Enver Bytyçi: Viktimizimi si mjet i shmangjes së fajit
Faqja 1 e 1
Enver Bytyçi: Viktimizimi si mjet i shmangjes së fajit
Viktimizimi si mjet i shmangjes së fajit
Nga Enver Bytyçi
Kur Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit 2011 filloi seriozisht të merrej me zbulimin e shkaqeve dhe autorëve të dhunës kundër institucioneve të shtetit, kreu i opozitës, Edi Rama shpiku “kërcënimin” që i paskkan bërë tre matjanë përmes telefonit apo SMS-së. Kjo shpikje e kërcënimeve të tilla më ngacmoi që të hedh në letër disa versione të viktimizimit, të cilat janë të njohura në historinë njerëzore. Sepse nuk besoj se ka njeri në këtë vend që të mos e besojë faktin se kreu i Partisë Socialiste kërkon të shndërrohet nga një agresor i dhunshëm dhe i pashembullt në historinë e demokracive, në viktimë të demokracisë. Viktimizimi është produkt i miteve dhe i gjetjeve “të besieshme” për publikun si vepra që përbëjnë një rrezik shoqëror të madh e të përgjithshëm. Viktimizimi është në përgjithësi pjesë e një strategjie për të larë duart nga mëkatet. Në jetën personale kjo formulë përdoret kryesisht për t’u shfajësuar prej një gabimi ose një faji. Në jetën politikke gjithashtu për t’u shfajësuar dhe kaluar te kundërshtari mëkatin politik që është bërë. Në jetën nacionale për të justifikuar dhunën dhe terrorin ndaj kombeve dhe popujve të tjerë. Në emër të viktimizimit shumë njerëz janë shndërruar nga të akuzuar në akuzatorë. Me anën e viktimizimit shumë vende janë shndërruar nga agresorë në viktimë. I freskët na vjen në këtë aspekt rasti i Serbisë dhe raportet e saj me Kosovën.
Në Serbi, kur është fjala për të justifikuar krimet e vazhdueshme kundër shqiptarëve, gjithnjë vjen në ndihmë viktimizimi si formë të menduari e të të bërit politikë. Agresorët serbë këto kohë kanë aktivizuar shuë qendra të tjera jo serbe për të realizuar atë politikë të gjithmonëshme të të shitiruti si të viktimizuar. Miti i viktimizimit serb ishte përpunuar si ideologji e sundimit mbi popujt e tjerë të Ballkanit që në shekullin e 18-të nga ana e etnologut Karaxhiç. Ai kishte mundur që me mjeshtëri ta përpunonte këtë ideologji përmes interpretimit të gabuar të Betejës së vitit 1389. Nga ajo betejë Karaxhiç kishte sjellë në kulturën dhe “kujtesën” serbe tradhëtinë e Vuk Brankoviç, shenjtërinë dhe viktimizimin e princ Llazarit si dhe të Milosh Kopiliçit (Obiliçit – emërtuar nga serbët). Historia e këtij procesi të kujton gjithashtu përpjekjet e qeverive dhe sistemeve diktatoriale për të mbijetuar me anën e viktimizimit. Diktaturës në Shqipëri i kishte ardhur në ndihmë ky model i zhvillimit ideologjik, duke i dhënë gjithnjë diktatorit ngjyrat e viktimës. Armiqtë e brendshëm e të jashtëm ishin fantazmat e çdo dite dhe çdo ore, të cilat e shoqëronin qytetarin shqiptar, me qëllim që të mbahej në këmbë pa u prekur statuja e diktatorit dhe e diktaturës.
Po çfarë lidhje kanë shembujt e mësipërm me atë që po përpiqet ta paraqesë dhe ta shesë në publik Edi Rama? Nëse kreu i opozitës shpiku pas shtatë ditësh një ose tre persona që e “kërcënonin” me eleminimin fizik, kjo nuk kishte të bënte me një realitet të caktuar. Edhe nëse personi i akuzuar e ka kërcënuar në një moment kur ai e shihte automjetin e tij lluksoz në flakë, kjo është në logjikën e reagimeve normale. Duhej të jesh “lopë”, që të mos reagosh kur dikush të shkatërron pronën, dinjitetin, qetësinë dhe harmoninë e asaj që ti ke ndërtuar me mund e me djersë. Aq më tepër kur drejtuesi i krimit të shan, të fyen dhe të përçmon, pse ti i kërkon atij evitimin e një veprimi kriminal e të padrejtë. Gjithkush revoltohet një çast të caktuar dhe bën gabime që në dukje shfaqen si “kërcënime”. Ndërkaq ankimimi i Ramës një javë më vonë dëshmon se kërcënimi që ai kishte marrë nuk ka qenë aq kërcënues, sa të bëjë rolin e viktimës. Prej këtej shkojmë te përfundimi se të gjithë fajtorët, të gjithë diktatorët, të gjithë agresorët kanë në strategjinë e tyre që nga të tillë të shndërrohën në të viktimizuar. Shpikja osë rastësia e një SMS-i ose një telefonate, në të cilën është shfryrë një zemërim ndaj kreut të PS-së po përdoret si çengelat e Xhevdet Mustafës për të eleminuar diktatorin Hoxha. Me kërcënimin përmes celularit dhe me përdorimin politik të Ina Ramës, kreu ynë i “opozitës së bashkuar” po përpiqet të lajë duart nga aventura donkishoteske e dhunimit të institucioneve kushtetuese të vendit, përkatësisht të atij institucioni që mban më këmbë qeverisjen e vendit, kryeministrisë. Koha do t’i shërojë shumë plagë të tilla, të cilat Rama i ka hapur pa nevojë në trupin e këtij vendi, që sapo kishte marrë në shenjë shpresën e së ardhmes. Por dhuna e Edi Ramës e 21 janarit 2011 kundër rendit kushtetues, kundër forcave të rendit, kundër gardës së republikës, kundër godinës dhe institucionit zyrtar të kryeministrisë e të kryeministrit do të dëshmohen si vepër e paprecedent në historinë e shteteve demokratike. Se në këtë vepër ka ndikimin e vet formula, koncepti dhe ideologjia totalitare e kryerjes së përmbysjeve kushtetuese me dhunë, kjo është krejt e dukshme. Se aksioni i Ramës e ka dëmtuar rëndë imazhin e këtij vendi dhe ka krijuar një hendikap të jashtëzakonshëm, edhe kjo pasojë është e përceptueshme nga të gjithë shqiptarët dhe miqtë e Shqipërisë. Por se agresori Edi Rama do të gjente “gozhdën e Nastradinit” për t’u paraqitur para shqiptarëve si viktimë, kjo ishte gjetja më e panevojshme për kohën që jetojmë.
Në të vërtetë kriminalistët shpjegojnë se krimi shoqërohet me krime të tjera, me qëllim që të mbulohen gjurmët e krimit të parë. Dhe nuk e thonë vetëm ekspertët e kësaj fushe, një gjë të tillë e shohim në filma, në romanet policeske, të quajtura krimi-romane etj. Edi Rama ka thirrur në ndihmë ideologjinë perfide të viktimizimit, me qëlim që ta shfajësojë veten e të lajë duart nga ai krim I shëmtuar që I shkaktoi Shqipërisë dhe shqiptarëve më 21 janar. Ndërkaq me këtë mjet ideologjik ai synon t’i mbajë në rrjeshte të gjithë anëtarët e partisë së tij dhe sidomos deputetët dhe drejtuesit e saj. Nëse do ta luajë mirë lojën aktoriale të viktimizimit, Rama do të arrijë që të imponojë te partia e tij “unitetin” e saj të kohës së diktaturës. Nëse jo, ka rrezik që Partia Socialiste të çahet e përçahët. Telefonata e “kërcënuesit” të dhunuar i ka ardhur në ndihmë që të luajë rolin e pronc Llazarit. Ata që mund të shkëputen nga PS në rrethana të tilla do të damkosen si Vuk Brankoviçi i vitit 1389, ose si Mehmet Shehu apo Kadri Hazbiu i viteve 1980. Kjo strategji ia mban në rrjesht Ramës edhe ata 200 apo 300 banditë që sulmuan kryeministrinë e vendit për t’u shtrirë në kolltukun e kryeministrit, njësoj si partizani Meke në krevatin e perandorit. Vetëm se loja dramatike ka dimensione të tjjera kohore, është pak më e sofistikuar dhe stiset si pasojë e “revoltës popullore”. Teoria e viktimizimit shoqërohet kryesisht me teorinë e traumës. Nëse shohim qëndrimet, deklarimet, publikimet e Ramës dhe të të vetëve në politikë, në media e kudo, shohim qartë përpjekjen për të krijuar imazhin se “Opozita vuan një traumë të shkaktuar nga mazhoranca”. Edhe kjo përpjekje është në funksion të ideologjisë së viktimizimit, për t’i dhënë “legjitimitet” dhunës së egër kundër institucioneve të shtetit. Ndërkaq trauma duket se është një fiksion në trurin e kreut të opozitës, për shkak të mundësisë së humbjes së zgjedhjeve lokale të 8 majit dhe jo për shkak të realitetit që na rrethon. Por shpikja e traumave “që i shkakton qeveria” është shpikje e viktimës për të parapërgatitut akte terroriste të çdo lloji, si ato që pamë më 21 janar të këtij viti. Por deri tani “trauma” e Edi Ramës e shfaqur në zërin e tij ka qenë e ndarë nga trungu, nga trupi fizik i shoqërisë shqiptare.
Viktimizimi ose vetviktimizimi i shërben Edi Ramës që të justifikojë gjithashtu aksionin e radhë kundër rendit kushtetues dhe institucioneve të shtetit shqiptar. Sipas konceptit të Ramës, viktimat “kanë të drejtë të luftojnë me çdo mjet kundër shtetit”. Dhe meqë ai shfaqet si kryeviktima e vendit, atëherë ai ia lejon vetes që të kërcënojë të gjithë shoqërinë shqiptare me vetëshkatërrimin total të llojit të vitit 1997. Askush nuk e di se çfarë parapërgatit Rama për demonstratën e radhës. E ndërkohë ai është bërë i frikshëm, nëse do të pranonim një herë në jetën tonë se “paska viktima të frikshme”. Sa herë shfaqet në ekranet televizive Rama na le shijen e hakmarrjes, të ushtrimit të dhunës si mjet të hakmarrjes dhe daljes përkohësisht prej ciklit të dhunës si mjet për të mashtruar opinionin e brendshëm e të jashtëm. Por në çdo rast ai mbetet i paparashikueshëm. Dhe të tillë, të paparashikueshëm kanë qenë dhe janë gjithnjë diktatorët. Ata është vështirë t’i lexosh se çfarë kanë ndërmend të bëjnë. Kështu ishte Shqipëria e gjysmës se dytë të shekullit të kaluar. Kështu janë në ditët e sotme p.sh Koreja e Veriut dhe Irani, sepse kubanët dhe kinezët janë një hap para Edi Ramës.
Ideologjia e viktimizimit, si ideologji e një sistemi totalitar ka mundësi që t’i shërbejë kreut të opozitës për të larë duart nga përgjegjësia e tij direkte për dhunën e 21 janarit. Në një farë mënyre 28 janari ishte pjesë e skenarit të larjes së duarve. Por shteti shqiptar, së paku një herë në jetën e vet i ka të gjitha mekanizmat e nevojshëm për të zbuluar të vërtetën. Atë të vërtetë që lidhet me telefonatat e shumta celulare, përmes të cilave duhet zbuluar jo vetëm “kërcënuesi” ndaj Ramës, por edhe kriminelët ordinerë e politikë të datës 21 janar. Shteti shqiptar, së paku njëherë në jetën e vet prej një shekulli, nuk ka më arësye të bëjë pazar me fatin e këtij kombi, duke strehuar e amnistuar kriminelë të tillë si Edi Rama, Gramos Ruçi, Spartak Ngjela dhe Skënder Gjinushi. Egërsia që ata shprehin këto ditë duket se lidhet me vendosmërinë e shtetit për t’i shkuar deri në fund kësaj historie, por edhe me rrezikun që shohin nga ndëshkimi që do të japë drejtësia, të cilën Rama përpiqet ta nëpërkëmbë edhe kur është në opozitë, për t’i dëshmuar shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se çfarë do të jetë në gjendje të bëjë nesër kur mund të ishte në pushtet.
Botuar në gazetën “Metropol”, datë 01.02.2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Njoftim nga Enver Bytyçi
» Enver Bytyçi:Shkrime dhe komente
» Enver Bytyçi:Çoroditja e mediave
» Enver Bytyçi:Në pikën enveriste
» Enver Bytyçi: Psikologjia e solidaritetit
» Enver Bytyçi:Shkrime dhe komente
» Enver Bytyçi:Çoroditja e mediave
» Enver Bytyçi:Në pikën enveriste
» Enver Bytyçi: Psikologjia e solidaritetit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi