Kalosh Çeliku: Urime, Delvina!
Faqja 1 e 1
Kalosh Çeliku: Urime, Delvina!
Delvina Kërluku
URIME, DELVINA!
Vërtetë, postën elektronike të revistës letrare STILI 97 e hapa me vonesë, po kjo nuk prishë punë. Unë gjatë kohë (shtatë muaj) kam punuar në një Antologji të krijuesëve pjesëmarrës: TAKIME NËN RRAP, në të cilën je e përfaqësuar edhe ti. Nuk kisha asnjëfarë adrese tënden, prandaj u gjinda disi, falë librit tënd MUZA që ma kishe dhuruar gjatë një takimi letrar në Dibër. I zgjodha poezitë. Dhe, e huazova fotografinë tënde nga libri. Ndoshta, do të ishte mirë të prezentoheshe me poezitë më të reja që m’i ke dërguar këto ditë, po nuk prish punë. Edhe këto janë të bukura.
E për sa u përket botimit të poezive në revistën letrare STILI 97 në numrin 49/50 2009, është vonë. Shkaku se: këtë dynumërsh e kam dorëzuar në shtypshkronjë dhe pritet të dalë këto ditë. Megjithatë, poezive të tua që m’i ke dërguar me anë të postës elektronike do t’u gjejmë vend në numrin e ardhshëm të revistës. Në lidhje me librin. Edhe programin botues për vitin 2010 e kam dorëzuar para një jave. Nuk do të thotë gjë, m’i dërgo të gjitha poezitë e librit që t’ua bëj redakturën letrare, me siguri do të gjejmë rrugë. E rëndësishme është që ti shkruan bukur. Poezia yte ka gjak dhe shpirt. Dhe, një Zot e di çka fshihet në ty, në poeten e ardhshme që do të shpërthejë një ditë...
Dhe, në fund: Edhe njëherë urime!...
Përshëndetje të përzemërta:
Kalosh Celiku
E-maili: datekceliku@yahoo.com
Delvina Kërluku studente në Universitetin e Evropës Juglindore dhe ndjek studimet në Fakultetin e Administratës të Biznesit për të arritur kulturë, dije dhe siguri në jetë. Që në ditët e para të studimeve i lindi ideja të vejë në letër fjalë të bukurra që i shërbejnë vetes dhe shoqërisë, pra filloi të shkruaj poezi. Delvina Kërluku deri më tani botoi librin e parë: Muza, poezi (2004).
VERIM NË ËNDËRR
Pranë bregut
të Durrësit rri
mu atje pranë
rërës së lagur
këmbëzbathur
të lagur nga lumi i njelmët
rrezitje nga dielli
zhurma turistësh
unë rri
në pushim atje
pranë detit të qetë
dikush thërret
hapa sytë, ëndrra ik…
ERDHI NË JETË
E IKU PA MENDUAR
Një zhurmë
që e rrëzoi atë papritur.
Iku u shua
pa menduar.
Kaploi heshtje,
heshtje funebre.
Ish i gjallë
e u zhduk
furi në horizont.
Uragani ndaloi,
por mbetën damet
e pa shuara…
HIPOKRITI
Rri me mua, edhe me atë rri
fol për mua, e përflet edhe atë
do të keshë fund një ditë
fjalët dinë të hakmerren
të nxijnë
s’pranojnë të jenë vegël e së keqes
hipokizisë
do të keshë fund një ditë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kalosh Çeliku: Oda e miqve
» Poezi nga Kalosh Çeliku
» Kalosh Çeliku: Unë puno për popull e ai për gra
» Kalosh Çeliku: Komunist i arratisur
» Kalosh Çeliku: Intelektuali i rrejshëm
» Poezi nga Kalosh Çeliku
» Kalosh Çeliku: Unë puno për popull e ai për gra
» Kalosh Çeliku: Komunist i arratisur
» Kalosh Çeliku: Intelektuali i rrejshëm
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi