Kristaq F. Shabani:Është në krijim një gjallim i ri poetik,...(Një cekje fragmentare profesionale e poezive të poetes Fatime Kulli )
Faqja 1 e 1
Kristaq F. Shabani:Është në krijim një gjallim i ri poetik,...(Një cekje fragmentare profesionale e poezive të poetes Fatime Kulli )
Është në krijim një gjallim i ri poetik,..
(Një cekje fragmentare profesionale e poezive të poetes Fatime Kulli )
Nga Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S
Poezitë e mëposhtme mund të motivohen qartazi si Lirikë e avancuar, e cila ka një hapësirë dhe pakufizime ndjenjësore… , të cilat jo, kurrsesi, nuk duhet të marrin lejësi “vizë” për të hyrë në memorjet njerëzore… Kulli kërkon të terapizojë mendimin nëpërmjet një figurimi spontan (të lirshëm) në trajtën rrëfyese të privilegjuar dhe të shmangë daljet me “shtysë” me klithma për të thënë se “qenia- poetike” doli nga materniteti kreativ me lebetim…
Duhet evidentuar fakti se feminiliteti kërkues në këto krijime poetike kërcen me galop figurativ dhe të pasforcuar… Shprehësi e temperamentit vetiak dhe krijues, që zbulon nëpërmjet kreaturës pa ngadalësi dhe pa u turpëzuar përshkrim të akteve të suksesshme njerëzore, që sjellin ardhmërinë, në një proces ngjizës dhe kundërshtish të bukuruara. Kjo poetikë e Kullit është e kthjellët për mendësinë, e cila po krijohet në poezi dhe aspak natyrale për mentalitetin poetik të të dikurshmëve. Lirika e avancuar ka dhe troçësinë inteligjente të fjalës së figuruar, e cila merr pjesë dinamikshëm në arkitekturen poetike të saj. Për të gëlltitur këtë poetizëm, të stisur me origjinalitetin e saj duhet të trajnohesh në poezitë që dallojnë procese, natyralizojnë natyra, kapërcejnë shkallina të thënuri. Sforcimi, tekanjoziteti në prurje pranë “shtëpizave ndjenjësore” të dilemave dhe të përvojës mishlakuriqtë, nxjerr në pah dhe elementin nudik në poetizëm, i cili impulsion dhe realizimet ndërvetjake midis dy sekseve të kundërta, por të simbiozuara në një kundërshti të bukur dhe të natyrshme. Këto poezi japin dhe një lektim të forcës vitale të feminilitetit, i cili kërkon që të jetë dominues dhe posedues me influencë në aktet e krijimit njerëzor dhe të mrekullisë qiellore, duke vënë pikën mbi “i”… Pra në këtë aspekt kjo poezi është dhe një poezi reklamimi, sfilimi i feminilitetit…
Për të konceptuar drejt këtë “DRITËZIM” duhet të bëhet një përgatitje tipike psikologjike, dhe një shmangie e natyrshme e “pedalizmit mentalitor me skepter”, e cila do të natyrojë bindshëm në hapësirat e reja të krijuara në një lirikë jo me përshfaqje dhe kopjim grafik të dikurshmes, por me një tablozim tjetër novator dhe për të kapërdirë “rrezatimin e saj… Sidoqoftë kemi tashmë një rrezatim në një profil. Ne kemi pakësi në këtë kuadër.. Shumë poete të reja kërkojnë të finalizojnë këtu, por ndeshemi me kopjimtari mekanike dhe pa nerv…
Është në krijim një gjallim i ri poetik, i cili ka pedalizime jo të artificta… dhe një sfilim i të lirës në një podium poetik, që “udhëheqësja sfilatore, çuditërisht, s’është lodhur shumë për shkak se spontaneiteti e ka zgjidhur dukshëm preferencën e paraqitjes. Shumë studiues kanë dëshirë të sintetizojnë me njohuritë e tyre poezinë moderne, por nuk mjafton kaq… Kërkohet dituria, e cila shpesh “largohet” dhe nuk, më e keqja mezi “gjendet ku është fshehur”…
Poezi nga libri "Trëndafil i djersitur", botuar në Tetovë 2002
Jam, s'jam
Jam trokitja, e prekjes së vdekur,
Ajri i qiellit të zbathur.
Jam lule pa pleh
Që çel në erë të kuqe,
Kërcejtë i vadit hija,
Venat e petaleve i shkund stuhia,
Jam, s'jam
Lule pikë-çuditëse
Shkurre-pikëpyetje.
*Në këtë poezi më rëndojnë: jam lule (bukur) pa pleh (rëndomësi figure dhe krahasimi), duhet të ishte gjetur diçka tjetër… Poezia procedon mirë, por them se “puthja” A, A i ul disi bukuriëe… arkitekturës poetike .
Në gjurmë të ikjes
Dashuri e flakur,
Lidhur ndër gishta
Të epshit mizor,
Lartësuar në qiell
(epsh-gjoksor),
Ku ndalet fryma
Në gjuhë të errësirës...
Dashuri e plakur:
Kurrë s't'i vola
Të korrat e drithërimave
Në gojë të trëndafilit të djersitur.
Ankthi
I hijes së brendshme
Ulërin rëndë
Në gjurmë të ikjes...
*
(Kurrë s't'i vola
Të korrat e drithërimave Në gojë të trëndafilit të djersitur.
Një perifrazim figurativ i bukur, thënie vetiake K. SH).
Jam grua tekanjoze
(Një titull rrëfimor, i cili mund të ishte dhe me intrigues pa tregimin gisht, por mbetet dëshirë vetiake autoriale )
Humba në valët
E bebëzave të kaltra...
Tingujt më llastojnë,
Tërbojnë...
Etja mbytet
Në kështjellën e lëngëzuar...
Puthje të krisura
Hapin kufijtë
Aromë epshorë...
...Tretem midis afshit të ndezur.
Jam grua tekanjoze;
Më pëlqen gjunjëzimi
Mishtor varur ...
Kokulur.
Dhimbje e ëmbël
Gjurmët e natës
Ledhatojnë dhimbjen time
Të ëmbël.
Duart e buzëve
Lajnë kurrizin e natës mike
Që rrëshqet si fëmijë
I pambrojtur
Në kraharorin
Që gëlon...
Falem
Para buzëve të egra
Dritë-hije të natës.
Dhimbja e ëmbël
Më përpin...
*Stilizmi i bukur , gjetje të befta. Shkallëzim dhe grafikim... me mendësi moderne.
Nën hijen e zjarrit
E lidha muzgun
Nën hijen e zjarrit
Që dridhej te kokrra
E manaferrës...
Shpatullat e zjarrit
Zhveshën siluetën
E puthjes dritë-verdhë.
Manaferra mbyturazi
Më kafshon
Egërsisht gjuhë-kuqe.
Pres të shkrumbohem
Në gishtërinj purpuror
Të flakës së fikur...
*(Një pëlqesë figurative , paçka e trajtuar si rrëfesë, ka gjallim dhe dinamike gjetje vetiake)
Ethëzim njerëzor
Epshi
Valëtrazuar
Më gurgullon i dalldisur
Në kopshtin e kroit
Lule-bletë.
Zhytet e mbytet
Në pus të klithmës
Frutore...
Forma shpërbëhet...
Shtëpiza mishtore
Përmbytet në prurje
Të bardha...
Penisi çarmatos burrërinë
Në shfryrjen e ethëzimit
Njerëzor.
*
*Stili i vijuar si në krijimet e para, individual, pavarësisht nga thënësia, pa u dridhur qerpiku për natyralitetin njerëzor dhe kryepersonazhin e sjellësise së qenies njerëzore, mundej që të bëhej një ndërhyrje (Fjala për vargun e tretë përmbyllës…)
Mish + Mish
Çarçafët
Nxorën dhëmbëzat,
Të kafshojnë
Bardhësinë.
Prenë thonjtë,
Çorën hekurosjen
Filloi lajthitja...
Mish + mish
Shtrati lundron
Heshturazi në pafajësinë
E avujve të ngrohtë.
Një akt i bëshëm dhe kaq…, paçka se është përmastive dhe dinamike ajo që ndodh
Si fëmijë i pangopur
Ty s'të pëlqejnë
Fjalët.
Si bebe thith
Papushim
Majën e gjoksit.
Unë shpupuris
Flokët e epshit
Si fëmijë i pangopur...
*Një poezi që të dersit në kreaturë dhe është e përligjur artistikisht. Po kështu ka kuptimësinë e interpretimit dyplanësh
Më pështyj
*(Titull paksa i rënduar, por ja që ndodh ... Poezia kërkon të denatyrojë mendërisht për të privuar aktin finalizues të dëshirës … K.SH)
Më puth,
Më puth fort!
Kam etje ndezjeje
S'duroj dot...
Më puth...!
Nëse s'mundesh,
Më pështyj...!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:Është në krijim një gjallim i ri poetik,...
» Fatime Kulli: Disa mendime rreth librit” Qirinjte e Galaktikës” të poetes Ilirian Sulkuqi
» Cikël poetik nga Fatime Kulli
» Fatime Kulli: “Auto-portreti im si një ëndërr” një risi në botën letrare Nga Fatime Kulli
» Fatime Kulli:Minoreni 14 vjecar eshte ne rrezik per jeten
» Fatime Kulli: Disa mendime rreth librit” Qirinjte e Galaktikës” të poetes Ilirian Sulkuqi
» Cikël poetik nga Fatime Kulli
» Fatime Kulli: “Auto-portreti im si një ëndërr” një risi në botën letrare Nga Fatime Kulli
» Fatime Kulli:Minoreni 14 vjecar eshte ne rrezik per jeten
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi