Eroll Velija:LUMTURIA KUNDRUALL DËSHPËRIMIT
Faqja 1 e 1
Eroll Velija:LUMTURIA KUNDRUALL DËSHPËRIMIT
Eroll Velija:LUMTURIA KUNDRUALL DËSHPËRIMIT
Shpirtmirësia është shume e dobishme për shëndetin fizik e mental te njeriut, kurse shpirtngushtësia mund t’ua shkurtoj jetën!
Në shumë studime bashkëkohore është arritur deri te i njëjti përfundim se njerëzit e dëshpëruar kronikë, të cilët e shikojnë botën nëpërmjet prizmit të dyshimit, veçanërisht u janë të ekspozuar sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, nga këto studime kuptojmë se shpirtngushtësia rrit rrezikun edhe për shumë sëmundje të tjera. Ndërsa në anën tjetër, shpirtmirësia, ose thënë thjesht lumturia, duket se ka efekte protektive për shëndetin. Sjelljet cinike, dyshimi, mëria etj., janë faktor me efekt shumë negativ në botën mentale të njeriut e që pasojat e tyre e rrezikojnë seriozisht shëndetin tonë fizik, thotë dr. R. Williams, kërkues në lëmin e medicinës në Universitetin e Dukës. “Shpirtngushtësia, jo vetëm që paralajmëron rrezikun nga sëmundjet e zemrës, por mund të shkaktoj edhe vetë vdekjen” - vazhdon ai.
Format subtile të shpirtngushtësisë si: skepticizmi, dyshimi, intrigat, mosbesimi dhe animi ka sarkazmat ofenduese, janë të dëmshme mu sikurse vërshimi i shpejt i formave më agresive si: hidhërimi, zemërimit, tërbimit etj. Njerëzit e dëshpëruar janë më të prekur nga sulmet në zemër (infarkti) se sa njerëzit me disponim të mirë. Dëshmitë faktike, se në çfarë forme apo mënyre sjelljet, qofshin pozitive apo negative, ndikojnë në proceset shëndetësore të organizmit tonë, janë lëndë e kërkimeve në shumë sfera shkencore.
Lidhjet në mes të dëshpërimit dhe shëndetit u publikuan para më së 30 vitesh, kur dy kardiolog nga San Francisko, dr. M. Friedam dhe dr. R. H. Rosenman, e sajuan termin e “Tipit A”, përmes të cilit përshkruanin shkakun e sjelljeve i cili bie deri te rreziku nga sëmurjet e zemrës. Personi me karakteristikat e “Tipit A”, anon kah emulacionet e përhershme ambicioze e ngacmuese të përqendruara fuqishëm kah caku të cilin dëshiron ta arrijë dhe atë gjithnjë nën presionin e kohës, pra me nguti.
Dr. Redford Williams gjatë një debati publik
Kundruall personit të “Tipit A”, personi i “Tipit B”, shpalos karakteristika tjera sjelljesh. Ai është i qetë, i matur dhe vështir kalon pragun e hidhërimit. Mirëpo lind pyetja: nëse njerëzit janë të dëshpëruar çfarë të bëjmë? Qysh në vitet e ‘60-‘70 është rekomanduar që format e ndryshme të dëshpërimit, të zbutën përmes ndonjë efekti “filtrues”.
Në studimet më të reja, dr. Williams dhe kolegët e tij, konkluduan se, shumë më pak e rëndësishme është forma e paraqitjes së dëshpërimi, sesa zbulimi i një mundësie praktike që të arrihet qëllimshëm deri te ai. Të shprehurit e përkohshëm të simptomave shqetësuese nuk janë edhe aq të rrezikshme për shëndetin. Problemi paraqitet atëherë kur shpirtngushtësia merr formë kronike, pra kur ajo bëhet, si të thuash stil personal. Ai dhe stafi i tij në Universitetin e Dukes, konstatuan, se deri në një farë mase edhe mund ta matin dëshpërimin, duke shfrytëzuar testin e personalitetit të ashtuquajtur MMPI (Minnesota Multiphasic Personality Inventory) - një test që e përdorin psikologët për të zbuluar tek pacientët, probleme morale, sociale, çrregullimet e personalitetit, sjelljeve etj.
Nga studimi i disa mijëra kandidatëve ata arritën në përfundim se të gjithë ata që kishin kaluar shkallën e 50% ishin personalitete tek të cilët shpirtngushtësia ishte pothuajse veti kronike dhe mundësia e sëmurjeve kardiovaskulare ishte po ashtu shumë më e lartë. Kurse ata kandidatë që nuk e kishin kaluar shkallën e 50% pra, ku dominonte shpirtmirësia, mundësia e prekjes nga sëmundjet e zemrës ishte gjithsesi më e ulët.
Dr. Williams nuk u kënaq me kaq. Për ta vërtetuar saktësisht ndikimin e shpirtngushtësisë në organizmin e njeriut, pra për të ofruar fakte edhe më bindëse, ai vazhdoi testimet edhe më tej në Universitetin e Dukes. Më se 20 vite rresht ai përcolli shëndetin dhe stilin e jetës të mbi 250 studentëve të medicinës, të cilët po ashtu, studionin ose kishin studiuar në këtë universitet. Ndikimi i efekteve të shpirtngushtësisë ishte dramatik! Ai konstatoi se studentët shpirtngushtë, pra të mërzitur, melankolik, ironik, cinik, nervoz, agresiv etj, u prekën pesë herë më shumë nga shqetësimet e zemër, se sa ata me disponim të mirë.
Megjithatë, dr. Willams thotë se këto rezultate nuk japin përgjigje definitive, pasi kjo lëmi, si edhe shumë të tjera, janë akoma objekt studimi. Mirëpo, sot është e ditur se si faktor vendimtarë për shqetësime kardiake luajnë hormonet e partikulauara (veç e veç), të cilat organizmi i sekreton si përgjigje ndaj situatave të tendosura, ndërsa ato më tej sjellin deri te puna e përshpejtuar e zemrës, ngritja e tensionit si dhe rritja e nivelit të kolesterolit në gjak. Në qoftë se individi i ekspozohet vazhdimisht ndikimeve të tilla, si pasoj e shpirtngushtësisë, rreziku nga sëmundjet e zemrës është i paevitueshme.
Megjithëse rezultatet testuese vërtetojnë lidhshmërinë mes situatave stresuese dhe sëmundjeve kardiovaskulare, evitimi i faktorëve që sjellin deri tek ato, mbetet ende sfidë serioze për medicinën aktuale! As metodat “filtruese” nuk sollën ndonjë përmirësim të dukshëm. Përveç terapive psiko-analitike dhe tabletave të shumëllojshme, mjekësia nuk arriti të bëjë ndonjë hapë më serioz në këtë drejtim. Prandaj shumë njerëz, të zhgënjyer nga terapitë konvencionale, kërkojnë edhe shtigje tjera, duke u drejtuar kah ritualet e lashta dhe format tjera alternative të shërimit tek të cilat edhe gjejnë rrugën e duhur. Mirëpo, disa prej tyre shpesh sillen dhe shtigjeve të gabuar, duke u dhënë pas alkoolit, drogës etj, që në instancën e fundit kanë pasoja të rënda, shpesh edhe vdekjeprurëse.
Njerëzimi i janë të njohura që nga lashtësia format e lartpërmendura të shërimit alternativ. Mënyrat e shumta relaksuese siç janë: format medituese të budistëve dhe jogistve indian, pastaj sistemi kinez i harmonisë dhe baraspeshës, lutjet tek religjioni katolik, kaballat mistike tek hebrenjtë etj, janë treguar shumë kontra-efektive tek problemet me karakter zemërngushtësie, e që si rezultat përfundimtar edhe kanë dish-harmonizim e natyrshëm të shpirtit dhe trupit, pra organizmit tonë me ambientin e jashtëm në përgjithësi. Pra, e vetmja talternativ mbetet feja e pranuar tek Zoti Islami i cili eshte balanse me trupit dhe shpirtit.Kurse All-llahu xh.sh Thote ne nje ajet Kur’anor:”E kush eshte ne rruge me te mire se ai qe therret ne rrugen e All-llahut, qe ben vepra te mira dhe thote:” Une jam prej myslimaneve.”(Fussilet:33).
Prandaj individit i mbetet të zgjedh islamin si formë e përshtatshme që do t’ia kthej atij harmonin e brendshme në raport me botën që e rrethon, thënë shkurt - lumturinë.
Eroll Velija
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» EROLL VELIJA: SEMUNDJET E MELCISE
» Eroll Velija:HOMOFOBIA NË MENDJE
» Eroll Velija:AGJENTË ME INFLUENCË NË KOSOVË
» Eroll Velija:KOSOVA, MAFIA DHE ZVICRRA
» Eroll Velija:TE FLASE ME FJALET E ZEMRES
» Eroll Velija:HOMOFOBIA NË MENDJE
» Eroll Velija:AGJENTË ME INFLUENCË NË KOSOVË
» Eroll Velija:KOSOVA, MAFIA DHE ZVICRRA
» Eroll Velija:TE FLASE ME FJALET E ZEMRES
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi