Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:AMARILDO, O HERO! - Vargje nderimi!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:AMARILDO, O HERO! - Vargje nderimi! Empty Mentor Thaqi:AMARILDO, O HERO! - Vargje nderimi!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 26, 2011 1:43 am

Mentor Thaqi:AMARILDO, O HERO! - Vargje nderimi! P-January-25-13-13-9
Mentor Thaqi:AMARILDO, O HERO! - Vargje nderimi! 173431_100000582437455_3190657_n



Mentor Thaqi:AMARILDO, O HERO! - Vargje nderimi!


Dje, qe Marigona,
sot ishte Amarildo,
emocionet tona,
na i zgjove, o Hero!

Je kryefjalë e Ditës,
ti që mbronë Flamurin,
përballë t´sakrificës,
me shkopin, me gurin!

Bota ka plot të ligj,
horra të panjerzorë,
Kombit i janë armiq,
e t´poshtrit puthadorë!

E shqelmojnë Flamurin,
e dhunojnë dhe Shtetin,
sa plumbin, sa gurin, ...
plagosin Kombin, t´vetin!

E të çmëndurit, çirren,
dhe luajnë viktimën,
n´emër t´Popullit thirren,
Populli ua ktheu shpinën!

Po, kemi dhe Heronjtë,
që krimit i vunë gjokset,
dhe, ua shkulen thonjtë,
bandave të nëntokës!

Jetë të dinjitetshme,
lum ai lum që bën,
asgjë s´është e përjetshme,
veç turpi o nderi, që pas lën!

Jo jo, nuk ishin protestues,
as ishin opozita e ndershme,
ata horra përdhunues,
një pjellë krimi, e mistershme!

Po po, Populli i don vlerat,
ai e don Flamurin,
askush s´i don plehrat,
as shkopin, as gurin!

E ne, sot kemë dy anë:
ai që shqelmon Shqipen,
po kem dhe Heronjtë tanë,
e morën, lartë e ngritën!

Po po, horrat ishin pak,
jo ajo masa protestuese,
lugetër që donin veç gjak,
me ato pamje shokuese!

E neve të freskëta na mbetën,
ato pamje të zymta t´ditës,
por, e bardhë mbet gjithë jetën:
Heroizmi fisnik i Amarildos!

Mentor Thaqi VS., 25.01.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi