Pesëvejtori i dhembjes por edhe i krenarisë familjare, shtetërore e kombëtare
Faqja 1 e 1

Bajrush Morina
Zonja e shtëpisë fanë Rugova dhe djali i madh Mendimi janë krenar që trashëgojnë vlerat kombëtare e familjare të presidentit Rugova
Në familjen e presidentit Ibrahim Rugova në pesëvjetorin e amshimit
Gazeta kombëtare “Bota sot” sjellë për lexuesit e vet, një pjesë të atmosferës në familjen Rugova në pesëvjetorin e amshimit të presidentit Ibrahim Rugova.
Pesë vjet më parë, në mesditën e 21 janarit të vitit 2006, një engjëll shkoi në qiell. Pesë vjet më parë, në Kosovë dhe në mbarë shqiptarinë u dha lajmi më i dhimbshëm që tronditi gjithë botën.
Pesë vjet më parë në selinë presidenciale të Kosovës presidenti i Kosovës dr.Ibrahim Rugova i mbylli sytë përgjithmonë.
Më 21 janar të vitit 2006 nga kjo botë shkoi njeriu që më së paku do të duhej të shkonte, njeriu që më së shumti i duhej Kosovës dhe popullit shqiptar, personaliteti që i dha shekullit të ri të shqiptarëve vulën e Dardanisë antike.
Një vend në sofër, një vend në votër!
Një pasuri e tërë e Kosovës, në selinë e presidentit Rugova, pasuri kjo që ruhet edhe në Shtëpinë e Bardhë në Uashington
Pesë vjet më pas para selisë presidenciale në Velani, hyjnë e dalin miq e dashamirë të familjes Rugova, njerëz të presidentit Ibrahim Rugova, ata që edhe sot ndjejnë dhembje për presidentin, ata që duan të marrin pak nga dhembja e familjes së madhe Rugova.
Më e mira është se pesë vjet më pas në selinë presidenciale nuk vijnë liderë politikë, asnjë lider politik. Ky fakt mbase lehtëson më së shumti familjen e madhe Rugova. Ata nuk kanë nevojë për “derse politike” së paku më 21 janar. Ata duan ta kujtojnë kryefamiljarin e tyre në mënyrën e vet.
Në selinë presidenciale, karrige e presidentit Ibrahim Rugova vazhdon të mbetet e zbrazur. Aty nuk ulet askush. Aty ulej vetëm Ai.
Prej asaj karrige, prej kësaj rezidence janë nisur me qindra e mijëra lutje e urime për “...njohjen formale të pavarësisë së Kosovës, për integrim në BE e në strukturat euroatlantike dhe për miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Në këtë rezidencë presidenciale kanë hyrë e kanë dalë me qindra e mijëra burrështetas anembanë botës, miq të Kosovës, miq të presidentit Ibrahim Rugova. Kanë ardhur edhe të tjerë të cilët me “porosi e mesazhe”, madje edhe më “urdhra e kërkesa ultimative”, por kur janë përshëndetur për herë të fundit me presidentin Ibrahim Rugova, të tillët, e kanë zbutur zemrën, madje e kanë ndryshuar edhe mendjen e kanë hequr dorë prej “kërkesave e porosive ultimative”.
Familja Rugova nderon traditën edhe në pesëvjetorin e amshimit të më të dashurit të tyre. Ashtu siç ka shkruar poeti prej Rugove, Azem Shkreli, familja Rugova vazhdon të ruajë një vend të zbrazur në sofër, një vend të zbrazur në votër.
Në ballë të oxhakut ulen vetëm burrat!
E burri i madh i Rugovës e i Kosovës nuk gjendet tash e pesë vjet. Por vendi i ruhet në krye të Odës, në ballë të Oxhakut, në krye të selisë Presidenciale.
Në këtë rezidencë presidenciale janë pritur e përcjellë me dhjetëra e qindra burrështetas vendorë e ndërkombëtarë
Në selinë presidenciale apo në familjen Rugova ka rregull, ka rend, ka traditë. Zonja e parë presidenciale e Kosovës, znj.Fanë Rugova si gjithmonë është ajo që ia di rendin e mikpritjes shqiptare. Ajo flet qetë, flet si pedagoge, flet si nënë shqiptare, flet si burrneshë. E ka vështirë t’ia zë vendin bashkudhëtarit të saj të jetës, por e kujton me krenari e me mall. Ajo, si gjithmonë, prej se presidenti Rugova ka shkuar në amshim, ulet pranë vendit ku ulej zakonisht presidenti. Pranë saj djali Mendimi vajza Teuta, nusja Blerina, djali i dytë Uka.
Në rezidencën e presidentit Ibrahim Rugova gjithçka është si më parë, si gjithmonë. Janë dekorimet e njëjta të kohës së presidentit. Fotografitë e njëjta të presidentit Ibrahim Rugova më burrështetas të njohur botëror. Binë në sy fotografitë me presidentin Klinton, me znj. Ollbrajt dhe me Papa Gjon Palin.
Kristalet e çmuara të Pavarësisë së Kosovës në Shtëpinë e Bardhë
Në rezidencën presidenciale edhe më tutje ruhet koleksioni i presidentit Ibrahim Rugova. Një kthinë e veçantë me plot kristale, të llojeve të ndryshme, të gjitha kristale të Kosovës. Shkoni në selinë presidenciale të presidentit Ibrahim Rugova dhe binduni se sa e pasur është Kosova, nëntoka e Kosovës, gurët e çmuar e kristalet e Kosovës.
Këto kristale të Kosovës kanë “udhëtuar” anembanë botës. Nuk ka burrështetas vendorë e ndërkombëtarë me të cilin është takuar presidenti Rugova e të mos i ketë dhuruar nga një gur të çmueshëm. Janë më qindra e mijëra burrështetas të cilët sot flasin për pavarësinë e Kosovës e të cilët në koleksionin e tyre, në zyrat e tyre të punës apo në shtëpi, e kanë nga një gur të çmueshëm, nga një dhuratë të kristaltë prej presidentit Ibrahim Rugova.
Vitin e kaluar dy burrështetas botërorë konfirmuan se gurët e kristaltë të cilët i kishin marrë nga presidenti Ibrahim Rugova edhe më tutje i kujtojnë dhe i ruajnë me respekt të veçantë. Edhe presidenti Bill Klinton po edhe ish-kryeministri Toni Bler thanë në Kuvendin e Kosovës se Ibrahim Rugova ishte lideri që kërkonte nga ata liri, demokraci e pavarësi për Kosovën që në takimet e tyre në vitet 90-ta. Ata poashtu rikujtuan me respekt gurët e çmuar të cilët i kishin marrë si dhuratë nga presidenti Ibrahim Rugova. Presidenti Klinton madje tha se një copë guri i kristaltë edhe sot e kësaj dite ruhet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington si dhuratë e veçantë për një president amerikan.
Uka në politikë
Kohëve të fundit një pasardhës i familjes së presidentit Ibrahim Rugova, Uka, djali i dytë i presidentit ka bërë hapat e parë në politikë. Ai po synon që të ecë gjurmëve të babait të tij dhe të qoj më tutje porosinë e presidentit Rugova, që Kosova të jetë shtet anëtare e BE-së dhe e NATO-s. Uka ka edhe një mision të brendshëm politik, dëshiron të tubojë rreth vetes të gjithë ithtarët e filozofisë politike rugoviane, që të bashkojë copat e ndara të këtij elektorati dhe që të jetë përsëri partia e presidentit Ibrahim Rugova, partia e parë në Kosovë. Në këtë mision të tij ai ka përkrahjen e elektoratit. Ai është i ri dhe e ardhmja e tij në politikë sa po ka filluar. Ai është deputet i Kuvendit të Kosovës. Dorën në zemër i ka hije që te jetë edhe president i Kosovës.
Edhe në selinë presidenciale të presidentit Ibrahim Rugova, edhe në familjen e presidentit Ibrahim Rugova vërehen shenjat e Pavarësisë së Kosovës. Mbi kulmin e selisë presidenciale tash e tutje valon edhe një flamur, flamuri i Republikës së Kosovës.
Në selinë presidenciale dhe në familjen e presidentit Rugova ndjehet mungesa e presidentit Ibrahim Rugova.
Por në selinë presidenciale dhe në familjen e presidentit Rugova edhe më tutje mbretëron rendi presidencial e të ruhet tradita kombëtare. Për aq kohë sa do të jeni në selinë presidenciale, do ta ndjeni krenarinë presidenciale e kombëtare, por do ta ndjeni edhe mallëngjimin për mungesën e Zotit të Shtëpisë e burrështetasit të Kosovës dr.Ibrahim Rugova.Zoti e bekoftë familjen Rugova!
Zoti e bekoftë presidentin Ibrahim Rugova!
Zoti e bekoftë Pavarësinë e Kosovës!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sylejman Aliu:Porositë gurgulluese të dhembjes dhe të krenarisë-Agim Gashi: “Epoka e nderit”
» Armët nëpër ahengjet familjare, paraqesin edhe këtë verë shqetësim
» Asllan Dibrani:Libri i Dr. Sulejman Abazit "Edhe një herë mbi Strategjinë Kombëtare - Çështja Çame”
» Mentor Thaqi URON:NË VAZHDËN E KREMTES SË MADHE, NDERIM EDHE PËR QYTETET-KËSHTJELLA TË GJALLA KOMBËTARE! - Vargje nderimi në Ditë gëzimi-
» Besëlidhja e Rilindjes Kombëtare-ULTIMATUM: Qeverisë së Kosovës nga Beslidhja e Rilindjes Kombëtare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi