Rita Loloci:Rugova, njeriu i paqes
Faqja 1 e 1
Rita Loloci:Rugova, njeriu i paqes
Rugova, njeriu i paqes
Rita Loloci
Nuk ka asnjë dyshim se figura më e konsiderueshme politike në hapësirën e natyrshme shqiptare është zoti Ibrahim Rugova, president i Kosovës, fitues i disa Honoris Causa në universiteteperëndimore, posedues i çmimit Saharov, senator nderi i Europës dhe një prej figurave më të rëndësishme rajonale që kontribuonte në mënyrë kostante për paqen.
Jo thjesht për arsye studimore, por edhe pse çprej një periudhë relativisht të gjatë, Rugova ka qenë dhe është ideator dhe drejtues i lëvizjes paqësore në Kosovë (president i padiskutueshëm në një votim plebishitar të paradokohshëm dhe kryetar shteti në një proces demokratik), ky personalitet më ka bërë përshtypje për orientimin konstant properëndimor dhe për një përpjekje maksimale për të pasur marrëdhënie sa më të ngushta veçanërisht me SHBA, me selinë e Shenjtë të Vatikanit dhe me kancelaritë perëndimore në Bon (më vonë Berlin), Paris, Bruksel etj.
Shkrimtar dhe sidomos studiues i klasit të parë, Ibrahim Rugova do të organizonte të parën lëvizje moderne politike në Prishtinë në 1989, Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila u bë e vetmja zëdhënëse e aspiratave kosovare dhe që do të kulmonte në evenimente të rëndësishme me organizimin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese 1990, me përgatitjen e Kushtetutës së Kaçanikut 1990, me organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës 1991, me zgjedhjet parlamentare e presidenciale të Republikës së Kosovës 1992 e 1998.
I ardhur nga një familje nacionaliste (komunistët jugosllavë i kanë pushkatuar njëheri gjyshin dhe babanë), Rugova do të studionte për albanologji në fakultetin e Prishtinës, ndërsa do të kryente në Francë edhe një vit studime pasuniversitare në fushën e kritikës letrare. Pas 1994-ës vërehet një veprimtari e dendur e zotit Rugova: në po këtë vit është doktor i letërsisë në Prishtinë, autor i dhjetra librave dhe shkrimeve publicistike, anëtar i akademisë së shkencave në Kosovë, redaktor në “Bota e re” dhe “Dituria”, kryeredaktor në revistën shkencore “Gjurmime albanologjike”, kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe shumë veprimtari të tjera të sferës intelektuale.
LDK, herë si lëvizje dhe herë si front, falë Rugovës arriti të shndërrohej në një parti moderne europiane duke qenë forca kryesore më e votuar në Kosovë dhe që analistët e shohin si favoriten kryesore edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Natyrë koniciane në vështrimin e historisë së hershme dhe të re të shqiptarëve, jo shumë entuziast, me një dukje indiferente deri në mërzi por përherë i vëmendshëm, Rugova është edhe një prej personazheve politikë më të kërkuar të shtypit më të zëshëm perëndimor.
Siç ngjet rëndom në mjediset shqiptare për “të hedhur gurin marran në pus”, pavarësisht se është politikani më i votuar në strukturat e LDK-së dhe në popullin e Kosovës, Rugova jo pak herë ka qenë në qendër të trillimeve dhe të fakteve të pavërteta, të cilat po vetë dhe me indiferencë i ka flakur tutje. Kam parasysh këtu takimin e përfolur me Millosheviçin në kohën e bombardimeve të NATO-s mbi Beograd, kur ai spjegoi në një takim me shqiptaro-amerikanët se gjithçka sa ishin thënë justifikoheshin me gënjeshtërsinë e një prillit, pra se një datë dhe një takim i kryer nën pushtimishte shumë pak përballë përcaktimit të tij disavjecar anti-pushtim dhe anti-Milosheviç.
Në një dimension të besueshëm dhe substancial doli përsëri Rugova në përballjen e drejtpërdrejtë me Milosheviçin në gjyqin e Hagës, siç ishte edhe tepër befasues në një intervistë të para pak kohe në Korriere dela Sera ku rrëzoi besueshëm një propagandë që e cilësonte Kosovën si djep të ekstremistëve islamikë.
13 shkurt 2004
(*Autorja është Kryetare e Unionit Rinor për të Drejtat e Njeriut - Tiranë)
Marrë nga afishimi i Çerçiz Lolocit në FB
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ibrahim Rugova – njeriu i rezistencës dhe i paqes
» Shkodran Tolaj:Njeriu - Balada e Presidentit Rugova(video)
» Pjetër NREJAJ:Dr. Rugova, njeriu me vlera të mëdha dhe me ndjenja të larta kombëtare
» VOTO - Hafiz Gagica, ish kryetar i LDK-së për Diasporën dhe njeriu më i afërt i Presidentit Ibrahim Rugova.
» Ukë Rugova apelon: ta ruajmë frymën e unitetit të presidentit Rugova
» Shkodran Tolaj:Njeriu - Balada e Presidentit Rugova(video)
» Pjetër NREJAJ:Dr. Rugova, njeriu me vlera të mëdha dhe me ndjenja të larta kombëtare
» VOTO - Hafiz Gagica, ish kryetar i LDK-së për Diasporën dhe njeriu më i afërt i Presidentit Ibrahim Rugova.
» Ukë Rugova apelon: ta ruajmë frymën e unitetit të presidentit Rugova
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi