Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mohammad al-Asfar:DURIMI I REVOLUCIONAREVE LIBIANE

Shko poshtë

Mohammad al-Asfar:DURIMI I REVOLUCIONAREVE LIBIANE Empty Mohammad al-Asfar:DURIMI I REVOLUCIONAREVE LIBIANE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 28, 2011 11:24 am

Mohammad al-Asfar:DURIMI I REVOLUCIONAREVE LIBIANE Lufta_libi_03

Tregim

DURIMI I REVOLUCIONAREVE LIBIANE


(Shënim: Autori i artikullit të maposhtëm, al Asfar-a, ashtë novelist i njohun libian. Artikulli ashtë shkrue me rastin e revolucionit demokratik të Libisë. U botue në anglisht nga fletorja The New York Times, më datën 3 mars 2011, faqe A27. Përkthimi im shqip ashtë shprehje e mirënjohjes sime dhe admirimit për popullin libian që tregoi guximin shembullor me u ngritë në nji lëvizje të fuqishme për përmbysjen e diktaturës 41 vjeçare të tiranit al Kadhafi. I përjetëshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve dhe viktimave të kësaj lëvizje çlirimtare. Sami Repishti).
Mohammad al-Asfar:DURIMI I REVOLUCIONAREVE LIBIANE Contributor_20110302182428_1
Nga Mohammad al-Asfar

Benghazi, Libi.-Në këtë botë, nuk ka gja të pamundun. Mund të bisedohet qetësisht për çdo subjekt. Ajo që duhet ashtë qëllimi i mirë. Pyetja:”A je me mue apo kundër meje?” ashtë parandësi. Nuk jam me ty, nuk jam kundlr teje, nuk jam as edhe në mes.
Me nji qlndrim të këtillë, unë nuk mund të quej veten shkrimtar. Jam afër teje, por ti nuk me sheh. Edhe unë nuk të shoh, megjithëse gjaku i yt që derdhet, rreh në zemren time Nuk shqetësohem me ditë se ku qëndrojnë të tjerët në këtë situatë. Ajo që më shqetëson ashtë pamja e vogelushes serioze që ka humbë xhaxhanë e vetëm në nji masakër të burgjeve libiane.
“Babi, ku ashtë xhaxhai?
-Ai udhëton-
-A do të kthehet?
-Do të kthehet së shpejti, shpirti im, dhe do të sjellë për ty nji revolucion plot dashuni
-Pse nuk flet në telefon?
-Nuk ka kartë telefoni, por ai do të huazojë nji ditë kartën, dhe do të na flasë së shpejti, shpirti im.
-Më jep numrin e tij, të lutëm. Do t’i flas unë. Kam nji kartë telefoni.
-Ban çdo numër që dëshiron, prej 1 deri në 1200, e ai do të pergjigjet”.
Vogelushja serioze më thotë se e thirri atë, por nji za në telefon i tha se nuk gjindej aty, se kishte shkue në faltore për lutjet e Xhumasë.
“Kështu, unë fjeta, dhe andrrova. Babi,” me tha, “nji burrë i gjatë me nji rrobë të bardhë ecte rreth e rrotull vorrit të Omar al Mukhtar-it në Benghazi; mandej, hypi mbi nji kalë të bardhë e fluturoi drejt qiellit; ai më përshëndeste, Babi, dhe më hodhi nji lule plot aromë. Kur u zgjova, nuk e gjeta të mbjellun në zemrën time, por puhia pakëz e njelmtë e Benghazit të Libisë ishte akoma aty; merre dorën time, Babi, dhe nuhate erën e lules që të sigurohesh. Unë nuk do të pastroj duert përsëri, sepse due që ajo aromë të mbetet me mue përgjithenji.
“Pastroji duert,” i thashë vogelushes. “Aroma nuk ikën. Uji pastron vetëm baltën”.
*
Sot, revolucioni në vendin tim ka marrë flakë me mjaft sukses mbrenda dhe jashtë vendit. Në çdo qytet që çlirohet, institucione të përkohëshme ngrihen me administrue jetën e përditeshme, me mbrojtë lirinë e fitueme, e çdo ditë që kalon ish-pjesetarë të rregjimit të kaluem, figura të jetës politike, kulturore, ose tregtare bashkohen me ne.
Flamuri jonë nuk ashtë përsëri nji fushë e gjelbërt; flamuri jonë ashtë kuq e zi e i blertë, me nji gjysëmhane dhe yllin në mes. Ngjyrat na kujtojnë errësinën e kolonizimin që
kemi vuejtë gjatë historisë sonë.
…Për dekada me rradhë, kemi jetue nën terror të rrethuem nga spiunët dhe informatorët, kemi përballue rrezikun e burgosjes, “te zhdukjes pa gjurmë”, në çdo çast. Nuk kishte asnji mundësi me nderhye në emën tonë; sepse, nuk kishte as gjykata të njimendta, as të drejta njerëzore, asgja.
Çdo gja para këtij revolucioni kishte vetëm nji synim: pasunimin e tiranit dhe të familjes së tij. Çdo gja ishte vetëm për përfitimin e tyne: ushtria, policia, uji, kultura, arsimi, hotelet, restauranti, flamuri. Edhe martesat baheshin me urdhën: Shumë çifte nuk martoheshin derisa qeveria të organizonte martesa masive, ose derisa atyne “u dhurohej” nji dhomë gjumi për natën e parë të martesës.
Pesembëdhjetë vjet ma parë, mbrenda nji nate të vetme, tirani dhe mercenarët e tij masakruen 1,200 persona në burgun e Tripolit “Abu Salim”, vendi ku mbaheshin të
mbyllun të burgosunit politikë. Kufomat e tyne u shtruen palë mbi palë në vorreza masive pa shenj - të burgosun nga çdo anë e Libisë, nga të gjtha moshat, të vramë pa as edhe nji gjyq simbolik. Vellai im i vetëm ka qenë njëni nga ata.
Kam shkrue për masakren në novelën e parë, edhe të dytën, edhe të tretën. E nuk isha i vetëm nga ata që kurrë nuk e harruen. Brutaliteti i asaj mbramje verore ka qenë njëna nga shkëndijat që ndezi revolucionin sot. Familjet e atyne viktimave filluen me protestat e para, këtu në Benghazi, dhe u shumëzuen nga legjionet e të rijve, bij e bija të revolucionit.
Tani, me gjithë dhunën e ushtrueme nga regjimi rretherrotull, qytetet që janë çlirue fluturojnë nga gëzimi; ata kanë shijue lirinë! Frika, terrori, tensioni e nervozizmi që karakterizonte libianët janë zhdukë; grindjet e vjetra janë shue. Çdo njeni ofron ndihmë pa marrë parasysh shiun që bie dhe urinë që mundon.

Revolucioni ka transformue libianët. Tashti e ndjejmë se ka diçka që quhet liri e që duhet fitue, se liria nuk duhet të shijohet vetëm ose në kurriz të lumturisë dhe vuejtjes së tjerëve.
Sot, mezi gjej kohë me shkrue. Sot, kaloj ditët në mes turmes. Due të jetoj revolucionin; ma shumë se të shkruej për atë - ashtë akoma i freskët, i posalindun, i panjollosun me shtesa e zakone verbuese. Ashte nji revolucion me armë libiane, nji përziemje e kripes dhe piperit e dritës që kundërmojnë si bekimet e fenerit të shenjtoreve.
Për vite të gjata, kam takue miqt e vjetër vetëm rastësisht, në tregun e së Premtes ose në funerale, martesa e lojna sportive. Tani takoj shumë shokë të viteve të vegjelisë në rruget e rrugicat e revolucionit.
Muret janë ba murale artistike, të dekorueme me parulla që i këndojnë lavdisë së revolucionit dhe dëshmorëve të tij, dhe denoncojnë tiranët dhe metodat e tyne terroriste. Këta rreshta janë të mbushun me gabime gramatikore e ortografike, por janë, megjithatë te ndershme dhe artistike.
Ata kanë lindur me agimin e lirisë e të jetës, dhe këto graffite nuk duhet rishkrue me bojë kurrë. Ata duhet të mbahen derisa të zbehen nga rrezet e diellit, megjithëse dyshoj se dielli do të zbënte shënime të këtilla të përjeteshme.
Nuk dëshiroj të flas për masakrat që u kryen në këto javët e fundit nga regjimi: bota i ka ndigjue dhe ka dëshmue pamjet e këtij brutaliteti, këto krime që na marrin frymën. Përkundrazi, unë due të flsas për popullin që ka fitue, e që ka mundë vdekjen.
Martirët e revolucionit nuk kanë qen[ vetëm djelmt e vajzat e reja; ata kanë qenë martirë të të gjitha moshave, të çdo shkalle arsimore, të çdo klase shoqënore. E gjithë Libia ashtë ngritë në kambë!
Na nuk imitojmë njeri, por pranojmë se kemi qenë të frymëzuem nga revolucionet në Tunizi dhe Egjypt. Na nuk mund të flasim për lumturi përsa kohë që tiranët sundojnë; si mund të vizitojmë tunizianët dhe egjyptianët në qoftë se nuk mbajmë kokën nalt, nalt ashtu si e mbajnë ata, nalt ashtu si e mbajnë të gjithë popujt e lirë në botë?
Libianët kanë durue për nji kohë shumë të gjatë, e durimi jonë nuk vjen nga frika. Na pritëm për orën e frymëzimit të vërtetë, dhe tani që ora ka ardhi, tani që ashtë koha e duhun, kemi arrijtë qëllimin tonë me nji guxim dhe nji motivim që habitë botën mbarë.
Revolucioni jonë ashtë revolucioni i popullit, i nji populli që nuk duron ma erën e qelbun të tiranisë, qe nuk shërohet me lëmosha. Shtypja ka arrijtë kulmin. Prandej, populli shpërtheu dhe proklamoi dëshirën e tij për nji jetë ma të mirë.
Ajo qe perballuem ishte shikimi vrastar i tiranit, e jo vetem gazin lotues, por edhe plumbat e nxehtë tlë tankseve, avionëve e zjarrin e misileve... Kështu na quejme veten
“nipat e Omar al Mukhtarit”, në shenj nderimi për udhëheqësin e rezistencës që u martirizue në vitin 1931, sepse u tha pushtuesve italianë se populli libian nuk nënshtrohet, dhe ose do të fitojë ose do të vdesë. Na kambëngulëm, duruem dhe fituem!
Tani duket sikur vendi ashtë i bukur. Gratë tona janë ma të dashtuna se asnji herë ma parë, buzëqeshja e tyne ashtë ma e ambël dhe zemrat e tyne janë plot kangë. Edhe të sëmurët janë shërue; të gjithë ata që vuejtën nga përbuzeja e diktaturës.
Popujt e botës mbarë janë sot me ne. Edhe para se të kishim përkrahjen e tyne, na kemi pas respektin e tyne për revolucionin tonë që nuk ashtë damtue nga vjedhjet e vandalizmi. Pikësynimi jonë ashtë i qartë: me rrezue nji rregjim fashist që shkakton mosperfilljen e botës kundrejt kombit tonë.
… Na do të transformojmë Libinë në nji qendër të qytetnimit, të shkencës, të kulturës, nji meritokraci ku çdonjeni do të fitojë pozitën e tij, ose të saj, pavarësisht nga ideologjia, ose prejardhja fisnore. Na do të punojmë me nji transparencë të plotë, e do të fitojmë besimin e botës, do të meritojmë ndihmën e botës. Çdo njeni këtu ashtë i bindun se liria e Libisë ashtë tashma e fitueme, dhe se tashti e mbrapa duhet të punojmë për sigurimin e saj. Tani, revolucioni ka nevojë për talentë, jo për bindje të verbët.
Populli libian ashtë tashma nji vëlla i familjes njerëzore. Na mund të flasim lirisht me botën arabe dhe përtej, me të gjithë ata që kemi dëshirë të komunikojmë.; ne mund t’i përqafojmë pa frikë. Jetët tona si libianë kanë qenë plot trazime: për ata fatlumë në mes nesh që kanë udhetue, përherë kemi përballue gishtin akuzues - për zhdukjen e klerikut
Shia Musa al Sadr, gjatë nji udhetimi në Libi, më 1978, për bombën e avionit që u rrezue në Lockerbie më 1988, për rrëzimin e nji avioni farncez mbi Niger nji vjet ma vonë. Sot, i kemi tregue botës se faji për këto akte terroriste nuk ashtë i popullit libian, por i diktaturës së urrejtun.
*
Shumë kohë ma parë, i premtova vogelushes sime se vellai im i vetëm do të kthehet nji dite. Ai erdhi dhe pruni me vete revolucionin.


Dergoi pëe Akllapi.net:Kadri Mani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi