Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Austri: Nis gjyqi ndaj babait që përdhunoi të bijën

Shko poshtë

Austri: Nis gjyqi ndaj babait që përdhunoi të bijën Empty Austri: Nis gjyqi ndaj babait që përdhunoi të bijën

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 16, 2009 5:03 pm

Austri: Nis gjyqi ndaj babait që përdhunoi të bijën

Myftar Halili,BOTA SOT
Filloi procesi gjyqësor kundër babait që dhunoi të bijën dhe e burgosi atë me 7 fëmijët e saj
Austri: Nis gjyqi ndaj babait që përdhunoi të bijën Sh_b
Para Gjykatës rajonale në Shën Pölten (St. Pölten) në një bazament sot, nëmengjes (e hënë 16mars 2009) ishin vendosur kamerat e shumë televizioneve nga e gjithë bota. Ato nuk arrijnë të xhirojnë atë që dëshirojnë, fytyrën e Josef Fritzl, ngase ai e fsheh atë deri sa hynë në derën e gjykatës.
Aktakuza e ngarkon 73-vjeçarin Josef Fritzl për vrasje, përdhunime, skllavërim, burgosje dhe incest. Dëshmitarja kryesore është Elisabeth Fritzl, (e bija e tij) e cila për 24 vjet ishte e mbyllur në një birucë në bodrumin e shtëpisë së familjes së tyre në Amstetten.
Nga jeta e saj në bodrum, Elisabeth, e bija e të akuzuarit Josef, solli në jetë (nga marrëdhëniet me babain e saj) 7 fëmijë, njëri prej të cilëve ka vdekur aty në bodrum. Elisabeth është tash para jurisë në gjykatën rajonale në Shën Pölten (St. Pölten).
Avokati i Josef Fritzl, Rudolf Mayer, ka thënë se në rast të shpalljes fajtor për të gjitha veprat që e ngarkojnë klientin i tij, ai do të dënohet me burg të përjetshëm, porse ai mendon se për veprën e vrasjes nuk duhet të shpallet fajtor.
Gjykimin, i cili ka filluar sot, po e përcillet nga rreth 200 gazetarë nga mbarë bota, ngase ky gjykim llogaritet si “procesi i shekullit” në Austri. Është planifikuar që ky proces të zgjasë pesë ditë.
Kronologjia
28 gusht 1984: Josef Fritzl e dërgon vajzën e tij Elisabetë (atëherë 18 vjeçare) në bodrum dhe e mbyll atë duke i lidhur duart.
29 gusht 1984: Elisabeth lajmërohet e humbur. Pak kohë pas kësaj Josef Fritzl paraqet një letër në të cilën vajza e tij shkruante dhe e lutë atë që të mos e kërkojnë.
1988: Lind vjaza Kerstin. 1990 lind djali Stefan, 1992 lind vajza Lisa, 1993 lind vajza Monika.
19 maj 1993: E zhdukura Elisabeth, sipas të dhënave të të atit e jep vajzën e saj Lisa në një shtëpi me shumë familje. Me 15 dhjetor në kushte të njëjta është zbuluar edhe Monika.
3 gusht 1997: U gjet Alexandri, 15 muajsh. Sipas policisë vëllau i tij binjak kishte vdekur dhe në stufë ishte djegur e bërë hi nga Josefi.
16 dhjetor 2002: Elisabeth e sjell ne jet Felixin, i cili sikurse fëmijtë tjerë mbetet i fshehur në bodrum.
19 prill 2008: Josef Fritzl e sjell Kerstinen shumë të sëmurë në Klinikën e qytetit Amstetten. Ato ditë Elisabeth i nxjerr nga mbyllja Stefanin dhe Felix. Bashkëshortja e Josefit thotë se vajza së bashku me dy fëmijtë ka ardhur në shtëpi.
26 prill 2008: Policia e sulmon shtëpinë e Josef Fritzl e shoqëruar nga Elisabeth afër Klinikës, ku Kerstin luftonte për jetën. Tash Elizabeth, 42-vjeçare shpjegon jetën e saj gjatë 18 vjetëve të kaluara sa ishte e mbyllur.
27 prill 008: Hapet vendi ku ishte e mbyllur Elisabeth. Një ditë më vonë Fritzl kundërshton çdo gjë. Testi i kryer më vonë dëshmon se ai është babai i fëmijëve.
16 mars 2009: Fillon procesi në St. Pçlten. Fritzl duhet të përgjigjet për vrasje, përdhumin, tregti sklleverish, cenim të lirisë, ashpërsi në deytrim, skllavërim dhe incest.
Psikogrami
Josef Fritzl (74) e mbylli vajzën e tij për 24 vjet në bodrum, e dhunoi atë, lindi me të 7 fëmijë, nga të cilët 6 mbijetuan. Një analizë psikiatrike e përbër prej 130 faqeve bjen këtë përfundim: Ai është i sëmurë – porse fajtor i plotë.
Nga jashtë ai paraqitej si njeri shumë normal, si gjysh i dashur. Çdo gjë ai e kishte planifikuar shumë mirë.
Ai blente bukëzat ne furrën që gjendej karrshi, të premtën dhe të shtunën blente gjithnjë nga 10 dhe një kilogram bukë: “Urdhëroni, zotëri inxhinjer …” i thoshin çdo ditë.
Një fqinje e tij deklaron: Ai dukej sikur të ishte nga një familje shumë e rregulltë. Porse ja se njeriu nuk ka mundesit te shikoj bren da ne njerëz.
Akuzat kundër Josef Fritzl
Josef Fritzl kishte mbyllur vajzën e tij 24 vjet në bodrum: E kishte përdhunuar atë dhe me të kishin lindur shtatë fëmijët, një nga të cilat vdiq. Tani ai duhet të dalë para gjykatës.
Këto janë gjashtë akuzat kryesore:
1.)Vrasja
Fritzl përgjgjet për vrasjen e një fëmije të lindur në vitin 1996. Fëmija ka vdekur ngase ai nuk pranoi për të ndihmuar atë. Dënimet: 10 deri në 20 vjet ose burgim të përjetshëm.
2.)Tregti skllëverish
Fritzl është akuzuar se ka mbajtur vajzën e tij, nga gushti 1984 deri në prill 2008, në një situatë të ngjashme me skllavërinë në birucë. Ai e kishte bërë atë krejtësisht të varur nga ai për shërbime seksuale. Dënimet: 10 me 20 vjet burgim.
3.)Përdhunim
Nga 24 gusht 1984 deri në prill 2008 Fritzl kishte detyruar Elisabethen, vajzën e tij, për marrëdhënie të rregullta seksuale. Dënime: 5 deri në 15 vjet burgim.
4.) Privim nga liria
Fritzl është akuzuar se kishte pamundësuar tre fëmijët e tij me Elisabeth të qendrojnë të mbyllur në bodrum, pa rreze të diellit dhe mungesë të ajrit. Dënim: Një deri dhjetë vjet burg.
5.) Ashpërsia e detyrimit
Fritzl kishte kërcënuar vazhdimisht vajzën e tij Elizabeth dhe fëmijët se nëse tentojnë të dalin nga bodrumi ai do të përdorë gazin dhe të shpërthej atë për t´i vrarë ata. Dënimi 6 muaj deri në pesë vjet burgim
6.) Incesti
Fritzl akuzohet se vazhdimisht ka qendruar ne një lidhje me një të afërm të gjakut dhe ka pasur marrëdhënie seksuale. Dënimi: Deri në një vit burgim.


Austri: Nis gjyqi ndaj babait që përdhunoi të bijën +++jozefff

Austri: Nis gjyqi ndaj babait që përdhunoi të bijën +++jozef

I akuzuari Josef Fritzl mbulon fytyrën para fillimit të gjykimit të tij për incest në Austri.

Austri: Nis gjyqi ndaj babait që përdhunoi të bijën +++jozef%20port

Jozef Fritzl
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi