Pjetër NREJAJ:Dr. Rugova, njeriu me vlera të mëdha dhe me ndjenja të larta kombëtare
Faqja 1 e 1

Dr. Rugova, njeriu me vlera të mëdha dhe me ndjenja të larta kombëtare
Nga Pjetër NREJAJ
Diaspora shqiptare e përkujton për herë të nderuarin dr. Ibrahim Rugova
Populli shqiptarë ka një histori të gjatë e të mundimshme, histori që rrallë ndonjë popull ka mund ta përjetoj. Një fjalë e urtë e popullit thotë se, sa më shumë që ta sundosh një popull aq më i fortë bëhet. Pas Legjendës kombëtare shqiptare Gjergj Kastriotit, në Kosovë lindi Legjenda e dytë dr. Ibrahim Rugova i cili popullin shqiptarë e mbrojti në mënyrë të dinjitetshme, jo me shpatë as pushkë por me pendë e dije. Me keqardhje po them se shumë shqiptarë se kuptuan, ose s'donin ta kuptojnë vlerën e madhit dr. Ibrahim Rugova si, president i parë i shtetit të Kosovës. Se njohën as se kuptuan punën që bëri ai për të mirën e këtij populli kur ai jetonte dhe vepronte, se kuptuan mundin e tij që bëri për njohjen ndërkombëtare të popullit Kosovarë në botë, për ruajtjen dhe çlirimin e tij nga sundimtari gjakpirës sllav, që ja kujtoi këtij populli gjitha të ligat, ku gjithmonë u mundua ta zhduk në tërësi çështjen shqiptare. S'don komente, apo më mirë të themi se s'kemi fjalë për të përshkruar mungesën e tij në Kosovë. Mungesa e dr. Rugovës u vërejt menjëherë pas ndërrimit të jetës, pra në momentin kur iku e ne na la, në momentet më vendimtare në historinë e Kosovës, edhe pse na kishte trasuar rrugën e sigurt, drejtë qytetërimit Europian. Bota e qytetëruar, syqeltë dhe e nderuar e njohu shumë mirë dr. Rugovën, me që e kishte përcjellë me vëmendje të posaçme historikun e tij, e sidomos gjatë kohës kurë ai filloji ti printe popullit të Kosovës, në fillim si kryetar i LDK-së, pastaj edhe si Kryetar i Kosovës.
Forcën dhe guximin e përdori me mençuri
Dr. Ibrahim Rugova ishte një njeri me vlera të mëdha, me ndjenja të larta kombëtare, kishte një pjekuri të lartë politike dhe moral të fortë, ku me bujarinë dhe besnikërinë që tregoji për popullin shqiptarë të Kosovës, u radhit në mesin e burrave më të shquar shqiptarë që njeh historia jonë, pas Legjendarit të përjetshëm kombëtar Gjergj Kastriotit. Dr. Rugova ishte njeri i madh, ku madhështia e tij u vërejt më së miri, atëherë kur ishte në pyetje „ të jemi apo të mos jemi“. Forcën dhe guximin që kishte e përdori me mençuri, për ta ruajtur popullin shqiptarë të Kosovës nga më e liga që çdo ditë ja kurdiste Serbia me politikën e saj shoveniste. Pra dr. Rugova që herët e kishte kuptuar se me çfarë armiku kishte të bëjë, jo vetëm me Serbinë por edhe me disa shqip folës që ishin brenda në Kosovë që edhe sot e kësaj dite edhe pse dr. Rugova s'gjendet më në mesin tonë, mllefin e tyre e shprehin, sepse kanë frikë se nga ky mllefë që kanë, ata s'mund të vdesin edhe pse vdekjen e kanë para syve. Mllefin e tyre të qelbur, e pamë këto ditët e fundit nga plaku i shkatërruar shpirtërisht dhe fizikisht i cili mezi qëndronte në këmbë, për ti përshëndetur mysafirët që i kishte tubuar rreth vetes. Ati si kishte mbetur gjë tjetër veçse eshtrave, lëkurës së nxirë dhe leshit të bardhë e të rrëqethur. Presidenti Rugova ishte zemër gjerë dhe i durueshëm ku shpesh herë thoshte: këta njerëz që veprojnë kësisoj duhet falur, se me sa duket nuk dinë se çfarë janë duke bërë, çfarë po flasin e si po veprojnë, sepse s'kishte gjë më të rëndë në jetë për të se kur e thërrisnin tradhtar ku ai në atë kohë ishte i izoluar, e mbahej peng nga serbët të udhëhequr nga Millosheviqi. Ishte shumë vështirë kur ja vritnin shokët më të mirë, njerëzit e krahut të djathtë të tij, pra njerëzit që me tërë fuqinë e tyre intelektuale luftonin dhe punonin për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe më të drejtë të çështjes së Kosovës.
Dr. Rugova ishte një njeri trim, me horizont të gjerë, ku dinte ti shmangej të keqes edhe pse disa herë bënë atentate, e atë të kurdisura e të përgatitura nga njerëz që dëshironin të shkatërrojnë politikën e tij dhe atë që ishte gjithkombtare, pra dëshironin edhe njëherë të nënshtronin popullin e Kosovës para tyre, sikurse para Serbisë fashiste shekuj të tërë. Ata me këto veprime antinjerëzore, Dr. Rugovës ja përshpejtuan sëmundjen shumë të rëndë kancerin, që s'mundi ta përballojë, edhe pse me të luftoji deri në momentin e fundit të jetës së tij.
Kosovës i la shumë miq
Dr. Rugova duke e njohur politikën e ndyrë të Serbisë së Millosheviqit, ai me mençuri krijoji miqësi të sinqertë me shumë vende të Botës dhe shumë burrështetas, ku shumica nga ata mbetën përgjithmonë si miq të vërtetë për popullin e Kosovës, me që ata në ditët më të vështira e shpëtuan Dr. Rugovën dhe popullin e tij shqiptarë nga sllavokomunistët që këtë popull ata menduan ta zhdukin nga historia e të qenurit. Si mikë të madh Kosovës ja la ish. Presidentin Amerikan z. Klinton, pastaj ish. Kryeministrin e mbretërisë së Bashkuar z. Toni Bler, e shumë fytyra të respektuara nga bota demokratike. Dr. Rugova ka respektuar shumë shtete e burrështetas por respektin e veçantë e kishte drejtuar tek Selia e Shenjët në VATIKAN, sepse kjo Seli me në krye Papa Gjon Palin e II në atë kohë, bëri shumë gjëra vendimtare për Rugovën dhe për Kosovën në tërësi, ku Dr. Rugovën e konsideroji si njeri i ndershëm, dhe si njeri i madh i një populli të vogël, sepse ai e udhëhiqte një politikë paqësore, që kjo politikë do ti ndihmonte të gjithë rajonit i cili ishte i destabilizuar në tërësi. Respektin që kishte Bota për Dr. Rugovën si president i Kosovës u pa me rastin e ndërrimit jetë, ku për ta nderuar atë dhe tërë Kosovën erdhën shumë burra shtetesh për tu ndarë për herë të fundit, ku disa prej tyre ju drejtuan popullit të Kosovës me këto fjalë„Ju të nderuar shqiptarë të Kosovës sot keni humbur njeriun më të çmuar, më të ndershëm, më guximtarë por edhe politikanin e të gjitha kohërave që kishte Kosova, me që Kosovën e la në rrugë të duhur dhe drejt Evropës së qytetëruar. “Mungesa e Dr. Rugovës po shihet edhe sot tek shqiptarët që po udhëheqin Kosovën në këtë kohë, sepse shumë gjëra kanë stagnuar dhe s'mund të ecin përpara për arsye se në dorë shtetin e kanë marrë ata që s'kanë qenë kurrë edhe s'do të jenë shumë e gjatë, sikurse si nuk i shkoj gjatë as z. Sejdiu se si duket e kishte harruar në tërësi se kush kishte qenë Dr. Rugova, ai shumë shpejt harroi se kush e kishte ngrizur në atë podium, ai kishte harruar se ishte betuar para fytyrës së ish Presidentit të nderuar Ibrahim Rugova kur erdhi në pushtet, pra ai e harroi në tërësi Dardaninë Antike dhe Flamurin e Dardanisë, i pat harruar fjalët e Urta të Dr. Rugovës kur thoshte „me fraza të thata e lëvdime të kota historia nuk shkon përpara, por vetëm sa kthehet prapa.“ Diaspora shqiptare e mbanë si obligim moral që në çdo ditëlindje të nderoi dhe përkujtoi veprën madhore të Presidentit Rugova si Kryetari i parë i Kosovës, meqë për ne ai gjithmonë ka qenë si njeriu i dërguar nga Perëndia për të ruajtur dhe ndihmuar popullin e Kosovës deri sa ishte i gjallë. Dr. Rugova i mbeti gjithmonë besnik diasporës, e pranoi dhe e respektoi, por edhe e vizitoi, ku me vizitat e tij në Evropë e Botë, popullit shqiptarë të Kosovës i dhuronte forcë dhe kurajo. Sa herë na vizitonte, ai me vete binte një copë atdhe, për ne mërgimtarët. Dr. Rugova nuk fliste shumë, por fjalët e tij të Urta, shumë të matura, që fliste te jepnin të kuptosh thuajse po fletë Atë Gjergj Fishta, Pjetër Bogdani, Ndre Mjeda, Shtjefen Gjeqovi apo Naim Frashëri kur thoshte„ së bashku bëjmë gjithçka, ndërsa të copëtuar asgjë, sepse të tjerët mundë të luajnë ma lehtë me ne“. Dr. Rugova shpesh na drejtohej „ o' populli im i dashur me veprat tuaja të ndershme e burrërore ju do ta krijoni Kosovën, që do të na kenë lakmi të tjerët,“me veprat tuaja të ndershme do ti krijoni miqësi të përhershme Kosovës, dhe ju do të jeni si ambasadorët e parë të shtetit Kosovës. Zoti e Bekoftë veprën dhe fjalën e Dr. Rugovës të cila do të mbesin të pa harruara përgjithmonë për mërgimtarët shqiptarë, do të mbesin edhe gurë themeltarë i shtetit të ri të Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pjetër Nrejaj:Imzot Mark Sopi tërë jetën punojë për fe e atdhe
» FARUK TASHOLLI:NJERIU I REALIZIMIT TË DETYRAVE KOMBËTARE
» Shkrime nga Fatmir Terziu:NJË ROMAN ME SHIJEN E OSCAR WILDE
» Rita Loloci:Rugova, njeriu i paqes
» Reshat Sahitaj:DISA ANTIVLERA NGA DIASPORA SHNDEROHEN NE VLERA KOMBETARE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi