Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sylejman Aliu:Porositë gurgulluese të dhembjes dhe të krenarisë-Agim Gashi: “Epoka e nderit”

Shko poshtë

Sylejman Aliu:Porositë gurgulluese të dhembjes dhe të krenarisë-Agim Gashi: “Epoka e nderit” Empty Sylejman Aliu:Porositë gurgulluese të dhembjes dhe të krenarisë-Agim Gashi: “Epoka e nderit”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 17, 2011 9:49 pm

Sylejman Aliu:Porositë gurgulluese të dhembjes dhe të krenarisë-Agim Gashi: “Epoka e nderit” 211453_1652258219_7277545_n
Sylejman Aliu
Porositë gurgulluese të dhembjes dhe të krenarisë
Agim Gashi: “Epoka e nderit”

Sylejman Aliu:Porositë gurgulluese të dhembjes dhe të krenarisë-Agim Gashi: “Epoka e nderit” 247273_10150210848669077_644509076_7422335_7315258_n

Të lexosh vargjet e pandalshme të autorit Agim Gashi do të thotë të shpalosh faqe për faqe historinë e dhembshme (por dhe krenare) të kombit tonë. Nuk përshkruhen në to (jo vetëm si rrëfime, por edhe të mbushura me një ndjeshmëri të lartë artistike), të bëmat tona heroike përgjatë historisë, por brenda ligjërimit poetik të këtij autori vihen në spikamë me urti të jashtëzakonshme krijuese edhe veset tona të trashëguara, por të cilat përcaktojnë dhe paracaktojnë një konstatim korrekt të vetëdijes sonë kombëtare herë të ndritshme e herë të denjë për çortime të serta në të gjitha periudhat deri në ditët e sotme.
Nëse letërsia jonë e deritashme kishte tipin e shkrimit epik dhe lirik (por edhe çortues) të Fishtës, me bindje të thellë mund të konstatojmë se Agim Gashi bëhet i dyti shkrimtar me qasje përmbajtësore, por dhe artistike të këtij tipi të shkrimit, i cili i mungoi letërsisë sonë. Ndaj dhe botimi i një përmbledhjeje të tillë të këtij autori (Agim Gashi), do të bënte që me dinjitet të pasurohet edhe më shumë arti i letërsisë sonë dhe, bashkë me këtë, edhe shumë qasje historike të trajtuara, por të paprekura deri më sot nga historia jonë.
Duke lexuar dorëshkrimin “Epoka e nderit”, të autorit Agim Gashi (libër ky që së shpejti pritet të dalë nga shtypi), lexuesi mund të shijojë mrekullinë e krenarisë kombëtare, por dhe sinqeritetin qortues të veprimeve tona thuaja në të gjitha rrafshet e jetës sonë historike dhe aktuale. Edhe atëherë kur nëpërmjet vargjeve të mjeshtërishme artistike autori del nga dimensionet reale në hapësirat e logjikshme të folklorit më tepër se folklorik, përjetimi shkarkohet udhëve të lakmisë, me anë të së cilave kërkojmë të plotësojmë të gjitha ato që i kanë munguar dhe që i mungojnë qenies sonë, herë si individ, e herë si kolektiv kombëtar. Kjo lakmi njerëzore e trajtuar herë-herë vargjeve të bukura artistike të autorit, në të shumtën e herave synon arritjen dhe përmbushjen e betimit historik tonin për burrëri, moral e karakter të urtë, por të zotin.
Nisur nga rëndësia e veçantë tematike dhe artistike e këtij dorëshkrimi të Agim Gashit dhe, mbi të gjitha, nga struktura e tij porositëse edhe për brezat pas nesh, Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës, me aq sa pati mundësi u tregua e gatshme ta ndihmojë financiarisht (500 euro) botimin e këtij libri, ndihmë kjo që arrinë të plotësojë vetëm gjysmën e çmimit kushtues të botimit të librit.
Të keshë një libër të tillë në bibliotekën familjare është shumë e nevojshme, sepse bashkë me librin brenda secilës familje hyn dhe historia jonë e rëndë, por dhe faqebardhë në të gjitha periudhat e lindjes dhe të zhvillimit tonë kombëtar.
Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe e krijuesve shqiptarë, po e zëmë në Gjermani, do të mund të organizonte atje përurimin e librit “Epoka e nderit” të Agim Gashit, ku, përveç ceremonisë përuruese të librit, miqtë e librit, por dhe të autorit, do ta ndihmonin në mënyrë të veçantë Agim Gashin, si autor, duke ia blerë librin po aty nga të gjithë pjesëmarrësit, aq më parë kur dihet se autori Gashi as është mirë me shëndet, e as nuk qëndron mirë me ekonomi familjare.


Edhe zemra e publikoi:http://www.zemrashqiptare.net/article/ArtKulture/22690/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi