uk Lushi, aktualisht është ekspert i ekonomisë dhe financave, por, aktiv dhe i lidhur shumë me çështjet e shqiptarve dhe sidomos me atë të Kosovës mbasi atje është dhe vendlindja e tij. Ai është - Shqiptaro-Amerikani i UÇK-s , ish luftetar i Batalionit "Atlantiku", publicist dhe autor i librit me te fundit "Shqiptaro-Amerikanet e UÇK-së Kronike e Batalionit "Atlantiku".
Sipas tij, shqiptarët gjithkah nëpër trojet e tyre etnike në Ballkan disi janë në një gjendje të papërcaktuar. Jam i frikësuar që elitat shqiptare, sidomos ato politike, duket të mos kenë vizion të qartë. Janë si të shushatura. Çuditërisht paritë tona politike se si kanë drojë të mendojnë me kokë të ftohtë dhe të dëgjojnë zemrat e veta dhe të qytetarëve. Ato ngjanë që më shumë po mendojnë për interesa dytësore dhe personale se sa për interesa madhore. Prandaj edhe kemi një lloj armiqësimi politik perfid dhe gati gjithkund ku ka shqiptarë në Ballkan. Uk Lushi thekson në një intervistë të tij se klasa politike në Kosovë nuk ka treguar pjekuri dhe seriozitet. Pjesëmarrësit në politikë do të duhej ta dijnë që politika është shërbim për qytetarët. Çfarë ka ngjarë në Prishtinë tre-katër javët e fundit është fëmijërore, por edhe tragjike. Nuk duhet të shantazhohet shteti dhe qytetarët pse partitë politike kanë mosmarrëveshje. Edhe në politikë ka etikë. Ç’ është më me rëndësi, ka përgjegjësi. Organet e shtetit dhe qeveria nuk do të duhej të braktisen apo rrëzohen sipas tekave të partive apo politikanëve.
Kriza e institucioneve të shtetit në Kosovë tashmë ka pasur pasoja negative për demokracinë dhe ekonominë, por ajo do të ketë efekte negative edhe në aspektin afatgjatë. Shpresoj që sjellja e keqe do të dënohet nga forcat e shëndosha përbrenda partive dhe organizmave tjerë në sistem dhe - le të besojmë fort - nga elektorati. Nuk mund të ketë përparim, pasurim dhe jetë të mirë për paritë, kurse rënie, varfërim dhe jetë të vështirë për gjithë të tjerët. Poashtu, ata që janë shkolluar dhe kanë potencial për të kontribuar duhet të inkuadrohen në proceset politike. Shqiptarët duhet ta kuptojmë që mund të jemi kundërshtarë politikë, por nuk jemi armiq. Ne mund të jemi të ndryshëm, por diversiteti do të duhej të jetë fuqi. Zgjidhja pra është bashkëpunimi dhe puna e madhe për interesat e përgjithshme sepse interesat e përgjithshme janë të pajtueshme me interesat e secilit individ. Shqiptaro-amerikanët ua donë të mirën vendeve tona në Ballkan gati pakushtëzim. Kjo është dëshmuar shumë shpesh deri më tash kur shqiptaro-amerikanët kanë ndihmuar vendet tona në Ballkan. Unë mendoj që shumica absolute e shqiptaro-amerikanëve janë të shqetësuar me daljen nga kontrolli të rivaliteteve dhe meskiniteteve politike në vendet tona në Ballkan. Por ne jemi ende me shpresë që shqiptarët megjithatë gjithmonë e gjejnë rrugën e duhur.
BOX
Saga e një batalioni
Sipas Kadaresë, në morinë e pafundme të ndeshjeve ushtarake, sado të shumta të kenë qenë ato, historia e batalionit “Atlantiku” do të jetë përherë e dallueshme. Do të jetë përherë kështu, sepse ky batalion u krijua, pra lindi dhe njëmendësoi arsyen e të qenit të tij, luftën për çlirimin e Kosovës më 1999, për t’u shpërndarë pastaj menjëherë kur misioni “u kry”. Batalioni u tret, njerëzit u shpërndanë, shkuan andej nga ku kishin ardhur, drejt shtëpisë, familjes, lumturisë ose vetmisë së tyre, në të katër anët e globit, kryesisht në SHBA. Por historia e batalionit “Atlantiku”, ajo e madhja, e dyta, ajo që s’njeh shpërndarje dhe tretje, historia shpirtërore e tij, ka nisur pikërisht pas misionit të kryer të tij. Ajo bën pjesë tashmë në mozaikun emblematik të kombit shqiptar. Ndjenja e solidaritetit njerëzor është e njohur në botë. Ajo e përgjigjes kur tjetri të thërret ngaqë ndodhet në rrezik, gjithashtu. E aq më tepër kur ndihmën ta kërkon kombi yt, të cilit po i merret fryma. Rendja drejt atdheut që kërkon ndihmë ka qenë një ëndërrim i vjetër shqiptar. Ky ëndërrim bën pjesë në bazat e kulturës dhe moralitetit europian e botëror.
Shumica e njerëzve janë të pajisur me këtë ndjesi të fisme, por shansi për ta përjetuar në mënyrë të rrokshme atë, qëllon tepër rrallë. Ndër këngët e krijuara gjatë kohës së Rilindjes shqiptare, në prag të shkëputjes nga perandoria osmane, refreni i njërës këngë, “Eja, mblidhuni këtu, këtu!” ka qenë, ndoshta, më tronditësi. Shumë herë shqiptarët kanë dashur të mblidhen, të rendin atje ku duhet rendur, për motive të mëdha, e jo veç për shkaqe vetjake, por, siç u tha mê lart, dëshira ka mbetur dëshirë. Në fillim të shekullit të shkuar, kur Shqipëria shpalli pavarësinë, rrethanat, e kryesisht fillimet e luftës botërore, nuk e bënë të mundshme rendjen për të penguar copëtimin e vendit. Më 1939, në prag të pushtimit italian, ishin rrethana të ngjashme. Më 1944, kushtet ishin krejtësisht më të ndërlikuara, e po ashtu më pas, gjatë kohës së dy diktaturave komuniste, në Shqipëri e në Kosovë. Fati e kishte ruajtur provën e ëndërruar për vitin e fundit të shekullit XX.
Historia e mbledhjes së shqiptarëve të Amerikës, në pranverë të vitit 1999, në batalionin “Atlantiku”, për t’i ardhur në ndihmë Kosovës, përbën lëndën mallëngjyese të këtij libri. Uk Lushi ka dhënë tablonë e plotë të ngjarjes: trazimin e shqiptarëve për atë çka ndodhte “atje”, në Kosovën e largët, që s’ishte aspak e largët, padurimin për t’u mbledhur, shqetësimin e natyrshëm të familjeve dhe të dashurve, vështirësitë e organizimit, të gjetjes së avionëve për t’u nisur, mbërritjen në aeroportin e Tiranës, ku një pjesë s’kishin qenë kurrë, stërvitja ushtarake në breg të Adriatikut, pastaj në zonat malore, kryer prej oficerëve shqiptarë, holandezë, gjermanë, izraelitë, francezë e norvegjezë, së fundi, nisja në luftë. Ishte më shumë se prekëse të përfytyroje këta djem e vajza të reja, që braktisën jetën paqësore, që linin metropolet amerikane, për të luftuar për idenë më fisnike të njerëzimit, atë të lirisë. Ishte tronditëse hyrja e tyre në Kosovë, ndeshjet e para me ushtrinë serbe, vështirësitë, plagosjet e para, gjer te vrasja barbare prej serbëve e tre vëllezërve Ylli, Agron, dhe Mehmet Bytyçi, që përshkruhet hollësisht në pjesën e shtatë të librit.
Gjithçka në këtë libër është përshkruar prej autorit pjesëmarrës në luftë, me realizëm e jo me ngjyrë rozë. Nuk mungojnë ngjyrat e mërzisë kur punët shkonin jo siç ishin parashikuar. Me vërtetësi janë dhënë çastet e vështira, sidomos pamjet dëshpëruese të Kosovës së martirizuar prej serbëve, si hakmarrje për bombardimin e NATO-s, së fundi, trishtimi i çmobilizimit dhe i kthimit në atdheun amerikan, kthim jo fort i lehtë për disa. Por po aq realist është dhënë motivi i madh i idealit, kurajon që iu jepte qielli, një zonë armiqësore zakonisht në një luftë, por që, në rastin e Kosovës ishte e afërt për shqiptarët, ngaqë në të sundonin avionët e NATO-s. Tingëllojnë më shumë se prekëse fjalët e kryekomandantit të NATO-s, gjeneralit Clark, thënë autorit të librit, se në zonat ku luftonte batalioni “Atlantik” dërgonte gjithmonë pilotët më të mirë, ngaqë aty shqiptaro-amerikanët luftonin bashkërisht.
Sot pas gati dhjetë vitesh pas çlirimit të Kosovës, libri për batalionin “Atlantiku” është po aq i nevojshëm, e ndoshta më tepër, se në kohën kur u shkrua. Ai iu bën sfidë gjithfarë teorive rimohuese, që rreken t’i shpallin si të tejkaluara idetë e mëdha të lirisë, të të drejtave njerëzore, të solidaritetit e të luajalitetit natyror të njeriut ndaj kombit e atdheut të vet. Ky libër ku përshkruhet se si kurajo shqiptare, europiane e amerikane funksionojnë natyrshëm në një aksion të përbashkët, është një nga dëshmitë e identitetit shqiptar. Ky identitet nuk është gjysmak, siç këmbëngulin disa, pra pjellë e një sundimi të gjatë, me fjalë të tjera, identitet i robërisë. Asnjë popull që e do lirinë nuk mund të lejojë gjymtimin e identitetit të vet si pasojë e një sundimi. Tharmi i lirisë është një thelb i pandryshueshëm për të gjithë popujt. Tretja, asgjësimi i këtij tharmi paralajmëron rënien e kombit
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri:BATALIONI ATLANTIKU I MIQËSISË SHQIPTARO/AMRIKANE
» Baki Ymeri:Një moment historik i miqësisë rumuno/shqiptaro/amerikane
» Baki Ymeri: Aspekte kulturore dhe diplomatike të miqësisë rumuno/shqiptare
» Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane:US Troops in Kosova / Trupat Amerikane ne Kosove
» Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel"
» Baki Ymeri:Një moment historik i miqësisë rumuno/shqiptaro/amerikane
» Baki Ymeri: Aspekte kulturore dhe diplomatike të miqësisë rumuno/shqiptare
» Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane:US Troops in Kosova / Trupat Amerikane ne Kosove
» Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel"
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi