Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U zbulua busti i Ronald Reganit në Londër

Shko poshtë

U zbulua busti i Ronald Reganit në Londër Empty U zbulua busti i Ronald Reganit në Londër

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 04, 2011 8:51 pm


U zbulua busti i Ronald Reganit në Londër

U zbulua busti i Ronald Reganit në Londër Regan-londer3243


Një shtatore tri metra e gjatë e ish presidentit amerikan, Ronald Regan, sot është zbuluar jashtë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Londër.

Para inaugurimit, që u bë në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, sekretari i jashtëm britanik, Uiliem Hejg, e lexoi një letër nderimi nga ish kryeministrja Margaret Theçër, e cila nuk ishte e pranishme, për shkak të gjendjes së ndjeshme shëndetësore.

Në letrën e saj, zonja Theçër tha se “nëpërmjet forcës së tij dhe përkushtimit ai i solli miliona njerëz në liri, derisa perdja e hekurt u rrëzua”.

Javën e kaluar në Pragë të Çekisë, një rrugë u emërua me emrin e ish presidentit amerikan, Ronald Regan, ndërsa në Budapest u zbulua shtatorja e tij. Këto zhvillime po bëhen në periudhën e shënimit të 100 vjetorit të lindjes së Ronald Reganit.

U zbulua busti i Ronald Reganit në Londër Regan-londer
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi