Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haradinaj: AAK në opozitë ose në koalicion me njerëz me duar të pastra e asesi me PDK-në !

Shko poshtë

Haradinaj: AAK në opozitë ose në koalicion me njerëz me duar të pastra e asesi me PDK-në ! Empty Haradinaj: AAK në opozitë ose në koalicion me njerëz me duar të pastra e asesi me PDK-në !

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 30, 2011 11:09 pm

Haradinaj: AAK në opozitë ose në koalicion me njerëz me duar të pastra e asesi me PDK-në !

Kushtrim MALIQI
Haradinaj: AAK në opozitë ose në koalicion me njerëz me duar të pastra e asesi me PDK-në ! 1hrdinajkushtrimi1.jpg
Vëllai i kreut të AAK- së, gjeneral Daut Haradinaj përmes gazetës sonë ka mohuar kategorikisht zërat se AAK është duke bërë negociata apo do të bëjë kolacion me me PDK-në .

Bota sot: z.Haradinaj, fillojmë inetrvistën me një pyetje mjaft aktuale madje edhe preokupuese me raportin, rezolutën e Dick Marty për Kosovën në Strasburg. Cili është opinioni i juaj rreth këtij raporti të seantorit zviceran Marty?
DAUT HARADINAJ: Ne duhet të kujtojmë se në Kosovë janë vrarë mbi 20.000 shqiptarë, shumica e tyre civil të pafajshëm, duke moskursyer ketu fëmijët, gratë dhe peleqtë si dhe mbi 2 mijë femra të dhunuara…Dhe edhe sot e kësaj dite nuk ju kanë ktyher nënave, nuseve burrat dhe bijtë e mbi 2000 trupa të zhdukrve, fati i të cilëve nuk dihet. Vetëm Beogradi mund tä dijës eku gjenden ato në serbi në lumin Danub, në friogrifereë apo në tokë, në varrzea masive mbi të ckilat janë ndertuar banesa, hotele apo fabrika në Serbi. Kurse në anën tjetër pretendon se UCK në mbrojtje të Kosovës ka bërë kësi lloj gjërash të ulta siq potencohen në raport. Jam i sigurt se e vërteta do të del shpejt në dritë dhe ajo e vërtetë do të jetë në anën e Kosovës dhe ajo e vërtet do ta ndihmonte Kosovën por në të njejtën kohë do ta demantonte raportin e Dick Martyt pasi që serbia ka bërë agresion në Kosovë, Serbia në të njëjtën kohë ka tentu që ta ul imazhin edhe të Shqipërisë dhe kjo është shumë e qartë dhe nuk ka këtu vend për hamendje, thjesht duhet që të kërkojmë që sa më shpejtë në dritë të dalë e vërteta,pasi që ajo është në anën e shqipëtarëve dhe të Kosovës, kurse në anën tjetër shpresoj se institucionet e Kosovës do ta marrin guximin që në mënyrë institucionale ta padisin serbinë për dhunën në Kosovë dhe për krimet që serbia në mënyrë të organizuar shtetërore nën udhëheqjen e Millosheviqit dhe strukturave të tija kriminale e ka shkatërruar këtë popull, dhe jo vetëm por edhe Bosnje, Kroaci etj.
Bota sot: Sa janë të vërtetë zërat se vëllau juaj ish-kryeministri Ramush Haradinaj paska porositur nga Haga se me PDK-në do të hyjë në koalicion vetëm në rast se Blerim Shala do të marrë postin e kryeministrit?
DAUT HARADINAJ: Ky ka qenë varianti i fundit, por unë mund tju siguroj dhe t’ju them një gjë tjetër se AAK nuk ka një qëndrim tjetër pos atij të vitit 2007 kur jemi deklaruar se ne nuk do të jemi pjesë e qeverisë Thaqi pasi që e kemi ditur saktësishtë se kjo qeveri është në dëm të Kosovës,dhe rrethanat tjera që janë krijuar pas zgjedhjeve të reja të 12 dhjetorit kanë dhënë numra tjerë,tani ne presim certifikimin e rezultateve dhe më pas do ta marrim një vendim konform situatës e cila ekziston dhe aj vendim do të jetë i fuqishëm po aq sa aj i 2007 kundër qeveris ku do të marrë pjesë PDK dhe Hashim Thaqi,me këtë dua të them se ne nuk duam të jemi pjesë e qevcerisë së PDK-së. Ne do të jemi një ditë në qeveri me ata njerëz vetëm me duar të pastra. Këtë mendim timin e kanë edhe shumë të tjerë brenda partisë tonë. Megjithë po rikonfrmoj se ne kemi vendsour njehre se jo në kolacion me PDK-së dhe pikë dhe nga AAK nuk ka kthim mbrapa sikur siq nuk ka kthim mbrapa nga pamvaerësia e Kosovës. AAK-ja nuk do të jetë kurr pjesë e marifetllëqeve të Hashim Thaqit. Ra, ne kemi thënë jo dhe pikë dhe mediat tona që nuk knaë gjë tjetër të shkrujanë të vazhdojnë të meren me spekulime rreth kësaj teme.
Bota sot: z.Haradinaj, siq e dini njohjet e shtetit të Kosovës nga vendet botërore ka arritur numrin 74 dhe sikur t mos ishte z.Pacolli as aty nuk do të ishte. Pra z.Haradinaj për këtë stagnim mendoni se qëndron problemi te Dick Marty, mqenëse kjo afere ështe tashmë e re , tashmë së fundi dhe Kosova edhe pak ditë po kremton 3 vjetorin e shpalljes së pamavrësisë…
DAUT HARADINAJ: Mendoj se problemi i njohjeve të shtetit më të ri në Kosovë nuk është vetëm i ministirt Hyseni apo zëvëndëses së tij znj Çitaku, mendoj se problemi i njohjeve është i gjithë Kosovës, natyrisht se kemi pritur dhe është dashur që të bëjnë më shumë ministria e jashtme por mundem të them se ka shumë lidership në Kosovë të cilët kanë raporte të mira ndërkombëtare, si z.Daci, ish kryeministri Rexhepi, Kosumi, Ceku pastaj kryetari i AKR z.Pacolli i cili edhe e ka dhënë një kontribut jashtëzajonishtë të madhë. Mendoj se qeveria nuk ka arritur që ti ofroj këtyre kushte që të lobojnë për njohje të reja për Kosovën, në këtë kontekst nuk mund ta harrojmë z.Surroi i cili ka mardhënie të fuqishme diplomatike, them se gabim i madhë ka qenë mos-ofrimi i kushteve për këta individ të cilët kanë mundur ti ofrojnë shumë Kosovës, është dashur të krijohet ekipi lobues, për të cilin është dashur të ndahej një buxhet i caktuar dhe këta të ishin njerëzit të cilët do të lobonin nëpër botë ku njohjet ende nuk i kemi marrur, në mënyrë që ti kompletojmë 101 njohje që të jemi pjesë e OKB-së, megjithëatë mendoj se këto gjëra në të ardhmen do të rregullohen pasi që edhe kryeministri në largim e ka parë që Kosova i takon të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mendoj se da ta krijojë një tryez me individ të cilët do ta japin konstibutin e vetë në marrjen e njohjeve të reja në arenën ndërkombëtare, në pjesë të Arabisë, Lindjes së Mesme, e pse jo edhe të Afrikës ku akoma nuk kemi depërtuar fuqishëm dhe nuk i kemi marrur njohjet të cilat i kemi pritur të vijnë me kohë
Bota sot: z.Haradinaj, Thaqi kishte deklaruar se problemi më i vogël do të jetë krijimi i qeverisë së re,ndërkohë që më pas është distancuar nga AKR, ju gjithashtu mohoni një koalicion me PDK-në, me gjasa as LDK nuk do të jetë pjesë e kabinetit Thaqi, si mendoni se do tia dal që PDK do ta formoj qeverinë kur e dime se edhe Vetëvendosja gjithashtu në mënyrë kategorike përjashtohet nga PDK, priten presione nëdrkombëtare ?
DAUT HARADINAJ: Unë them se nuk është problem formimi i qeverisë,problem është krijimi i koncepteve negative për partit politike të cilat e kanë marrur mandatin e qytetarëve,dhe mendoj se ky është gabimi më i madhë i kryeministrit në largim z.Thaqit pasi që këta po mundohen që në të njëjtën kohë të jenë edhe fleksibil por edhe përjashtues, unë mendoj se këta kanë gabuar shumë pasi që sot në Kosovë asnjë parti politike nuk është e gatshme që të bashkëpunoj me z.Thaqi dhe kjo dëshmon qartë se z.Thaqi e ka një agjendë jashtëzakonishtë fuqishme kundër, por në rrethanat ekzistuese aktuale shumë të vështira jam i bindur se edhe partitë politike do ta kalonë vetë veten dhe për hirë të Kosovës do të bëjnë kompromise, por jo kompromise të cilat do ta dëmtojnë Kosovën por ta nxjerrin Kosovën nga ky kaos të cilin e ka shkaktuar pikërishtë z.Hashim Thaqi. Unë mendoj se qeveria do të krijohet dhe e them se kjo qeveri nuk do të mund të jetë me mandat të plotë por do të jetë një qeveri me afate të kufizuara kohore pasi që jam shumë i bindur se zgjedhjet maksimum do të mbahen vitin e ardhshëm 2012 dhe 2013 do të na pres me një qeveri të re dhe jam i bindur se kjo do të jetë qeveri e cila Kosovën do ta ketë në derë të Europës dhe të NATO-së, gjithashtu mendoj se kjo arritje duhet të jetë vizion i të gjitha partive politike por edhe i gjithë qytetarëve të Kosovës.
Bota sot: z.Haradinaj zgjedhjet e 12 djetorit u benë si bunë, ato shkuan..Po cili është vlerësimi juaj rreth tyre te cilat nuk i shpëtuan kritkave për manipulime si nga vednoret ashtu edhe nga ndërkombëtarët ?
DAUT HARADINAJ: Natyrishtë se zgjedhjet e dhjetorit nuk kanë qenë një test i mirë për Kosovën dhe këtë sepse këtë e dinë i gjithë opinioni,por mendoj që sa më herët që Kosova të arrij ti harroj ato zgjedhje atëher do ti kemi punët më mirë,mendoj se ky i mandatuar i cili do të jetë tani do ti ketë disa prioritete pak me theks më të veqantë,lidhin zgjedhor,dhe nuk do të ketë përgjegjësi aq sa i përket negociatave me serbinë pasi që niveli jonë në krahasim me serbinë nuk është i kënashëm pasi që serbia po gjenë ende përkrahje nga vende të cilat nuk e kanë njohur vendin tonë të cilat edhe nuk mund ti quaj armike por që ende nuk janë dakorduar me vendimin e shpalljes së Kosovës shtetë të pavarur, andaj mendoj se këto zgjedhje nuk kanë qenë një test i mirë nuk i kanë ndihmuar Kosovës por, përkundrazi e kanë dëmtuar Kosovën, megjithëatë Kosova tash duhet të ketë institucione dhe ne jemi të detyruar që të improvizojmë qoftë edhe një qeveri gjithë përfshirëse sepse Kosova duhet të dal nga kjo situatë dhe me u bë gati për sfidat të cilat e presin,pasi që ato janë jashtëzakonishtë të mëdha sic janë, niveli ekonomik në shkatërrim e sipër dhe shumë gjëra të tjera implementimi i gjykatës dhe i gjitha institucioneve në gjithë territorin e Kosovës,dhe të gjitha këto kërkojnë një qeveri më të fuqishme në krahasim nga kjo që e kishim deri tani e që ka qenë shkaktari i të gjitha këtyrë problemeve
Bota sot: z.Haradinaj,e pamë atë që bëri javën e kaluar kryetari i opozitës në Shqipëri z.Edi Rama. Dicka me shqipëatërt kudo që janë nuk është në rregull,cili është opinioni juaj për këtë gjendje kaosi tek gjithë shqipatërë në Luginë,Maqedoni,Kosovë e Shqipëri?
DAUT HARADINAJ: Tani duhet ta dimë se Kosova është shtetë, Shqipëria pjesë e NATO-s dhe në rrugë për në BE, dhe këto janë një garanc e fuqis dhe stabilitetit të shqipëtarëve në rajon dhe Ballkan,ndërkohë trazirat e 21 janarit në Shqipëri shpresoj që do ti takojnë të kaluarës dhe lidershipi i Shqipërisë do të vetëdijësohet e me theks të veqant z.Berisha dhe Rama,pasi që ata bartin përgjegjësin kryesore qoftë për destabilizimin apo stabilizimin e Shqipërisë,në anën tjetër ajo që u pa nëpër media dhe humbja e tri jetërave kjo dëshmon qartë se Shqipëria akoma nuk është në nivelet qfarë shqipëtarët e dëshirojnë dhe e pretendojnë. Unë jam i bindur se Shqipërinë nuk ka kush ta ndal në rrugën e vetë të integrimeve europiane dhe në instancat tjera ndërkombëatre, pas parnimit të saj në NATO.
KOHA E LUFTRAVE KA MBARUAR DHE NE SHQIPARËT SI NË KOSOVË ASHTU EDHE NË SHQIPËRI, PRESHEVË E MAQEDONI..DO TË JEMI TË BASHKUAR NË NJË EVROPË TË BASHKUR
Bota sot: Jemi pranë fillimit të bisedimeve Prishtinë -Beograd,thuhet se pjesë e këtyre bisedimeve do të jenë edhe përfaqësuar edhe të veriut të Mitrovicës,a duhet që në këto bisedime gjithashtu të përfshihen edhe përfaqësues nga Lugina,pasi që ish-pjestarë të UCPMB-së kanë alarmuar se nëse nuk do të ketë zgjidhje të favorshme për shqipëtarët në Luginë do të mund të shkojmë edhe në variantin pak të dëshiruar të luftës?
DAUT HARADINAJ: Mendoj se koha e luftërave ka përfunduar dhe jemi tani në një kohë kur Kosova,Lugina dhe kudo që ka shqipëtarë të bashkohen në një Europë të Bashkuar,ndërkohë sa i përket bisedimeve Prishtinë-Beograd unë jam i bindur se në agjendën e atyre bisedimeve nuk do të jetë statusi i shtetit të Kosovës,por them se edhe institucionet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshme se nuk guxojnë të negocijojnë për tema të cilat i përkasin shoqërisë së brendëshme sepse tash jemi shtet i pavarur dhe gjithqka që përfaqëson territorin e brendshëm të Kosovës i takon në mënyrë eksplicide institucioneve të Kosovës dhe gjtihashtu serbët e veriut duhet ta kuptojnë se duhet të jetojnë në Kosovën e pavarur dhe sovrane. Serbia përfundimishtë duhet ta harroj Kosovën sa ma shpejtëpasi që është në të mirë të saj dhe integrimet euroatlantike do ti bashkojnë shqipëtarët kudo që janë.
Bota sot: z.Haradinaj, para disa ditësh Beogradi shokoi Preshevën por edhe gjithë shqipëtarët me vendimin e marrë për ti dënuar me 101 vjet burg 9-të të akuzuarit për krime pas luftë në rajonin e Gjilanit,cili është opinioni juaj për këtë vendim të marrë nga Beogradi?
DAUT HARADINAJ: Serbët po e vazhdojnë edhe më tutje politikën e tyre të vjetër të ndëshkimit të shqipëtarëve pavarësishtë a kanë apo skan fakte për ndonjë vepër të kryer,e themë këtë pasi që të gjitha informatat të cilat na arrin neve na konfirmojnë se ata nuk kanë qenë pjesë e UCK-së. Megjithse azje gjërat po meren pak me eufori dhe atë ntë kur jnaë liruar kemi dëgjura se njerizit, mas aka brohoritur UCMB, UCPMB na u kthen ushtarët tanë dhe ja sot ku janë “ushtarët” e Preshevës dhe pse tash askush nuk del të brohoris lironi djemtë tanë, sepse me deklarata nuk bëhet gjë. Në Shqipëri ta zëmë sot njerzt dalin ne rruge, protesat për pushtet demonsrtohet e në Preshevë nuk bën zë kush edhe pse njeriu futet në burg me 15 vjet ?! Demosntart e qta janë pjesë e demokracisë dhe civilizimit. Demonstata sot kemi ede në zvcër, amdj edhe tek ne ketu në Kosovë edhe pse nuk kemi më punë me shkie. Shqipëtarët atje po vazhdojnë të ndëshkohen me mënyrën e njohur të tyre që përfundimishtë të vijnë deri tek qëllimi i tyre për spastrim etnik dhe unë mendoj se atje po bëhet një padrejtësi e madhe dhe shpresoj se bashkësia ndërkombëtare do të ndërhyjë në këtë rast,pasi që asnjë fakt nuk ka dëshmuar se këta djem kanë qenë pjesë e ndonjë aktiviteti kriminal,prandaj mendoj se duhet të gjindet mënyra se si të përkrahem këta njerëz,në fund të fundit këta duhet ti gjykoj drejtësia dhe jo mekanizmat politikë dhe mendoj se këta djem i ka gjykuar politika e famshme e Beogradit.
Bota sot: z.Haradinaj nga përditshmëria,prej pasluftës deri më sot,i kemi të njohura rastet kur në momente të pakënaqësive apo të padrejtësive ndaj serbëve në Kosovë gjithnjë ndërhynë Beogradi,atëher a mendoni se për këta djem duhet të bëjë diqka Qeveria e Kosovës apo Shqpërisë,edhe pse i dimë dispozitat në të cilat gjendet Kosova?
DAUT HARADINAJ: Mendoj se situata në të cilën është ndodhur Kosova në kohën e arrestimit të këtyre të rinjëve ka qenë jo e favorshme ,dhe tash mendoj se sa më shpejtë që të kompletohet qeveria e re e Kosovës duhet të shqyrtuar mundësia e marrjes së masave,dhe paralelishtë me institucionet e Kosovës edhe EULEX-i duhet të angazhohet që të paktën atyre indivitëve ti shqiptohet drejtësia,dhe tash them se Kosova është shtet e dhe për veprat të cilat pretendohen se janë kryer në Kosovë ato duhet të gjykohen në Kosovë dhe jo në Serbi,dhe mendoj se ne kemi të drejtë edhe juridike që të kërkojmë transferimin e tyre në Kosovë dhe rishikimin e asaj lande dhe megjithëatë unë mendoj se institucionet e Kosovës në një të ardhme të afërt do të jenë më fleksibile në mbrojtjen e vlerave të luftës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi