Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Delvina Kërluku:PËR TY ATDHE

Shko poshtë

Delvina Kërluku:PËR TY ATDHE Empty Delvina Kërluku:PËR TY ATDHE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 20, 2011 2:11 pm

Delvina Kërluku:PËR TY ATDHE 15438_101251346568474_100000508270310_31931_1997023_n

Delvina Kërluku:PËR TY ATDHE



Vdekja më tremb vetëm atëherë kur gjatë jete, s'dhashë për Ty Atdhe, atë që dëshiroja dhe synoja...

Krisma, dhunë, masakrime, luftë barbare, gjak në tokën amë, nëna që ua vrasin bijtë...
I gjithë Atdheu është mbuluar me ngjyrën kuq e zi...
E tillë është historia mijëvjeçare, shekullore, vjetore, ditore. Kuq e zi jemi... Këto ngjyra na janë ngjit si 'rriqër'...
Ah, populli im, që mbijetove çdo okupim, pardje dhe dje. Po sot...?
Ç’bëhet vallë, ç’mallkim na bëri Perëndia, për të vuajtur gjithë këto vuajtje. Vërtetë barrë e rëndë! Mrekullia ndodhi – i mbijetuam. Nuk po hamendësohemi për prejardhjen dhe as për drejt-ecjen përpara, sado që të vonuar jemi paksa...
U lindëm për të mësuar si të duam Atdheun tonë, si t’i dalim zot, këtë tokë balte, të ëmbël mjaltë. Sa shumë, o Mëmëdhe, të deshën, të duam! Sa shumë po bëjmë, duam të bëjmë, vetëm dheu Yt, i ëmbël mjaltë, të na mbuloj dhe të pushojmë nën të ëmblën tokën tonë, në paqe, në amshim...
Paqësohuni or atdhetarë, ju që dhatë..., dhatë jetën për liri, ju që u sfilitet, luftuat, sfiduat..., shkruat vuajtjet, përjetimet, me fjalën, gjuhën e bukur shqipe...
Sa gjëmë bënë vdekatarët në netët e mosjetës, kur jetën e tyre nuk ta dhuruan Ty, Atdhe i dashur. Sa brohoritje në ditët e jetës, kur të pavdekshmit dhanë jetë për Ti Atdhe! Rilandasit De Rada, Frashri, Bageri, luftëtarë për Gjuhën tonë të bukur, për Alfabet, për Flamur, për Pavarësi – heronj për t’u bërë Shqipëria (etnike, natyrale)...
Ah, sot, akoma të ndarë, sikur s’po kemi vullnet, dije e fuqi, t'i bashkojmë trojet tona!
Oh, si nuk kam një grusht të fortë t’i bij kufirit që s’bëzan, ta di dhe ai se çdo me thënë të jesh i fortë, të duash, të luftosh për bashkim...
Pëshpërita sonte, në prag vdekjeje, kur më kapluan ethet e vetmisë, ndarjes... Por, vetëm dashuria për Ty Atdhe - më ringjall! Dashuri më të madhe se për Ti (Shqipëri), Atdheu e Mëmëdheu im, nuk kam. Ti më jep shpresë, më jep jetë, më jep emrin shqiptar’e, zemrën Ti ma gatuan, më mbush me vullnet, jetë, plot gjaknxehtësi për te të mbajtur Ti, për te të nderuar, që këtë tokë mjaltë ta kem mbi mua...
Sonte nuk dua të vdes, sepse të kam borxh jetën, Atdheu im, nga se të dua shumë. Se mos po më vdes mbipesha e gjithë kësaj dashurie që kam për Ty Mëmëdhe...


Unë s’ta dhashë jetën. Më fal!
Unë të dhashë pjesë të jetës sime.
Kënaqu!
Ti më more
më përkëdhele
(në lëndina)
m’i pe sytë
plot zjarr e mall për Ti
dhe sa herë që të shkelja
Atdheu im
më shtohej dashuria
dhe vdekjen e kërkoja përherë aty...

Po, sonte vdekja po më tremb,
sepse gjatë jetës time,
s’dhashë gjithëçka për Ti Atdhe...

Ç’po ndodh vallë!?
Ç’më dhe që të dua kaq shumë,
që të luftoj plagët e dhembjes,
(sonte)
për te të dhënë Ti jetën time...

Atdheu s’më dha bukë
që të rritem.
S’më dha ujë
etjen ta shuaj.
Më dha ajër jete
që ta dua përjetë...

O Atdhe,
Ti më jep forcë,
për të jetuar,
për të mbijetuar,
për të qenë,
për të ekzistuar,
dje, sot, mot për mot...

Rrofsh në jetë të jetëve,
Ti që më dhe forcë,
më dhe jetë,
për të çuar fjalë-dhënien time
deri në fund.

Më dhe jetë, më jep jetë
Për Ty do të tretem.
Për Ty do të vdes, Atdhe.
Që dheu yt mbi mua
të më duket mjaltë...
Kjo është toka ime e ëmbël,
Atdheu im quhet Shqipëri!


Delvina Kërluku
(15.01.2011)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi