Eroll Velija:HOMOFOBIA NË MENDJE
Faqja 1 e 1
Eroll Velija:HOMOFOBIA NË MENDJE
Eroll Velija:HOMOFOBIA NË MENDJE
Gjatë këtyre ditëve, në një datë të taksur për një kauzë me armiq të paqenë, patëm rastin të shohim sesi liritë dhe të drejtat e njeriut të ngrihen për të rrëzuar vetveten. Shumëkush në Shqipëri mësoi për herë të parë se bota paska një ditë të vecantë, të rezervuar për tu kujtuar dhe cliruar prej disa fenomeneve të çuditshme që dëmtokan rëndë jetën e njeriut dhe shoqërisë, të cilat përmblidhen në mënyrë patonomike në termin homofobi. Kjo ditë shërben për të reaguar ndaj kësaj dukurie si dhe ndaj gjithkujt që është sadopak i prekur prej saj, duke synuar kështu që cdo njeri të shërohet përfundimisht prej cdo lloj mendimi, gjykimi, ndjesie apo shieje antigay.
Konfuzioni qe shkaktohet nga e gjithë kjo, nese pëpiqemi ti hyjmë një reflektimi më në brendësi perceptimit të të drejtave dhe lirive, është mjaft i madh. Por në fakt, sheshazi duket se ajo cka me ngulm kërkon të shmangë kjo kauzë është pikërisht reflektimi shoqëror mbi tërësinë kuptimore të kësaj dukurie. Ajo që synojnë fushatat në mbrojtje të homoseksualitetit (ashtu si, në përgjithësi të gjitha fushatat) reduktohet tek përftimi i sensibilitetit dhe jo tek qartësia shoqërore mbi dukuri të tilla, të cilat dukshëm e kanë turbulluar dhe komplikuar skajshmërisht jetën shoqërore si dhe aftësinë e mendjes njerëzore për ti dhënë gjërave vendin e duhur. Ajo kërkon të rekrutojë njerëz në hutim e sipër, për ti rradhitur në mënyrë të pavetëdijshme në mbrojtje të kauzës së tyre, të prodhuar jo nga rigoroziteti racional, por nga fuqia sensibilizuese e klisheve.
Homofobia nuk është gjë tjetër, vetëm se një konstruksion konceptual, që shërben si bosht lëvizës për makinerinë propagandistike të kësaj kauze. Ai synon ta zgjidhë situatën në dy drejtime: së pari, duke prekur ndjeshmërinë shoqërore në lidhje me të drejtat që i shkelen këtij komuniteti, së dyti ai synon të pengojë cdo gjykim që i kundërvihet nëpërmjet delegjitimimit të homofobisë. Nëse ti nuk mendon se homoseksualiteti është njësoj si heteroseksualiteti, atëherë ti je homofob dhe rrjedhimisht ti karakterizohesh te armiqtë e lirisë dhe të drejtave të njeriut.
Në këtë mënyrë, homofobia është damka propagandistike e prodhuar nga lëvizja gay, që shërben si tel me gjemba përballë cdo gjykimi ndaj homoseksualitetit. Pra kjo strategji nuk është gjë tjetër vetëm se një mjet censure, duke përdorur klishetë, si mjeti i vetëm për të mbyllur gojët e kundërshtarëve. E rrjedhimisht liria e të shprehurit në lidhje me këtë temë shfuqizohet duke penguar cdo ide normale dhe të natyrshme, nën pretekstin se ajo fyen një komunitet me sjellje në fakt aspak të normale dhe të natyrshme. Kjo është ekzaktësisht ajo cfarë synon të sjellë lëvizja gay në Shqipëri (ashtu si kudo tjetër), dhe që falë investimit dhe lobimit të fuqishëm ia ka dalë të arrijë fitore të mëdha.
A mos po e ekzagjeroj? Absolutisht jo. Ligji antidiskriminim, i miratuar në unanimitet (në një vend kaq patriarkal sa ky) nga parlamenti shqiptar, e vendos seriozisht në kërcënim lirinë e fjalës në këtë drejtim. Mos ndoshta as kjo nuk duket dhe aq bindëse? Rasti i Suedisë, ku me një ligj të tillë një prift u dënua me burg dhe gjobë vetëm e vetëm sepse ishte shprehur në meshën e tij kundër sjelljes homoseksuale dëshmon jo pak për këtë.
Termi homofobi, nuk bën gjë tjetër vetëm se përpiqet të na thotë se të gjithë ne që nuk mendojmë se homoseksualiteti është një gjë e mirë vuajmë nga një crregullim kulturor apo intelektual. Sipas përkufizimeve terminologjike fobia është një frikë anormale, ngulmuese dhe ankthndjellëse që lidhet me objekte apo veprime të caktuara, të cilat shkaktojnë crregullime dhe anomali në sjellje. Në një mënyrë të ngjashme, homofobia synon të na tregojë se mospranimi i homoseksualitetit përbën një dukuri jonormale që krijon anomali në jetën shoqërore dhe që ka nevojë për ndërhyrje terapeutike. Natyrisht, termi është ideologjik dhe nuk mund të merret në mënyrë të fjalëpërfjalshme, por në një nivel analogjie, mesazhi që synon të na përcjellë është pikërisht ky, cdo manifestim antigay ka burim patologjik qoftë ky psikologjik, ideologjik apo kulturor.
Në të njëjtën linjë analogjie, duhet shpjeguar se fobitë janë reagime instiktive, të pakontrolluara të individit në rrethana të caktuara, përballë objektit që i shkakton, ndëkohë që realisht, mospranimi i homoseksualitetit nuk është dicka që buron thjesht nga reagime instiktive. Përkundrazi, është një mori intelektualësh, studiuesish kudo në botë që shprehen kundra kësaj sjelljeje, të mbështetur në arsyetimeve dhe reflektime rigoroze racionale, dhe mbi të gjitha, të mbështetur në studime serioze. Pra reagimi antigay nuk është iracional, sic rreket të na thotë lëvizja gay duke e evidentuar si homofobik këtë reagim.
Në këtë mënyrë, termi homofobi përbën një sajesë e cila synon të delegjitimojë dhe kriminalizojë kundërshtarët. Ai nuk synon të luftojë diskriminimin në mënyrë të drejtpërdrejtë, gjë që do të mund të bëhej duke promovuar tolerancën, si një term që godet vërtetë në shenjë, duke targetuar vërtetë kategoritë shoqërore diskriminuese ndaj homoseksualëve. Përkundrazi, ai ka në shenjestër pikërisht alternativën kundërshtare, të cilën, në një luftë të tillë propagandistike, synon ta damkosë ideologjikisht. Ky ligjërim ka për qëllim të promovojë alternativë duke eleminuar një tjetër, dhe nuk synon thjesht të mbrojë një shtresë të dhunuar apo të diskriminuar. Gjithashtu lëvizja nuk synon thjesht të mbrojë nga diskriminimi homoseksualët, por synon të mbrojë homoseksualitetin nga delegjitimimi moral dhe kulturor. Diskriminimi është vetëm një mjet për të justifikuar dhe legjitimuar alternativën e tyre. Lëvizja gay e kërkon diskriminimin si një mjet justifikues për legjitimitetin e alternativës së tyre.
Homofobia përbën një element retorik i cili synon ti japë një ekzistencë të përcaktuar kundërshtarit. Nisur nga pikëpamjet e shumë autorëve modernë, ligjërimi krijon realitet, dhe lufta mediatike për ti dhënë jetë termave, nuk është gjë tjetër vetëm se një luftë për ti dhënë identitetin e dëshiruar objekteve konkrete. Në një realitet të mediatizuar, cdo objekt ekziston vetëm nëpërmjet të shfaqurit. Në këtë mënyrë lobi gay e prodhon realitetin antigay duke e shfaqur ashtu sic i vjen atij për shtat, për sa kohë që ky lob e sundon hapsirën mediatike shqiptare. Në rastin konkret, termi homofobi synon ta përcaktojë identitetin e kundërshtarëve, në mënyrë të atillë që beteja e tij të jetë e humbur që në gjenezë. Gjuha e debatit, mbetet për pasojë peng i termave të tillë që në vetvete përjashtojnë debatin. Betejat ideologjike janë të tilla ku të duhet ta krijosh kundërshtarin që duhet të mundësh.
Nga e gjithë kjo mund të themi se homofobia nuk është gjë tjetër vetëm se fjala kyc, që shërben për kycur lirinë e fjalës kundër homoseksualitetit. Eshtë termi efikas që shërben si kurth për të ngatërruar mendimin nëpër labirintet tautologjike të shpikura për ti dhënë anormalitetit një status të mbrojtur, madje edhe të privilegjuar, kulturor, shoqëror e juridik.
* Shkrimi eshte marre nga gazeta Metropol. Botohet ketu me miratimin e autorit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vullnet Mato:NJË MENDJE QË MË TËRHEQ
» Afrim Asllani: Poezi - Mendje madhe
» Bedri Çoku:PSE DO TË ISHA NJË MENDJE ME ISMAIL KADARENË?
» Fahri Xharra:Një duet, një zë, një mëndje. Në shërbim të kujt?
» EROLL VELIJA: SEMUNDJET E MELCISE
» Afrim Asllani: Poezi - Mendje madhe
» Bedri Çoku:PSE DO TË ISHA NJË MENDJE ME ISMAIL KADARENË?
» Fahri Xharra:Një duet, një zë, një mëndje. Në shërbim të kujt?
» EROLL VELIJA: SEMUNDJET E MELCISE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi