Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Aspekte kulturore dhe diplomatike të miqësisë rumuno/shqiptare

Shko poshtë

Baki Ymeri: Aspekte kulturore dhe diplomatike të miqësisë rumuno/shqiptare Empty Baki Ymeri: Aspekte kulturore dhe diplomatike të miqësisë rumuno/shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 02, 2011 11:14 am

Baki Ymeri: Aspekte kulturore dhe diplomatike të miqësisë rumuno/shqiptare U1_BakiYmeri
Aspekte kulturore dhe diplomatike të miqësisë rumuno/shqiptare
Nga Baki Ymeri
Të huajtë theksojnë se Rumania është kërthiza e dheut. Askund në botë nuk mund të gjesh një botë kaq të bukur njërëzish të një mirësie të veçantë, mikpritës e të dashur. Askund në botë nuk mund të gjesh një natyrë më magjepse se sa në veri të Danubit, Rumaninë duke e konsideruar Papa Gjon Pali i Dytë si „Lulishtja e Nënës së Zotit”. Sa herë që vi në Rumani, e ndjej veten më të përlindur se në vendlindjen time, theksonte para ca vitesh Al Bano. „Zemra ime troket për Rumaninë”, pohon njëri nga udhëheqësit e sportit botëror, qytetari austriak Marius Vizer. Rumania është vendi ku i sheh mrekullitë e botës me sy. Shqiptarët i josh Rumania, ndërsa rumunët i josh Shqipëria me mrekullitë e saj. Të huajtë janë të çakërdisur pas Rumanisë, njësoj siç ishin edhe shqiptarët në periudhën m bretërore të rilindësve tanë. „Kur vjen nga Perëndimi në Rumani, e urrej përdorimin e fjalës „i huaj”, ngase nuk e ndjej veten të huaj këtu, siç nuk e ndjente veten të huaj as Naum Veqilharxhi, as Nikolla Naço, as Adsreni, as veteranët e tjerë të atdhetarizmit shqiptar, dhe as dyzetmijë shqiptarët që e siguronin ekzistencën në këtë vend para 70 vitesh. Askund në botë nuk mund të gjesh kaq fjalë të vjetra e të bukura të gjuhës shqipe, të cilat i ka konzervuar me xhelozi edhe gjuha rumune. Fjala është për një botë bashkëpërkimesh identike për të cilën Akademiku Grigore Brënkush e ka mbrojtur para dyzet vitesh tezën e tij të doktoratës. Në kuadrin e aspekteve kulturore dhe diplomatike të miqësisë rumuno/shqiptare, në vazhdim po japim letrën e ambasadorit shqiptar, të cilën e lexoi gjatë manifestimit paraprak në Devë (15 qershor 2011), drejtori i Bibliotekës qëndrore, Ioan Sebastian Bara:
Telegramë urimi nga ana e Zotit Sami Shiba,
(Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Rumani)
I nderuar Profesor Mircea Molot, Presidint i Këshillit të Rrethit! I nderuar zoti Ioan Sebastian Bara, Drejtor i Bibliotekës së Rrethit! Të nderuar drejtues të Carmina Balcanica! Të nderuar miq të Shqipërisë! Zonja dhe Zotërinj! Në Rradhë të parë, do të dëshiroja t’ju falenderoj nga zemra për ftesën tuaj. Do të doja shumë të merrja pjesë dhe të ishim së bashku në këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor, për shkak të disa angazhimeve të paparashikuara nuk munda të jem mes jush. E gjeta të udhës që, përmes kësaj letre, t’ju drejtohem juve dhe pjesëmarrësve në këtë aktivitët dhe t’ju përshëndes dhe uroj për kontributin tuaj. Dëshiroj të falenderoj znj. Mihaela Albu, kryeredaktore dhe zt. Dan Anghelescu, drejtor i revistës, si dhe gjithë stafin e saj, dhe të gjithë ata që kanë punuar veçanërisht për numrin dedikuar Shqipërise. Më këtë rast, ju shpreh mirënjohjen time për kontributin dhe perpjekjet që bëni për të bërë të njohura vlerat kulturore, shpirtërore, artistike dhe tërë resurset që ofron Shqipëria.
Po ashtu, me rëndësi për mua si përfaqësues i Shqipërisë në Rumani, është fakti që edhe me këtë rast ju dha një impuls kuptimplotë afirmimit të Shqipërisë, të kulturës shqiptare dhe gjuhës shqipe në trojet rumune dhe më gjërë. Bashkohem plotësisht me mendimin për rëndësinë e kulturës së çdo vendi për pasurimin e trashëgimisë kulturore të të gjithë Evropës. Me këtë rast, me mirëkuptimin tuaj, përsëris se e konsideroj vërtet një aktivitet të rëndësishëm, po t’i rikthememi bashkërisht konstatimit se pikërisht komunikimi kulturor ka qenë dhe është forma më e mirë për t’i thyer barrierat politike, të cilat i kanë hasmëruar në mes vete popujt e hapësirës ballkanike. Është me rëndësi të evidentojmë aktivitet e organizuara nga përfaqësuesit e kulturës të vendeve të Ballkanit, përfshirë dhe ata të shtetit më të ri, Kosovës, në të cilat, siç e keni parë, janë bashkuar dhe kanë promovuar kulturën dhe gjuhën, pavarësisht nga ndasitë politike që fatkeqësisht akoma ekzistojnë. Unë dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen edhe shkrimtarëve rumunë, të cilën kanë sjellë në gjuhën rumune jo vetëm letërsinë e Shqipërisë, por dhe atë kosovare.
Të nderuar! Siç e dini, Shqipëria është një vend i vogël dhe popullsia e saj është nga më të rejat. Megjithatë, nga vendi më i izoluar në Evropë para njëzet vjetësh Shqipëria është tashmë anëtare e NATO-s dhe e angazhuar në një proces intensiv të integrimit në Bashkimin Europian. Para rreth 7 muajësh mori edhe liberalizimin e vizave dhe qytetarët shqiptarë udhëtojnë sot si qytetarë europianë të tërë hapësirën Schengen. Shqipëria është sot një vend modern evropian me institucione demokratike që ofron një ambient tërheqës për bizneset, ivestitorët e huaj dhe për turistët. Institucionet vlerësuese, përfshirë dhe revista të njohura ndërkombëtare, kanë theksuar se Shqipëria ka ekonominë më dinamike të sotme në Evropë dhe se rritja ekonomike është 4.9%. Pavarësisht nga kriza globale, Shqipëria vazhdon të konsolidojë ekonominë e vet të tregut, forcimin e stabilitetit makroekonomik dhe vazhdon të mbajë rritje ekonomike pozitive. Shqipëria është e angazhuar fort në drejtim të përmirësimit të mjedisit të brendshëm ekonomik. Prokurimet publike bëhen 100% nëpërmjet të IT. Është krijuar Qendra Kombëtare për Regjistrimin e Bizneseve dhe regjistri elektronik tregtar, të cilat kanë bërë që kohëzgjatja e formaliteteve të biznesit të mos kalojë 30 minuta.
Qeveria shqiptare ka bërë përmirësime të ndjeshme në legjislacionin tatimor e doganor, si dhe ka investuar shumë në infrastrukturën rrugore, një element shtësë për tërheqjen e investitorëve në të gjithë vendin, ku mund të evidentojmë rrugën Durrës-Kukës, apo siç konsiderohet me të drejtë “korridori i kombit”. Dëshiroj të nënvizoj, gjithashtu, se potencialet turistike të zonave bregdetare dhe malore janë të jashtëzakonshme. Në 2010, Shqipëria është përballur me fluksin më të madh të turistëve në historinë e saj duke pritur rreth 3.5 milionë turistë. Ndërkohë, siç jeni në dijeni, guida turistike më e lexuar në botë “Lonely Planet” e ka renditur Shqipërinë në krye të 10 destinacioneve turistike më të kërkuara për vitin 2011. Shtoj me këtë rast se Shqipëria përveç pozitës së saj gjeografike, klimës dhe bukurive natyrore, dëshmitarë të kësaj bukurie jeni dhe ju që keni vizituar Shqipërinë kohëve të fundit, dallohet dhe për trashëgiminë e pasur historike e kulturore. Gjenden rreth 2000 monumente kulturore që mund të vizitohet nga turistët, veçanërisht në dy qytete të lashta si Berati dhe Gjirokastra, tani nën mbrojtjen e UNESCO-s. Parku Arkeologjik i Butrintit është shumë i njohur dhe gjithashtu është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Qytete si Durrësi, Shkodra, Tirana, Kruja, Korça, Elbasani dhe Vlora, të ofrojë një kontribut të madh në kulturën dhe historinë.
Shqipëria, si rrjedhojë e qëndrimeve të saj tejet konstruktive dhe moderuese ka fituar një status të ri dhe aktualisht ka një rol dhe zë një vend të rëndësishëm për sigurinë, paqen dhe prosperitetin e Ballkanit, Mesdheut dhe Evropës, si dhe është e vendosur të rrisë këtë rol dhe kontribut, për të garantuar stabilitet politik dhe ekonomik rajonal. Shqipëria është e angazhuar për të forcuar më tej marrëdhëniet e saj të fqinjësisë së mirë dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me të gjithë fqinjët e saj. Ajo kurrë nuk ka pushuar për promovimin e integrimit rajonal përmes krijimit të infrastrukturës së përbashkët rajonale dhe heqjen e të gjitha barrierave kufitare për të siguruar lëvizjen e lirë të personave, mallrave dhe kapitalit, si e vetmja mënyrë për të arritur stabilitet, siguri dhe begatinë e rajonit.
Ne vazhdimisht nxisin shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve tanë të jenë avokatë dhe aktorë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në vendet e tyre përkatëse. Konstatojmë se një faqe e re është krijuar në Ballkanin Perëndimor, pas pavarësisë së Kosovës. Pavarësia e Kosovës, në tri vitet e fundit, ka prodhuar paqe, stabilitet dhe siguri në rajon dhe se Kosova sot është duke fituar vendin e merituar në bashkësinë e kombeve të lirë. Republika e Kosovës tashmë është njohur nga 76 shtete, dhe të tjera pritet ta njohin dhe se Shqipëria mbështet njohjen e mëtejshme të saj, pasi është e bindur se çdo njohje e re është një kontribut i shtuar me vlerë për rajonin tonë. Tashmë që GJND-ja u shpreh qartë se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe, pas miratimit nga Asambleja e Përgjithshme të OKB-së të rezolutës konsensuale, që mirëpriti opinionin e GJND-së, ne jemi të prirur të besojmë se vendet që nuk kanë njohur akoma do të gjejnë argumentet e duhura për të konsideruar njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Shqipëria mbështet integrimin euro-atlantik të Kosovës
Ne jemi të angazhuar për të forcuar më tej bashkëpunimin me shtetin e ri të Kosovës, në interes për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në të gjithë rajonin. Në këtë frymë, ne mbështesim plotësisht dialogun e drejtpërdrejtë për çështje teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Në mbështesim gjithashtu integrimin euro-atlantik të Kosovës. Shqipëria, gjithashtu, është e angazhuar dhe do të bëjë çdo përpjekje për përfshirjen e Kosovës në të gjitha nismat rajonale dhe më gjërë. Gjej rastin të theksoj se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Rumanisë janë mjaft të mira, me lidhje historike e miqësore midis dy popujve që kanë kontribuar në marrëdhëniet aktuale shumë-dimensionale. Për më tepër, mjaft personalitete të larta rumune që kam takuar më kanë konfirmuar se Rumania do të vazhdojë të mbështesë procesin e integrimit në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke evidentuar Shqipërinë si një vend me të cilin Rumania ka tashmë marrëdhënie shumë të mira dhe lidhje historike.
Në kontekstin e këtyre marrëdhënieve, dialogu politik është shumë i mirë, që kulmoi me vizitën në Tiranë, vitin e kaluar, të Presidentit të Rumanisë, Shkëlqesia e Tij, Zt. Traian Bashescu. Kjo vizitë, së bashku me vizitën në Bukuresht që pritet të realizojë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Zt. Edmond Haxhinasto, do të hapin perspektiva të reja për forcimin dhe institucionalizimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha nivelet. Midis dy vendeve tona janë nënshkruar të gjitha dokumentet që rregullojnë bashkëpunimin dypalësh, duke përfshirë edhe Traktatin i Miqësisë. Në këtë drejtim, luan një rol të rëndësishëm dhe komuniteti shqiptar në Rumani, i cili, sigurisht, është shndërruar në një urë në mes të dy vendeve tona. Shqipëria është e angazhuar për zgjerimin e këtyre marrëdhënieve, sidomos ekonomike, por edhe të kontakteve institucionale midis strukturave tregtare dhe ekonomike, në mes të Dhomave të Tregtisë, forumeve të biznesit, agjensive turistike etj. Ju faleminderit!
Baki Ymeri: Aspekte kulturore dhe diplomatike të miqësisë rumuno/shqiptare U1_1
Baki Ymeri: Aspekte kulturore dhe diplomatike të miqësisë rumuno/shqiptare U1_2
Baki Ymeri: Aspekte kulturore dhe diplomatike të miqësisë rumuno/shqiptare U1_3
Baki Ymeri: Aspekte kulturore dhe diplomatike të miqësisë rumuno/shqiptare U1_4
Baki Ymeri: Aspekte kulturore dhe diplomatike të miqësisë rumuno/shqiptare U1_5
Baki Ymeri: Aspekte kulturore dhe diplomatike të miqësisë rumuno/shqiptare U1_6
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi