Klosi i përgjigjet Pandeli Majkos: Shumë gjynahe ke për Kosovën
Faqja 1 e 1
Klosi i përgjigjet Pandeli Majkos: Shumë gjynahe ke për Kosovën
Klosi i përgjigjet Pandeli Majkos: Shumë gjynahe ke për Kosovën
“UÇK-ja nuk kishte nevojë për ushtarë që të mbanin armë në dorë, kishte shumë të tillë, gjithë rininë patriote kosovare, asaj i mungonin armët dhe municionet e tyre dhe ti këto i pengove me urdhrat e tu absurd”, ka shkruar ish-shefi i SHIK’ut, Fatos Klosi ndër të tjera, në përgjigjen ndaj akuzave të Pandeli Majkos.
Polemikat e shumë personaliteteve me Klosin nisën pas deklaratave që ai i bëri në emisionin “Komiteti” të Gazetës Express, ku ndër të tjera ka folur edhe për politikën paqësore të ish-presidentit Rugova, me ç’rast zgjoi reagime të shumta.
Përgjigjja e plotë e Klosit është kjo:
Si gjithmonë, Pandi në prononcimin e tij, përpiqet të bëjë rolin e “babait të urtë”, që këshillon në çdo rast, kur të vegjlit gabojnë. Por “babai” në këtë rast gabon për vete, se po ngutet.
Ai nuk duhet të “këshillojë” duke “lexuar nga media”, do të kish bërë mirë që më parë ta kish parë të gjithë intervistën dhe pastaj të prononcohej me “këshillat” e tija.
Së pari, nuk ka pse tallet me veteranët, statusi i veteranit nuk është as gradë, as titull e as para, siç mbase ka lexuar në mediat që lexon. Statusi i veteranit është shumë më i madh, është “një mirënjohje” shkroi z.Krasniqi (Jakup), që më shumë nderon ata që e japin se sa ata që e marrin, dhe kërrkush nuk duhet të xhelozohet se ka akoma midis nesh njerëz, që janë mirënjohës.
Së dyti, unë asnjëherë, në asnjë rast, nuk e “kam fyer (jo vetëm) Presidentin e nderuar Rugova. Po ta kish parë intervistën, Pandi do të kish parë se unë thashë se: Filozofia e Rugovës për pavarësinë e Kosovës, ishte një rrugë pa krye dhe se po të veprohej sipas saj, Kosova do të ishte akoma nën thundrën serbëve. Këtë nuk e thashë për të fyer z.Rugova, por si një e të vërtetë tashmë të provuar. Ata që rrokën armët dhe luftuan për Kosovën, nuk besonin në këtë filozofi dhe rezultati i luftës së tyre tregoi se ata kishin të drejtë.
Edhe për të tjerët e fyer (jo vetëm) kam thënë vetëm të vërtetën, “e vërteta nuk duhet të fyejë njeri”, të paktën baballarët e mirë kështu këshillojnë.
Së treti, unë nuk e quajta Presidentin Rugova “tradhtar”, se asnjëherë nuk kam menduar se ka qenë i tillë, vërejtje kam patur plot për të bëmat e tij, por kurrë nuk e kam menduar e aq më pak cilësuar si tradhtar, z.Pandi.
Së katërti, ti ke të drejtë kur thua se “Klosi nuk ka luftuar me armë në dorë”, por me këtë shprehje, ti tregon se asnjëherë nuk e kuptove luftën e UÇK-së, as atëherë kur ishe Kryeministër dhe me sa duket as sot akoma s’e ke të qartë. UÇK-ja nuk kishte nevojë për ushtarë që të mbanin armë në dorë, kishte shumë të tillë, gjithë rininë patriote kosovare, asaj i mungonin armët dhe municionet e tyre dhe ti këto i pengove me urdhrat e tu absurdë. Ke shumë gjynahe në këtë aspekt. Prandaj asnjëherë mos prit që dikush prej tyre të të lavdërojë për këto veprime, që të mos flasim për të tjera çështje, mbase më pak të rëndësishme.
Sa për kontributin tënd dhe të Qeverisë që drejtoje, gjatë eksodit të popullit të Kosovës, të mburra sa munda dhe nuk ta mohon njeri meritën.
Kaq vetëm për frazën e parë të prononcimit të Pandit.
Së pesti, më tej del haptas disfatizmi yt. Pse duhet t’i trembet Kosova dhe publiku shqiptar, Gjykatës Speciale? Eshtë disfatiste të thuash siç thua ti se: “Ajo do të gjykojë protagonistët e luftës së shqiptarëve. Kjo është padyshim një ngjarje e rëndë”. Sipas teje, Parlamenti i Kosovës paska pranuar një “kuçedër”, që do të hajë vetë Parlamentin. Dhe ne “të gjithë duhet të jemi në krah UÇK-së, drejtuesve të saj dhe pastërtisë së kauzës….”.
Kjo është një retorikë boshe dhe shumë e vonuar z.Pandi. UÇK-ja duhej ndihmuar kur luftonte, jo sot. Ata që ti i përmend si viktima të “kuçedrës”, siç bënë luftën, dinë dhe ta mbrojnë atë z.Pandi, mos ua ki dertin.
Së gjashti, është fare boshe dhe thirrja jote: “Sa më i përçarë të jetë faktori shqiptar, aq më e rëndë do të jetë goditja”. Kjo duhej thënë 16 vjet më parë more Pandi, atëherë kur mund të bënte punë dhe ty mund të të dëgjohej fjala. Sot është fare pa kuptim, në Kosovë sot ka vetëm një faktor, ai shqiptar, të tjerët janë minoranca dhe miq. Pastaj, nuk besoj se “kuçedra” që ti parashikon, do të godasë më shumë a më pak rëndë në vartësi të faktit se me kë do përçahesh a bashkohet ti, z.Pandi.
Së shtati, e thashë dhe në fillim, ti nuk e ke parë intervistën. Unë nuk u “përçava” me UÇK-në, për të thashë të vërtetën, e mburra. Ku e sheh ti përçarjen “e faktorit shqiptar” në këto mburrje? Debati në media për intervistën time, lindi kur z.Isa, duke pretenduar të mbronte z.Rugova prej opinioneve të mija, më quajti “një kryespiun që kam punuar për Serbinë”. Gjithsesi nuk e di se si i lidh ti “hallet e UÇK-së me kuçedrën”, me debatin e Isait me mua, nuk di që Isa të ketë pretenduar ndonjëherë se ka qenë anëtar i UÇK-së.
Së teti, ti prapë gabon, kur debatin tim me Isën, e mendon si “debate shterpë me “heronj” dhe “tradhtarë” për luftën e Kosovës që janë në kohën dhe vendin më të keq, për momentin që kalon Kosova dhe shqiptarët në rajon”. Debati nuk është as për heronj as për tradhtarë, është për një çështje parimore të historisë moderne të Kosovës.
Edhe një herë, ti e tregon qartë se ke mbetur më shumë se 16 vjet në kohë prapa. Pandi, mbrëmë dëgjova Kryetarin tënd dhe Kryeministrin tim që tha tamam të kundërtën e tezës tënde, dhe unë i jap atij të drejtë, shqiptarët në rajon, nuk kanë qenë asnjëherë më mirë se sot.
Së nënti, dhe xhevahiri i fundit i prononcimit tënd: “Shpresoj të jetë rastësi”, shprehje tipike e super-patriotëve, që shohin thellë, shumë thellë, që shqetësohen pa masë për hallet e kombit. I gjithë prononcimi yt nga “ky hall” përshkohej, dhe, për ata që mbase arritën fundin dhe s’e kuptuan dot, ua the troç në fund. Rrooooofshhhhh, tamam “një baba i urtë”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Spiuni Klosi i përgjigjet Mustafës: Ne e kallëm flakë e psikamë nga Tirana, ju u fshihet skutave
» Ndarje e dhembshme nga liriku që me shumë pasion e adhuroi Kosovën
» ASKUSH NUK KA TË DREJT T’I MONOPOLIZOJË MERITAT E BREZAVE TË MËPARSHME QË SAKRIFIKUAN AQ SHUMË PËR KOSOVËN
» Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më shumë do të rritet e lartësohet gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova
» Sa më shumë digjen pyjet, aq më shumë lulëzon biznesi i qymyrit
» Ndarje e dhembshme nga liriku që me shumë pasion e adhuroi Kosovën
» ASKUSH NUK KA TË DREJT T’I MONOPOLIZOJË MERITAT E BREZAVE TË MËPARSHME QË SAKRIFIKUAN AQ SHUMË PËR KOSOVËN
» Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më shumë do të rritet e lartësohet gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova
» Sa më shumë digjen pyjet, aq më shumë lulëzon biznesi i qymyrit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi