EROLL VELIJA: SEMUNDJET E MELCISE
Faqja 1 e 1
EROLL VELIJA: SEMUNDJET E MELCISE
EROLL VELIJA: SEMUNDJET E MELCISE
Melcia e zeze dhe lengu qe prodhohet prej saj luajne rol te rendesishem ne procesin e pergjithshem te tretjes. Ushqimet kane vetine te shtojne si sekretimin e lengut te stomakut dhe te zorres, ashtu edhe sekretimin e melcise dhe te nxjerrin lengun e saj ne zorre.Semundjet e melcise se zeze dhe te rrugeve te saj behen shkak per lindjen e ndryshimeve funksionale dhe ne aparatin tretes. Mjafton te permendim se ne inflamacionin e zgjatur te fshikezes se temthit (kolecistiti kronik ) shpesh vihen re crregullime te tretjes e kapsllek qe vazhdojne me heqje barku (diarre) , me ndryshime ne sekretimin e lengut te stomakut , te pankreasit, etj., te cilat shkaktojne edhe ndryshime te pergjithshme, si , psh., shqetesime , pagjumesi etj. Ne kete rast dieta e pershtatshme , qe nxit zbrasjen e fshikezes se temthit dhe qe rregullon funksionin e zorres , eshte nje mase e rendesishme per parandalimin dhe mjekimin e semundjeve te melcise.Kjo diete duhet te plotesohet edhe me kalitjen fizike , e cila ndikon ne normalizimin e funksioneve te melcise se zeze. Kalitja fizike ndikon ne permiresimin e qarkullimit te gjakut ne melci , ne oksigjenimin , si dhe ne furnizimin e saj me sub e nevojshme per sintezen dhe depozitimin ne te te glikogjenit . Dieta ne semundjet e melcise duhet te jete e tille , qe te lehtesoje si sekretimin ,ashtu edhe derdhjen e temthit, gje qe arrihet duke marre shpesh porcione te vogla ushqimi ( 4-6 here ne dite ) , qe sherben si ngacmues fiziologjik i mekanizmave qe vene ne levizje derdhjen e temthit . Per kete ndihmojne edhe levizjet , shetitjet e gjata ne ajer te paster, gjimnastika etj. Melcia e zeze eshte gjender e madhe, e cila shepsh quhet laborator biokimik i organizmit, sepse kryen nje seri funksionesh te rendesishme : a) Sekreton dhe nxjerr ne zorre lengun e temthit, i cili ndikon ne tretjen e ushqimit dhe ne levizjen ( peristaltiken ) e zorres. b) Perpunon dhe transformon nje seri sub ushqimore si sheqernat, proteinat e yndyrnat. c) Nxjerr ne gjak prodhimet e nevojshme qe ndikojne ne normalizimin e proceseve te organizmit. Duke patur parasysh funskionet kryesore te melcise mund te percaktojme edhe semundjet e saj dhe te rrugeve te temthit , te cilat karakterizohen nga pakesimi i sekretimit dhe i menjanimit te lengut te temthit ne zorre, nga kalimi i kriperave te tij ne gjak, gje qe shkakton lindjen e te verthtit ; mund te lindin edhe ndryshime te tjera ne vete indin e melcise qe crregullojne funksionet e saj fiziologjike te sintezes , te transformimit dhe menjanimit te produkteve te ndryshme ushqimore me origjine shtazore, bimore e minerale etj. Eshte e keshillueshme qe ne te gjitha crregullimet e melcise t'i drejtohemi mjekut per percaktimin e diagnozes dhe mjekimin racional. Preparatet me origjine bimore qe praktikon mjekesia popullore dhe ajo shkencore per semundjet e melcise perdoren ne keto drejtime kryesore;per mjekimin e hepatitit , kolecistit dhe kolelitiazes. Ndermjet bimeve qe perdoren ne familje per mjekimin e semundjeve te melcise dhe te rrugeve te temthit , rezultate te mira ka dhene mendra e bute , e cila mund te perdoret per nje kohe te gjate dhe pa shkaktuar efekte te padeshirueshme anesore. Midis bimeve qe nxisin zbrasjen e fshikezes se temthit rekomandohet kinefusha , milca, akja , kokecelli, radhiqja, cikorja , angjinarja , ulliri , rozmarina , pelini, qepa , rrepa, speci djeges etj. Ndermjet bimeve qe nxisin prodhimin e temthit mund te rekomandohen pelini i zi dhe pelini , kokocelli , radhiqja , mendra , angjinarja , rozmarina , akja , kumaku , arrsi , melqinja , podiqja ,etj. Ne crregullimet e fshikezes se temthit rekomandohen caji kunder acarimit te fshikezes se temthit, caji kunder acarimit te rrugeve te temthit, qepa , pelini , cikorja ,kinefusha , angjinarja , sanza , radhiqja , rozmarina , mendra . Kurse si ndihmese ne rastet e gureve te temthit rekomandohen angjinarja , radhiqja , akja , bari i shpretkes , rrepa etj. Ne pergjithesi per semundjet e melcise rekomandohet preparati bimor i angjinares " cinaran profarma". Ndermjet bimeve qe rekomandohen si ndihmese ne semundjen e sheqerit, mund te permendim gjethet e boronices , hidhren , ullirin , levozhgen e fasules , manin , tersheren , qerbashin mjekesor , kinefushen , angjinaren etj.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Eroll Velija:HOMOFOBIA NË MENDJE
» Eroll Velija:TE FLASE ME FJALET E ZEMRES
» Eroll Velija:AGJENTË ME INFLUENCË NË KOSOVË
» Eroll Velija:KOSOVA, MAFIA DHE ZVICRRA
» Eroll Velija:LUMTURIA KUNDRUALL DËSHPËRIMIT
» Eroll Velija:TE FLASE ME FJALET E ZEMRES
» Eroll Velija:AGJENTË ME INFLUENCË NË KOSOVË
» Eroll Velija:KOSOVA, MAFIA DHE ZVICRRA
» Eroll Velija:LUMTURIA KUNDRUALL DËSHPËRIMIT
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi