Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ASKUSH NUK KA TË DREJT T’I MONOPOLIZOJË MERITAT E BREZAVE TË MËPARSHME QË SAKRIFIKUAN AQ SHUMË PËR KOSOVËN

Shko poshtë

ASKUSH NUK KA TË DREJT T’I MONOPOLIZOJË MERITAT E BREZAVE TË MËPARSHME QË SAKRIFIKUAN AQ SHUMË PËR KOSOVËN Empty ASKUSH NUK KA TË DREJT T’I MONOPOLIZOJË MERITAT E BREZAVE TË MËPARSHME QË SAKRIFIKUAN AQ SHUMË PËR KOSOVËN

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 15, 2009 11:21 pm

ASKUSH NUK KA TË DREJT T’I MONOPOLIZOJË MERITAT E BREZAVE TË MËPARSHME QË SAKRIFIKUAN AQ SHUMË PËR KOSOVËN

Deklaratë për shtyp e Degës së LDD-së në Gjermani

Pavarësia e Kosovës është rezultat i përpjekjeve dhe angazhimit të shumë brezave të Kosovës të artikuluara me djersë dhe gjak të mijëra shqiptarëve, posaçërisht në dy dekadat e fundit, e cila është po ashtu një e arritur madhore përmes luftës politike, diplomatike dhe ushtarake.
Falë krijimit të miqësisë dhe simpatisë të cilat me popujt e Evropës dhe SHBA-ve i ndërtuan pikërisht mërgimtarët tanë, që sot reflektohen përmes përkrahjes së fuqishme ndërkombëtare që vazhdon t’i ofrohet Kosovës, njëherë nuk duhet harruar faktin se kjo mbështetje daton që nga dy dekadat e fundit. Dhe, sikur të mos ishte miqësia e krijuar me kohë me botën perëndimore, as Aleanca verio-atlantike nuk do t’u dilte në mbrojtje shqiptarëve me 1998/99 për t’i shpëtuar nga shfarosja fizike që po ndërmerrte ndaj tyre regjimi kriminal i Millosheviqit.
Mërgata shqiptare në përgjithësi dhe ajo kosovare në veçanti ka luajtur një rol kyç për afirmimin e Kosovës në botë si dhe krijimin e miqësisë me shumë personalitete të shumë vendeve perëndimore, posaçërisht në vënien e kontakteve me figura dhe politikanë të shquar dhe me renome botërore.
Dhe tash, pas pavarësisë së Kosovës, kur për herë të parë festuam njëvjetorin e shtetësisë së Kosovës, pra në manifestimin e parë të këtij përvjetori i mbajtur ditë më parë në Ambasadën tonë në Berlin, për habi u “harruan” të ftohen veprimtarët dhe atdhetarët e kohërave më të vështira për Kosovën, më mirë më thënë u injoruan të gjithë ata të cilët dhanë më së shumti për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, dhe ç’është më absurdja e krejt kësaj kremte, Ambasada jonë në Berlin fton me dhjetëra njerëz të cilët dje ishin vetëm spektatorë të ngjarjeve në Kosovë, duke fyer kështu gjithë ata të cilët për më shumë se 15 vite me dinjitet i kanë shërbyer çështjes së Kosovës, duke krijuar simpati dhe miqësi me institucionet shtetërore dhe popullin gjerman.
Pas gjithë kësaj sjelljeje të papërgjegjshme që ka bërë Ambasada jonë në Berlin ndaj shumë atdhetarëve dhe aktivistëve tanë të dalluar në Gjermani, del se kemi pasur të drejtë kur kemi thënë se në përfaqësitë tona të para diplomatike janë zgjedhur njerëz që nuk kanë kontribuar asgjë për Kosovën, mbase që nuk kanë kurrfarë njohurish në fushën e diplomacisë, gjë që këtë e tregon qartë sjellja që ka bërë përfaqësuesi i Ambasadës së Kosovës në Gjermani duke mos ftuar në këtë manifestim asnjërin nga veprimtarët tanë të orëve të para.
Kur kemi reaguar dhe kur kemi thënë se nuk janë zgjidhur kuadro adekuate në përfaqësitë tona diplomatike, në asnjë mënyrë nuk kemi aluduar se do duhej të zgjidheshin njerëzit e njërës apo tjetrës parti, por kemi vlerësuar se do duhej zgjedhur kuadrin më të mirë që ka Kosova, ngase ajo ende ka nevojë për lobim dhe afirmim të çështjes së saj në botë, edhe si shtet, edhe si grup kolektiv që di të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe miqësie me gjithë botën, e jo para saj të paraqitemi si grupe fiseve.
E vetmja gjë që na mbetet është shpresa se në rrugëtimin tonë të mëtejmë si shtet i ri në botë do t’ia dalim të krijojmë institucione të qëndrueshme dhe demokratike të cilat do punojnë në dobi të interesave tona shtetërore dhe kombëtare, e jo në favor të interesave të grupeve dhe klaneve të caktuara politike, të cilët siç po shihet gjithë historinë e angazhimeve politike të shumë brezave duan ta përvetësojnë si merita të tyre ekskluzive.
Komisioni për informim i Degës së LDD-së-Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi