Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SA BËN PUNË DURIMI HEROIK

Shko poshtë

SA BËN PUNË DURIMI HEROIK Empty SA BËN PUNË DURIMI HEROIK

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 15, 2009 10:57 pm

SA BËN PUNË DURIMI HEROIK



A është vërtet ky popull shqiptar kaq i urtë për shkak se ka një traditë të lashtë politike për t’i sfiduar situatat e rrezikshme për ekzistencën e tij thjesht fizike, apo propaganda gjithëbotërore politike e ka sëmurë me sindromin e inferioritet kolektiv, që ballë fuqive të mëdha, instinktivisht të imponohet vogëlsia, pamundësi të dalësh nga situate ku gjendesh që këtu e 600 vjet më parë? A mund të na arsimojë historia jonë, së paku aq sa të na shtijë në mend se gjithmonë na kanë “çliruar” të tjerët, ose edhe ne vetë, por kurrë jo pa ndihmën e të tjerëve. Të tjerët pastaj e kanë konstruktuar përmasën e lirisë aq sa kanë kujtuar se e meritojmë ne, pasi që më parë na kanë bindur se ne vetë nuk mund dhe nuk dimë të qeverisim, se ne vetë do ta keqpërdornim lirinë, ndaj lirinë tonë e kujdestaron aleati ynë “ndërkombëtar”! Ai ka kujdes që të gjejë jeepa kolumbian të jakave dhe këmishëve të bardha me aktçanta që rrugëve të qyteteve dhe fshatrave të hetohen për t’i gjetur nacionalistët e dekadencës jomoderne politike që ende shpresojnë dhe synojë të mbështeten në trashëgiminë e tyre dhe në “historinë e qëllimit” kombëtar për t’u çliruar nga zgjedha e huaj! Në një emision shumë të qëlluar televiziv na ra në sy një opinion i qytetarëve që telefonon dhe gati të gjithë insiston të paraqesin situatën katastrofale të Kosovës si faj i lojalitetit politik të proveniencës politike, por edhe më shumë se kaq, si një faj i urtësisë nënshtruese të popullit, i cili asnjëherë nuk ankohet ndaj shtypjes që i bëhet, duke menduar se kjo shtypje është sociale, e jo politike. Migjeni thoshte se “mjerimi do drejtësi, e jo mëshirë”! Që konvertohet politikisht, mjerimi social pa drejtësi politike juridike, është mëshirë ndaj një grumbulli amorf që dalëngadalë shndërrohet në qenie ekzistenciale të denjë vetëm për të mbijetuar, që të mos themi, për të vegjetuar. Pra kualifikimet mbi popujt “e mirë” ose “të këqij” kanë qenë teori raciste, asnjëherë shkencore. Asnjëherë nuk mund ta fajësosh popullin, i cili e duron robërinë dhe varfërinë, nënçmimin dhe talljen “politike”! Pse? Sepse nuk ka në historinë njerëzore-botërore një rast të vetëm kur populli grumbull i ka prirë prijësit, por prijësi i ka prirë popullit. Prandaj, kur përpiqemi ta fajësojmë vetveten si popull, duhet të ruhemi të mos na rrëshqasë gjuha dhe mendimi në një fatalizëm që i bën mirë akulturimit, shkombëtarizimit, heqjes dorë nga vetvetja. Pra urtësia e popullit shqiptar nëpër histori është treguar shumë produktive, pikërisht se dihet që çdo punë që bëhet para kohe është e destinuar të dështojë, si dhe çdo punë që bëhet pas kohe është jo vetëm dështim, por edhe komike, qesharake. Populli shqiptar e di çastin “kur duhet”. Nuk ngutet, as nuk vonohet!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi