Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sot, 100 vjetori i lindjes së Ronald Reganit, presidentit të 40-të

Shko poshtë

Sot, 100 vjetori i lindjes së Ronald Reganit, presidentit të 40-të Empty Sot, 100 vjetori i lindjes së Ronald Reganit, presidentit të 40-të

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 06, 2011 8:06 pm

Sot, 100 vjetori i lindjes së Ronald Reganit, presidentit të 40-të


Sot, 100 vjetori i lindjes së Ronald Reganit, presidentit të 40-të Official_Portrait__

Sot është 100 vjetori i lindjes së Ronald Reganit, presidentit të 40-të të Amerikës. Regani mbahet mend si Komunikuesi i Madh dhe si njeriu që ndihmoi t’u jepeshin fund tensioneve me ish Bashkimin Sovjetik. Materiali në vazhdim na njeh me festimet në Kaliforni, ku Regani filloi karrierën e tij politike.
Ronald Regani ishte një aktor i njohur i Hollivudit para se të bëhej guvernator i Kalifornisë. Zgjedhja e tij president në vitin 1980 e nxori atë në vemendje të opinionit ndërkombëtar.
Në Bibliotekën Presidenciale Regan në Simi Valley të Kalifornisë, studiues të ndryshëm kanë diskutuar këto ditë mbi ndikimin e Ronald Reganit ndërsa amerikanë të zakonshëm kanë përkujtuar trashëgiminë e tij. Ja si shprehen disa prej tyre:
“Presidenti Regan ishte presidenti i parë që më kujtohet nga fëmijëria dhe kur mendoja se ai ishte në Shtëpinë e Bardhë, gjithnjë ndjehesha i sigurt kur isha i ri”.
"Mendoj se ishte presidenti më i mirë që kemi patur.”
“Ai ishte komunikuesi i madh. Gjëja që vlerësoj më tepër është fjalimi i tij kur i kërkoi presidentit të Rusisë të shembte Murin e Berlinit. "
Ronald Regani e kishte kuptuar mirë thelbin e Bashkimit Sovjetik, thotë biografi Riçard Rivs.
“Ai e kishte kuptuar se komunizmi nuk mund të qëndronte më në këmbë dhe se kishte ardhur koha të kalohej nga frenimi, që ishte politika amerikane para se ai të bëhej president, në një politikë më konfrontuese ndaj komunizmit. Dhe kjo funksionoi, madje shumë më tepër se sa ëndërronte ai."
Por administrata e Reganit u përball edhe me probleme, siç ishte skandali Iran-Contra, shitja në fshehtësi e armëve Iranit, duke shkelur embargon. Disa njerëz të administratës së tij i përdorën një pjesë të parave nga shitja për të ndihmuar guerriljet antikomuniste në Nikaragua.
Studiuesi Michael Genovese thotë se kjo ishte një njollë e errët për administratën.
“Të gjithë presidentët kanë patur probleme kush më shumë e kush më pak. Por Regani ndihmoi për shembjen e Bashkimit Sovjetik. Ai ndihmoi për rimëkëmbjen e ekonomisë. Nga ana tjetër ai ishte presidenti që solli borxhe të mëdha për buxhetin. Kur ai u bë president ne ishim kreditori më i madh i botës. Kur ai iku nga Shtëpia e Bardhë, ne ishim borxhliu më i madh dhe sot e kësaj dite ende vuajmë prej kësaj.”
Ronald Regani udhëhiqej nga parime të qëndrueshme, thotë studiuesi Robert Rowland.
“Por ai ishte edhe pragmatist, ishte i gatshëm për kompromise. Ai ishte gati të merrte atë që mund të merrte dhe të punonte me palën tjetër."
Regani ndërtoi një koalicion konservator por sipas zotit Rowland, ai mund të mos ishte dakord me disa konservatorë të kohës sonë.
“Ata e kujtojnë atë si njeriu që ishte kundër qeverisë por kjo nuk është e vërtetë. Regani ishte kundër shpenzimeve të tepruara qeveritare por nuk shkurtoi qeverinë. Ai përpiqej ta reformonte qeverinë. Pa dyshim që ai nuk ishte një republikan i llojit të partisë Tea-Party që shikojmë sot në Amerikë.”
Studiuesit thonë se pika më e fortë e Reganit ishte kuptimi i rolit udhëheqës dhe mënyra se si t’ua komunikonte vizionin e tij amerikanëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi