Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haradinaj: Oferta e AAK-së për koalicion parasheh qeverisje të re

Shko poshtë

Haradinaj: Oferta e AAK-së për koalicion parasheh qeverisje të re Empty Haradinaj: Oferta e AAK-së për koalicion parasheh qeverisje të re

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 17, 2012 10:54 pm

Haradinaj: Oferta e AAK-së për koalicion parasheh qeverisje të re


Haradinaj: Oferta e AAK-së për koalicion parasheh qeverisje të re Largea_ramushi1355750533
Oferta e AAK-së për koalicion me PDK-në parasheh qeverisje të re, ndërsa zyrtarë të PDK-së thonë nuk është koha për lëvizje të mëdha në skenën politike, ndonëse nuk e përjashtojnë mundësinë e bashkëqeverisjes me AAK-në.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj deklaroi edhe një herë se është i gatshëm të hyj në koalicion me PDK-në, por me kusht që oferta e tij të merret parasysh, që parasheh qeverisje të re.

“Ne ofrojmë Qeveri të Re në bashkëpunim me PDK-në, por qeveri të re me kryetar qeverie pra qeveri të re. Ky është një projekt tepër serioz dhe tepër i ndjeshëm, e mira e së mirës është një mundësi me i dhanë dinamikë jetës qeverisëse”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se është duke pritur që oferta e tij për bashkëqeverisje të diskutohet me PDK-në. Ndërsa zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, duke mos e mohuar një bashkëpunim në të ardhme, thonë se në parti ende nuk është diskutuar për mundësinë e përfshirjes së AAK-së në Qeveri. Shefi i grupit parlamentarë të PDK-së Adem Grabovci përsëriti qëndrimin se koalicioni aktual është mjaft stabil dhe funksional.

“Në kryeministrin e kemi, është vlerësuar si një nga njerëzit më të suksesshëm. Kemi hy në një proces i cili është tepër i rëndësishëm dhe as qytetarët e Kosovës nuk lejojnë të bëhen lëvizje, sepse edhe nëse duam ne, kjo është e palejueshme dhe nuk është produktive. Sërish po e them që koalicioni aktual është satbil dhe funksional por nuk e përjashtojmë mundësinë e zgjerimit të këtij koalicioni dhe është i mirëseardhur”, tha Grabovci.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se nuk pret ndonjë përmirësim të qeverisjes, në rast të formimit të këtij koalicioni. Ndryshe Ramush Haradinaj, tha se AAK do të mbështes proceset e rëndësishme në vend edhe nëse oferta e tij për qeverisje nuk jetësohet.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi