Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hasan Qyqalla:Dy poezi për Flakën e Janarit

Shko poshtë

Hasan Qyqalla:Dy poezi për Flakën e Janarit Empty Hasan Qyqalla:Dy poezi për Flakën e Janarit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 18, 2011 1:58 pm



Flaka e Janarit
Ne pervjetorin e 29 te vrasjes se Vllezerve Gervalla dhe Kadri Zeka, apo siç njihet "Flaka e Janarit" po ua sjellim dy poezi te poetit :

Hasan Qyqalla:Dy poezi për Flakën e Janarit 49293_100000041739191_1844751_n
Hasan Qyqalla

NUK MË KUJTOHET...!
Hasan Qyqalla:Dy poezi për Flakën e Janarit 167204_1399516527042_1806157215_748821_8239520_n
(nuk më kujtohet si vdes Njeriu)

1.
Prehem në shtratin e Jusuf Gërvallës
Lexoj biografinë e popullit tim
Mësoj autoktonin e Fisit tim
Vasha bënë pajën e nusërisë
Mbyll në Kullë
Pa e njohur fare Jusufin!
2.
Dhe ... ja lajmet e para:
“Mbrëmë u vranë vllëzërit Gërvalla e Kadri Zeka,
n’orët e vona të natës...pas një atentati të kobshëm...”
(17.1.82. në Untergrupenbach të Gjermanisë)!

Një mijë fjalë-një përshëndetje:
TË FALA KOSOVËS
Një mijë piktura-një figurë
FLAMURI KUQ E ZI
Një mijë dashuri-një ideal
KOSOVA REPUBLIKË
Një mijë pikë gjaku-një Njeri
SHQIPTARË
Një mijë vargje-një poezi
“KANJUSH E VERDHË” NË LIRI...!
...

Ju keni vulën e pavdekshmërisë
Rrugët e trazuara gumëzhijnë togje, togje,
Petalet gjallojnë në kurorë t’përjtësisë
KOSOVË gjaklush, këngë për monologje.
S’më kujton vdekjen, as dritën fanarë
Tok do rilindim në Ditëlindjen e parë.
Një mijë përshëndetje shkarravit fëmiu
NUK MË KUJTOHET SI VDES NJERIU...!!!
Bardh, 26. 01. 82.
P.S.
Shkëputa vetëm këto vargje nga poezia e gjatë me të njejtin titull...
Autori


PORTRET NËNE
(Nënës Ajshe)

Loti yt,...ah nën’ Ajshe
Ujë që shuan etjen
Që njomë shkrumbin e zi
Që miklon vapën
Nyjë për At-Mëmdhenë...
E retë trazohen
Shqipet s’kanë më fole!?

Takon Maska-renjë në udhëkryq
“zogun” mban shtrydh
E ndjek,
E shtyp...

Faqe e re me portret Nëne
Në Historinë e “moçme”
Doktrinë:
E fisnikërisë
E derës së parë
E gurit të gdhendur
E lotit të mekur, kombëtar!

Miop e shejtan
Pështyve në surrat.

Jusufi, po vjen
Në krah të kanjushës
Pas tij ngrihet Bardhi
Akoma pa rrudha balli
Në Kasollën e t’ Atit
Në drurin e shtratit...

Kitara var në mur
Portret Nëne në pikturë.
Më kujton Nënë-Rinë
Portret vargu për poezinë.
Bardh, 17. 01. 83.


P.S
Këto dy poezi te bukura i morem nga faqja ne FB e poetit Hasan Qyqalla ne vigjilje te pervjetorit te renjës se deshmorve Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka.
Hasan Qyqalla:Dy poezi për Flakën e Janarit 70534_1806157215_1543565_n
Në "Sofra poetike i solli Agim Gashi - Drenica
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi