Ibrahim Rugova – njeriu i rezistencës dhe i paqes
Ibrahim Rugova – njeriu i rezistencës dhe i paqes
Shkruan: Shlomo AVINIER
Ushtria Çlirimtare e Kosovës militante, dhe nganjëherë terroriste, mendonte ndryshe, por përfundimisht politika e Rugovës mbizotëroi dhe i fitoi popullit të tij bashkëndjenjen dhe përkrahjen ndërkombëtare në vitet e serta të represionit serb nën Slobodan Milosheviqin.
Fizikisht, ai ishte pikërisht e kundërta e asaj që mund të pritet të jetë një luftëtar shqiptar i lirisë: për të mirë a keq, shqiptarët e kanë imazhin e njerëzve të egër, të pagdhendur malësorë. Rugova dukej paksa si të ishte intelektual hebre nga Varshava e kohës mes dy luftërave - gojëmbël, me sy të pikëlluar dhe të mençur, me zërin që nuk e ngrinte kurrë.
I diplomuar në Sorbonë dhe profesor i letërsisë shqiptare në Prishtinë, ai sigurisht se dukej si profesor, me sytë të mëdhenj e të rëndë, rroba që nuk i përshtateshin dhe një shall leshi që u bë simbol i tij. E megjithatë, ishte ky intelektual në dukje i butë ai që arriti sukses në mbajtjen e kontrollit të popullit të tij.
Megjithatë, duke i dëgjuar zërat e ashpër të serbëve dhe të kroatëve, isha i befasuar nga butësia e Rugovës: ja ku ishte një udhëheqës i një grupi që është viktimizuar më shumë se të tjerët - e megjithatë aty nuk kishte aspak hidhërim, asnjë sharje, aspak urrejtje. Rugova po ashtu kishe arsye të mjaftueshme personale për të mos falur: edhe babai edhe gjyshi i tij ishin vrarë nga komunistët e Titos në konfliktet civile pas vitit 1945.
Me të dëgjuar se unë isha nga Izraeli, ai donte të dinte se si e mbante Izraeli sistemin demokratik në kushtet e luftës dhe rrethimit; ai ishte po ashtu i impresionuar nga historia e vendit në kombndërtim, nga shkrirja së bashku e grupeve ndryshme në një kombshtet. Ai ma dha një libër që e kishte shkruar (në shqip) rreth një filozofi shqiptar të shekullit të 17-të, Pjetër Bodgani, i cili e kishte shkruar një traktat në latinishte të quajtur Cuneus Prophetarum ("Çarja e Profetëve"), dhe ma theksoi kapitullin çër Zoharin dhe kabalistin Sephirot.
Më pas ai e shkroi, në frëngjishte, një përkushtim shpirtmirë personal për mua, duke e përfunduar atë me: "Kombet tona kanë fatin të njëjtë historik". Kur e vizitova atë kah mesi i viteve 90 në shtëpinë e tij në Prishtinë, ai më dhuroi një mineral të rrallë, të nxjerrë, siç e shpjegoi, nga "malet tona".
Kur grupet e tjera në ish-Jugosllavi po e përdornin dhunën për të formësuar shtetet e tyre kombëtare, Rugova e udhëhoqi popullin e tij në një bojkot paqësor të të gjitha institucioneve jugosllave. Në baza vullnetare, dhe i ndihmuar nga kontributet prej diasporës kosovare, Rugova e udhëhoqi popullin e tij në krijimin e institucioneve të shtetit-në-ndër-tim: një kuvend jozyrtar i zgjedhur, një sistem vullnetar i tatimit, shkolla në shqip, një rrjet spitalesh dhe klinikash. Shembulli i Yishuvit hebre në Palestinë ishte pjesë e inspirimit të tij.
Vullneti i Shteteve të Bashkuara dhe i të tjerëve që më 1999 të intervenojnë ushtarakisht në emër të shqiptarëve të Kosovës dhe të parandalojnë spastrimin etnik dhe politikat pothuaj gjenocide të Milosheviqit ia ka borxh shumë mënyrës se si Rugova ishte në gjendje të prezantojë rastin e tij para demokracive perëndimore. Në këtë, Rugova po ashtu ndihmoi në vënien e një standardi për justifikimin e intervenimeve humanitare.
Duke reflektuar rreth këtij personi të pazakonshëm, patriotik dhe jo të dhunshëm, njeriu nuk mund të përmbahet nga mendimi se sa e ndryshme do të ishte skena jonë në Lindjen e Mesme po të kishin palestinezët një lider si ai. Rruga e Kosovës drejt pavarësisë ende është e shtruar me gurë, por - me disa përjashtime të pakëndshme -ajo nuk ka qenë e hapur me terrorizëm, dhunë dhe bombahedhës vetëvrasës. Populli i tij - dhe bota -duhet t'i falënderohen Ibrahim Rugovës për këtë: në butësinë e tij kishte çelik.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Ibrahim Rugova – njeriu i rezistencës dhe i paqes
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Ibrahim Rugova – njeriu i rezistencës dhe i paqes
NËNDEGA E LDD-së NË NÜRNBERG NË KOORDINIM ME DEGËN E SAJ NË GJERMANI MBAJTI AKADEMI PËRKUJTIMORE KUSHTUAR PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA
Nga Rexhep Elezaj
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS NË KRYE ME DR. IBRAHIM RUGOVËN KA QENË LËVIZJA MË E FUQISHME POLITIKE NË HISTORINË E RE TË KOMBIT SHQIPTAR
Franz Mödl |
Pas intonimit të himnit kombëtar dhe atij të Kosovës “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, në interpretim të bukur të artistit , Shkodran Tolaj, akademinë e shpalli të hapur moderatorja e manifestimit përkujtimor Vjollca Hajdari, për t’ia dhënë fjalën më pastaj z. Rexhep Fetahu, kryetar i Nëndegës së LDD-së në Nürnberg, i cili të pranishëmve u dëshiroi mirëseardhje, dhe në veçanti përshëndeti praninë e mysafirëve gjermanë.
Në vazhdim Bekim Zogaj , foli për biografinë dhe figurën historike të Dr. Ibrahim Rugovës, aktivitetin e tij intelektual, shkencor, politik dhe kombëtar.
Pastaj nxënës të shkollës shqipe në Nürnberg Bexhet Dërguti, Jeta Halabaku, Ragip Jusufi, recituan vjershën “Lamtumirë President i Dardanisë”, kurse rapsodi popullor Agim Gashi, përcjellë me sharki e tij të vjetër,këndoi elegjinë , “Nderi i kombit President Rugova”, e cila ngriti emocione mallëngjyese tek të pranishmit në sallë.
Deputeti i Parlamentit të Kosovës Gani Geci, tha se kam nderin e veçantë që këtij tubimi t’ia përcjellë përshëndetjet më të ngrohta të akademik Nexhat Dacit, kryetar i LDD-së. Me atë rast ai tha se hapat e parë të organizimit të mbrojtjes së pragut të shtëpisë janë ndërmarrë me urdhër të dr. Rugovës, siç është bërë edhe organizimi i parë për mbrojtjen e Kosovës me dërgimin në Shqipëri në vitin 1991 të komandantëve Sali Çeku, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti për formimin e celulave të para mbrojtëse , dhe këto fakte të historisë sonë më të re nuk ka kush që mund t’i ndryshojë , tha ai.
Në fjalën e tij karakteristike, konsuli i nderit i Konsulatës së Shqipërisë në Mynih, zotëriu Franz Mödl, së pari falënderoi organizatorin që e ka bërë përzgjedhjen e qytetit të Nürnbergut për ta mbajtur këtë akademi përkujtimore për dr. Rugovën, sepse siç tha,kjo i bën nderë të veçantë këtij qyteti, që të përkujton sot me shumë pietet figurën e madhe të “Mahtma Gandit” të Evropës lindore, siç e quajtën dr. Ibrahim Rugovën shumë politikanë botëror. Mjerisht, dr. Rugova nuk e përjetoi ëndrrën e tij, pavarësinë e Kosovës. Foli edhe për padrejtësitë që i janë bërë kombit
Rapsodi popullor Agim Gashi, duke interpretuar elegjinë, “Nderi i kombit President Rugova” |
Në elaborim, publicisti Shefqet Dibrani, në veçanti zbërtheu aspektin e mitit për sakrificën e dr. Ibrahim Rugovës në lëvizjen e tij paqesore, duke nënvizuar rolin dhe ndikimin që ka pasur ajo në filozofinë politike dhe kombëtare të tij.
Idriz Zeqiraj,veprimtar, në fjalën e tij përgëzoi organizatorin për organizimin e akademisë kushtuar presidentit Rugova, duke e vlerësuar atë si një nismë të mirë të dardanëve, për një të djathtë të mirëfilltë, e cila sot i mungon Kosovës.
Në vijim zonja Agnesa Gashi, recitoi një poezi për dr. Ibrahim Rugovën.
Publicisti gjerman dhe njohës i mirë i figurës së presidentit Rugova, Dietrich Willier, në evokimin e tij, ndër të tjera tha se; sot po përkujtojmë mikun e njerëzimit, patriotin, presidentin filozof, Gandin shqiptar, kritikun letrar, politikanin e pazakonshëm, njeriun e paqes, i cili me mençuri të rrallë bindi botën për padrejtësitë që iu bënë popullit të tij, i cili tolerancën dhe forcën e argumentit i kishte armë kryesore për t’i bindur të tjerët për idealet e tij kombëtare, ndaj edhe e kishte fituar besimin e popullit të vetë. Kam qenë dëshmitar i terrorit serb në Kosovë, në njërën, si dhe i urtësisë së
Hafiz Gagica |
Në fjalën e rastit, kryetari i Degës së LDD-së në Gjermani , Hafiz Gagica, njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të dr.Ibrahim Rugovës, duke u ndërlidhur në evokimet e tij për jetën dhe veprën e presidentit Rugova, ndër të tjera nënvizoi faktin se roli i tij në vitet e 80-ta si shkrimtar dhe në fund të atyre viteve kur zgjedhet në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, lëvizjes masive të shqiptarëve, si dhe kryetar i Këshillit koordinues të subjekteve politike shqiptare në ish Jugosllavi, bashkë me një varg figurash intelektuale, arritën që për herë të parë në historinë e Kosovës, të ndërtohet dhe zhvillohet një lëvizje e fuqishme politike, LDK. LDK-ja e cila u pranua nga shumica dërmuese e kosovarëve por edhe e shqiptarëve në përgjithësi, i hapi rrugën Rugovës dhe përkrahësve të tij, që në Evropë dhe SHBA të pranohet si lider nacional dhe të mbështetet si lëvizje politike, duke artikuluar idenë e pavarësisë së Kosovës tek kryetarët dhe parlamentet e vendeve të shumta, te shoqatat me ndikim për të drejtat e njeriut si dhe tek mediat të cilat kanë luajtur rol kyç në informimin dhe afirmimin e çështjes së Kosovës në botë.
Nga distanca e sotme kohore e zhvillimit të ngjarjeve dhe vdekjes së tij të hershme, vijmë në përfundim se Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën, ka qenë Lëvizja më e fuqishme politike në historinë e re të kombit shqiptar. Meritat më të mëdha për këtë ecje të madhe të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë së saj, pa dyshim, i takojnë shqiptarëve në përgjithësi, dhe liderit historik dr. Rugovës, në veçanti, me të cilin pata fatin të bashkëpunoj ngushtë për më shumë se një dekadë, si në planin e vetëmbrojtjes së Kosovës, ashtu edhe në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës tek qeveritë dhe qendrat e vendosjes politike në Evropë dhe SHBA.
Artisti i talentuar Shkodran Tolaj, këndoi dhe interpretoi për mrekulli një baladë për dr. Ibrahim Rugovën, interpretimi i të cilit mahniti të pranishmit, të cilët i dhuruan duartrokitje të gjatë frenetike në shenjë admirimi dhe respekti.
Një letrën përshëndetëse, të cilën kësaj akademie ia kishte dërguar akademik Nexhat Daci, ndër të tjera thuhej:
“I nderuari kryetar i Degës së LDD-së në Gjermani, z. Hafiz Gagica, të nderuar anëtarë të kryesisë, të respektuar bashkëkombas, jeni tubuar sot për të përkujtuar me nderim të veçantë njeriun e madh të kombit shqiptar, ikonën e shtetit të pavarur të Kosovës, presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, i cili dy vjet më parë u nda fizikisht nga ne. Ishte 21 janari i viti 2006, goditje e rëndë, jo vetëm për institucionet dhe politikën shtetërore të vendit tonë, por mbi të gjitha ishte një goditje e rëndë për popullin shqiptar të Kosovës.
Me shkuarjen në amshim të presidentit Ibrahim Rugova edhe skena politike u varfërua. Përkrahësit e denjë të presidentit Ibrahim Rugova u anashkaluan. Në këtë kohë lindi nevoja e krijimit të një shtëpie tjetër politike e cila do të ruante dhe trashëgonte filozofinë politike të dr. Rugovës. Lindi Lidhja Demokratike e Dardanisë si nevojë e kohës, parti kjo me koncept të qartë, parti e traditës dhe vlerave moderne e cila politikën e vet e mbështet në parimet e filozofisë politike të presidentit Rugova. Pavarësia e Kosovës ka emrin dhe emblemën e presidentit Rugova, pavarësia e Kosovës do shpallet me bekimin e presidentit Rugova, Lavdi jetës dhe veprës së presidentit Ibrahim Rugova. Zoti e bekoftë presidentin Ibrahim Rugova, Zoti e bekoftë LDD-në, Zoti e bekoftë Kosovën”, kryetari i LDD-së, Akademik Nexhat Daci.
Telegrame përshëndetëse akademisë i dërguan edhe ambasadori i Shqipërisë në Gjermani z. Gazmend Turdiu, z. Hysen Ibrahimi, kryetar i Degës së LDD-së në Suedi, z. Selim Hasanaj, kryetar i Degës së LDD-së në Norvegji dhe z. Mehdi Prushi në emër të Degës së LDD-së në Austri.
Në fund për të pranishmit u shfaq një film i shkurtër dokumentar për biografinë dhe jetën e dr. Ibrahim Rugova, përgatitur nga gazetari Zejnulla Jakupi.
Në fund duhet theksuar se pjesëmarrja dhe organizimi i kësaj akademie ishte në nivel të mrekullueshëm, si në nivelin përmbajtësor akademik, ashtu dhe atë teknik, gjë për të cilën organizatori mori lëvdata të shumta, në veçanti Naim Jonuzi dhe Driton Emini për ndihmesën që dhanë në organizimin dhe mbarëvajtjen e akademisë e cila për shumë kohë do të ngelë në kujtesën e gjithë pjesëmarrësve. Edhe komunikimi me publikun dhe oratorët nga ana e moderatores Vjollca Hajdari ishtë në nivel artistik.
Komisioni për Informimi i LDD-së në Gjermani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Ibrahim Rugova – njeriu i rezistencës dhe i paqes
Nga Alma Papamihali – Zemra Shqiptare
Burra te tille, nuk kane vdekje. Burrave si Ibrahim Rugova, duhet t´ju festohet vetem dita e lindjes.
Ai lindi, per t´ja kushtuar jeten dhe mencurine e tij, Kosoves...per t´ja kushtuar mendjen dhe energjine deri ne piken e fundit, ceshtjes aq vendimtare per te gjithe ne shqiptaret, pavarsise se Kosoves.
21 Janar 2008!
Kane kaluar dy vjet nga vdekja e Presidentit Rugova. Me sa duket deshira e tij, fjala e fundit e tij, po afron. Asgje s´mund t´a ktheje me pas, rrugen qe ai ndricoi me aq mencuri dhe diplomaci. Askush nuk mund ti thote me "Jo!", drejtesise.
Pavarsia po afron Rugove, ashtu sic e deshirove ne cdo minute te jetes tende, ashtu sic kerkove t´a perjetosh, qofte edhe per nje cast. Te perkujtojme ty sot ne kete date, duke shprehur njehkohesisht mirenjohjen tone.
Mirenjohjen ndaj burrit qe e nderoi bota mbare, me cmime te ndryshme per Paqen me 1995 ne Danimarke, 1999 ne Gjermani dhe ne Spanje, ne vitin 2000, me Cmimet nderi i Venedikut, Milanos dhe i Breschias (1999), "Doktor i nderit" nga Universiteti i Tiranes, ne vitin 2004, "Cmim nderi per paqen", ne vitin 2005 nga qyteti i New Yorkut...dhe Cmimin Presidenti i Zemres Shqiptare, nga te gjithe shqiptaret kudo qe jane.
Ndaj lamtumira e fundit percjellese, qe rapsodi yne Z. Agim Gashi, i ka kushtuar Presidentit Rugova, kumbon ne zemrat tona, duke prezantuar birin e Dardanise te pavdekshem.
KOLOSIT DARDANIAN DR. IBRAHIM RUGOVES
Nga Agim Gashi
Lot´ e varg i derdhi n´letër
Se si Ti ma nuk ka tjetër,
Dhe sharkia mbushë me mall´
Kanga ime shëndrrohet n´vaj.
Lum´ Kosova që e pat nji djalë
Mirë i rrinte në qafë nji shallë,
Lum´ e lum´ bante Kosova
Nderi i Kombit Ibrahim Rugova!
Lumja nana n´dritë që e qiti
Lumja shpija që e rriti,
Lum´ Dardania që t´pati Ty
Për Vatan dritë e LIRI!
Kah u nise me nji grusht dhe
Për liri e për atdhe,
Gju më gju me burra t´botës
Me ja sjellë lirinë Kosovës.
Limja nana n´dritë që e qiti,
Lum´ Kosova që të rriti,
Mbete simbol dhe krenari
Lum´ ky popull që t´pati Ty !
Prina, prina t´thoshte Kosova
Gjithmonë n´ball´ Ibrahim Rugova,
N´shpirt e bajshe nji amanet
Që këtë popull n´dritë ta qet.
Lumja nana n´dritë që t´qiti,
Lumja shpija që të rriti,
Lum´ e lum´ populli që t´pat´
Dymijë vjet i ke sjellë fat !
Qan Kosova e lshon kushtrim
Me shumë mallë e me gjëmim,
Loton Prishtina, loton Tirana…
Loton nusja e vajton nana.
Lamtumirë o bir Dardani
Lamtumirë për në botë t´amshueshme,
Vepra Jote legjendare
Na e ka ba Kosov´n t´bekueshme!
22.01.06
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Ibrahim Rugova – njeriu i rezistencës dhe i paqes
Shënime biografike: letrare dhe politike
Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984. Në vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore Dituria (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën Fjala. Mandej, për afro dy dekada, Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e vet shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.
Dr. Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.
Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998.
Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe n zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale më 2004.
Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.
Dr. Ibrahim Rugova vdiq më 21 kallnor 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.
Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
Ibrahim Rugova ka botuar këto vepra:
- Prekje lirike, Rilindja, Prishtinë, 1971,
- Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978,
- Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1976 (së bashku me Isak Shemën),
- Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), Rilindja, Prishtinë, 1979 (së bashku me Sabri Hamitin),
- Strategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinë, 1980
- Vepra e Bogdanit 1675-1685, Rilindja, Prishtinë, 1982,
- Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986
- Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinë, 1987,
- Pavarësia dhe demokracia, Fjala, Prishtinë, 1991,
- Çështja e Kosovës, Dukagjini, Pejë, 1994,
- Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, Faik Konica, Prishtinë, 2005
Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë të Ibrahim Rugovës:
- Më 1995, Dr. Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
- Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë.
- Më 1998, Dr. Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- Në vitin 1999, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia.
- Në vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë.
- Në vitin 2004 Dr. Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi.
- U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
- Më 2004, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
» VOTO - Hafiz Gagica, ish kryetar i LDK-së për Diasporën dhe njeriu më i afërt i Presidentit Ibrahim Rugova.
» Faruk TASHOLLI:IBRAHIM RUGOVA DHE AUTOSTRADA "IBRAHIM RUGOVA"
» Rugova: Sot u ndje mungesa e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
» Shkodran Tolaj:Njeriu - Balada e Presidentit Rugova(video)
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi