Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:PRAG SIMPOZIUMI NDËRKOMBËTAR « LIRIZMI DHE LETËRSIA » 15-18 prill 2011 TIRANE -PRISHTINE

Shko poshtë

Kristaq Shabani:PRAG SIMPOZIUMI NDËRKOMBËTAR « LIRIZMI DHE LETËRSIA »  15-18 prill 2011 TIRANE -PRISHTINE Empty Kristaq Shabani:PRAG SIMPOZIUMI NDËRKOMBËTAR « LIRIZMI DHE LETËRSIA » 15-18 prill 2011 TIRANE -PRISHTINE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 05, 2011 4:05 pm

Kristaq Shabani:PRAG SIMPOZIUMI NDËRKOMBËTAR « LIRIZMI DHE LETËRSIA »  15-18 prill 2011 TIRANE -PRISHTINE 179301_10150095336283186_678723185_6150675_165256_n
PRAG SIMPOZIUMI NDËRKOMBËTAR « LIRIZMI DHE LETËRSIA »
15-18 prill 2011 TIRANE -PRISHTINE


Rrugëtim PROFIL « PEGASI » INTERNACIONAL
Poetja evidente e « Paudhësia e Udhëve të Paudha »


Lirizmi në një partiturë melodike
E fokusuar Poetja Lediana Kapaj , Francë... anëtare e LNPSHA « PEGASI » ALBANIA
Stile të ndryshme, sfilata poetike të ndryshme sjellin gjallesa poetike konkurruese…

Një kërkesë transfertë transparente qielli e kërkuar me mjaft lirshmëri…
Kristaq Shabani:PRAG SIMPOZIUMI NDËRKOMBËTAR « LIRIZMI DHE LETËRSIA »  15-18 prill 2011 TIRANE -PRISHTINE 49703_678723185_7208_n
Nga Kristaq F. Shabani

Ledjana Kapaj ka si qëllesë të saj rimimin dhe, siç duket, është profesionalizuar në gjetjet rimore dhe si një femër potente hedh ndjenja, ndjell, çliron, s’venitet… dhe çuditërisht gjelbëron fizionominë e saj poetike
1.
Një lirizëm, që ecën në një shinë “hekurudhë poetike dehëse”, ku rrëfehen gjasitë drithëruese, plagimet e marra në një erotikë, ku përdorohet dhe gjunjëzimi dhe buza kurrsesi nuk luan rolin mosdivorcues, ku lotimi është bashkëshoqërues i një gabimi të padeklaruar, ndoshta dhe të mos gjetur asgjëkund në ekzistencë normalitet, por i fantazuar, iluzior... Ky protagonistim nëpërmjet unit realizon ndodhitë e fenomeneve reale të feminilitetit prezent në një mjedis hapësirëshumë. Dhe kjo rrëfehet me melodicitet, nëpërmjet një shpirti lirik çiltëror, i cili ka brenda pesë stinë shpirti. Zhvishet brengimi, lakuriqësohet ai lirisht në një nudim marramendës dhe, mbi gjithçka, ngrihet një pyetësi e lirë: “Ku është gabimi? Në ç’pjesë ishullore është fshehur?”
Çuditërisht, shpesh herë, heroi lirik ndjen errësirën e shpejtë të ditës dhe ditëzimin e natës, një kthesë e papritur...
Flirtimi me magjiken, ëndrrën e errësuar dhe shpresimi për një rikthim të lumturisë së divorcuar...
2. Lirshmëria e të shprehurit lirik me mjetet e veta stilistikore apo “rroba” artistike në poezinë e Kapajt është e dallueshme. Ajo ka një nuhatje rimike, e cila, në pamjen e parë ndërtuese, të duket sikur është e stisur, por me një thelbësim mendimi apo njohje racionale të strukturës së saj poetike, vëren përsëri lirshmërinë e aftësi për të rimuar. Vjeshërimi i saj jashtë “formacionit” rimim është i papranueshme për të. Një kredo vetiake e autores që duhet respektuar, se atje ajo gjen “simbolin e saj poetik dhe preferencën e saj... dhe dritësimin e kreaturës.
E gjen gjithmonë në dashurim, në dashurim të ikur, në lëndim, në lotim, në dhimbje e në dhimbje gërmore, në trëmbje vetëtimash, në këngërim për krijesat, në pyetësi se ku është fshehur gabimi i saj po faji i të tjerëve, në gjallesë në himnizim poeti, në përhumje të tejskajshme, në pafuqësi dashurimi, në pritje ëndrre... Ajo protagoniston në këtë vëllim poetik dhe poezia strukturohet nga brenda më shumë sesa kundrimi i jashtëm, ku del në pah forca e analizës poetike dhe e botës së brendshme, që ka marrë përsipër të elegjojë vargu e të flasë me gjuhë poetike te lexuesit dhe pëlqyesit e poezisë. Duhet theksuar se Lediana Kapaj e tejkalon veten dhe ritualin, që ndjekin të tjerët. Kjo vjen si rrjedhojë e çiltërsisë vetiake dhe e qëllesës së padashur, por, sidomos, synim i studiuesit për të zbuluar dhe tek ajo anë të veçanta të feminilitetit, i cili ndodhet në mëdyshje, në agoni, në dhimbje dhe në këshillim për të vijuar më tej rrugëtimin jetësor në kushte të ndikuara nga faktor 1 apo 2... e përligjin objektivin...
3. Poezia e Kapajt është një poezi e ndikuar nga poezia eseniane, poezi e shpërthesës së papritur, e analizës në deje shpirti, e të thënurës me troçësi, e zbuluar shumë herë pa mbulim, e shndërrimit të trajtës në moment, të nisura këto nga shpirti i përflakët, i ndezur, i ngjyruar. Në këtë poezi, siç e parashtruam dhe më lart, ndesh në një poezi klasike e tendencës lirike, ku bota shpirtërore e krijueses shpreh dhe botën e të tjerëve apo të të tjerëve. Këtu luhet me “monologime “ poetike me pikësynim drejtues “Ai” , i cili u nda, u largua, e la ndjenjën kruspull, nuk njohu shpirtëmbëlin, frymëmarrjen gjallore, hodhi pas krahëve botën e madhe dashurore, veproi si një nihilist dashuror...
4. Një poezi e stisur, e mbushur, e figuruar mirë, në të cilën shprehet ndjenja e bijës për të atin, të bie në sy në vëllimin e Ledianës, e cila jashtë konturit natyror me një aftësi e talent shpreh ndjenjën e madhe të dashurisë njerëzore, me një vezullim yjor dhe krijimin e një situate në akte dinamikë, për të riparë të gjalluar të atin , të cilin e ka marrë në banesë, ajo që është mësuar të marrë njerëzinë, por Lediana eksploron dhe me vargun e saj dritëson idenë e saj, duke përdorur një aftësi të drituar dhe kjo i përsjell asaj gjallisht gjithë atë botë shpirtërore të një nga krijuesit e saj, tashmë të munguar. Krijime të tilla janë të plota, thonë shumë në përbajtjen e tyre dhe kërkojnë realizatorë poetikë fantastë, imagjinues, imazhorë, përfytyrues dhe pozicionues në një aftësi “regjisoriale “ të poezisë. Një vajzë që meriton vëmendje në këtë plan, e cila, në kreaturën e saj, është tejet shpirtërore dhe i “qan” poezitë e raportit baba –bijë, vajzë nënë, nënë- bijë, duke patur një mekanizëm të bukur oror, ku akrepat e kësaj dashurie, në orën poetike, tingëllojnë dhe depertojnë bindshëm me aktet e bukur krijuese në shpirtrat njerëzorë. Në këtë aspekt duhet thënë se poezia e Kapajt ka dhe efektin e saj edukues nëpërmjet dhënies së mesazheve të shumtë, edhe moralë; përbëjnë një psikozë nevojtarie për edukimin e sotëm... Me fjalësin, që ajo përdor në këtë poezi strofike, ku rimimi është i padiskutueshëm, protagonisti kryesor, një dëshirësi e poetes në trajtë dhe formatim vargu..., bën që ajo të pulsojë, të dinamikëzojë dhe të të ngulitet, duke e përjetuar në të gjitha skenat poetike atë kreaturë, të cilën ajo ka menduar. Duhet thënë se një karakteristikë tjetër është se Lediana, paçka se në pamje të parë krijohet një përshtypëzim i një poezie tepër të kapshme, dallon spontaneitetin dhe krijimin origjinal të saj dhe figura nuk kërkohet me kandil, por vjen e lirshme vetë, lind pa sforco... dhe e beftë, duke detyruar këndvështrimin e imtë ta kundrojë...
5. Ajo ka pëlqesë të kontaktojë me gjithçka natyrore, ta prekë me ëdrrën e saj, me mendimin e saj, ky është njeriu i etur për dije dhe “Mendimshumë” e zbulues i enigmave të botës..., i kuriozuar për zbuluesë të ndritshme. A mund të mbulohet kështu poetii (poetja ) nga mbulesa e harresë...? Pikëpyetja vetë tronditet!
6. Elementët prezencë të bukurisë së fjalësit popullor i gjen në vëllimet e Ledianës, të cilët të përdorura si « refren « të bukur e lezatojnë dhe e lulojnë poezinë si : « lule behari », « o Ëngjëll i bukur, thuaj ku je vallë.., të gjesdis me ëndje e tjerë. Këto tregojnë lidhësinë me tabanizmin .
7. Përfundesë :
1. Lediana Kapaj është e ndërgjegjshme për çka ka arritur, por njëkohësisht është e ndërgjegjshme për çka duhet të bëjë në ardhmërinë e saj poetike, në kërkim të plotimit të fizionomisë së saj poetike, në pasurimin e figurimit, të fjalësit në përsosjen e artit « grafik » të poezisë së saj, në shtimin e temperamentit emocionant, në rritjen e koincizitetit në përsjelljen e një poezie , sipas stilit të saj më me karakter emotiv, (në eliminimin e ndonjë « tepërimi » rrëfimtar dhe « moral » , në kursimin e rimimit foljor, por në përsjelljen rimike me elementë emër- emër, emër- mbiemër, emër, fole e tjerë,) … duke shkelur në hapërira më të reja dhe më të bukura të poezisë lirike, pasi ajo i ka të gjitha mundësitë për të arritur një majë të tillë. Ka talentin, pasionin , vullnetin, dëshirën dhe qëllesën për një triumf të tillë.
Dy vëllimet e saj : “Dallgë dashurie” dhe “Fllad psherëtimash” e dëshmojnë më së miri këtë, që parashtruam më lart. Dalja e vëllimit të saj të tretë, në tri gjuhë, i cili është përgatitur për botim nga LNPSHA « PEGASI » ALBANIA, do të mundësojë shkëmbimin universal të vlerave të saj letrare dhe do ta përfshijë në konkurrimin e vlerave me autorë nga vendi dhe bota.
I urojmë suksese poetes sonë lirike « bjondinë », Lediana, në rrugën e vështirë në artin poetik !

MËRZITJA E ËNGJËJVE


1. Udhëve të paudha


Udhëve të paudha,
si të humbur shtegtojmë,

kryq e tërthor dhe e uritur
çapitet shpresa.

Endërrat në ëndërra
të lënduar kërkojmë,

stërgjaten pa mëshirë si tërkuzë,
dëshira e mbresa.


Mendje e njëmendët,
si e çmendur marrohet,

labirinteve të pafund
të pa anë e pa fill,

zemër e sprovuar,
si Borëbardha harrohet,

në të ashpërin,
të brengosurin
dhe të errëtin pyll.


Vetmi e mallkuar,
si kuçedra pareshtur sëmbon,

në shpirtin e brengosur
dhe të tharë të çdo udhëtari,

Dëshira e lënduar
dhe e etur shteron,

duke lënë pas saj një mjegull....
ku sundojnë veç gurë varri.

Persiatje e përçartur më në fund
mbaroi, u fashit

pa gjurmë e zhurmë
dhe si shumë herë të tjera,

si zogu i pranverës në agim,
shpirti vetë flatroi në agim

në krahë trishtësinë,
e përndoqi një çast era!!


VELLO BLU

Do të doja si dhuratë të të falja diellin,
Por i bukuri në mbrëmje perëndon.
Mendova t’i vidhja hënën qiellit,
Por dhe ajo largohet, kur agon!

Do të doja të të falja botën mbarë,
Është e rëndë, s’e mbaj dot mbi sup,
Për ty, o dashuria ime e parë,
Gjithë yjet e qiellit me dorë i këput.

Do të doja të të jepja kaltërsinë,
Të qiellit dhe të detit bashkë!
Ti që më fale dritëdashurinë,
Kaq sa të fal, më duket pak!...

Në fund të fundit të fala zemrën,
Edhe ti mua gjithashtu.
Dy zemra shohin të njëjtën ëndërr,
Ëndërr e jetës me vello blu!



ITAKA E JETËS

Kjo dhomë nuk më ngroh, aty s’ka as dritë,
Hijet e kujtimeve varen në çdo mur.
Dita nuk njeh natë, nata s’pranon ditë,
Shpirti im i ndrydhur duket si gravurë.

Pranverë jashtë, borë bie brenda,
Heshtja, si gardiane, s’lejon asnjë rreze.
Përmbi degë të pemëve tharë edhe kënga,
Veç zemra punon si tezgjah në vegje. (1)

Si Penelopa thur pëlhurën e shpresës,
Mbi shtratin e rrënjëzuar te dashuria,
Dashuria e ime është Itaka e jetës,
Atje do të rimbillet sërish lumturia!

HARRIMI


Kërkoj të të fal një puthje,
Ku të gjej, s’të kam pranë,
Zhytur në lumë të trishtimit,
Ku më le, aty dhe jam!

Ti më humbe nëpër mjegull,
Oh, mallkuar qoftë ai çast!
Syri im s’shikon më diell,
Shpirti më humbet në natë.

Nuk dua të harrohem,
Në harrim do shkojmë të gjithë.
“Të kam zemër!”, të kujtohet?
Ky ishte refreni yt…

Kërkoj të më falësh puthje,
Puthja jote, si magji,
Çdo natë pëshpëris lutje:
Si ikonë kam një qiri!



Përçarë mizorisht !


E ndrydhur vetja ime, përçarë mizorisht,
mundohet të më flasë, do t’i shpëtojë vetmisë,
por shpirti s'ngushëllohet dhe fare s’do t'ia dijë,
i tmerrshëm ky trishtim. Pse do të më përpijë?!

Mundohem të vras ditët, s’po mundem ta bëj dot,
shpeshherë kur shoh nga yjet, çdo gjë duket e kotë,
Një shpresë kërkoj e humbur, dikë që të më flasë,
diçka që mos më mposhtë dhe dhimbjen ta godasë.

Më kot shikoj nga dera…e kush do të më vijë?
As dielli, as stuhia me mua s'do të rrijë,
Pikojnë sytë e trishtuar, mundohen të kuptojnë,
me mallëngjim i mbyll dhe lotët më burojnë.


ENDEM

Endem mes smogut, kërkoj një shteg,
Oaz për shpirtin, për ëndrrat kërkoj,
Nga thikat e fjalëve të jem e qetë,
Me fjalët e mia kërkënd s’lëndoj.

Në ujërat e misterit ndiej se po mbytem,
Nga qielli me shkallë zbresin vetëtimat,
Ferri hap dyert, më fton të zhytem,
Jehona gjëmon thellë nga greminat!

Klithma e ndihmës mbytet në errësirë,
Ata që kam ndihmuar dergjen në harrim.
Kush bëri mirë dhe gjeti mirë,
Por thellë në shpirt nuk ndjej pendim.

Kjo është jeta-dhuratë nga qielli,
Unë s’e pranoj ndaj rrebelohem!
Dashuria ime dhuratë nga Dielli,
Tek moli i tij një ditë do ankorohem.

Atje janë ëngjëjt e mi të paqes,
Të paqes së shpirti, pa smog e terr.
Atje do digjem, atje do përflakem,
Adresën e fundit atje do e kem!


Lot në shi!

Një shi i dëndur po bie,
e zymtë duket bota mbarë,
ca pika i ndjej nëpër trup,
mes lotësh ato janë shpërndarë.

Si ndiej jo rrobat e lagura,
s’e ndjeva as ftohjen prej tij,
në zemër gjithmonë po kam dhimbje,
kjo re po më bën shoqëri.

Një fjalë kam dëgjuar mes njerëzish,
"Më mirë që të ndahesh në shi,
mos shohësh lotët e tjetrit,
mos ndjesh, jo ti, dhimbjen e tij !"

Egoizëm natyrës humane,
diçka e tillë më është dukur,
dhe dielli, kur del lart në qiell,
s’e ngroh dot një shpirt të këputur !


Me cmirë do të shihte dhe vetë vdekja!

Kushtuar tim eti, Eduart Kapaj.


Sikur të mundesha të të shtrëngoja
edhe një herë, në krahët e mi,
sikur të mundje të më flisje,
do ta harroja këtë vetmi.

Sikur të mundesha të të puthja,
edhe një herë mbi ballin tënd,
sikur të mundesha të të shikoja,
aty në krye të zije vënd.

Sikur të mundesha të të flisja,
dhe të tregoja mbi fatin tim,
Nga supi yt s’do të largohesha,
të dy do qanim me ngashërim.

Dhe kokën lehtë do ma fërkoje,
të ashpra duart, por ngrohnin shumë,
Si foshnjë e lindur, do më ledhatoje,
mbi prehrin tënd do flija gjumë.

Sikur të mundesha të të tregoja,
të gjitha brengat që sot i kam,
Në gjunjë do ulesha dhe do të thoja:
"E mjerë po ndihem se ty s’të kam"!

Një çast të vetëm sot më dhuro,
të shprehja mallin që kam për ty,
Më fal një shenjë dhe më trego,
qe dhe pse ike, prapë jemi dy!

Sikur të mundesha të të prekja,
nuk do të shqitja nga krahët e mi,
Me cmirë do shihte dhe vetë vdekja,
dhe mbase të jepte : LIRI!



Ku kam gabuar ?!



Nëse nga dhimbja jam tjetërsuar,

dhe lotëve endem pa hijeshi,

mos më gjykoni ku kam gabuar,

se mbi të gjitha jam veç "njeri".....


Nëse në gjunjë, një çast më shihni,

Dhe klithmat buzët po m’i përshkojnë,

mos ligështoni...mëshirë mos kini!

Në dashuri dot s'komandojmë...


Nëse nga malli ëndrrat brengosen,

dhe nata e ftohtë duket "lubi",

mos i qortoni, pse më plagosën,

se dhe zhgënjimi quhet…"njeri"....


Nëse nga etja gjakun ma morën,

dhe trupin, mendjen ma vunë në gjumë,

nëse shikoni që shpirtin vodhën,

mos u trishtoni...ngelem po "Unë".....!

Gjumë me humbjen!!

E kishin kryqëzuar dashurinë,
e përmalluar shumë dukej,
e heshtur,
e vrarë,
buzëtharë....
Dhe pak më tutje..
Nënqeshte,
fitimtar trishtimi...
Nën këmbë kishte ndjenjën...
Turfullonte si i marrë..!!!
E kishin gjykuar.. dënuar dashurinë..
" të përdalë"...
"mëkatare"..
"fort e shtirur".." e mallkuar"!
"zemërvrarë"....!!
Gojëkyçur e ëmbla dot nuk fliste,
dhe mes lotësh,
ndjenjën ndillte...
Për ta parë..!!!


Gurët hodhën pa mëshirë mbi të,
për ta zhdukur,
turpëruar,
sakatuar....
Si përbindëshat diabolikë,
" Nënshtrim"! - thërrisnin!
Për ta vdekur,
për ta tharë..
gjunjëzuar....!!

Dëshmimtare mes turrmës isha,
dhe thërrisja,
bëlbëzoja...
shpirtëtharë...
Ngrita sytë e përhumbur,
shi kërkova..
plagët,
ëndrrat,gjakun...
Për t'ia larë sa më parë!!


....Befas hapa sytë!
Dreq o punë!....isha në gjumë!
Fshiva sytë e lemeritur...
"Mos me humbjen flija unë"?!!!

Me magjinë kam "flirtuar"!


Qerpikët mbylla e babëzitur,
veten përkunda qiellit me hënë,
Me njërën dorë jastëkun preka,
hije vetmie mbi të kish rënë.....

Shtrëngova sytë e mallëngjyer,
me ëndrrën vetë," duel" kërkova,
Kish kohë pa ardhur pakëz tek unë,
befas zhgënjimin me shpirt mallkova!...


Më kafshonte natë e ftohtë,
gjumi trëmbur ish tërbuar,
brengën ndjeja nëpër deje,
prej besimit .. e mashtruar....!!

Parajsën ndjeva tek po vinte,
ëngjëjt rresht mbi sup m’u ndalën,
Më bekuan "plagëzemrën",
tufa ndjenjash...seç më falën!

Puthjet ndjeva të më ngrohnin,
dashuria...rridhte lumë,
Trëndafilat më rrethonin,
sa të bukura!...Oh, sa shumë!

Zhurmë dëgjova .. hapa sytë,
Oh, sa keq!! ....Isha në gjumë!
dritën ndeza e përlotur,
me mërzitjen flija unë!

Nëpër ëndrra do zvarritem,
aty jam... E dashuruar,
Dhe pse zemra më është vrarë,

me magjinë… kam "flirtuar"...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi