Mentor Tahiri:GJENOCIDI MBI KOMBIN SHQIPTAR I VITIT 1878
Faqja 1 e 1

GJENOCIDI MBI KOMBIN SHQIPTAR I VITIT 1878
Nga: Mentor TAHIRI
Para se të finalizontë planet për një invadim drejt Polonisë me qëllim të krijimit të hapësirës jetësore (lebensraum) për popullin gjerman siç e quante Hitleri, ky me qëllim të përgatitjes së opinionit për një fushatë shfarosëse të planifikuar atje kishte pyetur publikisht nëse dikujt fare i kujtohej zhdukja në masë e armenëve nga Osmanët që kishte ndodhur vetëm 20 vite më parë.Vërtetë historia di shpesh të përsëritet. Në truallin e kontinentit të vjetër më pas sikurse edhe gjatë historisë do të shfaqen tmerre të tjera dhe na bëhet të kuptojmë se e kaluara nuk kishte shërbyer edhe aq sa të parandaloj përsëritjen e krimit. As institucione botërore si Kombet e Bashkuara që ekzistojnë në emër të paqes nuk patën reagimin e duhur kur ndodhi Srebrenica, por as ndjenja e humanitetit nuk mundi të lëviz mekanizma që të parandalohej diçka për të cilën kishin ditur.Ku qëndrojmë ne shqiptarët në këtë kontekst ? A kemi ne mekanizmat tona si komb ? A po shërbehemi ne me historinë tonë të hidhur që të krijojmë jo vetëm një strategji afatgjate që të mbrojmë kombin tonë në të ardhmen por edhe më në fund seriozisht të punojmë drejt të kërkuarit drejtësi për atë çfarë na ka ndodhur. Në një shkrim të mëparshëm kam theksuar se historia për ne ka pas një drejtim i cili gjithmonë ka tkurrur atdheun shqiptar. Kombi ynë ka ditur tu adaptohet rrethanave e vështirësive të ndryshme por fatkeqësisht kjo shpesh na ka bëre që ndoshta jo një harresë sa më mirë të themi një neglizhencë kolektive mbi fatin na ka bërë të pajtohemi me apetitet e të tjerëve dhe me shumëçka me të cilën të parët tanë u ndeshen gjatë rrugëtimit historik.
Nëse sot një Izrael ka mbjell në kujtesën kolektive të popullit të tij detyrën që të mos e harrojnë Holokaustin dhe ta kujtojnë gjithmonë atë, atëherë pyesim vetveten se çfarë kanë bëre një Republikë e Shqipërisë dhe tani një Republikë e Kosovës që të kujtojmë gjenocidin e vitit 1878 kur nga territori që atëherë quhej Sanxhaku i Nishit u vra apo u dëbua me dhunë e gjithë popullata shqiptare, një pjesë jo e vogël e kombit shqiptar. Të pyesim vetveten si komb se a duhet të presim që dikush duhet të merret me Toplicën si padrejtësi historike nëse ne vetë e harrojmë dhe nuk merremi me të.
Historianë patriotë me vetiniciativë dhe individualisht e më së shumti i respektuari Dr. Sabit Uka kanë punuar e sakrifikuar mundin e tyre jetësor në drejtim të shpalosjes së tragjedisë të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe kombi shqiptar do të ju ketë gjithmonë borxh për ato qindra faqe faktesh dhe dokumente që u shpëtuan nga harresa historike por nuk do të mund të krenohemi nëse si shoqëri dhe si shtet kemi bërë një të vetmin hap serioz institucional. Kjo ngjarje e dhembshme të cilën e kaloi kombi shqiptar asnjëherë gati në asnjë vepër e cila e trajtoi nuk u paraqit si gjenocid. Nëse në të kaluarën ky term nuk ka qenë shumë i përdorur gjithsesi nuk do të thotë qe ti shmangemi sot aq më tepër kur ajo qe na ka ndodhur me 1878 i ka të gjitha vetit e një gjenocidi, për përmasat e tij dhe arsyetimin e vetë të përmendurit term gjenocid flasin numrat dhe eliminimi sistematik nga gjithë ajo trevë.
E vërtetë, më vonë kombi shqiptar përjetoi shumë çka, vrasjet e dëbimet nuk u ndalën dhe persekutimi dhe shpërngulja pa zhurmë e shqiptarëve të Kosovës Lindorë që po ndodh në vazhdimësi na rikujton se vazhdon tendenca e njëjtë, por viti 1878 veçohet dhe duhet kujtuar si një dhembje e madhe kombëtare dhe si një vit që tkurri atdheun tonë dhe zbrazi plotësisht nga shqiptarët qytete ku deri atëherë ishin shumicë absolute si Kurshumlia (e banuar vetëm nga shqiptarët), Urkubi, Leskoci. Shqiptarë deri atëherë kishte edhe në Nish ku vetëm në një nga lagjet e qytetit u dogjën rreth 300 shtëpi, Vranjë e deri në Pirot afër kufirit të sotëm Serbi – Bulgari.
Kombi shqiptar u çrrënjos nga 640 vendbanime prej të cilave 400 të banuara vetëm me shqiptarë. Në këto vendbanime deri atëherë banonin sipas burimeve të ndryshme 160 mijë deri në 300 mijë shqiptarë. Janë djegur apo plaçkitur 48 mijë shtëpi të familjeve shqiptare. 35 mijë deri 70 mijë shqiptarë të moshave të ndryshme që nga fëmijët e deri të më moshuarit u vranë me metodat më mizore dhe nën një fushatë të organizuar në përpikëri nga shteti serb. Ata nuk ishin vrarë gjatë luftimeve ngase luftime nuk kishte, ishin vetëm popullsi civile e vrarë nëpër qytetet dhe fshatrat e tyre apo të kapur derisa po iknin duke kërkuar shpëtim. Atëbotë të kota ishin thirrjet që i bëheshin fuqive evropiane dhe në përgjithësi të gjithë u treguan të shurdhër karshi golgotës që përjetoi kombi ynë. Sikur shumë herë tjera ishim të vetmuarit për të cilët vështirë se i bëhej kujt vonë.
Definicioni i pranuar ndërkombëtarisht për gjenocidin e cilëson atë si “vepër e kryer me qëllim të shkatërrimit të tërësishëm apo pjesërisht të një grupi kombëtar, etnik, racor, ose religjioz. Shteti serb në vitin 1878 këtë e ka arritur. Kombi shqiptar në atë pjesë e atdheut të tij që në atë kohë nga vetë historianët serb quhej “Arnavudllëku i Toplicës” u çrrënjos sa që vetë shteti që pushtoi ato vise nuk mund ti gjente dot emrat e fshatrave të caktuara pasi që askush nuk kishte mbetur gjallë që të tregonte.
Vetëm të mendojmë, Serbia ka krijuar një mit duke kujtuar një betejë para 600 vitesh që ndoshta as që ka ndodhur apo së paku jo si e kanë kurdisur ideologët e shovinizmit serb dhe e ka sensibilizuar aq shumë sa të shërbejë deri vonë si një referencë historike më e popullarizuar për Kosovën. Kjo çfarë duhet ne të bëjmë jo të shërbejë si propagandë por duke e kujtuar dhe sensibilizuar gjenocidin e vitit 1878 të nderojmë pjesëtarët të kombit tonë të masakruar atje e që sot as varret nuk ju dihen dhe atë pjesë të harruar të atdheut tonë. Duhet seriozisht të mendohet këtu edhe roli i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Institutit të Historisë dhe vet Qeverisë.
Dy shtetet shqiptare dhe sidomos ky më i riu i cili është trashëgimtar i Vilajetit të Kosovës të cilit i takonte Sanxhaku i Nishit, duhet në mënyrë çfarë i përgjigjet dhe plotësisht nën organizimin dhe përkujdesje shtetërore të kujtojë atë që ndodhi me 1878. Në këtë kuptim së paku të caktohet një datë të cilës do ti referohemi në çdo përvjetorë kurse në planin ndërkombëtar të punohet që të njihet vet ekzistimi i gjenocidit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mentor Thaqi:DHURATË KOLOSALE PËR KOMBIN NGA PROFESOR EQEREM ZENELAJ
» Mentor Tahiri:Geto shqiptare
» Mentor Tahiri:Shpend i legjendave
» Mentor Tahiri: Geto shqiptare
» Kujtimi për Nënën Terezë-Clinton: “Nënë Tereza, Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi