Sheshi Tahrir pushtohet nga turma të mëdha
Faqja 1 e 1

Turma të mëdha egjiptianësh u mblodhën të premten përsëri në qendër të Kajros, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Hosni Mubarak.
(I plotësuar) Në Sheshin Tahrir, protestuesit kanë lëshuar sllogane, valëvitur flamuj dhe kanë kënduar këngë patriotike, teksa mijëra vetë të tjerë u bashkoheshin.
Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Amr Moussa, doli në shesh. Ai ka thënë se do ta merrte në konsideratë një rol në qeverinë e tranzicioni dhe mund të kandidonte për postin e presidentit pas largimit të zotit Mubarak.
Qetësi dhe vigjilencë
Situata gjatë ditës u njoftua realitivisht e qetë.
Ushtarët kanë qënë në gadishmëri, por duken se kanë bashkëpunuar me protestuesit për të formuar kordone përgjatë hyrjes në shesh.
Dëshmitarë okularë thonë se protestuesit kanë kontrolluar të ardhurit e rinj për të parandaluar hyrjen në shesh të mbështetësve të Mubarakut.
Pati njoftime se një grup mbështetësish të presidentit ishin mbledhur në një zonë pranë sheshit.
Të duruar, por të vendosur protestuesit mbajtën rradhë me orë të tëra në urën kryesor mbi Nile që është pranë sheshit Tahrir, me qëllim që te bashkonin zërin e tyre me ata që kërkojnë dorëheqjen e Hosni Mubarakut
Pikat e kontrollit të ushtrisë, deri në shesh, ishin të organizuara më mirë se sa kanë qënë ditët e fundit.
Nuk pati shenja për praninë e mbështetësve të Mubarakut, që dolën për të sulmuar turmat në fillim të javës.
Atmosfera kanë qënë e qetë dhe reflektive, pasi shumë nga protestuesit u desh të faleshin me rastin e ditës së premte.
Hosni Mubarak thotë se ai është njeriu që e ndan Egjiptin nga paqëndrushmëria.
Mijëra protestues anti qeveritarë u mblodhën përsëri jashtë xhamisë kryesore në Aleksandri.
Një korrespondent i BBC-së, tha se ishte mjaft e dukshme një prani më e madhe e ushtarëve dhe tankeve në pika strategjike në mbarë qytetin.
Ndërsa pranë sheshit kryesor janë parë policë të armatosur dhe me rroba civile.
Ditën e enjte, banditët plaçkitën qendrën më të madhe komerciale të qytetit.
- - - - - -
Arrestohen në Egjipt të paktën 24 gazetarë
Sipas Komitetit për mbrojtjen e gazetarëve, në Egjipt janë arrestuar 24 gazetarë. 21 reporterë janë sulmuar. Pesë herë reporterëve u janë marrë pajisjet e punës. Sipas njoftimeve të pakonfirmuara gjatë protestave në Kajro një gazetar është rrahur për vdekje. Përveç kësaj në Kajro policia ka arrestuar punonjësit e huaj të organizatave që luftojnë për të drejtat e njeriut Amnesty International dhe Human Rights Watch. Ministrja e Jashtme amerikane Hillari Klinton dënoi sulmin mbi gazetarët. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon kritikoi si "të papranueshme"përpjekjet për të frikësuar gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut dhe kërkoi ndalimin menjëherë të tyre.
- - - - - -
Protesta në Egjipt me moton “Dita e Largimit”
Protestuesit në Egjipt që kërkojnë largimin e presidentit Hosni Mubarak bënë thirrje për protesta në mbarë vendin në ditën që e quajtën "E Premtja e Largimit".
Kryeministri i ri Ahmed Shafik tha se ministri i brendshëm nuk do të duhej t'i pengojë marshimet e sotme paqësore pas faljes të së premtes.
Por, Departamenti amerikan i Shtetit tha se pret konfrontime.
Mubarak tha dje se ai dëshiron që të largohet, por druan se dorëheqja e tij mund të sjellë kaos në Egjipt.
Komentet e tij në televizionin amerikan u bënë në kohën kur Senati i Shteteve të Bashkuara njëzërit e miratoi rezolutën, ku i bën thirrje Mubarakut që të formojë një qeveri kalimtare, e cila do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve deri në fund të vitit.
Shtëpia e Bardhë tha se është duke i diskutuar me egjiptianët "mënyrat e ndryshme" për të shkuar drejt tranzicionit paqësor.
E përditshmja "Nju Jork Tajms" raportoi se zyrtarët amerikanë janë duke zhvilluar bisedime me zyrtarët egjiptianë që Mubaraku të largohet menjëherë.
Ndërkohë, në rrugët e Kairos, mbështetësit dhe kundërshtarët e Mubarakut u përleshën përsëri të enjten, ndërsa u raportua se edhe gazetarët kanë qenë në shënjestër të sulmeve të ithtarëve të Mubarakut.
Dy gazetarë, njëri nga Greqia, dhe tjetri nga Suedia, janë plagosur me thikë.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se 24 reporterë janë arrestuar në 24 orët e fundit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs i denoncoi raportet për "sulmet sistematike" të gazetarëve.
Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton gjithashtu lëshoi kritika të rrepta.
"Është përgjegjësi e qartë e qeverisë së Egjiptit, përfshirë ushtrinë, që t'i mbrojë ata që janë të kërcënuar, dhe të kërkojë llogari nga përgjegjësit për këto sulme. Qeveria e Egjiptit duhet të demonstrojë gatishmërinë e saj për t'u siguruar gazetarëve mundësinë që t'i raportojnë për ngjarjet popullit të Egjiptit dhe botës", tha Klinton.
Mediat e huaja u vunë në shënjestër pas nënpresidenti Omar Sulejman i fajësoi të huajt për nxitje të protestave.
Në një përpjekje për t'i ulur tensionet, Sulejman tha se Vëllazëria Myslimane është ftuar që të marrë pjesë në dialogun kombëtar me të gjitha partitë.
Hapi i tij pasoi kërkim faljen që Shafik e bëri për dhunën e së mërkurës, që la 10 të vdekur.
Kreu i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillai, tha se deri 300 njerëz mund të kenë vdekur në trazirat.(v.p.)
- - - - - -
SHBA dhe propozimi për dorëheqjen e menjëhershme të Mubarakut
Njoftohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë filluar bisedimet me zyrtarët egjiptianë për një propozim për dorëheqjen e menjëhershme të Presidentit Hosni Mubarak, ndërkohë që protestuesit anti qeveritarë përgatiten për demonstrata të tjera ditën e sotme në Egjipt, të cilën e quajnë “dita e largimit” të udhëheqësit egjiptian.
Gazeta “The New York Times” , shkruante në numrin e saj të djeshëm se në bazë të këtij plani Mubarak do t’ia kalojë pushtetin një qeverie kalimtare të kryesuar nga nënpresidenti Omar Suleiman, e cila do të mbështetet nga ushtria egjiptiane.
Gazeta shkruan se propozimi parashikon gjithashtu që qeveria kalimtare të ftojë anëtarë nga shumë grupe opozitare, përfshirë Vëllazërimin Mysliman, të fillojë punën për hapjen e sistemit zgjedhor të vendit me synimin për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta në muajin shtator.
Artikulli përmban citime nga zyrtarë të administratës Obama dhe të diplomatëve arabë, të cilët kanë thënë se propozimi është një prej disa opsioneve që po diskutohen me zyrtarët egjiptianë, përfshirë edhe zotin Mubarak, megjithëse jo drejtpërdrejt, në përpjekje për ta bindur atë të japë dorëheqjen tani.
Egjipti do të kalojë nëpër një tjetër provë sot, ndërsa demonstruesit që përpiqen të përmbysin zotin Mubarak do të mblidhen pas lutjeve të mesditës për “t’i vënë gozhdën e fundit arkivolit ku do të mbyllet regjimi”.
>> Armatimi i Egjiptit nga SHBA >>
>> SHBA dhe propozimi për dorëheqjen e menjëhershme të Mubarakut >>
>> Protesta të mëdha priten në Egjipt >>
>> Egjipt: Gazetarët sulmohen nga përkrahësit e Presidentit Mubarak >>
>> Përleshje të reja mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të Mubarakut >>

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Egjipt, pushtohet ambasada e Izraelit (VIDEO LAJM)
» RUZHDI BERISHA - RUDI:TURMA KËRKON DREJTËSI
» I ngec penisi brenda dashnores, turma sheh ‘shfaqjen’
» Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi
» Sllavizohet sheshi i Shkupit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi