Mentor Thaqi:DHURATË KOLOSALE PËR KOMBIN NGA PROFESOR EQEREM ZENELAJ
Faqja 1 e 1
Mentor Thaqi:DHURATË KOLOSALE PËR KOMBIN NGA PROFESOR EQEREM ZENELAJ
Mentor Thaqi:DHURATË KOLOSALE PËR KOMBIN NGA PROFESOR EQEREM ZENELAJ
Ekspozitë Vlerash
(nga zanafilla kombformuese deri te shtetbërja dhe shtetkalitja)
Në Muzeun Kombëtar vargu i gjatë sa vet rrjedha e Drinit dykrenorë apo edhe dytrupor arbëror i bërë Një, i njerëzve nga të katër anët e trojeve etnike dhe nga të katër anët e botës prisnin radhën për të mbushur sytë dhe shpirtin dashuri e krenari me armët e Kryetrimit tonë Gjergj Kastrioti - skënderbeu, që u sollen nga Vjena nergut për k´të 100 Vjetor Arbëror! Aty, në hyrje të ndërtesës, në një sallë të madhe ekspozonte dokumente, fotografi dhe shkrime të ndryshme që nga zanafilla e komblindjes e deri te rishtetbërja dhe shtetfuqizimi i sotëm nga i zellshmi shkenctar-gjurmues dhe krijues Profesor Eqerem Zenelaj.
Aty me disa tekste vlerësimesh, recensione dhe fjalëmbajtëse rreth ekspozitës po ballafaqohej edhe Profesor Muhamet Malaj, ishte vërtetë në vlug pune!
Dhe qe vërtetë një kënaqësi shumë e madhe të shihje, prekje e shijoje gjithë ato dokumente, ato perla të Historisë sonë, atë punë dhe mund mbi 17 vjeçar të Profesorit të shumënderuar Eqerem Zenelaj, njeriut që kaloi vite të tëra në muzetë më të njohura evropiane në zbardhje dhe ç´pluhrosje të atyre dokumentave me vlera të pallogaritshme historike, kombëtare, jetike! Profesori shumë modest, megjithatë, krenarinë dhe kënaqësinë nuk mund të ia fshehte as modestia e tij, qebesa atë krenari nuk e fshehnim as ne në fytyrat tona.
Dhe, vërtetë kishe se çfarë të shihje, thesare vlerash kombëtare, thesare këto që Profesori Zenelaj ia dhuroi Kombit në k´të 100 Vjetor të shenjtë arbëror, Dhuratë kjo e vlerave hyjnore për jetiken tonë dhe për tua thartuar buzëqeshjen cinike ironike shovenëve fçinjë që mundohen të vjedhin apo zhdukin gjurmët e Vlerave tona!
Ekspozita e bëri të veten, ishte punë e shkelqyer që vlerësohej drejt nga artbërësit, artdashësit, kulturbërësit e ruajtësit, historianë dhe në përgjithësi atdhetarë të devotshëm, sepse vërtetë vlerat kombëtare ishin aty.
Një shkëlqim të bukur dhe një kumbim të zërit të arsyes i dha vet moderimi (konferensialiteti) i ngjarjes promovuese nga Poeti-Artisti imvëlla Ragip Dragusha, që mrekullisht e moderoi atë ngjarje të bukur në prani edhe të Kryeministrit Berisha me bashkshorten, z. Lulzim Basha, z.V. Minarolli (ambasador), z.Profesor Ceka, z.Hafiz Gagica, nipit të Heroit Shaban Polluzha, dhe shumë personaliteteve të shquara kombëtare. Vetë fjala e tij përshëndetëse që e hartuam bashk (po e cekë për dashuri vëllazërore ndaj Ragipit e jo për mburrje), ishte një bukuri në vete metaforike që i bëri sy e veshë të pranishmët dhe u duartrokit me zemërgjerësi.
Ngjarja e bukur relaksoj shpirtërat tonë, qoftë si krijues, po edhe si atdhetarë dhe njerëz që kemi një Shpirtë të tërë vetëm për Shqipninë tonë as të vogel e as të madhe, veçse Shqipni Shqiptare!
Takimet dhe fotografitë e përbashkëta me personalitete kombëtare të politikës, shkencës, artit e pse jo edhe të vëllazërisë natyrore nga gjaku e ideali, ishin një kaptinë në vete që do tu mbesë të tjerëve pas nesh dhe ekspozita e nipit të Profesor Eqerem Zenelaj do të jetë e shumëfishuar nga materialet voluminoze historike kombëtare!
Ishte vërtetë një Ditë e Mbarë nga gjithë ajo mbarësi disaditore që për mua ato rreth 2000 kilometra rrugë me mundimet e veta, u kthyen në më pak se 2000 metra, harrova lodhje e mundim, harrova brengë e shqetësim, harrova edhe ndonjë hidhërim rasti, të paktën për momentin dhe mbi të gjitha fitova shumë më shumë AtDheDashuri, elan dhe vullnet, inspirim e fuqi vepruese, fitova një Ditë-Javë të paharruar në jetën time! Bekim nga Zoti o Shqipnia-Arbëria-Iliria ime! Ashtu kjoftë!
Mentor Thaqi VS., 25.12.2012
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mentor Thaqi:BORXH TË KEMI, PROFESOR!
» Mentor Thaqi: ASHT KOMBËTAR JE PROFESOR
» Mentor Thaqi:DHURATË E ÇMUAR VËLLAZËRORE!
» Musa Jupolli-Lindita Pranga: Dialog poetik
» Mentor Tahiri:GJENOCIDI MBI KOMBIN SHQIPTAR I VITIT 1878
» Mentor Thaqi: ASHT KOMBËTAR JE PROFESOR
» Mentor Thaqi:DHURATË E ÇMUAR VËLLAZËRORE!
» Musa Jupolli-Lindita Pranga: Dialog poetik
» Mentor Tahiri:GJENOCIDI MBI KOMBIN SHQIPTAR I VITIT 1878
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi